BIRN dhe Reuters Organizojnë Trajnim për Gazetari Hulumtuese

Trajnimi “Çoje Storien Deri në Fund” do t’u mundësojë gazetarëve të mësojnë rreth asaj se çfarë është gazetaria hulumtuese; gjenerimin e ideve për storie nga informatat të cilat janë publikisht në dispozicion; përcjelljen e dëshmive në storie; kultivimin e burimeve njerëzore; kryerjen e intervistave hulumtuese, veçanërisht me burimet të cilat s’kanë gatishmëri apo janë armiqësore; si dhe shndërrimin e hulumtimeve të ndërlikuara në storie të shkruara, raporte televizive, radio emisione.

Trajnuesit do të jenë gazetarë të kalitur hulumtues të cilët do ta transmetojnë dijen dhe përvojat e tyre për storiet e vështira të cilat i bëjnë pushtetarët të japin llogari.

Trajnimet do të mbahen në gjuhën angleze, shqipe e serbe me përkthim simultan për të gjitha gjuhët, ndërsa afati i fundit për aplikim është 30 prilli.

Detajet e trajnimit mund të gjenden këtu.

Ky trajnim është pjesë e projektit “Media For All” të mbështetur nga Komisioni Evropian.