Pergamenë

Zoti nuk nënshkruan

Asnjë nga ditët, asnjë nga netët

Asnjë nga qiejt, asnjë nga detet

Asnjë nga gjethet

Ne vendosim emrin tonë

Edhe vetëm

Poshtë një poezie

Poshtë një pikture

Poshtë një fotografie

Poshtë gjithçkaje që bëjmë

Shkruajmë datën dhe çastin e “lindjes”

E Zoti nuk nënshkruan

Asnjë fluturim zogu

Asnjë rigë shiu

Asnjë perëndim dielli

Ne vëmë flatra Ikari

Dhe ngjitemi drejt madhështisë

Derisa të na shkrihet dylli…