Auditori Kritikon Kontratėn e KEK-ut me Familjen Muja

Foto: scholz-ag.deFoto: scholz-ag.de
nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Njė kompani e pėrfaqėsuar nga vėllezėrit e deputetit tė PDK-sė, Shaip Muja, ka pėrfituar njė kontratė publike, e cila sipas autoriteteve tė auditimit ėshtė pėrcjellė me parregullsi. Kur auditorėt kanė kontrolluar kėtė kontratė, kanė zbuluar se Korporata Energjetike nuk e kishte shitur skrapin bazuar nė ēmimin e tregut, nuk kishte bėrė klasifikimin e metaleve si dhe kishte shitur trafo qė nė regjistrat e ndėrmarrjes figuronin si tė pėrdorshme.

Kontrata pėr shitjen e skrapit e lidhur mes Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) dhe kompanisė “Ci-Kos-Cro”, nė tė cilėn vėllezėrit e deputetit tė PDK-sė, Shaip Muja, figurojnė si udhėheqės, bazuar nė gjetjet e auditorėve ėshtė pėrcjellė me parregullsi tė shumta. 

Kur KEK-u kishte shpallur nė shkurt tė vitit tė shkuar Kėrkesėn pėr Kualifikim pėr Ankandin Publik kishte prezantuar se ka 2 mijė e 670 tonė mbeturina tė metaleve tė gatshme pėr shitje. 

Pėr blerjen e tyre kishte ofruar 560 mijė euro “Ci-Kos-Cro”, njė kompani nė tė cilėn nė vitin 2010 nė Ministrinė e Tregtisė dhe tė Industrisė ėshtė regjistruar si person i autorizuar Arsim Muja, ndėrsa pronar i saj figuron tė jetė Fatmir Muja dhe kompania kroate “C.I.O.S. doo” , nė tė cilėn 51 pėr qind tė aksioneve i mban kompania gjermane “Scholz AG ”. 

Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm, nė raportin pėr KEK-un qė i referohet vitit 2011, ka konstatuar se organizimi i shitjes sė mbeturinave metalike (skrapit) nuk ishte nė nivelin e duhur. 

Auditorėt kanė zbuluar se procesi deri te tenderimi nuk ishte mjaft i qartė dhe se mungonte monitorimi i procesit. Po ashtu, nėpėr disa distrikte tė KEK-ut ishte nxjerrė mė shumė skrap jashtė ndėrmarrjes, sesa qė ishte planifikuar tė shitej pėrmes ankandit publik. 

Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm dėshiron tė sqarojė se kritikat janė tė drejtuara kundėr KEK-ut dhe se nė raport nuk pėrmendet askund kompania “Ci-Kos-Cro”.

Fatmir Muja, i cili ėshtė aksionar nė kėtė kompani, i kontaktuar nga Gazeta JnK fillimisht ka pranuar tė intervistohet pėr kėtė temė. Por, mė vonė ka ndėrruar mendje. Muja ka thėnė se pėr ēėshtjet qė lidhen me biznese e tij do tė komunikojė vetėm pėrmes padive gjyqėsore. 

Atij i janė pyetjet edhe pėrmes adresės elektronike, por Muja ka kėmbėngulur nė qėndrimin refuzues pėr tė mos komentuar gjetjet e auditimit. 

Pyetjet i janė dėrguar edhe kompanisė gjermane “Shcholz Ag”, por zyrtarėt e saj nuk kanė kthyer pėrgjigje. 

Skrapi u shit nėn ēmimin e tregut

Korporata Energjetike, nė shkurt tė vitit tė kaluar, kishte caktuar ēmimin prej 0.16 euro pėr kilogram tė skrapit, si prag pėr kualifikimin e Operatorėve Ekonomikė.

Foto: Jonathan Buonocore


Me ofertėn pėr njėsi mė tė madhe pėr 5 centė mė shumė sesa pragu, kishte fituar kompania “Ci-Kos-Cro”. 

Dy kompanitė e tjera nė garė, sipas raportit tė hapjes sė ankandit publik ishin “Euro Steel” nga Peja, e cila ofroi 461 mijė e 910 euro si dhe “Kos Steel” nga Obiliqi qė ofroi 440 mijė e 550 euro. 

Kontrata me “Ci-Kos-Cro” ishte nėnshkruar mė 19 prill 2011.

“Por, caktimi i ēmimit si prag pėr konkurrim ishte bėrė pa u bėrė hulumtimi i ēmimit tė tregut”, thuhet nė raport. 

Ky ēmim, sikur kanė konstatuar auditorėt, ishte caktuar duke u bazuar nė procedurėn e shitjes sė vitit paraprak, pa u bėrė njė analizė se a mund tė jetė ky ēmim nė pėrputhje me ēmimin e tregut, nė kohėn e tenderimit.

“Ēėshtja e ēmimit tė ultė ėshtė adresuar edhe nga Auditimi i Brendshėm nė procedurėn e shitjes sė vitit paraprak pėr shitjen e skrapit, pėrkatėsisht shitjen e telit tė bakrit”, theksohet nė raportin e Zyrės sė Auditorit tė Pėrgjithshėm. 

Korporata Energjetike e pranon se e kishte marrė pėr referencė kontratėn e mėhershme, por kjo sipas zyrtarėve tė saj, ka qenė e mjaftueshme pėr tė zhvilluar ankandin e ri. 

“Pėr kontratėn nė fjalė, procesi i kaluar ka qenė referencė pėr vlerėn e tregut dhe ēmimi i kontratės se kaluar ėshtė pėrcaktuar si ēmim minimal”, ka deklaruar Eglantina Hoxha, menaxhere pėr Palė tė Interesuara dhe Ngjarje nė KEK. 

Por, ēmimi i tregut i mbeturinave tė metalit nė vitin 2011 nuk ishte ai me tė cilin KEK-u lidhi kontratė publike. 

Bazuar nė shėnimet e Doganave tė Kosovės, gjatė vitit 2011 ishin eksportuar 113 milionė e 949 mijė e 792 kilogramė mbetje tė metaleve. 

Vlera e tyre nė euro ishte 25 milionė e 264 mijė e 208 euro. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave del se mesatarja e ēmimit tė skrapit ishte 22 centė pėr kilogram. 

Nėse KEK-u do tė shiste skrapin bazuar nė kėtė mesatare do tė mblidhte 587 mijė e 400 euro, nė vend tė 560 mijė e 700 eurosh. 

Kreu i sindikatės sė KEK-ut, Izet Mustafa, ka thėnė se ēmimi me tė cilin janė shitur kėto makineri tė dala nga pėrdorimi ėshtė “tejet i ulėt”. 

“Paramendoni se sa do tė ishte fitimi pėr korporatėn nga njė trafo prej 8 megavatėsh, e cila nė pėrbėrjen e saj ka bakėr, alumin dhe tonelata vaj, po tė seleksionohej e tė shitej veē e veē. Ndėrsa kėto shiten pėr njė ēmim qesharak”, i ka thėnė Mustafa, mė herėt Gazetės JnK. 

Ai ka shtuar se janė shitur me qindra elektromotorė tė cilėt pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme bakri. Sipas tij, bakri dhe alumini kanė njė ēmim mė tė lartė dhe kompanitė qė mbledhin hekurishte e shesin bakrin dhe aluminin me 4-5 euro pėr kg. 

“Pjesė tjetėr mjaftė e vlefshme janė edhe gypat e makinerive tė cilėt mund tė shiten me ēmim tjetėr, po tė seleksionoheshin”, thotė Mustafa, i cili tregon se sindikata ka ngritur kėtė shqetėsim tek menaxhmenti i korporatės. 

Ai thotė se shitja e paseleksionuar ėshtė keqpėrdorim. “Vlera e kėtij scrapi pėrllogaritet tė jetė afėr 2 milionė euro, sipas tė dhėnave nga departamentet”, ka shtuar ai.

