Lutje Para Agut

Mëngjesi nis lojën e kristaltë,

Sorrat hala flejnë në degët e denduna.

Nji djalë aty i kruen sytë e i sjell 

Mrenda vetes, ku asht hala natë.

 

Kumeditë, njeriu punën

Në vetminë e vet e ka,

Që i bjen kah kisha, musliman,

M’e ndi pingul në shpirt qirin e ftoftë.

 

Në mesnatë druni shkundet

Si qen fisnik 

E tremb hije të vogla prej vetes.

 

Në pah sorra e vorfun,

Dhe rrudhat e Nanës Terezë që virren

Në bustin e glacuem.