Futbolli Del Fitues

nga  Vlladimir Novakoviq
© Tė drejtat autoriale

Strategjia e Kosovės pėr tu bėrė pjesė e futbollit europian pėrmes ndeshjeve miqėsore, do tė krijojė mundėsi tė reja pėr lojtarėt e talentuar dhe do tė paraqesė njė pikėnisje tė mirė pėr tė zgjidhur problemin e pėrfaqėsimit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare sportive.

Futbollistėt profesionistė nga Kosova janė duke u afirmuar nėpėr liga tė ndryshme europiane, por deri tani ata nuk kanė mundur tė luajnė pėr vendlindjen e tyre nė gara europiane dhe botėrore tė futbollit. 

Kjo mund tė ndryshojė, por sė pari duhet gjetur mundėsitė pėr tė anashkaluar njė sėrė pengesash diplomatike dhe ligjore. Vendimi i FIFA-s pėr tė lejuar zhvillimin e ndeshjeve miqėsore mes ekipit pėrfaqėsues tė Kosovės dhe anėtarėve tė FIFA-s do tė mund t’i hapė rrugė njohjes sė Kosovės nga institucionet europiane dhe botėrore tė futbollit nė tė ardhmen. Megjithatė, pėr momentin, UEFA e kundėrshton njė hap tė tillė dhe FIFA mund ta rishikojė atė pasi drejtuesit e saj thanė javėn e kaluar se e kishin suspenduar vendimin pėr njė kohė. 

Por vendimi i saj i datės 22 maj pėr tu lejuar federatave tė shteteve anėtare zhvillimin e ndeshjeve miqėsore me ekipin kombėtar tė Kosovės duket se e ka tronditur tėrė Ballkanin. Ky vendim pėrbėnte njė befasi tė theksuar, veēanėrisht pasi qė anėtarėt e UEFA-s qė ishin tė pranishėm nė kėtė takim tė FIFA-s kishin votuar kundėr. 

Sekretari i Pėrgjithshėm i FIFA-s, Jerome Valcke, ia dėrgoi njė letėr Federatės sė Futbollit tė Serbisė (FFS) nė tė cilėn i sqaronte se ky vendim ėshtė marrė “pas kėrkesave tė vazhdueshme nga Federata e Futbollit e Kosovės tė dėrguara gjatė dy viteve tė fundit” dhe se “dhėnia e kėtij pėlqimi nuk pėrbėn ndonjė hap drejt anėtarėsimit nė FIFA, fakt ky qė varet nga rrethana tė tjera”. 

Pėrfaqėsuesit e FFS-sė kanė kėrkuar njė takim me zyrtarėt e FIFA-s dhe ky takim ėshtė caktuar pėr datėn 31 maj. Gjatė kėtij takimi do tė diskutohen implikimet dhe modalitetet e implementimit tė kėtij vendimi. 

Ata qė i njohin mė mirė rrjedhat nė futbollin ndėrkombėtar i japin kėtij zhvillimi rėndėsi tė madhe, ndėrsa qė ka pasur edhe shumė spekulime lidhur me momentin e marrjes sė kėtij vendimi nga FIFA.

Arritja e pjekurisė

Njė gjeneratė e lojtarėve tė shquar nga Kosova veē ka lėnė mbresa nė futbollin europian.

Lojtarė tė tillė janė Valon Behrami, qė luan nė ekipin e Fiorentinės, dhe ish-kapiteni i Marsejės Lorik Cana. Tė dy kėta lojtarė kanė luajtur mė parė nė Premier Ligėn Angleze (pėr ekipet West Ham respektivisht Sunderland). Lojtar tjetėr i kėtij kalibri ėshtė sulmuesi veteran Shefki Kuqi, i cili aktualisht luan pėr Oldhamin dhe i cili ka ndėrruar 10 ekipe nė 11 stinorėt e fundit qė i ka kaluar nė Angli (gjysma e kėtyre ekipeve janė nga Premier liga angleze).

Valon Behrami | Foto: en.violachannel.tv


Kėtė sezon njė gjeneratė e re u shfaq nė skenėn europiane, e udhėhequr nga dueti i FC Basel: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. 

Kėta tė dy janė tė lindur nė qytetin e Gjilanit nė lindje tė Kosovės dhe janė shpėrngulur me familjet e tyre nė Zvicėr, si shumė emigrantė tė tjerė tė Kosovės qė iknin nga dhuna dhe turbulencat apo nga varfėria qė kishte kapluar vendin e tyre. Ata ishin yje tė klubit zviceran (i cili largoi nga garat e Ligės sė Kampionėve ekipin e madh Manchester United) dhe tė ekipit kombėtar tė Zvicrės, me ēka edhe merituan transfere tė majme nė ekipe tė Bundesligės gjermane. 

Tė mėrkurėn, Shaqiri dhe Xhaka luajtėn ndeshjen e tyre tė fundit pėr fituesin e Ligės Zvicerane dhe Kupės sė Zvicrės pėr kėtė vit - FC Basel. Tani, Shaqiri do largohet nė drejtim tė Bayern Munihut, ndėrsa Xhaka tė kalojė nė Mönchengladbach.

Shaqiri kundėr Bayernit | Foto: fcb.ch


Nė vitet qė vijnė, shembujt e kėtyre lojtarėve do pėrcillen edhe nga tė tjera yje futbolli nga Kosova, tė cilėt nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė nė gara si pjesė e ekipit pėrfaqėsues tė Kosovės, do tė pranojnė ftesat pėr tė luajtur pėr shtete tė tjera. 

Gjatė 15 viteve tė fundit, sė paku 18 shqiptarė nga Kosova kanė luajtur pėr Shqipėrinė, ndėrsa Cana edhe aktualisht ėshtė kapiten dhe qendėrmbrojtės i ekipit kombėtar. Tė tjerė kanė luajtur pėr Finlandėn, Norvegjinė, Kroacinė dhe Malin e Zi, ndėrsa qė Emir Bajrami do tė jetė pjesė e ekipit kombėtar tė Suedisė nė kampionatin europian - Euro 2012.

Pėrfituesi kryesor nga diaspora futbollistike kosovare ka qenė Zvicra, nė tė cilėn jeton numri mė i madh i emigrantėve nga Kosova. Gjatė 12 muajve tė fundit nė ekipin kombėtar tė kėtij vendi janė ftuar katėr lojtarė tė Kosovės (ndėrsa qė atyre u janė bashkėngjitur edhe dy shqiptarė tė Maqedonisė - Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi). Nė ekipet e grupmoshave tė reja proporcionalisht ka edhe mė shumė lojtarė nga Kosova.

Xhaka kundėr Manchesterit | Foto: fcb.ch


Qė nga shpėrbėrja e Jugosllavisė, asnjė shqiptar i Kosovės nuk ka luajtur pėr Serbinė. Nė anėn tjetėr, serbė dhe goranė nga Kosova zakonisht kanė zgjedhur tė luajnė pėr Serbinė. Goran Gjoroviq ishte i rregullt gjatė viteve tė 90-ta, ndėrsa Millosh Krasiq dhe Mirallem Sulejmani janė aktualisht pjesė e skuadrės kombėtare serbe. 

Traditė e gjatė nė futboll 

Kosova ka njė traditė tė gjatė nė futboll. Lojtarėt nga ky vend fituan famė nė vitet e 70-ta, kur vėllezėrit Prekazi (Luani dhe Xhevati, i cili mė vonė u shndėrrua nė njė yll tė madh nė Turqi) kaluan nė ekipin e Partizanit. Klubet nga Kosova disa herė ishin afėr kalimit nė ligėn e parė tė asaj kohe, ndėrsa kėtij synimi ia arriti Trepēa (nga Mitrovica) nė vitin 1977. 

Trepēa qėndroi nė ligėn e parė vetėm njė vit, ndėrsa Prishtina doli tė jetė mė konsistente duke qėndruar nė Ligėn e Parė tė asaj kohe gjatė pjesės mė tė madhe tė viteve tė 80-ta. Ata nxorėn shumė lojtarė tė mirė, shqiptarė e serbė, tė cilėt mė pas luajtėn nė klubet mė tė mėdha tė Jugosllavisė dhe gjetėn vend nė ekipin pėrfaqėsues kombėtar. 

