Stuhia

Po e ndiej një aromë stuhie,

Barku më thotë që po afron

Kthjelltësinë po e shoh, nuk po e jetoj

Po qëndroj vertikalisht si shelg, i rrethuar nga zanat

Asnjë gjeth nuk shushurit, qetësi, natë

I vetëm po e pres erën që sjell jetë.

Mua më thith, asgjë ende s’lëvizë

Shkrihem në erën që tret shiu i thartë

Nga oxhaqet del avull gri, nga dritaret baltë e thatë

Kërkoj dorën tënde e bie në vete, i gjymtë

Lutem të zhbëhem, ndiej si sytë më bymehen

Në fund rrëzohem si shelg mbi baltë të njomë

I vetmuar qëndroj në stuhi të huaj

Ende të pres, eja kur të lindë dielli.

Drita të na ngrijë të bashkuar në ide.