Policimi i Epokës së Shkuar

Gjatë dy netëve në janar, 88 policë bastisën 10 klube dhe bare në qendër të Prishtinës, në emër të parandalimit të krimit. Disa bartën armë automatike dhe klientët e rregullt u kontrolluan në masë për armë dhe drogë. 

Në fund policët kapën 21 thika, një sërë boksash të hekurt, shtatë shkopa të bejzbollit – që shumë pronarë lokalesh i mbajnë afër, një elektroshok dhe dy bombola me gaz lostsjellës. 

Një sasi e vogël e drogës së dyshuar është kapur po ashtu dhe 16 persona janë arrestuar. Që të gjithë ishin liruar po atë natë me  procedurë të rregullt.

Ndërsa është e vështirë për të gjetur fajin me idenë për të bërë Prishtinën më të sigurt gjatë natës, operacionet ishin problematike që nga fillimi. 

Pavarësisht urdhrave të gjykatës, gjatë bastisjeve qindra njerëz iu nënshtruan kontrolleve pushtuese dhe jokonsensuale që shtrinë kufijtë jo sipas seksionit-nenit që përcakton ato në Ligjin për Policinë dhe u shkaktuan njerëzve si Dashuri Misini përvoja të pakëndshme. 

“Kur pyeta një nga policët që deshi të më kontrollonte se çfarë po ndodhte, ai bërtiti: “Mbylle gojën!” dhe më shtyu në turmë. Ishte çmenduri”, tha Misini e cila ndodhej në Mhz gjatë njërit prej operacioneve.  

Policët kanë të drejtë, natyrisht, të ndalojnë dhe të kontrollojnë njerëzit, nëse ata kanë arsye të mirë – një dyshim të arsyeshëm për një krim që është bërë, ose nëse është në interes të sigurisë publike. Por, në këtë rast, policia thjesht ka shfrytëzuar praninë e njerëzve në 10 qendrat e synuara – vende që policia ka dyshuar se ishin pika frekuentuese të aktiviteteve joligjore, si bazë për dyshime. 

Besnik Berisha, një avokat mbrojtës nga Prishtina, konteston bazën ligjore të bastisjeve. 

 “Fakti që ka pasur raste të raportimit [të krimit] në të kaluarën… nuk përbën bazë të mjaftueshme ligjore për bastisjen e secilit bar, nën dyshimin bazë që ata do të mundnin të kapin njerëz të dyshimtë dhe të konfiskojnë armë, ose gjëra tjera”, tha Berisha.

Urdhrat e gjykatës nuk kanë pasur emra të të dyshuarve, po ashtu. Në vend të kësaj, urdhrat përbëheshin nga lejet për kontroll të plotë të këtyre frekuentuesve që ishin të pafat që të kalojnë natën ne këto 10 kluve klube, ose bare. 

Po të ishte i gjallë, “babai”-themeluesi i policisë moderne, August Vollmer, me siguri nuk do të pajtohej. Në fillim të Shekullit XX Vollmer ishte si Steve Jobs për policinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikur bashkëthemeluesi i Apple-s, gjeniu Vollmer ka gërshetuar së bashku idetë dhe teknologjinë për diçka revolucionare. 

Ndërsa shumë është bërë në lidhje me mjetet që Vollmer i kishte bërë të zakonshme, duke përfshirë radiot në makina, bazat e të dhënave kriminale të centralizuara dhe laboratorë të krimit, kontributi i tij më i madh ishte ideja se oficerët e policisë duhet të mbështeten në tru dhe jo në armë dhe shkopinj gome, duke favorizuar sensin e përbashkët dhe shkencën, mbi forcën brutale.

Si shef i policisë në Berkelej, Kaliforni, nga viti 1909 deri në 1932, me disa kufizime gjetiu, duke përfshirë Los Anxhelesin, Vollmer krijoi një forcë që ishte lakmia e kombit. 

Policët e tij ishin më të mirët ndër më të mirët. Ata kishin diploma universiteti dhe korrupsioni asnjëherë nuk u tolerua. Të paktën 24 prej tyre më pas vazhduan për të drejtuar departamente të ndryshme të policisë në SHBA.

Mbi të gjitha, Vollmer besonte se mënyra më e mirë për të luftuar krimin ishte parandalimi i tij dhe kjo ishte arsyeja se pse ai theksoi forcimin e marrëdhënieve midis policisë dhe publikut. Ai gjithashtu ritheksoi zbatimin e krimeve të caktuara, sidomos vesin. Në vitin 1930 ai shkroi: “varësia e drogës, prostitucioni dhe varësia ndaj pijes, nuk janë një problem i policisë, nuk kanë qenë kurrë dhe kurrë nuk mund të zgjidhen nga policët.”

Një ish koleg njëherë pati theksuar se Vollmer madje mbante një shishe uiski në tavolinën e tij – e rezervuar për të dehurit që gjenin veten në ndalim policor. Pasi kthjelleshin, Vollmer iu ofronte nga një pije të fortë dhe i dërgonte ata në rrugën e tyre. 

Vollmer nuk ishte një lloj liberali ekstrem. Në të vërtetë, ish marinsi që luftoi në luftën e Filipineve që filloi karrierën e tij në polici si marshall i Berkelejit, u zgjodh në vitin 1905 për të pastruar qytetin nga “shtëpitë e veseve të këqija”, posaçërisht lokalet që ishin të frekuentuara nga klasa punëtore. 

Por, me kalimin e kohës, Vollmer arriti në përfundim se policimi i veseve si i tërë nuk e bëri qytetin më të sigurt. Përveç të qenët joefektiv në uljen e veprimtarive themelore, në përvojën e Vollmerit, ndjekja e kumarxhinjve, prostitutave, të dehurve dhe të varurve të tjerë, shpesh ka bërë më shumë keq se mirë. 

Aksionet e tilla, ai zbuloi se gërryejnë marrëdhëniet në mes bashkësisë dhe policisë, duke e bërë më të vështirë bashkëpunimin e publikut në luftimin kundër krimeve më serioze. Këta njerëz shpesh kishin informacionet që ishin mjaft të dobishme për policinë, thoshte ai. 

Vollmer po ashtu zbuloi se goditja e veseve kishte një ndikim korruptues te policët. Kështu që, në vend të goditjes, ai dha opsion për kontroll me prekje të lehtë. Në Prishtinë, po ashtu, bastisjet e fundit kanë bërë më shumë dëm sesa dobi, duke tjetërsuar burimet potenciale.

Njëri nga pronarët e barëve që policia bastisi në Prishtinë, tha se ai “pajtohet plotësisht me qëllimin e këtyre operacioneve; jemi të vullnetshëm që të bashkëpunojmë për të krijuar një vend të sigurt, duke ndaluar fenomenet negative si shpërndarja e drogës dhe mbajtja joligjore e armëve”.

 “Por asnjëherë nuk na është kërkuar për ta bërë këtë”, shtoi ai. “Me çfarë nuk pajtohem totalisht, është mënyra se si mysafirët e mi janë trajtuar”, tha ai. 

Duket se policia nuk mundi të nxjerrë shumë nga operacionet, duke parë shkallën e gjerë të tyre. Është e befasueshme se asnjë armë e vetme, ose sasi e dukshme e drogës nuk u zbulua. 

Megjithatë, policia dhe prokurorët kanë mirëpritur përpjekjet. “Veprimet e policisë kanë qenë të suksesshme, edhe pse askush me dosje kriminale nuk u arrestua”, tha prokurori Vehbi Kashtanjeva, duke shtuar: “Operacione të ngjashme do të vazhdojnë në tërë Kosovën”.

Njëri nga kritikët e operacionit ishte Reshat Maliqi, ish drejtori i Policisë së Kosovës, i cili ishte degraduar në vitin 2011, disa orë para se kryeministri Hashim Thaçi urdhëroi operacionin policor për të rimarrë një pikë kufitare në veriun e Kosovës.

“Kemi pasur operacione në klube dhe bare të tilla [në të kaluarën], por ato ishin më diskrete dhe janë ekzekutuar vetëm pasi që ne kemi kaluar kohë në vëzhgimin e lokacioneve të dyshimta”, kujton Maliqi, i cili tani shërben në polici në një detyrë më të ulët. “Kur ne ishim të sigurt se kishim bazë për dyshime, ne kemi vazhduar me operacionet”, shtoi ai.

Që nga zanafilla e saj në vitin 1999, Policia e Kosovës ka fituar një reputacion duke qenë forca më e besuar qeveritare në vend. Një pjesë e madhe e reputacionit të saj vjen falë pragmatizmit dhe profesionalizmit që është futur që nga fillimi, duke përfshirë ndikimet që kanë gjurmë që nga zbulimet e Vollmerit në Berkelej. 

Kjo forcë policore ka prodhuar policë si Atifete Jahjaga, zëvendësdrejtoreshë me shkollim të lartë, ku karriera e saj policore ndoshta edhe fatkeqësisht, u shkurtua nga ngjitja e papritshme e saj si presidente e vendit. 

Por forca që ekzekutoi këto bastisje në Prishtinë dhe e cila po planifikon të tjera të ngjashme në vende tjera, është një lloj tjetër – lloj që është vjetëruar edhe një shekull më herët. 

Tekstit i kontribuoi -Eronida Mataj.