KEK-u shiti si skrap edhe trafo tė pėrdorshme

Edhe auditorėt kanė vėnė nė dukje se mbeturinat metalike tė cilėsuara si “skrap” pėrmbajnė lloje tė ndryshme tė metaleve, si krom, ēelik, hekur, alumin, bakėr dhe lloje tė tjera tė metaleve, tė cilat kanė dallim nė cilėsi dhe vlerė. 

“KEK-u nuk i ka klasifikuar kėto metale. pavarėsisht dallimit tė tyre dhe i ka shitur si metale tė kombinuara, me ēmim tė njėjtė pėr njėsi”, theksohet nė raportin e ZAP-it. 

Zyrtarėt e Korporatės Energjetike sqarojnė se kėtė e bėnė me qėllim. Procesi i klasifikimit tė metaleve thuhet se do tė kėrkonte demontimin e pajisjeve dhe ndarjen e tyre nė pjesė tė veēanta nga vetė KEK-u.

“Kjo do tė kėrkonte angazhim tė konsiderueshėm tė burimeve njerėzore, teknike dhe financiare qė KEK-u nuk i ka nė dispozicion, shkaku i angazhimeve nė operime qenėsore, ndėrsa kostoja e kėtij angazhimi nuk do tė mund tė mbulohej”, ka deklaruar Eglantina Hoxha. 

Pėr kėtė arsye, sipas saj, nė ankandin publik ėshtė kėrkuar njė ēmim mesatar qė do tė mbulonte tė gjithė sasinė dhe llojet e metaleve.

Veē mosklasifikimit tė llojeve tė metaleve, auditorėt kanė gjetur se nė specifikacionin e tenderit janė futur pajisje pėr shitje, tė cilat ishin si tė pėrdorshme nė regjistrat e ndėrmarrjes. 

 Auditorėt kanė zbuluar se nė Termocentralin “Kosova A” janė identifikuar disa pajisje (Trafo T2 dhe Trafo T4) tė cilat janė pėrfshirė nė ofertėn e shitjes, pa u shlyer si tė papėrdorshme nga regjistrat e KEK-ut. 

Gjashtė muaj pasi janė kontraktuar kėto pajisje, KEK-u ka marrė vendim pėr formimin e komisionit pėr tė vlerėsimin e gjendjes teknike tė kėtyre transformatorėve. 

Pėrkundėr ngritjes sė kėtij komisioni, audiorėt kanė gjetur se nuk ishte bėrė ndonjė raport vlerėsues pėr gjendjen e tyre dhe nė prill tė vitit 2012 ishte nxjerrė propozimi pėr hedhjen e tyre nė skrap.

“Kontraktimi i pajisjeve tė pėrdorshme pėr shitje si skrap tregon pėr menaxhim jo tė mirė dhe mungesė tė kontrolleve me rastin e shitjes sė mbeturinave metalike”, theksohet nė raportin e ZAP-it. 

Kjo mohohet nga Korporata Energjetike, sipas tė cilės trafot nuk janė shitur pėr skrap, por vetėm kanė qenė fillimisht tė prezantuara pėr shitje nė dosjen e tenderit. 

“Gjate procesit tė riverifikimit tė daljes nga pėrdorimi i tėrė sasisė pėr shitje, trafot nė fjalė edhe pse nuk kanė qenė nė gjendje tė rregullt, janė hequr nga lista e shitjes, pasiqė nuk ishin ēregjistruar nga regjistrat financiarė”, ka thėnė Hoxha. 

Tjetėr vėrejtje, auditorėt i kanė dhėnė KEK-ut edhe pėr sa i pėrket tejkalimit tė sasisė sė mbeturinave tė metaleve tė paraparė pėr shitje. 

Bazuar nė gjetjet e auditimit nė Divizionin e Prodhimit tė Qymyrit, sasia e ofruar e skrapit ishte 1,000 tonė, ndėrsa sipas raportit tė shitjes sė mbeturinave gjatė vitit 2011 kompanisė private i janė shitur 1,197 tonė. Njė gjė tė tillė ishte edhe nė Termocentralin Kosova B, Distriktin e Prishtinės dhe nė Drejtori (Prishtinė). 

