Kthimi i Çështjes së Ballkanit

“Duhet ta evropianizojmë Ballkanin, në mënyrë që të mos e ballkanizojmë Evropën”. Unë i kam shkruar këto fjalë bashkë me shkencëtarin francez të politikës Jacques Rupnik në vitin 1991, pikërisht në kohën kur luftërat kishin shpërthyer ndërmjet shteteve trashëgimtare të Jugosllavisë.

Luftimet do të zgjasnin deri në fund të asaj dekade, duke marrë mijëra jetë njerëzish, dhe kërkuan dy herë ndërhyrjen e NATO-s (në Bosnjë në vitin 1995 dhe në Serbi në vitin 1999).

Pas gati një çerek shekulli, Ballkani vazhdon të përbëjë një kërcënim për paqen në Evropë, ashtu siç ishte edhe në fillim të Luftës së Parë Botërore dhe në fund të Luftës së Ftohtë, kur shpërbërja e Jugosllavisë çoi jo vetëm në luftën e parë në Evropë që nga viti 1945, por edhe në kthimin e vrasjeve gjenocidale.
Luftimet e fundit në Maqedoni, të cilat lanë të vrarë 8 policë maqedonë dhe 14 militantë shqiptarë, ngritën spektrin e dhunës së ri-përtëritur.

Është e vështirë të dihet nëse gjakderdhja paraqet acarimin e një plage të vjetër, të pashëruar ose diçka të re, një reagim të ashpër ndaj qeverisë sllavo-maqedonase e cila duket e prirë kah shovenizmi etnik.
Ajo që është e qartë është se rajoni mbetet një realitet shpërthyes dhe konfuz, i tillë çfarë mund ta kërcënojë stabilitetin e Evropës, tashmë në teh të thikës pas aventurizmit rus në Ukrainë.

Rajoni është një përzierje e paqëndrueshme e nacionalizmit në rritje, frustrimit të thellë ekonomik, dhe deziluzionimit rreth progresit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Potenciali për rënie në kaos na obligon ta shqyrtojmë edhe një herë se si të merremi më së miri me fuqinë e barotit të Ballkanit.

Kur isha në Beograd së fundmi, loja me armë në Maqedoni ishte tema kryesore e bisedave në qytet.
Disa nga bashkëbiseduesit e mi serbë kritikonin verbërinë e perëndimit. Në veçanti, ata kritikonin BE-në, NATO-n dhe OSBE-nëtë cilët i përshkruan luftimet si një seri e ”incidenteve të izoluara”. Nga perspektiva e serbëve, sulmet nga nacionalistët shqiptarë ishin me gjasë fillimi i përpjekjeve për ta zgjeruar territorin e tyre në kurriz tëfqinjëve të krishterë, duke filluar nga më i dobëti.

Janë pikëpamjet si këto ato që, bashkë me dhunën, rrezikojnë forcimin e ambivalencës së thellë brenda BE-së rreth perspektivës së ndonjë zgjerimi të ri. Sidomos precedenti grek duket relevant kur aplikohet për fqinjët e tij verior, të cilët janë të pllakosur me shkallë të lartë korrupsioni dhe papunësie.
Dhe disa në BE janë të shtyrë nga afiniteti i Kishës Ortodokse dhe adhurimi i saj për Vladimir Putinin e Rusisë, ose nga popullata e madhe myslimane në rajon.

Këto kufizime evropiane pjesërisht reflektojnë dështimin e liderëve të kontinentit për të kapitalizuar në sukseset nganjëherë spektakolare të zgjerimit, me Poloninë qëështë shembulli më i theksuar.

Në vend të kësaj, urgjencat e politikës vendore kanë detyruar shumë liderë evropianë t’i nënvizojnë vështirësitë dhe nxjerrin në pah dështimet e zgjerimit.

Me këtë erë të ftohtë që po fryen nga perëndimi, është pak e çuditshme që Europhilia ka filluar t’i japë udhë në vende si Beogradi një nostalgjie shpuese për epokën e Jugosllavisë.

“Në atë kohë, ishim të respektuar”, më tha një diplomat serb në pension. “Ne ishim një nga shtetet më të famshme të Lëvizjes së të Pa-Inkuadruarve”.

Sentimente të njëjta janë evidente në Bosnjë, madje edhe në Kroaci, një anëtar i BE-së që nga dhjetori i vitit 2013.

Gjatë epokës komuniste, Jugosllavia ofronte një kontrast të saktë me bllokun sovjetik. Nga ana ekonomike dhe sociale, qytetarët e saj ishin shumë më larg se ata të Evropës Qendrore.

Sot, fatet e tyre janë përmbysur. Polonia po lulëzon, përderisa shtetet pasardhëse të Jugosllavisë (me përjashtim të Sllovenisë) po përpëliten, viktima të plagëve të pashëruara në të kaluarës së largët dhe të afërt- përfshirë atavizmin cinik të Presidentit Serb dhe Jugosllav, Slobodan Millosheviq në fitore dhe mbajtje të pushtetit.

Kanë kaluar vite që kur BE dukej aq e largët, aq e ftohtë.

Vendimi i Presidentit të Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker, për ta hequr postin e Komisionerit për

Zgjerim është parë si shumë simbolik, duke lënë shumë veta në kërkim të një modeli alternativ.
Ripushtimi rus i Krimesë ofron një pikë diskutimi gazmore për serbët ultra-nacionalistë që e vajtojnë humbjen e Kosovës me shumicë shqiptare.

Ndërkohë, zyra e Gazprom në qendër të Beogradit ofron një dëshmi të gjerë dhe të dukshme të pranisë së energjisë ruse në vend.

E vërteta, natyrisht, është se nuk ka “model rus” për Ballkanin përtej përdorimit të forcës brutale.
Lidhjet gjithnjë e më të afërta me Evropën mbesin rruga më e mirë për banorët e rajonit dhe njëlloj për BE-në. Në një kohë të krizës së ashpër ekonomike, idealet evropiane mbesin, përkundër gjithçkaje, antidoti i vetëm efikas për nacionalizmin virulent.

Për Ballkanin, sikur edhe pjesën tjetër të Evropës, BE është alternativa e vetme për një të ardhme aq të keqe sa më e keqja e të kaluarës.

 

Marrë nga Project Syndicate

Dominique Moisi, profesor në Institutin e Studimeve Politike në Paris (Sciences Pro), është Këshilltar i lartë në Institutin Francez për Çështje Ndërkombëtare (IFRI) dhe profesor- vizitues në KingCollege të Londrës. Ai është autor i “The GeopoliticsofEmotion: How Culturesof Fear, Humiliation, and Hope are Reshaping dhe World”.