Hapja e Rrugës Për Mandat Të Tretë

Ai nuk e konfirmon nëse do të garojë ose jo këtë herë për myfti, por me afrimin e zgjedhjeve, njëri nga kundërshtarët e tij kryesor për këtë post, Xhabir Hamiti, ish-kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka nisur të tërhiqet nga ky pretendim. 

Hamiti, i shkarkuar nga pozita e tij në prag të zgjedhjeve, deklaroi se nuk do të garojë për myfti “nëse vazhdojnë padrejtësitë në këtë institucion”.

Tërnava thotë se nuk varet nga ai nëse do të kandidojë. “Ka një procedurë që duhet respektuar e ndjekur”. 

“Ka një procedurë që duhet respektuar e ndjekur”.

Ai pretendon se ka qenë prijësi kryesor i komunitetit islam në Kosovë. Në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, ai thotë se Kosova nuk ka qenë imune nga ndikimet globale rreth fesë islame, por nuk pranon se terrorizmi ose edhe rrymat radikale të islamit janë instaluar në Ballkan. 

“…mund të kenë mendime të ndryshme dhe qasje tjetër të të kuptuarit dhe praktikimit, po kjo nuk i bën ata ekstremistë e radikalë. Po spekulohet shumë me këto terma dhe kanë bërë që të nënkuptohen si sinonime të terrorizmit”, shpjegon ai.

Në këtë kontekst, Tërnava thotë se i qëndron prapa një deklarate të mëhershme se Qeveria në çdo rrethanë duhet të mbrojë kufijtë dhe se është një obligim kushtetues i saj që të kujdeset për sigurinë kombëtare.

Derisa thotë se nuk ka grupe ekstremiste dhe radikale islame në Kosovë, institucioni që Tërnava drejton bashkëpunon me organizatën Al Waqf Al Islami, një organizatë e dyshuar për përfshirje në terrorizëm. 

Një hulumtim i bërë nga Preportr, i botuar në gusht 2012 me titull “Radikalizimi i Islamit, kërcënim real, apo mit” citon kanale sekrete të zbuluara nga WikiLeaks-i të Ambasadës Amerikane në Hagë, dërguar Departamentit të Shtetit, duke thënë që janë gjashtë xhami Salafi që po monitorohen nga shërbimet sekrete të Holandës. 

Sipas kanaleve diplomatike, këto xhami janë duke u monitoruar për shkak të rolit të tyre në radikalizim dhe se këto xhami kanë lidhje me organizatën Al Waqf Al Islami.

Tërnava thotë se pas luftës kjo organizatë ka financuar në mënyrë ligjore ndërtimin e disa xhamive dhe objekteve të tjera islame në Kosovë.

“Se a ka lidhje me al-Kaidën ne nuk kemi të dhëna, nuk veprohet me dyshime e spekulime, në momentin kur institucionet e sigurisë së vendit japin shenjë që kanë të dhënë për aktivitete jolegale të kësaj shoqate, BIK-u dhe unë nuk do bashkëpunojmë me të”, thotë Tërnava.   

“Se a ka lidhje me al-Kaidën ne nuk kemi të dhëna, nuk veprohet me dyshime e spekulime,

Ai akuzon anëtarët dhe ish anëtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës se kanë udhëhequr një fushatë denigruese, siç thotë ai, kundër tij, gjersa nuk përmend emra për këtë.

“Në këtë rrafsh nuk kursehen as akuzat për ekstremizëm, vehabizëm e terrorizëm, që një grup karrieristësh i përdor si armë për të dëmtuar imazhin e BIK-ut, vetëm  për të arritur qëllimet e tyre”, thotë ai.  

Xhabir Hamiti është një nga kritikuesit më të mëdhenj të udhëheqësisë së BIK-ut. Hamiti, në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, tri javë më parë, tha se BIK-u nuk ka qenë sa duhet rezistent nga faktorët e jashtëm që kanë devijuar islamin tradicional në Kosovë, të praktikuar ndër shqiptarët, sipas tij, tash e 600 vjet.

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur një takim më datën 29 gusht për të ndryshuar Kushtetutën, por amendamentet ende nuk janë bërë publike nga ky institucion. 

Një javë para kësaj date, kryetari i deritashëm i Kuvendit të Bashkësisë Islame Xhabir Hamiti u shkarkua nga anëtarët e këtij organi, pasi që nuk lejoi futjen në rend dite të ndryshimeve të kushtetutës së BIK-ut.

Hamiti deklaroi se ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë Tërrnavës për një mandatë të tretë në krye të këtij institucioni.