“Sasia e ofruar e metalit pėr shitje nė Termocentralin B ishte 200 tonė, ndėrsa shitja 417 tonė; nė Distrikitin e Prishtinės sasia e ofruar 10 tonė, ndėrsa shitja 15 tonė; si dhe nė Drejtori (Prishtinė) sasia e ofruar 2.5 tonė dhe sasia e realizuar e shitjes 21 tonė. Kjo tregon se ka munguar njė vlerėsim i duhur i metaleve pėr shitje”, thuhet nė raportin e ZAP-it. 

Vetė KEK-u e pranon se nė disa divizione ėshtė tejkaluar sasia e paraparė pėr shitje. 

“Nė dosjen e tenderit ėshtė prezantuar vetėm vlerėsimi i sasisė sė pėrafėrt (e pamundur qė tė matet) tė mbeturinave qė mund tė shiten, ndėrsa sasia e saktė ėshtė pėrcaktuar gjatė implementimit”, ka deklaruar Hoxha.

KEK-u thotė se me rėndėsi ėshtė qė sasia e tėrėsishme e shitur nuk ka tejkaluar sasinė e pėrcaktuar nė kontratė.

Rrjeti i Bizneseve tė Shaip Mujės Me Vėllezėr

Shaip Muja, ish-kėshilltari i kryeministrit Hashim Thaēi, aktualisht deputet i PDK-sė nė Parlamentin e Kosovės, si dhe vėllezėrit e tij, kanė nė pronėsi njė rrjet biznesesh, duke pėrfshirė tregtimin e skrapit, ndėrtimin, hotelierinė, energjinė si dhe shėrbimet mjekėsore. 

Vetė Shaip Muja figuron si pronar aksionesh nė bizneset “Anaderm”, njė klinikė diagnostike-terapeutike; kompaninė “Alumil-Ko”, si dhe nė “Kosova Green Energy”.

Vėllai i tij, Fatmiri, figuron si aksionar nė “Ci-Kos-Cro”, “Terraplan & Partners”, njė kompani ndėrtimi, e po ashtu edhe nė “Alumil-Ko”.

Sipas Agjencisė pėr Regjistrimin e Bizneseve tė Kosovės (ARBK), numri kontaktues pėr “Ci-Kos-Cro” dhe “Kosova Green Energy” ėshtė i njėjti.

Vėllai tjetėr, Naim Muja, figuron se ėshtė pronar i restorantit “ Ariu” qė gjendet nė Veternik.

Restoranti "Glass House" | Foto: Korab Basha

 

Ndėrkohė Anita Muja, gruaja e Shaip Mujės, ėshtė aksionare nė kompaninė “Ana-Z”, me tė cilėn Radio Televizioni Publik kishte lidhur njė kontratė pėr realizimin e emisionit “Estetika dhe Shėndeti”.

Ndėrsa, Arsim Muja figuron si pronar i restorantit “Glass House”, qė gjendet afėr “Hotel Victory”. Prona ku ėshtė i ndėrtuar ky restorant, sipas menaxhmentit aktual tė ndėrmarrjes shoqėrore “Auto Prishtina” si dhe menaxhmenteve tė kaluara, ėshtė e uzurpuar nga pronari i kėsaj kompanie.

Njėri nga bizneset “e pėrbashkėta” tė familjes Muja ėshtė "Alumil-Ko" Sh.p.k., me adresė Te Rrethi (Glass House), Prishtinė dhe numėr regjistrimi 70266525. Si pronarė nė ARBK figurojnė: Nevila Rama, Dimitrios Gavriil, Shaip Muja, Shaban Muja, Fatmir Muja, Arsim Muja, Aldi Kuzmi, Edlira Guri dhe Naim Muja.

Edhe disa nga bizneset e tjera tė familjes Muja janė tė regjistruar me adresė te “Glass House”, Te Rrethi.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn