Si Tė Pėrdoret Shteti Pėr Qytetarėt

Ilustrimi: Korab BashaIlustrimi: Korab Basha
nga  Dren Pozhegu
© Tė drejtat autoriale

Nuk ėshtė ēėshtja te vjedhja e votės, nuk ėshtė ēėshtja te pėrfaqėsimi i popullit nė parlamentin e Kosovės, apo te fuqia e parlamentit kundrejt qeverisė. Thjeshtė, njė pjesė e madhe e Kosovarėve preferojnė t’i zgjidhin problemet vetė, dhe nuk kanė nevojė pėr njė shtet.

Njė ndėr filozofėt e parė dhe ndėr mė tė famshėm qė kanė trajtuar temėn e shtetit modern ishte Thomas Hobbes. Ai pėrshkruante gjendjen e njė shoqėrie ku do tė mungonte shteti. Jeta e njeriut nė atė shoqėri, sipas Hobbesit, do tė ishte “e vetmuar, e varfėr, e ndyrė, e vrazhdė, dhe e shkurtė”. Nė kėtė gjendje shoqėria do tė vinte pasi qė asnjė individ, qoftė ai edhe mė i forti nė grup, nuk do tė ishte mjaftueshėm i fortė qė tė sigurojė jetėn e tij, apo tė familjes sė tij/saj, nga sulmet individuale tė njė individi tjetėr, qoftė ai edhe mė i dobėti i grupit. Pėr tė shmangur kėto situata tė pakėndshme, apo edhe fatale, Hobbes sugjeron qė tė gjithė individėt brenda grupit tė nėnshkruajnė “kontratėn sociale” me tė cilėn kjo gjendje do tė mėnjanohej. Ndėrsa, ekzekutuesi i kėsaj kontrate sociale do tė ishte njė mekanizėm kompleks gjigand e abstrakt, i quajtur shtet. Me fjalė tė tjera shteti do tė kishte rolin e ruajtjes sė paqes brenda individėve tė grupit dhe tė ekzekutimit tė rregullave tė parapara nga kontrata, vetėm atėherė pasi qė tė kishte marrė pajtimin e tė gjithė individėve tė grupit pėrmes nėnshkrimit tė kontratės.

Sot shumė gjėra kanė ndryshuar. Shteti nuk ka vetėm pėrgjegjėsinė e sigurisė. Sot ne i atribuojmė shtetit edhe pėrgjegjėsi tjera, si krijimin e vendeve tė reja pune, apo krijimin e ambientit tė pėrshtatshėm pėr biznese te cilėt do tė hapnin vende pune, sigurimin e ujit tė pijshėm, sigurimin e shkollave pėr edukim tė fėmijėve, etj. Kjo sepse jetesa ka ndryshuar, ka evoluuar nė jetesė mė tė ndėrlikuar ku gjėrat janė mė tė ndėrlidhura me njėra tjetrėn, nė krahasim me kohėn e Hobbesit. Megjithatė, siguria e individit mbetet pėrgjegjėsia kryesore e shtetit.

Po tė zbresim nga niveli teorik mbi shtetin nė atė praktik nė territorin e Kosovės, si do tė mund tė shpjegohen sjelljet e njė pjese tė madhe tė popullatės, si gjakmarrja, mos pagesa e taksave dhe komunaleve, ndėrtimi pa leje, armėmbajtja pa leje? Nė rast se njė person do tė vritej, familja e viktimės do tė bėnte ēmos pėr identifikimin e vrasėsit dhe tė marrė hakun duke e vrarė atė. Ajo nuk do tė pėrdorte rrugėt institucionale. Gjatė viteve 1980 diku rreth 17,000 njerėz ishin tė rrezikuar nga gjakmarrja. Pėr eliminimin e kėsaj dukurie fushata pėr pajtimin e gjaqeve nė krye me Anton Ēetėn nė kulmin e unitetit kombėtar nė mėnyrė tė suksesshme arriti tė pajtojė rreth 1,000 gjaqe. Kjo edhe pse njė sukses shumė i madh, nuk arriti tė zhdukte kėtė dukuri. Sot, nė Shqipėri, shoqėria e sė cilės ngjason shumė me atė tė Kosovės, 5 pėr qind e tė gjitha krimeve ndodhin si rrjedhojė e gjakmarrjes. Nė Kosovė njė shifėr e tillė nuk ekziston, megjithatė meqė po pretendojmė tė jemi njė popull atėherė kjo shifėr ėshtė e aplikueshme edhe tek ne, ndoshta nė njė nivel mė tė lartė, ndoshta nė njė nivel mė tė ulėt. 