Anëtarët e kuvendit të BIK-ut shtyn takimin më 29 gusht për të shqyrtuar ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë, Tërnava garanton se do të ketë zgjedhje demokratike.

“Ju garantoj që do ketë zgjedhje, do ketë hapësirë për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet me qenë në krye të besimtarëve të këtij vendi, do ketë kushte të barabarta, por nuk do ketë favore e zgjedhje të imponuar. Nuk do ketë zgjedhje në tavolinë”, thotë ai. 

“Mendoj që nuk duhet të jemi pjesëmarrës në të, aq më tepër kur atje luftohet në shumë fronte,

“Djali im nuk ka prona”

I biri i tij Harisi është përmendur në media si i përfshirë në shitjen e një prone në Ferizaj, ani pse ka vetëm një vit që ka përfunduar shkollën e mesme, por Tërnava mohon që djali i tij të ketë në posedim ndonjë pronë. 

“Prona në fjalë është e vëllezërve që i kanë kërkuar djalit ndihmë për ta shitur atë. Pra, djali u ka bërë shërbim mixhallarëve”, shpjegon Tërnava.

Javë më parë, Harisi postoi në Facebook një video përmes së cilës ftoi miqtë e tij t’í bashkohen për të shkuar për të luftuar në Siri. 

Tërnava që kundërshton idenë që shqiptarët të shkojnë të luftojnë në Siri, tha se ky është thjesht një postim në Facebook i një adoleshenti dhe se kjo nuk është çështje me të cilën ai merret.

“I ftoj të gjithë të rinjtë që të jenë të kujdesshëm se çfarë rruge marrin…”, porositi ai. 

Ai përkrah luftën çlirimtare në Siri, por shton se Kosova nuk ka kapacitete që t’i kontribuojë luftës atje. “Mendoj që nuk duhet të jemi pjesëmarrës në të, aq më tepër kur atje luftohet në shumë fronte”, shton Tërnava. 

Mediat shqiptare kanë raportuar se dhjetëra shqiptarë kanë vdekur në luftimet në Siri, dhe se janë po kaq në numër shqiptarët që ende po luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Assad-it.

Një prej tyre, i intervistuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, në kushte anonimiteti rrëfeu se kishte shkuar dy herë në Siri për të luftuar. Thoshte se ishte shtyrë nga pamjet e luftës në internet dhe xhihadi.

Përveç mbledhjes së ndihmave për refugjatët sirianë nëpër xhamitë anembanë Kosovës, Tërnava mohon se ka informacione rreth atyre që po çojnë shqiptarët për të luftuar në Siri.

Myftiu që udhëheq rreth 800 xhami në Kosovë dhe ka një rrogë prej 980 eurosh, është duke u akuzuar për plagjiaturë të tezës së tij të magjistraturës nga Qendra për Pluralizëm Islamik, me bazë në Washington që drejtohet nga Stephen Sylejman Schwartz. 

Tërnava thotë se kjo është një shpifje e zakonshme e orkestruar kundër tij për qëllime të dobëta, e që janë bërë nga ana e pretenduesve për karrigen e myftiut. “Që nga studimet në Ez’har, jam marrë me shkencën e Akidaidit dhe kam të botuara një sërë veprash në këtë fushë si dhe shumë artikuj”, thotë ai. 

Shkenca e Akidaidit është degë e studimeve islame që shpjegon bazat e kësaj feje.  

“Kosova ka tri bashkësi fetare tradicionale, islame, katolike dhe ortodokse si dhe tash pas luftës janë paraqitur edhe fraksione fetare që tek ne mundohen t’i paraqesin si fe të veçanta”

Në një intervistë për Kohën Ditore para dy javësh, Stephen Sylejman Schwartz, e quajti myftiun e Kosovës një diktator. 

Ndërkohë me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/l-31 mbi lirinë e fesë në Kosovë, ekzistojnë pesë bashkësi fetare, të cilat përbëjnë trashëgiminë historike, kulturore dhe jetën sociale të vendit. Këto komunitete përfshijnë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe atë hebreje, Kishën Ortodokse, Serbe dhe Ungjillore të Kosovës. 

Për Tërnavën janë vetëm tri komunitete fetare në Kosovë, dhe nga ky numër ai përjashton komunitetin hebre dhe Kishën Ungjillore të Kosovës. 

“Kosova ka tri bashkësi fetare tradicionale, islame, katolike dhe ortodokse si dhe tash pas luftës janë paraqitur edhe fraksione fetare që tek ne mundohen t’i paraqesin si fe të veçanta”, thotë Tërnava.