Fabrika e AmortizatorėveTė nderuar,
me datėn 3 tetor 2011, Gazeta Jeta nė Kosovė, e cila ėshtė prodhim i Rrjetit Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka publikuar shkrimin me titull “Ligji Nuk Peshon sa Devolli”.
Me datėn 10 tetor 2011, BIRN ka pranuar pėrmes faksit njė letėr me kėrkesė nga ana e pėrfaqėsuesit tuaj ligjor, Virtyt Ibrahimaga, pėr tė larguar publikimin e shkrimit hulumtues nga hapėsira e gazetės.
Pėr mė tutje, pėrfaqėsuesi juaj ligjor, nė po tė njėjtėn letėr, ka kėrkuar qė kėtė shkrim ta demantojmė me njė publikim edhe nė gazetėn “Zėri”, ku artikulli jonė ishte ribotuar, nė afat prej shtatė ditėsh.
Edhe pėrkundėr faktit qė letra e pėrfaqėsuesit tuaj ligjor ishte e mbushur me mllef dhe keqkuptime tė ligjeve tė Kosovės, ne ju falėnderojmė pėr kontaktin tuaj ngase jemi tė interesuar qė publikut tonė t’ia paraqesim edhe qėndrimet tuaja zyrtare lidhur me kėtė rast.
Nė kėtė kuptim, jemi shumė tė interesuar tė mėsojmė se si e komentoni faktin qė nė letrėn e pėrfaqėsuesit tuaj ligjor, nė paragrafin e dytė tė faqes sė parė, thuhet se:
“…tė qenit nėn hetime nuk ėshtė pengesė pėr tė qenė i angazhuar nė afarizmin ekonomik. Sipas rregullave tė privatizimit vetėm personat e dėnuar pėr vepra penale nuk janė tė lejuar tė marrin pjesė nė tender…”.
Arsyeja pse na intereson kjo ėshtė sepse hulumtimi jonė tregon qė “Rregullat e Tenderit pėr privatizimin e Ndėr. sė Re ‘Fabrika e Amortizatorėve’ Sh.P.K./ Vala 45 A pėrmes metodės spin-off” pėrcaktojnė udhėzimet dhe procedurat pėr dorėzimin e ofertės. Neni 3 i kėtij dokumenti rregullon ēėshtjen e ndalesės nė ofertim, pra pėrcakton qartė se kush ka, gjegjėsisht kush nuk ka tė drejtė ofertimi. Konkretisht Neni 3, pika 3.1:
e) personat fizikė qė janė shpallur fajtor pėr ndonjė krim qė ėshtė kryer pas muajit qershor 1999 apo qė nė ndonjė mėnyrė tjetėr i nėnshtrohen procedurave penale.
Pra, nė shkrimin tonė, ne jemi thirrur nė nenin i cili qartė e ndalon qė kompanitė dhe individėt qė janė nėn hetime, e besojmė qė pėrfaqėsuesi juaj ligjor do t’ua konfirmojė qė hetimet janė pjesė e procedurės penale, e kanė tė ndaluar tė konkurrojnė pėr blerjen e ndėrmarrjes. Pėr kėtė arsye, jemi tė interesuar qė lexuesėve tonė t’u raportojmė se cili do tė ishte komenti juaj i respektuar nė nenin 3.2 tė po tė njėjtės rregullore:
3.2 Ēfarėdo oferte e dorėzuar nga njė person me ndalesė ofertimi do tė diskualifikohet automatikisht, pavarėsisht nga fakti nėse oferta e tillė ėshtė nė pajtim tė plotė me kushtet dhe afatet e pėrcaktuara nė kėto Rregulla pėr Tender.
Shkrimi i Gazetės Jeta nė Kosovė sqaron se bastisjet nė zyrat e korporatės Devolli kanė ndodhur mė 15 korrik 2010. Nė bazė tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), data e fundit pėr parakualifikim nė Valėn 45A ka qenė 20 tetor 2010, e data pėr ofertim ka qenė 27 tetor 2010. Gjithashtu, sipas komunikatės pėr media tė AKP-sė pėr Valėn e 45 A, nė tė cilėn bėjnė pjesė dy ndėrmarrjet e pėrmendura nė shkrim, oferta ėshtė shpallur me datėn 7 shtator 2010.
Sipas llogaritjeve tona, bastisjet janė kryer 52 ditė me herėt. Pra, Devolli Group nė kėtė kohė iu kishte nėnshtruar procedurave penale - bastisjeve sipas autorizimit tė gjykatėsit sė procedurės paraprake tė EULEX-it, nėn mbikėqyrjen e prokurorisė speciale tė Kosovės.
Me kujdes e kemi lexuar letrėn e pėrfaqėsuesit tuaj ligjor kur thotė se nė atė kohė, propozim akuza nuk ka qenė e publikuar, por duke e pasur parasysh se hetimet janė gjithashtu pjesė tė procedurave penale tė rregulluara me Kodin e Procedurės Penale tė Kosovės (KPPK) dhe se ne nuk kemi pėrmendur asnjėherė propozim-akuzėn, e kemi paksa tė paqartė qėndrimin dhe pėrgjegjen tuaj, andaj jemi mė se tė gatshėm qė tė kuptojmė mė qartė se cili ėshtė interpretimi juaj i KPPK-sė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Jemi tė bindur se edhe lexuesit tanė do ta lexonin kėtė pėrgjegje me shumė kurreshtje.
Nė vazhdim tė letrės, mė saktėsisht nė pjesėn e dytė e kėrkesės tuaj, ju keni pasur mirėsinė qė, pėrmes pėrfaqėsuesit tuaj ligjor, ta ngrisni ēėshtjen e pėrmbushjes sė kritereve nga ofertuesit. Konkretisht, pėrfaqėsuesi juaj ligjor, nė emrin tuaj, e ka pėrmendur fitimin e tenderit nė procedura tė ankandit publik.
Nėse e lexoni edhe njėherė shkrimin tonė, do tė gjeni se ne e kemi pėrmendur faktin se Ndėrmarrja e Re “Fabrika e Amortizatorėve” SH.P.K ėshtė privatizuar pėr vlerėn 2,050,000 euro, pėrderisa agjencitė e shitblerjes sė patundshmėrive, tė konsultuara nga Gazeta Jeta nė Kosovė, pėr shkak tė ekspertizės dhe pėrvojės sė tyre nė baza ditore me ēmimet e tregut tė patundshmėrive, kanė deklaruar qė vlera e kėsaj ndėrmarrje do tė duhej tė ishte tė paktėn 5.1 milionė euro. Pra, Gazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar duke u pėrmbajtur nga konkludimet ose tendencat pėr tė dhėnė ekspertizė vetanake tė ēmimit tė shitjes.
Besoj se do tė pajtoheni qė njė medium ka tė drejtė tė konsultojė dhe paraqesė mendimet e zyrtarėve tė agjencive pėr patundshmėri, duke ndjekur parimet dhe standardet profesionale tė gazetarisė. Ju lusim qė tė argumentoni tė kundėrtėn, nė mėnyrė qė tė mos i mbetemi borxh lexuesėve.
Pėr mė tepėr, pėrfaqėsuesi juaj ligjor, nė emėr tuajin, nė letrėn e tij tė cilėn na e ka dėrguar me 10 tetor 2011, decidivisht ka deklaruar se “asgjė e paligjshme nuk ka ndodhur nė kėtė rast”. Pėrsėri, me resurset tona modeste, ne kemi konsultuar tabelėn e rezultateve tė ofertave tė AKP’sė vala 45 A pėr Ndėrmarrjen e Re Fabrika e Amortizatorėve dhe e kemi parė se Sh.P.K Devolli Group ka qenė i vetmi ofertues.
Poashtu, kemi konsultuar pėrsėri Rregullat e Tenderit pėr privatizimin e Ndėr. sė Re ‘Fabrika e Amortizatorėve’ Sh.P.K./ Vala 45 A pėrmes metodės spin-off. Ja ēfarė kemi gjetur nė Nenin 15 tė kėtij dokumenti:
Neni 15 Shtyrja ose anulimi i tenderėve
Neni. 15.2 Duke mos kufizuar pėrgjithėsinė e nenit 15.1 dhe pa paragjykuar pėr ēfarėdo shkaku tjetėr tė shtyrjes ose anulimit tė tenderit tė pėrcaktuar nė kėto rregulla pėr tender, Bordi nė rrethanat e paraqitura nė vijim mund tė marrė vendim pėrmes sė cilit Agjencia urdhėrohet tė shtyjė ose tė anulojė tenderin:
15.2 b) nėse mė pak se tre ofertues tė mundshėm janė regjistruar si ofertues tė kualifikueshėm nė pajtim me nenin 6 tė kėtyre rregullave pėr tender;
Ju sigurojmė se ne plotėsisht e kuptojmė dallimin juridik, semantik dhe pėrmbajtėsor nė mes tė fjalėve “… Bordi… mund…” dhe “… Bordi…duhet…”, por nė mungesė tė sqarimeve dhe duke i marrė parasysh tė gjitha rrethanat tjera tė cilat e kanė pėrcjellė kėtė rast, duke u munduar tė raportojmė sa mė mirė pėr lexuesit tanė, etika jonė profesionale nuk na ka lejuar qė ta heshtim edhe kėtė detaj.
Nė pjesėn e tretė dhe tė fundit tė letrės tė cilėn pėrfaqėsuesi i juaj ligjor na e ka dėrguar, ju pretendoni se konkludimi i Gazetės Jeta nė Kosovė “ėshtė qesharak dhe qėllimkeq”. Kjo na ka lėnduar pak, por kemi qėndruar pėrmbi kėtė konstatim, ngase kemi konsideruar se pėrfaqėsuesi juaj ligjor, edhepse me autorizimin tuaj, ka mundur tė mos i ketė artikuluar saktėsisht qėndrimet e “Devolli Group”.
Pėr kėtė arsye, fuqishėm besojmė se lexuesit tonė do tė donin tė dinin mė shumė rreth qėndrimeve tuaja lidhur me pohimet e deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės, tė cilave gazeta jonė iu ka referuar.
Besoj se ju kujtohen seancat plenare tė Parlamentit tė Republikės sė Kosovės nė tė cilat duke iu referuar “Z-Mobile” ėshtė thėnė publikisht nga deputetėt se llogaritet qė PTK’ja ishte dėmtuar me kontratėn me ‘Dardafone’ e pastaj ‘Dardafone.net’.
Po ashtu, “Devolli Group” duhet ta ketė tė qartė, sikur qė ne besojmė se e ka, se nė njė llogaritje tė tillė pėrfshihet edhe reputacioni i dėmtuar i PTK-sė nga kontrata. Sidomos nėse merren parasysh edhe rrethanat e fundit gjatė kėsaj jave, kur mediat kanė raportuar se njėra nga vetėm dy kompanitė e parakualifikuara botėrore pėr privatizim tė PTK-sė po tėrhiqet nga gara pikėrisht pėr shkak tė problemeve tė korrupsionit qė involvojnė kėtė ndėrmarrje publike.
Gazeta Jeta nė Kosovė ka pėr qėllim informimin e drejtė tė publikut, me synim ofrimin e lajmit objektiv, me kohė dhe analizėn e tij profesionale e tė paanshme, duke ndjekur standardet mė tė larta tė gazetarisė botėrore. Besoj se kėtė e kemi dėshmuar nė punėn tonė tė deritanishme.
Shkrimi “Ligji Nuk Peshon sa Devolli” ėshtė zbatim i premtimit tė gazetės pėr lexuesit tanė i cili duhet tė jetė i sigurt se kjo gazetė do tė vazhdojė tė sjell pikėrisht tema tė tilla.
Mu pėr kėtė arsye, ne jemi shumė tė gatshėm qė publikut tonė t’ia sjellim edhe komentet tuaja.
Do tė preferonim qė kėto komente tė jenė dhėnė drejtpėrsėdrejti dhe personalisht nga Shkėlqim Devolli dhe/ose Blerim Devolli e Ismet Bojku.
E shohim si jo fort adekuate qė “Devolli Group” tė komunikojė me ne pėrmes ndėrmjetėsuesve tė autorizuar ligjorė, ngase, nė njėrėn anė, ne nuk e konsiderojmė vehten si autoritete gjykuese; ndėrsa nė anėn tjetėr e kemi pėrshtypjen qė publiku do ta konsideronte njė komunikim tė tillė me ndėrmjetės tė autorizuar ligjor si fshehje, ose edhe mė keq, si shpėrfillje tė nevojės pėr tė dhėnė sqarime lidhur me njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme si fati i Fabrikės sė Amortizatorėve.
Do tė donim qė tė bindemi se “Devolli Group” nuk ka asgjė pėr tė fshehur, se do tė jetė transparent ndaj publikut kosovar dhe se do tė jetė i gatshėm tė pėrgjigjet nė pyetjet tona pėr hirė tė informimit tė drejtė.
Ju sigurojmė, se ne jemi tė gatshėm qė sa mė shpejtė t’ju intervistojmė dhe ta publikojmė kėtė intervistė nė tėrėsi.
Duke besuar se ju do tė keni mirėsinė qė tė ndani pak nga koha juaj e vlefshme, ju presim qė sa mė shpejtė tė na e caktoni njė intervistė.
Sinqerisht,
BIRN
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)