Rimbursimet e Trasha tė Bordit tė AKP-sė

Foto: kryeministri-ks.netFoto: kryeministri-ks.net
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Zėvendėskryeministri dhe ministri i administrimit tė pushtetit lokal, Sllobodan Petroviq, ka tė ardhura mė tė mėdha si anėtar i bordit tė drejtorėve nė Agjencinė Kosovare tė Privatizimit, AKP, se sa nga postet qeveritare qė i mban. Tė ardhurat e tij vjetore nga AKP janė 16.800 euro, pėr 2.000 euro mė shumė se tė ardhurat nga postet qeveritare. Mė 2011, PAK reimbursoi pesė anėtarėt vendorė tė Bordit me vlerėn 68,828.00 euro pėr 12 takime, pagesa qė ish-anėtari i bordit Andrea Capussela i quan “joligjore” dhe “panatyrshėm tė larta”.

Shėnim: Artikulli fillimisht u botua mė 16.07.2012 02:32:58

Sllobodan Petroviq pėr postet qė i mban nė qeverinė e Kosovės, si Zėvendėskryeministėr dhe Ministėr i Administrimit tė Pushtetit Lokal, paguhet 14.181 euro nė vit.

Politikani i fuqishėm nga radhėt e komunitetit serb nė Kosovė po ashtu mban postin e anėtarit tė bordit tė drejtorėve nė Agjencinė Kosovare tė Privatizimit, AKP, dhe pėr kėtė reimbursohet (rimbushet) 16.800 euro, ose 1.400 euro pėr muaj.

Kėto tė dhėna ai i ka deklaruar nė Agjencinė Kundėr Korrupsion, AKK, pėr vitin 2012, ndėrsa kabineti i tij nuk ka kthyer pėrgjigje nė pyetjet e Gazetės Jeta nė Kosovė.

Petroviq ėshtė anėtar i bordit tė AKP-sė qė nga 1 janari 2008.

I bie qė mė 2011, pėr 12 takime tė bordit tė AKP-sė Petroviq ėshtė paguar mbi 1300 euro mesatarisht. Supozohet po ashtu se ai nuk kishte marrė pjesė nė tė gjitha takimet. 

Raporti zyrtar vjetor i AKP-sė pėr vitin 2011 tregon se reimbursimi pėr pesė anėtarėt vendorė tė Bordit tė Drejtorėve ishte bėrė nė vlerėn 68,828.00 euro. Sipas raportit, ata kanė mesatarisht 12 takime nė vit.

Anėtarė tjerė tė bordit janė kreu i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, BSPK, Haxhi Arifi, i cili ėshtė nėnkryetar dhe drejtor nė kėtė bord.

Anėtari tjetėr i bordit ėshtė Bahri Shabani, ish-kryetar i BSPK-sė. Pastaj Naser Osmani, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK). Tė gjithė kėta persona janė zgjedhur nga Kuvendi i Kosovės.

Anėtarėt tjerė janė Hubert Warsmann, Mohammed Omran, Lisa Brodey dhe Michelle Moran, tė gjithė kėta tė emėruar nga Pėrfaqėsuesi Ndėrkombėtar Civil (ICR), tė cilėt nuk kompensohen pėr punėn e bėrė nė AKP, ēėshtje e rregulluar me ligj.

Tė gjithė anėtarėt lokalė tė bordit supozohet se kanė marrė mesatarisht rreth 13,700 euro nė vit, pėr 12 takime.

Pėr momentin, pozita e kryetarit tė bordit tė AKP-sė ėshtė e zbrazėt pas vdekjes sė Dino Asanajt. Ky i fundit nė deklaratėn zyrtare nė AKK kishte shėnuar se merrte 19,800 pėr mbulim tė shpenzimeve nė kėtė detyrė.

Anėtarėt e bordit tė drejtorėve tė AKP-sė takohen njė herė nė muaj ndėrsa tė hyrat e tyre nuk tregohen nga AKP.

Fillimisht bordi i AKP-sė kishte vendosur nė vitin 2009 pėr t’i ndarė vetes njė shumė qė “nėnkuptohej” si shumė pėr mbulimin e shpenzimeve tė anėtarėve tė bordit.

Atėkohė, njė anėtar i bordit reimbursohej me 960 euro nė muaj ndėrsa kryetari i bordit merrte 1.250 euro.

Ndėrsa, sipas ligjit tė vjetėr tė AKP-sė, nenit 13, pika 2 thuhej se “drejtorėt nuk marrin kompensim pėr pjesėmarrje nė mbledhjet e Bordit; mirėpo ata mund tė kompensohen pėr shpenzimet e arsyeshme tė bėra nė lidhje me pjesėmarrjen nė mbledhjet e Bordit si dhe shpenzimet e arsyeshme tė bėra pėr pėrmbushjen e funksioneve tė tjera zyrtare nė emėr tė Agjencisė”.

Kjo pikė ėshtė larguar nga neni 13 nė ligjin e ri tė AKP-sė qė ėshtė miratuar nė gusht 2011 nė Kuvendin e Kosovės.

“Ju informojmė se mė nuk qėndron nė fuqi ajo shumė pėr tė cilėn flitet nė pyetjen e shtruar”, zėdhėnėsi i AKP-sė, Ylli Kaloshi, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Ai tha se anėtarėt e bordit tė drejtorėve nuk marrin paga mujore pėr punėn qė bėjnė por kompensohen pėr tė mbuluar shpenzimet e tyre, por ai nuk e specifikosi se saktėsisht sa kompenzohen anėtarėt e bordit.

“Kompensimi realizohet nė bazė tė Rregullores sė AKP-sė pėr kompensimin e anėtarėve tė Bordit tė AKP-sė tė miratuar mė 24 tetor 2011”, tha Kaloshi.

“Anėtarėt e Bordit tė Drejtorėve tė AKP-sė, tė zgjedhur nga ana e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, nuk marrin paga mujore pėr punėn qė bėjnė dhe aktivitetet e nevojshme pėr ushtrimin e detyrės sė anėtarit tė Bordit. Por ata kompensohen nė baza mujore pėr tė mbuluar shpenzimet qė ndėrlidhen me aktivitetet e drejtorėve pėr ēėshtje tė Bordit”, shtoi ai.

Andrea Capussela, ish-anėtar bordi nė AKP nga Zyra Civile Ndėrkombėtare, thotė se ėshtė i sigurt se anėtarėt e Bordit paguheshin edhe kur nuk ishin prezentė nė takime.

“Kėshtu pagesat ishin joligjore, pasi ata duhet tė rimbushen pėr shpenzime”, tha Capussela.
“‘Ky mbulim pėr shpenzime mujore’, edhe nėse kualifikohet si kosto e shpenzimeve, nuk ėshtė vlerėsim i arsyeshėm i shpenzimeve tė kryera dhe nuk ndėrlidhet me pjesėmarrjen faktike tė anėtarėve tė bordit nė takime”.

 Capussela shtoi se shifra ėshtė e “panatyrshme dhe e tepruar”.

“Sa e tepruar mund tė krahasohet me kompensimin pėr anėtarėt e bordeve tė ndėrmarrjeve publike: ligji pėr ndėrmarrjet publike (artikulli 20) thotė se shpėrblimi duhet tė jetė mjaftueshėm i madh pėr tė nxitur anėtarė tė mirė tė bordit, dhe qeveria rregulloi (pėr ndėrmarrjet e mėdha si ajo e rrymės, aeroportit dhe telekomit) qė kryesuesi tė marrė 850 euro dhe anėtarėt tjerė tė bordit 750. Si mundet qė rimbushja (reimbursimi) tė jetė mė atraktive se kompensimi?”, tha Capussela pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Haxhi Gashi, profesor i tė drejtės pronėsore dhe civile nė Fakultetin Juridik nė Universitetin e Prishtinės, i cili njėherėsh ėshtė edhe autor i analizės sė Institutit GAP - “Konflikti Ligjor lidhur mė privatizimin e ndėrmarrjeve shoqėrore”, thekson se analiza e tij nuk e ka shqyrtuar ēėshtjen e kompensimit tė bordit tė AKP-sė por shton se kjo duhet rregulluar me ligj.

“Duhet krijuar njė ligj i cili do tė rregullonte kompensimin e anėtarėve tė bordit pėr tė gjitha agjencitė nė Kosovė”, tha Gashi.

Sipas monitorimit tė organizatės jo-qeveritare, GAP, Qeveria e Kosovės kishte miratuar dy propozime tė ministrisė sė financave pėr tė ndarė 344.000 euro pėr tė mbuluar shpenzimet pėr paga dhe mėditje pėr stafin e AKP-sė.

Kjo shumė ishte ndarė pėr korrik dhe gusht, respektivisht 60.000 dhe 284.000 euro pasi qė deri nė qershor tė vitit 2011, mbulimin e shpenzimeve pėr paga dhe mėditje pėr stafin e AKP-sė e ka bėrė Komisioni Europian nė cilėsinė e donatorit.

“Njė vendim i tillė, sipas Ministrisė sė Financave, ėshtė dashur tė merret pėr shkak tė ndėrprerjes sė fondeve pėr kėtė qėllim nga KE dhe si rezultat ėshtė dashur tė gjendej njė zgjidhje e pėrkohshme deri nė miratimin dhe hyrjen nė fuqi tė Ligjit pėr Agjencionin Kosovar tė Privatizimit”, thotė GAP.

Sipas njė raporti tė Auditorit tė Pėrgjithshėm tė Kosovės, gjatė vitit 2011 nė AKP shpenzimet pėr paga dhe mėditje ishin 3,647,510 euro.

Prej tyre nga Buxheti i Kosovės ishin 1,147,824 euro, nga tė hyrat vetanake 1,151,411 euro si dhe nga donacionet e Komisionit Europian ishin 1,348,275 euro.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn