Ndryshimi

Çdo ditë të re

Dua të mos jem ai i djeshmi

“Po”-të dhe “Jo”-të e mia

I ndërrojnë vendet

Formojnë kombinim të ri

Çdo ditë të re

Asgjë, po bash asgjë

Nuk duket se është në vendin e vet!

E hedh zarin prapë!