HIB Petrol Mė e Shtrenjtė se nė Kontratė

Foto: Korab BashaFoto: Korab Basha
nga  Tinka Kurti
© Tė drejtat autoriale

PTK-ja ka humbur rreth 200 mijė euro pasi kompania qė e ka furnizuar me derivate tė naftės pėr dy vjet, Hib Petrol, nuk e ka llogaritur ēmimin sipas kritereve tė kontratės duke llogaritur koston e transportit pesė herė mė shumė se sa qė nė fakt aplikohet nga Doganat e Kosovės.

Posta dhe Telekomi i Kosovės (PTK) kishte nėnshkruar kontratė me kompaninė “Hib Petrol”, nė tetor 2009, pėr furnizim me derivate tė naftės pėr dy vjet, pėr vetura e nxemje, qė nė fund i ka kushtuar ndėrmarrjes publike rreth 200 mijė euro mė shumė.

Gjatė dy viteve PTK’ja ia pagoi HIB’it rreth 3.3 milionė euro, duke pėrfshirė ēmimin e derivateve tė naftės sipas tregut, koston e transportit nė 8.5 centė pėr litėr dhe profitin e HIB’it prej 0.0048 eurosh pėr ēdo litėr tė furnizuar.

“Hib Petrol” kishte fituar si oferta mė e lirė nė tenderin e hapur duke u shprehur e gatshme tė fitojė 0.0048 euro pėr premium tė furnizuar nė PTK, por ajo i kushtoi mė shtrenjtė ndėrmarrjes publike ngase furnizuesi kishte paraqitur ēmimin e transportit prej 8.5 centėsh ndonėse Doganat e Kosovės thonė se kanė njė ēmim fiks pėr transportin e derivateve - prej 1.6 centėsh pėr litėr.

Dallimin e kishte vėrejtur edhe njė auditim i brendshėm i PTK’sė pėr muajin e parė tė zbatimit tė kėsaj kontrate, nėntorit 2009, gjatė sė cilit ndėrmarrja publike kishte paguar 15 mijė e 825 euro mė shumė nga sa do tė duhej tė paguante po tė aplikohej ēmimi standard pėr transportin.

 

“Tė kėrkohet nga kontraktori rikthimi i mjeteve tė paguara mė tepėr pėr tė gjithė muajt e kalkuluar gabimisht”, rekomandim i auditorit tė brendshėm tė PTK-sė 

“Tė kėrkohet nga kontraktori rikthimi i mjeteve tė paguara mė tepėr pėr tė gjithė muajt e kalkuluar gabimisht”, rekomandohet nė raportin e auditivit qė e posedon Gazeta JnK. “Menaxhmenti i lartė i PTK’sė tė autorizojė hetimin e rastit dhe nė rast se hetimet konstatojnė se bėhet fjalė pėr aktivitet mashtrues, tė ndėrmerren masa ndaj pėrgjegjėsve”.

Zėdhėnėsi i PTK’sė, Menduh Abazi, ka thėnė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se Kryeshefi Ekzekutiv i ndėrmarrjes kishte autorizuar Departamentin e Hetimeve tė saj tė hetojė rastin nė pėrputhje me rekomandimin e Auditorit tė Brendshėm.

Por Abazi thotė se hetimi nuk kishte gjetur shkelje.


Drejtori i Departamenti tė Hetimeve, z.Richard Quick, pas hetimeve tė kryera ka raportuar se nuk ka evidentuar ndonjė shkelje nga zyrtarėt e PTK-sė” Menduh Abazi

“Drejtori i Departamenti tė Hetimeve, z.Richard Quick, pas hetimeve tė kryera (takimeve edhe me palė tė tjera si me zyrtarėt e Doganave tė Kosovės etj), ka raportuar tek kryeshefi ekzekutiv se PTK-ja nuk mund tė ndikojė nė caktimin e shpenzimeve tė transportit por kjo bėhet nga rregulloret e Doganave tė Kosovės dhe nuk ka evidentuar ndonjė shkelje nga zyrtarėt e PTK-sė”, ka thėnė ai.

PTK furnizohet me afėr 3 milionė litra derivate

Menaxheri i “HIB Petrolit”, Fatbardh Xhaferi, i cili e ka nėnshkruar kontratėn sė bashku me Shyqri Haxhėn dhe Fatmir Gjonbalajn nė emėr tė PTK’sė, thotė se kompania e tij e furnizoi ndėrmarrjen publike me 2 milionė e 862 mijė litra naftė dhe 65 mijė litra benzinė. “Pėr kėtė sasi, vlera e pagesave qė ka kryer PTK ėshtė 3 milionė e 309 mijė euro”, ka thėnė Xhaferi, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Ai thotė se shpenzimet e transportit janė paguar aq sa i ka caktuar Dogana. “Mė duket se kanė qenė 8,5 centė, tash nuk mė kujtohet mire, por ne i kemi prezantuar ato tė cilat na ka obliguar Dogana e Kosovės”, tha Xhaferi.

“Mė duket se shpenzimet e transportit janė paguar 8,5 centė, tash nuk mė kujtohet mire" Fatbardh Xhaferi

Me ēmimin 8.5 centė pėr transport, kostoja e transportit ishte llogaritur 248 mijė e 792 euro.

Mirėpo nė pėrshkrimin e tenderit vetėm ēmimi i berzės dhe ai i kursit tė dollarit ndryshojnė. Kurse pagesa pėr rafinerinė, konvertimi i njėsive matėse, shuma e caktuar nga Ministria e Tregtisė, dogana, akciza, TVSH-ja si dhe shpenzimet e transportit tė ngarkuara nga dogana mbesin tė pandryshueshme.

Zyrtarėt e PTK-sė thonė se ndėrmarrja ka pranuar ēmimin siē ėshtė deklaruar nga “Hib Petroli”.

“Shpenzimet e transportit nuk llogariten nga PTK apo ndonjė autoritet tjetėr kontraktues pasi qė ato janė nė kompetencė e Doganave tė Kosovės”, tha zėdhėnėsi i PTK-sė, Menduh Abazi

Por zyrtarė nė doganėn e Kosovės tregojnė se tarifa nė emėr tė shpenzimeve tė transportit ėshtė 1,6 cent pėr litėr.

“Shpenzimet e transportit gjatė importit nga Maqedonia janė 0.016 euro pėr litėr ose 500 euro pėr cisternat 30 mijė litėrshe dhe deri tash nuk ka ndryshuar ndonjėherė”, thotė zėdhėnėsi i Doganės sė Kosovės, Adriatik Stavileci.

Ai shton se “Hib Petroli” shpenzimet nuk i ka mė shumė se 500 euro dhe madje, nganjėherė edhe mė pak se aq, meqė importon me vagonė.

“Nė nėntor 2009 pėr njė cisternė te kompanisė Hib Petrol janė kalkuluar 500 euro shpenzime tė transportit, ndėrsa tani nė vitin 2011 kompania Hib Petrol pėr njė vagon (60 mijė litra), qė importohet pėrmes hekurudhės, deklaron  600-800 euro shpenzime tė transportit tė cilat pranohen nga dogana”, shpjegon Stavileci.

Mė parė paguhej 1.6 centė

Nė raportin e adutimit tė brendshėm tė PTK’sė thuhet se furnizuesi i mėhershėm ka paguar 1.6 centė nė litėr pėr transport.

Kėtė shifėr e konfirmon edhe Shkelzen Jusaj, pronar i kompanisė “Petrol Company”, e cila ka furnizuar PTK’nė me derivate nafte deri nė nėntor 2009.

“Nė tė gjithė tenderėt qė kemi konkurruar nuk mund tė prezantohet shifėr tjetėr e shpenzimeve tė transportit pėrveē 1,6 centė pėr litėr" Shkelzen Jusaj

“Nė tė gjithė tenderėt qė kemi konkurruar nuk mund tė prezantohet shifėr tjetėr e shpenzimeve tė transportit pėrveē 1,6 centė pėr litėr dhe dogana nuk e ka ndryshuar ndonjėherė kėtė”, ka thėnė Jusaj.

“Transporti mund tė kushtojė mė shtrenjtė nėse importohet nga Bullgaria ose tjetėr vend por pėr PTK-nė kjo ėshtė e papranueshme pėr shkak se me rastin e ofertimit duhet tė ofrohet autorizimi i prodhimit i prodhuesit dhe certifikata e autoritetit me ēka kompania autorizohet tė merr pjesė nė tender”, shton Jusaj.

Sipas tij, pėr kėtė arsye, bazė e llogaritjes sė transportit merret rruga nga rafineria OKTA nė  Maqedoni prej nga “tė gjitha kompanitė janė furnizuar”.

Jusaj shton se “Petrol Company” ka qenė pjesėmarrėse edhe nė tenderin e tetorit 2009 tė fituar nga “Hib Petroli”.

“Kėrkesa nga tenderi ka qenė qė tė ofrohet vetėm ēmimi i premisė ndėrsa formula e pėrllogaritjes tė tė gjitha informatave tė tjera sa i pėrket ēmimit tė berzės dhe kursit tė dollarit kanė qenė variabile, kurse tė gjitha tė tjerat kanė qenė tė fikse”, thotė Jusaj.

Furnizimi aktual, pa kontratė

PTK-ja aktualisht nuk ka kompani tė kontraktuar pėr tė bėrė furnizimin me derivate tė naftės.

Meqė ėshtė e obliguar me ligjin pėr prokurim publik qė pėr shpenzimet mė tė larta se 1000 euro tė shpallė tender publik, zyrtarėt e PTK-sė kanė zgjedhur metodėn qė shpenzimet e transportit tė llogariten njė nga njė. Pėr veturat tė cilat  i pėrdorin i furnizojnė vet dhe pėr njė gjė tė tillė zyrtarėt marrin fatura tė cilat i dorėzojnė pėr t’i kompensuar nga PTK-ja.

Kėtė e konfirmon edhe zėdhėnėsi Menduh Abazi. “Momentalisht nuk kemi kontratė valide pėr furnizim me naftė”, ka thėnė ai.

Tenderi i ri ishte anuluar nė dhjetor tė vitit 2011. Fillimisht ishte shpallur fitues Petrol Company nė njė garė ku ishin gjithsej dymbėdhjetė konkurrentė.

Tenderi ėshtė hapur sėrish.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    "Ecja e Pabarazisė"