KEK | Foto: Korab BashaPėr ēdo ditė nė regjistrat e Administratės Tatimore tė Kosovės (ATK) rritet vlera e borxhit qė ka Korporata Energjetike e Kosovės (KEK) nga mos pagesa e tatimeve.
ATK-ja lyp nga KEK-u qė tė paguajė njė borxh prej 13 milionė eurosh qė i takon viteve 2005 e 2006. KEK-u ka refuzuar t’i pėrgjigjet Administratės Tatimore. Refuzimi i kėsaj Ndėrmarrje Publike ka bėrė qė ATK-ja pėr vite mė radhė tė aplikojė kamatė ndaj borxhliut tė saj duke bėrė qė nė regjistrat tatimorė borxhi i KEK-ut tė kapė vlerėn e 15 milionė euro.
Pėrveē KEK-ut, pretendimet e ATK-sė i ka hedhur poshtė edhe Bordi i Pavarur pėr Rishqyrtim (BPR) njė organ i themeluar nga Kuvendi i Kosovės qė merret me ankesat e tatimpaguesve. ATK-ja tash planifikon qė tė ngrehė padi nė Gjykatėn Supreme kundėr vendimit tė BPR-sė qė favorizon KEK-un i cili ėshtė marrė mė 4 prill tė kėtij viti.
Zyra Ligjore, Departamenti i Kontrollit si dhe Departamenti i Ankesave brenda Administratės Tatimore janė duke planifikuar kundėrpėrgjigjėn kundėr Bordit tė Pavarur pėr Rishqyrtim.
“Administrata Tatimore e Kosovės nė cilėsi tė Paditėsit, nė mbėshtetje tė nenit 81, tė Ligjit Nr. 03/L-222 pėr Administratėn Tatimore dhe procedurat, brenda afateve ligjore (data e fundit ėshtė 04.06.2012) do tė ushtrojė nė Gjykatėn Supreme padi pėr inicim tė Kontestit Administrativ”, ka thėnė Valentina Bytyqi, zyrtare pėr marrėdhėnie me publikun nė ATK.
“Administrata Tatimore e Kosovės nė cilėsi tė paditėsit do tė ushtrojė nė Gjykatėn Supreme padi pėr inicim tė Kontestit Administrativ” Valentina Bytyqi
Ndėrkohė pėr zyrtarėt e Korporatės Energjetike kontesti tashmė ka pėrfunduar pasi qė janė shterur tė gjitha rrugėt ligjore pėr zgjidhjen e kėsaj mos marrėveshje.
“Mė datėn 4 prill 2012, Bordi i Pavarur pėr Rishqyrtime tė ankesave ka marrė vendim pozitiv ne favor te KEK-ut. Ky kontest ėshtė zgjedhur nė favor tė KEK-ut”, ka thėnė Eglantina Hoxha, zyrtare pėr komunikim nė kėtė ndėrmarrje.
ATK-ja kishte bllokuar llogaritė bankare tė KEK-ut
Kėshilltarėt e Korporatės Energjetikės nga kompania Tetra Tech e angazhuar nga USAID nė njė raport qė i referohet aktiviteteve tė kėsaj ndėrmarrje gjatė vitit 2011 e kanė klasifikuar si tė padrejtė vendimin e ATK-sė qė tė paguhet si taksė mbi tė Ardhurat e Korporatės shuma prej 13 milionė eurosh.
“ATK po e detyron KEK-un qė tė njohė dhe tė paguaj taksa pėr tė hyra qė nuk kanė ekzistuar nga shitja e rrymės pėr konsumatorėt qė vijnė minoritetet, kompanitė e pafta pėr tė operuar si dhe nga konsumatorėt e paralajmėruar ose tė shkyēur qė nuk kishin paguar borxhet, pėrkundėr tė gjitha masave tė ndėrmarra nga KEK-u”, thuhet nė raportin e kėshilltarėve tė angazhuar nga USAID-i.
ATK-ja, sipas kėtij raporti, ka dėshtuar tė njeh “borxhin e keq” tė regjistruar nė librat e KEK-ut dhe tė konfirmuar nga auditorėt e jashtė Grant Thornton dhe Deloitte & Touche gjatė auditimeve e deklaratave financiare tė KEK-ut mė 2005, 2006, 2007 dhe 2008.
“ATK po e detyron KEK-un qė tė njohė dhe tė paguaj taksa pėr tė hyra qė nuk kanė ekzistuar nga shitja e rrymės" Raporti i Tetra Tech
Bazuar nė kėtė raport, KEK-u dorėzoi njė ankesė pėr kėtė ēėshtje nė Divizionin e Ankesave nė ATK mė 12 janar 2010. Mė 30 prill, Divizioni i Ankesave lėshoi njė vendim qė njohu ekzistencėn e “borxhit tė keq”, por e kufizoi shumėn vetėm tek borxhi i konsumatorėve qė ishin nxjerrė nė gjykatė dhe refuzoi tė pėrfshijė shumat e familjeve qė ishin paralajmėruar ose shkyēur pėr mospagesė si dhe shumat e pambledhura nga minoritetet.
“Tetra Tech” ka nxjerrė pėrfundimin se ky vendim nuk ishte nė pėrputhje me ligjin aktual dhe se nuk reflekton me saktėsi gjendjen nė Kosovė. KEK-u dėrgoi njė ankesė tė dytė mė 7 qershor 2010 tek Bordi i Pavarur i Ankesave ndaj tė gjeturave tė vitit 2005 dhe 2006”, theksohet nė kėtė raport.
Ankesa e KEK-ut nė Bordin e Pavarur pėr Rishqyrtimin, sipas kėtij raporti, nuk kishte shėnuar ndonjė progres pėr njė vit rresht.
Derisa nė BPR ky rast zvarritej, Administrata Tatimore nė mesin e vitit 2011 kishte aplikuar masė ndaj xhirollogarisė sė KEK-ut duke urdhėruar qė shuma diskutabile prej 13 milionė eurosh tė transferohet menjėherė nė llogarinė e ATK-sė.
“’Tetra Tech’ ka ndihmuar KEK’un tė draftojė njė kėrkesė nė Gjykatėn Supreme pėr shqyrtim gjyqėsor tė kėsaj ēėshtje, pėr tė pėrfshirė njė kėrkesė pėr njė urdhėr tė pėrkohshėm ndalimi ndaj ATK-sė duke ia kufizuar asaj qė tė marrė ndonjė veprim tė mėtejmė deri nė njė pėrcaktim thelbėsor pėrkatės. Kėrkesa ishte dėrguar nė Gjykatėn Supreme”, thuhet nė kėtė raport.
Gjykata Supreme pas kėsaj kishte vendosur pėr Masė tė Pėrkohshme nė kėtė rast. Kjo ėshtė konfirmuar nga zyrtarėt e Administratės Tatimore. Mė 2 gusht tė vitit 2011 ishte nxjerrė aktvendimi i Gjykatės Supreme pėrmes tė cilit obligohej Administrata Tatimore qė tė pezullonte vendimin e saj tė datės 18 korrik 2011 pėr bllokimin e llogarive tė KEK-ut deri nė kohėn kur pėr kėtė ēėshtje tė vendoste Bordi i Pavarur pėr Rishqyrtim.
“Kot e ka ATK-ja”
Skender Kolgeci, kryesues i Bordit tė Pavarur pėr Rishqyrtimin e Ankesave, i ka vlerėsuar si tė kota pretendimet e Administratės Tatimore. Padia qė do tė ngrehin nė Gjykatėn Supreme, sipas tij, do tė hidhet poshtė pasi ėshtė e pabazė.
“ATK po pėrpiqet tė rris performancėn e saj duke i inkasuar kėto mjete”, thotė Kolegeci.
“ATK po pėrpiqet tė rris performancėn e saj duke i inkasuar kėto mjete”, Skender Kolegeci.
Ai shpjegon se Administrata ka aplikuar penalti nė vlerė prej 2 milionė eurosh ndaj KEK-ut pėr mos pagesėn e tatimit duke e rritur vlerėn e borxhit nga 13 milionė nė 15 milionė euro.
Por ligji pėr Tatimin nė tė Ardhurat e Korporatave, sipas tij, i jep tė drejtė KEK-ut. Pėr kėtė Bordi i Pavarur pėr Rishqyrtim ka vendosur nė favor tė kėsaj ndėrmarrje publike. Neni 11 i kėtij ligji, ka shtuar Kolgeci, ka qenė bazik pėr tė vendosur kundėr pretendimeve tė Administratės Tatimore.
Pika 1.2 e nenit 11, sipas tij, pėrcakton se nuk mund tė tatimohen borxhet tė cilat janė shlyer si tė pavlefshme nė librat e tatimpaguesve. Ndėrkohė pika 1.3 shpjegon se nuk mund tė tatimohet njė borxh pėr tė cilin ekzistojnė dėshmi adekuate tė pėrpjekjeve tė mėdha e tė pasukseshme tė bėra nga tatimpaguesi pėr arkėtimin e borxheve.
“Nė kėtė pikė ATK-ja pretendonte se pėrpjekje e tatimpaguesit duhet tė jetė ngritja e padive nėpėr gjykata. Kjo ėshtė e paqėndrueshme pasi ligji nuk e specifikon decidivisht se duhet tė ngritet padi pėr arkėtimin e borxhit pėr tu klasifikuar si borxh i keq”, ka deklaruar Kolgeci.
BPR-ja, sipas tij, i ka vlerėsuar si pėrpjekje tė pasuksesshme tentativat e KEK-ut pėr inkasim tė kėtyre borxheve pėrmes shkyējeve tė energjisė elektrike qė janė bėrė nga kjo ndėrmarrje.
Bazuar nė vendimin e BPR-sė, borxhet e kėqija tė cilat janė zbritur si shpenzime duhet tė tatimohen nė momentin kur arkėtohen nga tatimpaguesi.
“KEK-u obligohet tė paguajė kėtė obligim tatimor menjėherė pasi qė kkjo kategori e konsumatorėve paguan rrymėn”, tha Kolgeci.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)