Shitja e PTK-sė Promovohet nė Londėr e Stamboll

nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Kompanitė qė janė angazhuar si Kėshilltarė tė Transaksionit nė procesin e shitjes sė Postė-Telekomit tė Kosovės nuk kanė kallėzuar se pėrse kanė zgjedhur tė mbajnė Konferencat e Investitorėve nė Londėr e Stamboll. Ministria e Zhvillimit Ekonomik pohon se pėrzgjedhja ėshtė bėrė duke u bazuar nė rekomandimet e Kėshilltarėve tė Transaksionit.

Shkėlqesia e tij Besim Beqaj do tė mbajė gjatė kėtij muaji fjalime nė Londėr e Stamboll. Duke iu  referuar kėshtu ministrit tė Zhvillimit Ekonomik, kompanitė e angazhuara si kėshilltarė tė transaksionit nė privatizimin e PTK-sė, kanė njoftuar mbajtjen  e dy konferencave tė investitorėve pėr tė nxitur kompani tė huaja qė tė jenė pjesė e kėtij procesi. 

Nė njoftimin e Kėshilltarėve tė Transaksionit, kompanive Lazard Freres e Raiffeisen Investment, thuhet se konferenca e parė e investitorėve pėr shitjen e PTK-sė do tė mbahet mė 22 maj nė Londėr, pėrkatėsisht nė “The Chesterfield Mayfair”, ndėrsa konferenca e dytė do tė mbahet mė 29 maj nė Stamboll pėrkatėsisht nė “Point Hotel Barbaros”. 

Micha Katz, zyrtar kontaktues nė Lazard Freres, nuk ka pranuar tė japė njė pėrgjigje pėr arsyet se pse Londra e Stambolli janė zgjedhur pėr mbajtjen e Konferencave tė Investitorėve. Pėr kėtė, sipas tij, duhet tė pyetet Qeveria e Kosovės. 

Edhe kompania tjetėr “Raiffesin Investment”, qė kėshillon Qeverinė e Kosovės bashkė me kompaninė franceze Lazard Freres, nuk ėshtė pėrgjigjur nė pyetjet e Gazetės JnK. 

Ndėrkohė nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik thonė se Londra e Stambolli janė rekomanduar nga kėshilltarėt e transaksionit.

“Kėto dy kryeqendra botėrore janė pėrzgjedhur me rekomandim tė kėshilltarit tė transaksionit, si dy qendra tė biznesit nė tė cilat gravitojnė shumica e kompanive mė tė mėdha botėrore”, ka thėnė Naim Zeqiri, zyrtar pėr Marrėdhėnie me Publikun nė MZHE. 

Nė tenderin e parė tė privatizimit tė PTK-sė kishte pasur konkurrentė edhe nga Turqia e Britania e Madhe. “Albtelecom”, ku shumicėn e aksioneve  e posedojnė “Ēalik Group” dhe “Turk Telekom”, ishte parakulaifikuar nė procesin e privatizimit tė vitit tė kaluar ndėrsa Cable & Wireles nga Anglia kishte qenė pjesėmarrėse nė Konferencėn e Investitorėve tė mbajtur nė Prishtinė para dy vitesh. 

Nė vitin 2010 nė Konferencėn e Investitorėve tė mbajtur nė Prishtinė kishin marrė pjesė edhe dhjetė kompani tjera botėrore. 

Pėrkundėr kėsaj pjesėmarrje tenderi i parė pėr privatizimin e PTK-sė kishte dėshtuar. Telecom Austria e Deutche Telecom kishin pasur gjasat mė tė mėdha qė tė blinin 75 pėr qind tė aksioneve. Tenderi ishte anuluar nga Qeveria e Kosovės pasi qė Deutche Telecom ishte tėrhequr dhe nė garė kishte mbetur vetėm njė kompani. 

“Kėsaj radhe, me rekomandim tė kėshilltarit tė transaksionit ėshtė vendosur qė konferenca tė mbahet nė vendet ku investitorėt e kanė mė tė lehtė prezencėn dhe pėrfaqėsimi ėshtė mė i pranueshėm”, ka deklaruar Zeqiri. 

MZHE-ja, sipas tij, nuk do tė shpenzojė mjete financiare shtesė pėr organizmin e kėtyre konferencave ndėrkombėtare. 

 “Organizimi i konferencave ėshtė paraparė edhe me kushtet e kontratės me kėshilltarin e transaksionit dhe si rrjedhoje MZHE nuk ka asnjė shpenzim shtesė lidhur me kėto dy konferenca”, ka deklaruar Zeqiri.

Konzorciumi i pėrbėrė nga kėto dy kompani ka lidhur kontratė me Qeverinė e Kosovės e cila peshon 2 milionė e 495 mijė euro. 

Vitin e kaluar kontrata qeveritare pėr kėshilla nė privatizimin e PTK-sė peshonte 1 milionė e 150 mijė euro e cila ishte lidhur me konzorciumin e kompanive “Telco AG & Wolf Theis”. 

Po ashtu, Qeveria vitin e shkuar kishte angazhuar edhe njė kompani tjetėr e cila do tė operonte si Kėshilltar Strategjik nė Privatizimin e Postė-Telekomit tė Kosovės. Rreth gjysmė milionė euro peshonte kontrata e Qeverisė me kompaninė “Hunton & Williams” e cila ishte angazhuar si kėshilltar strategjik.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn