Si të Luftohet Ideja e Ligë e terrorizmit?

Aktivitetet terroriste janë ndërmarr nga grupe të ndryshme përgjatë historisë. Përgjatë përiudhës së Revolucionit Francez, terminologjia e terrorizmit hyri në fjalor. Atëbotë, struktura të qeverisë revolucionare, përkatësisht strukturat e të ashtu-quajturës Komiteti për Siguri Publike si dhe struktura të Konventës Kombëtare, filluan ti zbatojnë “politikat e terrorit”, qëllimi i së cilave ishte represioni ndaj popullsisë civile.

Kjo metodë e dhunës, pastaj, i frymëzoi forcat opozitare të revolucionit, të cilët filluan ndërmarrjen e veprimeve terroriste si likuidimet fizike dhe friksimin, si mënyrë rezistence ndaj forcave revolucionare.

Me fjalë të tjera, shfaqja në skenë e terrorizmit islamik është shumë i vonshëm. Ndërkohë, duke e patur parasysh përballjen e njerëzimit me këtë sëmundje të rëndë, duhet të vëjmë në pah domosdoshmërinë e gjetjes së metodave adekuate për të adresuar këtë kërcënim.

Radikalizmi është dera që mund të qojë në ndërmarrjen e akteve terroriste. Si të gjendet një zgjidhje që struktura të ndryshme sociologjike të mos gjejnë preh tek radikalizmi? Kjo është rrënja e problemit. Nëse njerëzimi e gjenë zgjidhjen tek kjo pyetje, atëherë terrorizmi kurrë nuk do të mund t’a gjunjëzoj atë.

Duke e patur parasysh që rrënjët e radikalizmit gjenden tek, por nuk kufizohen me, keq-qeverisjen e një shteti; drejtësinë selektive; shfrytëzimin e burimeve shtetërore për pasurim grupor apo klanor; mungesën e demokcracisë institucionale dhe shoqërore; krijimin e hendekut të madh në mes të pasurve dhe atyre të varfërve etj. Pra, këta janë faktorët që qojnë në radikalizëm të një pjese të popullsisë e cila është e privuar nga të drejtat për jetë të dinjitetshme dhe siguri.

Lufta ndaj ISIS-it duhet të zhvillohet me idenë e shpërndarjes së parimeve të barazisë, lirisë, demokracisë dhe arsimimit. Ideja e luftës konvencionale, pra përmes bombardimeve, vetëm sa i ndihmon idesë se terrozimit për të arritur synimet e saja: zgjerimin e rrjetit dhe frikësimin e qytetarëve si domsdoshmëri për rekrutimin e mëtutjeshëm të individëve.

Të marrim një shembull. Shumë analistë turq vlerësuan që njëra ndër arsyet pse Partia e Presidentit të tanishëm të Turqisë, Erdoğan, i fitoi shumicën e përgjithshme të votave në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan rrishtazi, përkundër që para disa muajve nuk arriti të fitoj shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë, ishte pikërisht shfrytëzimi nga partia në pushtet e terrorit të sulmeve nga ISIS-i si dhe fushata e egër kundër forcave kurde në lindje të vendit – në mënyrë që t’i frikësoj qytetarët turq dhe kështu të arrij t’i bind votuesit se partia e tij është e vetmja e cila mund të arrijë të stabilizoj situatën. Kjo strategji u tregua e suksesshme. Partia e Presidentit i fitoi zgjedhjet.

Frika se pushtetet totalitare apo gjysmë-autoritetare mund të frikësojnë qytetarët nëpërmes metodave kinse të luftës kundër terrorizmit është shumë e rrezikshme. Kjo strategji, mund të jetë taktikisht dhe përkohsisht e suksesshme për qeveritë e shteteve të tilla, mirëpo nuk mund të arrij që t’a shuajnë idenë e terrorizmit. Jo vetëm që nuk mund t’a shuajnë, por krijojnë edhe më shumë alibi tek grupet radikale të terrorit për përforcimin e mëtutjeshëm të bindjes së metodat e tyre janë të duhura për të targetuar caqet qeveritare.

As partia më e madhe në Kosovë nuk bënë përjashtim në këtë formulë. Dihet tashmë botërisht që një organizatë e cila përshkruhet nga intelegjenca e NATO-s si organizatë e involvuar në kriminalitet – ShIK, ka qenë guardian i luftës kundër terrorizmit dhe ektremizmit. Kjo organizatë, thuhet në raport, është përkrahur nga agjencitë intelegjente amerikane, britanike dhe izrealite. Qëllimi i përkrahjes ka qenë pikërisht lufta ndaj ektremizmit islamik. Dhe njëra ndër arsyeja pse PDK vazhdon të qeverisë ende në Kosovë është pikërisht frika e faktorit ndërkombëtar rreth destabilizimit të situatës duke marrë parasysh që grupet ekstreme mund të dalin jashtë kontrollit.

Pra instrumentalizimi i luftës ndaj terrorizmit mund t’i shërbejë qeverive kuislinge për të vazhduar qeverisjen e tyre të mjerë; ndërkohë, rruga drejt shuarjes së rrënjëve të ektremizmit dhe terrorizmit vetëm se behët edhe më e gjatë dhe assesi të mund të tregoj rezultate positive të prekshme dhe afat-gjate.