Mbase njė nga lojtarėt mė tė njohur tė asaj kohe ishte Fadil Vokrri, heroi i tifozėve tė Partizanit, i cili ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shėnuar gjashtė gola pėr ekipin kombėtar tė Jugosllavisė. 

Vokrri tani ka katėr vite qė udhėheq Federatėn e Futbollit tė Kosovės (FFK) dhe ėshtė duke luftuar fuqishėm nė dy fronte. 

Nė vend, ai bėn pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar kushtet e lojės nė fushė dhe jashtė saj (dhe nė kėtė fushė ka pasur sukses), mė sė shumti falė karizmės sė tij. Nė rrafshin ndėrkombėtar, detyrė e tij parėsore ishte vėrja e Kosovės nė agjendat botėrore, fitimi i njohjeve nga UEFA dhe FIFA dhe paraqitja e klubeve dhe ekipit kombėtar tė Kosovės nė garat europiane. 

Ai ishte i aftė nė gjetjen e miqve me ndikim, kryesisht nė Turqi, tė cilėt ishin tė gatshėm pėr ta promovuar kauzėn e FFK-sė. Pas vendimit tė FIFA-s kėtė tė martė, duket se projekti i tij ka bėrė njė hap tė fuqishėm pėrpara.

Ku do tė shkojmė nga kėtu?

Vendimi pėr ta vėnė Vokrrin nė krye tė kėsaj federate u dėshmua tė jetė hap i qėlluar pėr FFK-nė, me gjithė faktin se ai kėtė post e meritonte mė shumė se kushdo tjetėr.

Pėr katėr vite me radhė Fadil Vokrri, udhėheqėsi i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, ka punuar nė afirmimin e ekipeve futbollistike tė Kosovės si nė vend ashtu edhe jashtė vendit.

Jo sikur politikanėt e shquar tė Kosovės tė cilėt janė komprometuar me sjelljet e tyre para dhe gjatė luftės, Vokrri mbetet njė figurė relativisht e pėlqyer nė Serbi. 

Falė personalitetit tė tij tė hapur dhe faktit se ėshtė figurė e njohur nė Beograd, ku ai ka kaluar tri vite tė jetės sė tij, ai gjithnjė ka folur para mediave serbe dhe gjithnjė ka propozuar dialog dhe nisma bashkėpunuese me FFS-nė, megjithėse se ato tė tij zakonisht janė injoruar. 

Pa marrė parasysh rezultatin e rundit tė ardhshėm tė negociatave mes FFS-sė, FIFA-s dhe UEFA-s, me gjasė nuk do tė mund tė evitohet komunikimi mes Beogradit dhe Prishtinės, marrė parasysh se kjo ēėshtje ėshtė mė shumė se thjesht njė ēėshtje politike. 

Ofrimi i mundėsisė lojtarėve tė talentuar nga Kosova qė luajnė nė Evropė pėr tė luajtur pėr vendlindjen e tyre duket tė jetė zgjidhje e drejtė. Pėrveē kėsaj nuk duhet harruar edhe ata qė kanė mbetur nė Kosovė, ngase futbolli ėshtė pjesė integrale e jetės sportive nė Kosovė, gjė qė u theksua tė mėrkurėn nga Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter.

Pėrfaqėsuesja e Kosovės


Mėnyra nė tė cilėn FIFA e trajtoi kėtė ēėshtje mund tė mos ketė qenė mė efektivja, por FIFA nuk njihet si njė organ qė merr vendime tė matura. Gjatė epokės sė Blatter-it, brenda FIFA-s ka pasur shumė afera dhe gabime trashanike, megjithėse zvicerani ka arritur t’i shndėrrojė problemet mė tė mėdha nė triumfe personale.

Pengesat ligjore

Nė fakt FIFA tė martėn e kaluar nuk i ofroi Kosovės anėtarėsim tė plotė, por vetėm mundėsinė pėr tė luajtur lojėra jozyrtare miqėsore me anėtarė tė FIFA-s. 

Sipas njė aranzhmani tė ngjashėm edhe disa regjione tė Spanjės, si Baskia, Katalonia dhe Andaluzia, kanė luajtur lojė miqėsore pėr vite me radhė. Kėto ekipe pėrbėhen nga lojtarė qė luajnė pėr ekipe kombėtare tė anėtareve tė FIFA-s, kryesisht pėr ekipin kombėtar tė Spanjės. 

Nė fund tė vitit 2006, ekipi kombėtar serb madje luajti njė lojė miqėsore kundėr ekipit Bask, gjė qė ngrit dyshim pėr hipokrizi nė qėndrimin serb pėr t’i mohuar federatės sė Kosovės tė drejtėn pėr tė organizuar lojė tė tilla. 

Nuk ėshtė e qartė nėse vendimi i sė martės nėnkupton, pėr shembull, se Shaqiri do tė mund tė luajė nė gara zyrtare pėr Zvicrėn dhe nė lojė miqėsore pėr Kosovėn, apo nėse tė gjithė lojtarėt do duhet tė zgjedhin se pėr cilin ekip kombėtar do tė luajnė.

Nėnkuptohet se kur Kosova tė ketė fituar statusin e anėtarit me tė drejta tė plota, tė gjithė lojtarėt do ta kenė mundėsinė pėr tė marrė vendim pėr tė mos luajtur mė pėr ekipet e tyre pėrkatėse kombėtare dhe pėr tė luajtur pėr atė tė Kosovės. 

Megjithatė, edhe nėse mbetet i zbatueshėm propozimi i Blatter-it, rruga drejt anėtarėsimit tė plotė do tė jetė e gjatė. Nė pamje tė parė, Statuti i FIFA-s nuk pėrbėn nė vete ndonjė pengesė, pasi qė neni 10.1 thjeshtė thotė se tė gjitha shtetet e njohura si tė pavarura nga komuniteti ndėrkombėtar mund tė bėhen anėtare tė FIFA-s. 

90 shtetet qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės sigurisht mund tė konsiderohet se pėrbėjnė komunitet ndėrkombėtar. Megjithatė, neni 10.2 thotė se Federata mund tė bėhet anėtare e FIFA-s vetėm pasi tė ketė kaluar dy vite si anėtare me status tė pėrkohshėm brenda Konfederatės pėrkatėse tė saj, nė rastin e Kosovės brenda UEFA-s. 

Neni 5.1 i Statutit tė UEFA-s rregullon se ‘Anėtarėsia nė UEFA ėshtė e hapur pėr federatat kombėtare tė futbollit qė gjenden brenda territorit tė kontinentit tė Europės dhe qė janė me bazė nė njė vend qė nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara njihet si shtet i pavarur”. Kjo ėshtė nė njė vijė me statutet e organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe statutin e Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar. Kėto dispozita nėnkuptojnė se pėrderisa Kosova tė mos bėhet shtet anėtar i OKB-sė, ajo nuk do tė mund tė fitojė anėtarėsinė e plotė nė UEFA e rrjedhimisht as nė FIFA. 

Pėr momentin ėshtė e vėshtirė tė parashikohet se kur do tė fitojė Kosova ulėsen nė OKB, duke qenė se Rusia dhe Kina duken tė pėrkushtuara pėr ta bllokuar kėtė dhe duke qenė se mė shumė se gjysma e shteteve anėtare tė OKB-sė, pėrfshirė edhe pesė shtete tė BE-sė, ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės megjithėse kanė kaluar katėr vite nga shpallja e pavarėsisė sė saj. 

Problemi kryesor pėr diplomacinė e Kosovės gjithnjė ka qenė fakti se pozita e saj konsiderohet precedent pėr vendet tjera. Shembull konkret i kėsaj ėshtė fakti qė pa kaluar 24 orė nga vendimi i FIFA-s pėr Kosovėn, pėrfaqėsuesit e Federatės sė Futbollit nga Republika Sėrpska kėrkuan qė neni 79 i statutit tė FIFA-s (qė ua ndalon anėtarėve zhvillimin e ndeshjeve me federatat qė nuk janė anėtare tė FIFA-s) tė mos zbatohet as nė rastin e Federatės sė RS. 

Megjithatė, njė zgjidhje mund tė jetė fakti se tė dy kėto statute u lejojnė federatave tė panjohura ndėrkombėtarisht pjesėmarrjen nė ndeshje qė zhvillohen me leje tė njė federate qė ka juridiksion zyrtar mbi territorin nė tė cilėn zhvillohet ndeshja. 

Sa i pėrket marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė futboll, Federata e Futbollit e Serbisė zyrtarisht ende ka juridiksion mbi Kosovėn. Pėr kėtė arsye, FFS mund t’i japė leje FFK-sė qė tė luajė nėn flamurin e Kosovės. 

Megjithatė, pėrtej kėtij fakti e tėrė puna ndėrlikohet ngase OKB, ndikimi i sė cilės ka qenė i domosdoshėm nė pothuajse tė gjitha marrėveshjet bilaterale mes Beogradit dhe Prishtinės, nuk ka kurrfarė juridiksioni mbi futbollin. 

Pėr FFK-nė, njė zgjidhje e mundshme me rezultate imediate do tė mund tė ishte njohja e FFS-sė si federatė amė pėr momentin, derisa Kosova t’i plotėsojė parakushtet pėr tu pranuar nė FIFA dhe UEFA. Pyetja qė parashtrohet ėshtė nėse ky skenar ėshtė real marrė parasysh marrėdhėniet bilaterale aktuale. Dhe kjo duket e pamundshme sepse FFK-ja nuk do tė vepronte nė kundėrshtim me deklaratėn e pavarėsisė.

Situata nė terren

Aktualisht, Kosova ėshtė njė nga 80 popujt apo mikro-popujt futbollistik nė tėrė globin qė nuk ėshtė anėtare e FIFA-s. Mė shumė se gjysma e kėtyre vendeve vijnė nga Europa, ndėrsa shumica ndodhen nė Spanjė, Francė dhe Mbretėri tė Bashkuar. Vetėm gjashtė shtete sovrane nuk janė anėtare tė FIFA-s. 

Ka pasur pėrpjekje tė ndryshme pėr tė organizuar ndeshje gjysmėzyrtare dhe jozyrtare mes Kosovės dhe ekipeve tė tjera kombėtare, apo mes klubeve tė Kosovės dhe klubeve tė huaja, por kur FFK tė bėhet anėtare nė UEFA dhe FIFA nė statistika nuk do tė figurojė asnjė nga kėto ndeshje si ndeshje zyrtare. 

Gjashtė federata tjera sportive ndėrkombėtare e kanė pranuar Kosovėn si anėtare me tė drejta tė plota, e para nga tė cilat ishte ITTU (federata e pingpongut) e cila e pranoi Federatėn e Pingpongut tė Kosovės (FPK) qė nė vitin 2003, ndėrsa qė hendbolli ndėrkombėtar joshė mė sė shumti interes.

Shefki Kuqi | Foto: Flicker


Para gjashtė vitesh, para se Kosova ta shpallte pavarėsinė, ekipet kosovare tė hendbollit dhe Federata e Hendbollit e Kosovės u lejuan nga Federata Europiane e Hendbollit (EHF) tė marrin pjesė nė garat europiane, megjithėse kjo leje nuk iu dha edhe ekipit kombėtar. 

Nė vitin 2007, shorti deshi qė Vllaznimi i Gjakovės tė pėrballet me Kikindėn e Serbisė, por Qeveria e Serbisė ia ndaloi klubit zhvillimin e ndeshjeve ndaj ekipeve nga ‘shtete joekzistuese’. Kikinda u dėbua nga garat u pėrball me njė gjobė tė rėndė dhe me moslejim tė pjesėmarrjes nė garat europiane pėr dy vite me radhė. 

Vllaznimit mė pas i ra tė ndeshet me njė klub tjetėr nga Serbia – Naisa. Pėr ta pėrkeqėsuar edhe mė shumė dhimbjen e Kikindės, ekipit nga Nishi iu lejua tė luajė ndaj Vllaznimit nė terren neutral nė Hungari. Dy ndeshjet Naisa e dėrmoi Vllaznimin duke i pėrfunduar ato me pėrparėsi prej 50 golash. 

Ndėrkohė, nė viset e Kosovės qė banohen me serbė klubet sportive marrin pjesė nė garat e Serbisė, edhe pse ka pasur pėrpjekje pėr t’i integruar ato nė garat e Kosovės, nė veēanti nė basketboll.

Vlladimir Novakoviq ėshtė gazetar nė B92 dhe ish-reporter sporti. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn