Dhuna, “Shoku” më i mirë për disa Mësues!

Në shtator të vitit 2014, është raportuar se nxënësi i shkollës fillore “Migjeni”, Mentor Leku, nga Baica e Drenasit ishte rrahur brutalisht nga mësuesi i tij Izet Demiçi. Nxënësi raportohet të ketë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve.

Për t’a vënë qershinë mbi tortë arsimtari i cili kishte rrahur nxënësin e kishte kërcenuar atë  pas këtij rasti duke thënë se do ta bëjë përsëri të njejtin veprim kur ai të kthehet në shkollë.

Edhe më i freskët është rasti i 13 vjeçarës e cila raportohet të jetë rrahur  në prill të këtij viti nga arsimtari Eqrem Buzhala në shkollën “ Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Vraniq të Suharekës.

Ajo kishte kërkuar sqarime rreth mësimeve dhe arsimitarit nuk i kishte pëlqyer kjo duke e goditur atë me shqelma dhe duke e rrëzuar në dysheme.  Këto raste  tregojnë se nxënësit nuk kanë siguri në ambientet mësimore, ironikisht duke u sulmuar nga dije-dhënësit, ata të cilët do të duhej të ishin edukuesit dhe paqe-krijuesit më të mirë për nxënës. Nxënësit  nuk kanë liri të fjalës dhe këtë e cenon një vend që do të duhej t’u ofronte hapësirë për shprehje të lirë dhe zhvillim të mendim kritik.

 “Qendra për Arsim e Kosovës” (KEC) dhe “UNICEF” në Kosovë  kanë bërë një hulumtimi  në shkurt të vitit 2009 me temën: “Krijimi i mjediseve të sigurta, jo të dhunshme dhe humane/miqësore në shoqëri dhe shkolla”. Rezultatet nga ky hulumtim të bëra në 107 shkolla të Kosovës tregojnë se 16.6% e nxënësve përjetojnë dhunë fizike dhe 49.40% e mësimdhënësve ushtrojnë dhunë psikike mbi nxënës.

Hulumtimi tregon se fjalët më të shpeshta të cilat mësimdhënësit përdorin për nxënës janë: “Gomar, qorr, idiot, krymadh, lopë, lapericë” dhe  shprehje si : “ T’i nuk je për shkollë”, “ Të mbyti krejt”, “ Mos u zgërdhij” , “Bashkëpuntor i shkijeve” dhe shprehje të tjera. Ky shembull tregon që mësimdhënësit janë të pa kulalifikuar për edukim.  Shprehjet e përdorura nga mësimdhënësit  tregojnë se nxënësit fyhen në baza fizike, etnike, morale. Kjo gjendje mund  të këtë pasoja që fëmijët të shfaqin mos interesim në mësime, ulje të vetëbesimit dhe t’i bëjnë të ndihen keq për veten duke i bërë ata më pak social me të tjerët.
Psikologia Natyra Agani, thotë se dhuna psikologjike ka nje ndikim te fëmijët në aspektin emocional, social  kognitiv duke penguar  procesin e edukimit  të fëmijës. “Efektet e dhunës psikologjike mund të ndahen në afatshkurtë dhe afatgjatë. Efekti afatshkurtë ka kohezgjatje dhe intenzitet më të ulur ku për ilustrim mund të merret ulja e disponimit në momentit kur ndodh dhuna, ndërkaq kur flasim për afatgjatë efektet kanë një spektër më të madh të ndikimit, të cilat prekin pothuajse të gjitha sferat e zhvillimit, me një fokus të madh në aspektin kognitiv, emocional, dhe social. Andaj, duke pasë parasysh ndikimin e madh negativ, dhuna si formë e diciplinimit në kontekstin e shkollës duhet të eliminohet sepse pengon edhe procesin edukativ dhe qëllimin e edukimit”.

Ajo poashtu deklaron se disa nga arsyet e përdorimit të dhunës që  mësimdhënësit ushtrojnë mbi nxënës janë tipare të personalitetit por mund të jene edhe pasojë e përjetimeve fizike dhe emocionale nga lufta e fundit në Kosovë  “Arsyet e atyre të cilët ushtrojnë dhunë janë individuale (tipar i personalitetit) dhe është vështirë të përgjithësohet. Megjithatë, ushtrimi i cfarëdo forme të dhunës nënkupton zbrazje të energjise agresive kundrejt një individi apo objekti tjeter. Në anen tjetër, edhe konteksti socio-hisorik i periudhës së luftës dhe traumat fizike dhe emocionale kanë lënë gjurmë dhe zbrazja agresive në formë të dhunës psikologjike haset mjaft shpesh në kontekstin e shkollës”.

Nxënësi i shkollës fillore Mentor Leku i cili ka përjetuar dhunë nga mësimdhënësi i tij dhe shumë raste të tjera janë disa nga treguesit që në Kosovë nxënësit ende keqtrajtohen nga mësimdhënësit e tyre. Këtë e dëshmojnë hulumtimet dhe publikimet e bëra të cilat dërgojnë një sinjal që duhen përmirësime në këtë aspekt.