Nė rastin e ndėrtimeve, objektet fillojnė tė ndėrtohen nė vijė mė planet individuale dhe para se tė jepet leja e ndėrtimit. Leja nė njėfarė mėnyre ėshtė vetėm njė dokument formal pa ndonjė vlerė reale apo planifikim urban. Mbi 6,000 ndėrtues kanė aplikuar pėr leje vetėm nė komunėn e Prishtinės nė vitin 2010. Dhe kėta janė vetėm ndėrtuesit qė kanė kėrkuar leje, por jo edhe tė tjerėt tė cilėt kanė filluar, vazhduar, dhe pėrfunduar punėt e tyre pa kėrkuar ose marrė leje.  Dhe mbi tė gjitha kjo shifėr ėshtė vetėm pėr komunėn e Prishtinės, qė pėr shkak se ėshtė kryeqytet dhe ka nė territor tė saj administratėn shtetėrore dhe atė ndėrkombėtare do tė duhej tė ishte mė i rregullt dhe mė ‘institucional’. Nėse kjo ėshtė gjendja nė Prishtinė, a thua si ėshtė gjendja nė komunat tjera?

Nė rastin e pagesave tė taksave apo komunaleve shkeljet janė flagrante. Diku rreth 30% e rrymės sė prodhuar nė Kosovė nuk paguhet, dhe rreth 60% e ujit tė prodhuar nė rastin e komunės sė Gjakovės rrjedh pa u paguar (jo qė situata nė komuna tjera ėshtė me e mirė). Me pak fjalė ajo vidhet. E tė mos flasim pėr evazionin fiskal, ku njė pėrqindje e madhe e popullatės fsheh tė hyrat pėr tė mos paguar taksa. Pėr mė saktė, ajo shifėr ėshtė 39% sipas njė raporti tė UNDP-sė. Rasti ende mė i keq ėshtė ai ku i gjithė aktiviteti ekonomik bėhet nė ilegalitet, nė tė zezėn. E kjo shifėr ėshtė diku rreth 25% e GDP-sė sė Kosovės, qė do tė thotė qė njė nė katėr produkte/shėrbime tė Kosovės janė ilegale. 

Ndėrsa rasti mė i mirė i armėmbajtjes pa leje shihet tek ngjarja e cila do tė duhej tė reflektojė festivitet dhe gėzim - ajo e dasmave. Pėr njė person qė nuk ėshtė i njoftuar me stilin e festimit nė dasma Kosovare (e besa edhe Ballkanike), momentet festive mund tė asocojnė edhe nė momente lufte kur njė-pas-njė tė shtėnat nė ajėr nuk ndalen. Jo ato armė nuk janė pėr gjueti!

Nė tė gjitha rastet ka njė refuzim tė qytetarėve tė bashkėpunojė me ekzekutuesin e kontratės - shtetin. Nė rastin e vrasjeve, kosovarėt preferojnė tė zgjidhin vetė problemin. Andaj mbajnė edhe armė, me leje apo pa leje. Nė rastin e ndėrtimeve, ata preferojnė tė planifikojnė pėr veten e tyre  e tė mos vijė dikush (planet urbane shtetėrore) tė ju tregojnė atyre si e ku tė ndėrtojnė. Kur ēėshtjet bazė preferohen tė zgjidhėn vetė, atėherė ėshtė normale qė veprimtaritė tjera tė shtetit tė humbin popullaritetin dhe rėndėsinė, dhe si rezultat tė mos presėsh gjė prej shtetit. Andaj edhe evazioni fiskal dhe mos pagesa e komunaleve janė kaq tė larta. Qytetarėt e Kosovės thjesht nuk shohin arsye t’i paguajnė shtetit njė taksė apo tė paguajnė pėr shėrbimet e komunaleve. Pse tė paguash kur tė gjithė gjėrat tjera fondamentale i kryen vetė? Pse tė paguash kur nuk e di qartė pėr ēfarė pėrdoren ato para?

Kėto raste mė shtyjnė tė besoj qė shtetit tė Kosovės i mungon legjitimiteti. Nuk ėshtė ēėshtja te vjedhja e votės; nuk ėshtė ēėshtja te pėrfaqėsimi i popullit nė parlamentin e Kosovės, apo  te fuqia e parlamentit kundrejt qeverisė. Thjeshtė, njė pjesė e madhe e Kosovarėve preferojnė t’i zgjidhin problemet vetė, dhe nuk kanė nevojė pėr njė shtet. Kėtė e kemi vėrtetuar edhe historikisht, qė edhe pse kemi qenė njė ndėr popujt mė tė vjetėr nė Ballkan, ne kurrė nuk arritėm tė ndėrtojmė njė shtet. Nė tė kundėrtėn, krijuam njė grumbull rregullash, tė cilėn e quajtėm Kanun, me tė cilat i rregulluam gjėrat e jetės sė pėrditshme dhe e bėmė vetėn individuale pėrgjegjės pėr ekzekutimin e atyre rregullave. 

Nė rast tė tillė, dy do tė ishin mėnyrat pėr ti ju qasur kėtij problemi. E para do tė ishte tė heqim tė gjithė shtetin pėr kosovarėt dhe tė jetojmė nė anarki tė organizuar nga rregullat individuale. Tek e fundit, ajo ėshtė ēka populli po e dėshmon qė e dėshiron. E dyta do tė ishte tė i bindnim kosovarėt qė tė bashkėpunojnė nė ndėrtimin e shtetit dhe pėr pėrfitimet qė do t’i kishin prej saj. 

Aftėsitė e kufizuara tė shtetit tė Kosovės

Deri mė tash jemi marrė me mungesėn e legjitimitetit tė shtetit tė Kosovės, jo pėr shkak tė vjedhjeve tė votave apo pėr ndonjė arsye tjetėr tė ngjashme, por pėr shkak qė kosovarėt preferojnė t‘i zgjidhin problemet vetė, pa ndihmėn e shtetit. Mirėpo, ta thjeshtosh njė ēėshtje kaq tė madhe, si ajo e funksionimit tė njė shteti, nė njė arsye tė vetme, atė tė mungesės sė legjitimitetit, do tė ishte tejthjeshtim i problemit. Ajo ėshtė njė arsye por e vetme nuk shpjegon tė gjithė situatėn.

Arsyeja tjetėr pėr mosfunksionim tė duhur tė shtetit kosovar ėshtė mungesa e forcės sė shtetit tė veprojė si i tillė. Shteti kosovar nuk ėshtė nė gjendje tė jetė pėrgjegjės pėr pėrgjegjėsitė bazike tė njė shteti, atė tė sigurimit tė kushteve bazė pėr jetesė, si siguria individuale dhe grupore, dhe ushtrimi i rendit dhe ligjit.

Tė mos flasim pėr Veriun e Kosovės; ajo ėshtė njė teme e ndėrlikuar politikisht. Mė mirė ta kalojmė urėn e famshme tė Ibrit dhe tė dalim nė Mitrovicė ku njė person plagoset rėndė dhe vdes pas disa ditėsh. Drejtėsia qė familjarėt marrin ėshtė vetėm disatogfjalėsh qė thonės e “Policia ka dalė nė vendin e ngjarjes” edhe pse “Vrasėsi ka ikur nė drejtim tė panjohur“ , mirėpo “Hetimet vazhdojnė”. Ka kaluar edhe nė humor absurd ditor ky togfjalėsh “Hetimet vazhdojnė”, pasi qė ėshtė pėrmendur kaq shpesh nė media dhe ato hetime kurrė nuk po ndalin sė “vazhduari”. E ēka tė bėjnė familjarėt? Ku tė gjejnė drejtėsinė? Mbi tė gjitha, ēka tė bėjmė ne tė gjallėt? Si tė mbrohemi nga ish-dashnorėt, qė edhe pas lajmėrimit tė policisė pėr kėrcėnime tė vazhdueshme, vjen e tė mbyt nė mes tė qytetit nė pikė tė ditės (kujto rastin e dhimbshėm tė Diana Kastratit)?

Ndoshta shteti, pėrmes policisė, nuk ka faj. Thjesht vrasėsit, hajnat, dhe kriminelėt nė Kosovė janė shumė mė tė aftė sesa policia. Ndoshta. Me njė sy tė mbyllur do tė isha nė gjendje tė pranojė kėtė argument me shpresėn qė njė ditė do tė pėrmirėsohemi. Mirėpo, pėr fat tė keq as ky argument tepėr banal nuk do tė qėndronte pasi qė ne vet stacionet e policisė vidhen dėshmitė dhe gjėrat me vlerė. U vodhėn 50 kilogram heroinė dhe disa mijėra euro vlerė nė valuta tė ndryshme. E ēka ėshtė mė e keqja, mungojnė elementet kryesore pėr zbulimin e autorėsisė sė kėsaj vepre, qė tregon ose aftėsinė tejet tė limituar tė policisė ose vet pėrfshirjen e policisė nė kėtė rast. Ėshtė e vėrtetė qė me njė rast nuk mund tė gjeneralizojmė. Ndoshta policia nuk ėshtė edhe aq e paaftė apo e pėrfshirė nė krim. Por si pėr ironi, sėrish ndodh njė vjedhje nė mes tė stacionit tė policisė ku vidhet njė sasi e konsiderueshme e arit. E ēka tė bėj njė qytetar i thjeshtė? Kujt t’i besojė? Ku t’i raportojė vrasjen, hajninė, dhe krimin? Policisė? S’po duket fort opsion i mirė.

Megjithatė dėshtimet nė rastet individuale tė shtetit nė sektorin e sigurisė janė paksa mė tė lehta dhe tė pranueshme si dėshtime nė krahasim me diskriminimi sistematik shtetėror ndaj njerėzve tė ndershėm. Ka shumė raste qė ilustrojnė diskriminimin e njerėzve tė ndershėm. Diku rreth 30 pėr qind e rrymės sė prodhuar nga KEK-u llogariten si humbje komerciale. Kjo nėnkupton vjedhje tė energjisė. Ato 30 pėr qind humbje komerciale kompensohen nga pagesat e njerėzve tė ndershėm qė paguajnė faturėn e energjisė, dhe nga subvencionet e qeverisė pėr KEK-un, qė realisht janė para tė njerėzve tė ndershėm qė paguajnė rregullisht taksat shtetėrore. E gjithė kjo ka si pasojė subvencionimin e qytetarėve tė kėqij e tė pandershėm nė kurriz tė qytetarėve tė ndershėm. E sikur kjo tė mos mjaftojė, KEK-u nė bashkėpunim me disa institucione tjera prapė diskriminuan qytetarėt e ndershėm.  Kur u vendos qė tarifa prej 3.5 euro tė mos i paguhej mė RTK-sė, ajo tarifė u hoq nė retrospektivė, ēka do tė thotė qė qytetarėt tė cilėt nuk kishin paguar as rrymėn as televizionin pėr njė kohė tė gjatė pėrfunduan duke mos paguar televizionin pėr kohėn qė ishin tė detyruar tė paguanin. Si rezultat ata shikuan kanalin televiziv  pa pagesė, pėrderisa qytetarėt e ndershėm te cilėt paguanin faturat pėrfunduan duke paguar 3.5 euro nė muaj pėr programet e RTK-sė. 

As bizneset nuk kalojnė tė pa diskriminuar. Bizneset e ndershme qė paguajnė taksat ballafaqohen me konkurrencė aspak tė ndershme. Kjo pėr shkak se bizneset tjera qė nuk paguajnė taksa dhe produktet apo serviset e tyre automatikisht dalin mė tė lira nė treg. Ėshtė e vėrtetė qė evazioni fiskal ėshtė njė problem global. Megjithatė ky fenomen ka tendencė tė jetė mė i lartė nė vendet ku taksat janė shumė tė larta, dhe ku ikja nga taksat nėnkupton realizim tė profiteve tė mėdha. Nė Kosovė taksat janė relativisht tė ulėta, por evazioni fiskal shumė i lartė. Mbase ėshtė normale qė bizneset tė tentojnė t’i ikin taksave, pasi qė mekanizmat shtetėror pėr ndalimin e kėtij fenomeni janė tė cunguar dhe tepėr joefektiv. Mirėpo tė pėrfshihesh nė evazion fiskal apo aktivitete ilegale do tė thotė tė veprosh pa nder. Nė kėtė mėnyrė bizneset po detyrohen tė veprojnė pa nder, pėr shkak se tė pandershmit janė ata qė favorizohen nė ketė vend. E gjithė kjo pėr shkak tė mekanizmave tejet joefektiv apo edhe mungesės pėr luftimin e ilegalitetit dhe evazionit fiskal. Sėrish do tė kisha mbyll njė sy pėr tė justifikuar bizneset qė kanė tė bėjnė me veriun e Mitrovicės pasi qė ēėshtja atje ėshtė shumė e ndėrlikuar, por ky problem nuk ėshtė regjional por gjithėkombėtar. Mbi tė gjitha, ka shumė kohė qė ėshtė prezent.

Pra, le tė supozojmė qė bizneset vendosin t’i paguajnė taksat me rregull. Por ēka pėrfitojnė bizneset nga pagesa e taksave? Pse duhet tė paguajnė taksa? Shteti deri me tani ėshtė treguar relativisht joefektiv nė pėrmirėsimin e ambientit e zhvillimit tė bizneseve,gjė qė reflektohet nė shumė raporte ndėrkombėtare. Nevojiten 58 ditė pėr hapjen e njė biznesi, pėrderisa nė Evropėn lindore njė gjė tė tillė mund ta bėsh pėr 16 ditė. Nevojiten vite tė tėra pėr procedimin e lėndėve gjyqėsore. E nėse bizneset kanė nevojė pėr kredi, ratat e interesit nė Kosovė i kanė mė tė lartat nė rajon. Njė arsyetim kėtu mund tė jetė se bankat veprojnė nė njė treg tė lirė ku shteti s’do tė duhej tė ndėrhyjė. Megjithatė, bankat kanė njė arsyetim tė mirė (edhe pse ky arsyetim nuk ėshtė i bollshėm) se pse normat e interesit janė aq tė larta: thjeshtė ka shume rrezik qė kreditė e lėshuara nuk do tė kthehen. E ky rrezik ka shumė tė bėj me rolin e shtetit nė shoqėri. E pse pra atėherė njė biznes tė paguaj taksa? Do tė ishte shumė mė logjike tė paguheshin taksat tek partitė politike. Bile nė kėtė mėnyrė bizneset marrin ndonjė tender milionėsh.

Kjo sjellje e shtetit do tė duhej tė ndryshojė qė ky shtet tė funksionojė dhe tė marrė pėrkrahjen maksimale tė vetė popullit. Sė pari ky shtet do tė duhej t’i kryej detyrat e tij mė themelore. Dhe ky shtet do tė duhej tė mendojė pėrpara sė t’i kalojė ligjet. Nė rast se njė ligj dihet qė nuk do tė zbatohet plotėsisht, atėherė mė mirė ėshtė qė tė mos miratohet ai ligj fare, pasi qė efektet e tij janė shumė diskriminuese ndaj njerėzve tė ndershėm dhe njerėzve qė kanė nevojė mė sė shumti pėr atė ligj. Ky shtet do tė duhej tė sillej si njė kryefamiljar qė nuk duron t’i cenohet siguria e anėtarėve tė familjes sė tij dhe kujdeset pėr tė gjithė anėtarėt njėjtė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn