Ilustrimi: SXC1
Prometheu (largpamėsi), i biri i Japetit dhe Klimenės. Simbol i lirisė dhe filantropisė, sinonim i fuqisė dhe guximit, mishėrim i kokėfortėsisė dhe rezistencės, por dhe inkarnim i dashurisė ndaj njeriut dhe dhembshurisė pėr njeriun. Tėrhoqi me jetėn dhe veprėn e tij shumė shkrimtarė: nga Hesiodi e Eskili, deri tek Gėte dhe Bajroni. Luftoi pėr vite e vite krahė Zeusit, i bindur nė drejtėsinė e luftės sė tyre. E kėshilloi, e ndihmoi, ia siguroi fitoren, dhe kur vetė ai ia kthehu shpinėn, ai nuk u dorėzua. Por vazhdoi luftėn pėr tė drejtėn dhe pėr tė dobtit.
Pse iu qasėm mu Prometheut? Mitologjia vazhdon tregimin duke thėnė se pėr tė ndihmuar popullin e thjeshtė, Prometheu vodhi zjarrin nga mali i shenjtė i Olimpit dhe ua dhuroi njerėzve tė varfėr. Ata pėrfitojnė nga zjarri ushqimin pėr familjen, veglat e punės pėr mirėqenie, armėt pėr mbrojtje dhe falė Prometheut u ikėn “gjendjes natyrore fillestare”. Mbi kėtė, ata nga zjarri pėrfituan thelbėsoren. Pėrfituan shpirtin e zjarrtė, guximin pėr tė menduar ndryshe dhe pėr ta thėnė atė qė mendojnė. Pėrfituan shpirtin e jetės, arsyen e jetės dhe vetė jetėn e mirėfilltė.
Si dėnim, Zeusi e lidhi Prometheun pėr njė shtyllė, ku ēdo ditė njė shqiponjė vinte pėr t’ia kafshuar mėlēinė, derisa e ēliroi Herakliu.
2
Kush me tė vėrtetė ėshtė Prometheu i shqiptarėve? Ose a i “ka zbritur nga qielli” realisht shqiptarėve “shpėtimtari” Promethe? Apo do e presim akoma? A do tė jetė Prometheu mishėrim i njė individi apo i mentalitetit dhe kulturės kritike tė popullit? Kush ėshtė Zeusi-tiran? Ishte ai kėtyre anėve apo do tė vijė? Ose ndoshta ėshtė rrugės pėr tek ne? A do tė ketė kujt t’ia “dhurojė zjarrin” Prometheu? Do ta pranojnė shqiptarėt apo do tė bėjnė edhe njė gabim tė historisė sė tyre, tė cilėn mė shumė sesa mundohemi ta ndryshojmė, kemi prirje ta mallkojmė? A do t’i mbijetojė shqiponjės “Prometheu i shqiptarėve”? Nėse po, a do ketė njė Herakli pėr ta shpėtuar atė?
3
Ex ante, kjo nuk ėshtė njė spunto, njė shkėndijė kėrcėnimi pėr askėnd. Vetėm njė vegulli pėr ta shpenguar rininė nga pasiviteti e babėzia, qė po shėmbėllen me somnabulin qė pėrendet pa cak. Nuk synojmė as ndonjė anarki tė shpirtit rinor e as ndonjė frenezi tė pėrgjithshme.
Thjesht, shkurt, shqip: duam zjarrin! Dhe zjarri sot pėrkthehet nė: shkollim cilėsor, punė tė ndershme dhe jetė tė dinjitetshme. Dhe ndėrkohė… presim Prometheun!
Autori ėshtė koordinator i pėrgjithshėm i Klubit Politik tė Studentėve.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)