Nata e Vdekjes sė Liliana Jevtiqit

Shtėpia e ēiftit JevtiqShtėpia e ēiftit Jevtiq
nga  Njomza Salihi dhe Ardian Lulaj
© Tė drejtat autoriale

Ajo vinte rrallė nė fshat dhe, edhe kur e vizitonte, pa zbritur muzgu kthehej tek fėmijėt nė Kralevė tė Serbisė. Kėtė herė kishte ardhur dhe donte tė merrte pjesė nė festėn e kishės. Do t’i ndihmonte burrit -- tė cilin dukej se e respektonin tė gjithė -- pėr tė trajtuar bletėt dhe pėr t’iu rikthyer netėve nė shtėpinė me pisha. Por dikujt i pengoi prania e Liliana Jevtiqit dhe burrit tė saj…

Liliana Jevtiq kthehej nga Kraleva e Serbisė pėr vizitė disa ditėshe nė shtėpinė e saj, nė Talinoc tė Muaxherėve, nė Ferizaj, tė premten mė 6 korrik.

E ndjera punonte nė administratėn e Krushevcit, nė pėrgatitjen e pasaportave. Ajo ishte 55 vjeēe dhe nga paslufta jetonte nė Kralevė, sė bashku me djalin e saj.

Punėn e njėjtė, pėrgatitjen e pasaportave, e bėnte edhe nė Kosovė, para luftės sė fundit. Miqtė dhe familjarėt e njohin si njė grua qė u ka ndihmuar shumė njerėzve, pavarėsisht etnisė.

Sipas fqinjėve ajo vinte rrallė nė fshat qė kur u shpėrngul nė Serbi. Edhe kur vinte nuk qėndronte gjatė. Ikte qė pa ardhur muzgu.

Por kėtė herė kishte vendosur tė rrinte mė shumė, ta shijonte pak oborrin, bahēen dhe bletėt pėr tė cilat kujdesej burri i saj, ngase kishte disa ditė tė lira nga puna. Dhe kishte ardhur pėr tė bėrė pėrgatitjet e fundit pėr festėn e kishės, tė cilėn e quajnė “Petrovdan”, pėrgatitje tė cilat nuk arriti t’i realizonte, ngase dikujt i pengoi prania e saj dhe e burrit tė vetė nė fshat.

Nė natėn e parė qė erdhi pėr tė qėndruar, ajo u vra. Trupi i saj u gjet rreth orės nėntė tė darkės, nė banjon e shtėpisė sė vetė. Ajo ishte qėlluar me njė plumb vdekjeprurės nė pjesėn e lartė tė shpinės.

Ky ishte fundi tragjik i “Lilės”, siē njihej, dhe i burrit tė saj e po ashtu edhe fillimi i njė kaptine tė re pėr kėtė fshat tė vogėl qė nuk ka njohur ngjarje tė kėtilla e qė tani do tė ketė njė stacion tė pėrhershėm vėzhgimi.

Bashkėfshatari A.M., shqiptar, kishte gjetur trupat e vrarė tė ēiftit, pasi kishte shkuar pėr tė marrė ujė nė shtėpinė e tyre.

“I mshova zilės sė shpisė, kėrkush nuk dilte, hyra brenda dhe e pashė Shekin (Milovan Jevtiqin) tė shtrirė nė tokė”, tregon ai pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. “Mendova se ėshtė i sėmur, e thirra dy, tri herė…”.

“Pasi e pashė qė diēka s’o mirė, e thirra policinė. Ata kanė ardhė shumė shpejt, e kanė rrethu edhe krejt fshatin”.

“Pasi e pashė qė diēka s’o mirė, e thirra policinė. Ata kanė ardhė shumė shpejt, e kanė rrethu edhe krejt fshatin”. A.M

Ky banor tregon se kishte fqinjėsi shumė tė mirė me Milovan Jevtiqin e ndjerė. “Mos me pas qenė Sheki, unė as shtėpi nuk do kisha sot”, thotė ai.

Sheki ka qenė i mirė me tė gjithė, thotė ai, duke filluar ta ndjejė mungesėn e mikut me tė cilin pinte ēaj ēdo pasdite.

Milovan Jevtiqin, babanė e dy vajzave dhe njė djali tė gjithė tė lindur nė Kosovė, njė burrė rreth 56 vjeē, me flokė tė thinjura, tė gjithė e respektonin nė kėtė fshat 2 km larg qytetit tė Ferizajt.

Sheki kishte shtėpi njėkatėshe, tė rrethuar me pisha e pemė tė tjera, dhe ai e donte jetėn nė kėtė vend tė pėrzier me shqiptarė dhe serbė. Ai ishte udhėheqės i serbėve nė fshat dhe puna e miqėsoi me tė gjithė. Milovan Jevtiq ishte vetė ndėr kontribuuesit mė tė mėdhenj tė paqes dhe harmonisė qė mbretėronte kėtu.

Me pėrjashtim tė njė periudhe, pas luftės.

Serbėt dhe shqiptarėt kishin raporte mjaft tė mira ndėrmjet vete. Madje serbėt gjatė kohės sė luftės ndihmonin edhe me ushqim familjet shqiptare. Disa nga fshatarėt shqiptarė tregojnė se serbėt e fshatit kishin ndihmuar qė ata tė mos shpėrngulen.

 “E kemi pasė ne nė fshat njė serb tė cilit i shitej fjala”, tregon njė i moshuar i fshatit. “Ai i ka nalė forcat e serbėve qė mos t’i pėrzėnė shqiptarėt prej shpijave”. 

Por pas luftės raportet mes dy etnive u ftohėn. Sheki dhe serbėt e tjerė, lėshuan fshatin. Mė shumė se 50-tė shtėpi tė tyre iu dogjėn. Shtėpia e ēiftit Jevtiq i shpėtoi kėtyre djegieve.

Nė vitin 2006, Sheki dhe 32 familje tė tjera serbe u rikthyen nė fshat. Dyfishi i kėtyre familjeve, qė ishin kėtu para lufte, megjithatė nuk u kthyen kurrė mė pėr arsye tė ndryshme. Shtėpitė e tė kthyerve ishin ndėrtuar nga Qeveria e Kosovės.

Sheki u angazhua si pėrfaqėsues i serbėve tė fshatit dhe si anėtar i kėshillit tė sigurisė lokale. Ai punonte pa ndalė nė kthimin e serbėve tė tjerė si dhe nė ndėrtimin e infrastrukturės sė fshatit - nė kanalizim, ujėsjellės dhe rrugė mė tė mira. Nuk i ndihmoi vetėm serbėt, por edhe shqiptarėt. Madje njihej edhe si bashkėpunėtor i institucioneve tė Kosovės.

 “I dyshuar ėshtė njė serb me tė cilin viktima kishte probleme rreth disa pronave” Agim Gashi

“I ndjeri dy ditė para se tė vritej ka qenė tek unė nė zyrė bashkė me njė delegacion me serbė dhe shqiptarė sepse kishin problem me ujė dhe ne u dakorduam qė bashkė me ministrin e kthimit tu ndihmojmė rreth kėtij problemi”, thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, Agim Aliu, kryetar i Ferizajt. “As i ndjeri e as serbėt tjerė nuk kanė shprehur ndonjė shqetėsim rreth lėvizjes sė lirė. Ai ėshtė ndier mirė ndėr shqiptarė dhe edhe gjatė luftės ėshtė sjellė mirė me ta”.

“Na vjen keq qė ėshtė vrarė njė bashkėpunėtor i institucioneve , njė urė lidhėse mes institucioneve dhe komunitetit serb”, thotė Aliu. “Por kjo nuk do tė jetė pengesė qė ne nė tė ardhmen tė vazhdojmė me pėrkushtim qė t’i zgjidhim problemet e serbėve”.

Me tė marrė lajmin, kryetari Aliu menjėherė kishte shkuar nė vendin e ngjarjes.

Agim Gashi, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės nė Ferizaj, tregon pėr gazetėn se serbėt e kėtij fshati, me tė dėgjuar pėr vrasjen, kanė dashtė tė shpėrngulen nė Graēanicė dhe Shtėrpcė pėr shkak tė frikės. Por, tha ai, pėr t’i bindur qė mos ta bėnin kėtė kishin dalė Sllobodan Petroviq zv.kryeministėr i Kosovės, zv.ministri i punėve tė brendshme, ministri pėr kthim, komandanti rajonal i policisė dhe kryetari i komunės.

Nė fund, fshatarėt kishin vendosur tė rrinin. Policia kishte shtuar patrullat dhe e kishte mbuluar fshatin 24 orė. Zėdhėnėsi thotė se nė kėtė rajon nuk ka struktura paralele dhe se nė mesin e serbėve kryesisht jetojnė tė moshuar.

“Pėr vrasjen tani kemi njė pistė kah janė drejtuar hetimet”, tha zėdhėnėsi Gashi pėr gazetėn. “I dyshuar ėshtė njė serb me tė cilin viktima kishte probleme rreth disa pronave”.

I ndjeri ishte edhe njė lloj ndėrmjetėsuesi i shitjes sė pronave tė serbeve dhe nė shtėpinė e tij janė gjetur dokumente tė kėtilla nga policia.

Ēifti bashkėshortor Sheki dhe Lila u varrosen ditėn e hėnė, nė Kralevė tė Serbisė. “Nė varrim kemi marrė pjesė 19-tė veta nga fshati. Institucionet e Kosovės na e kanė siguru transportin, atje kanė qenė rreth 500 veta nė takimin e fundit me Shekin dhe Lilėn”, thotė Branislav Jenkoviqi, i cili ėshtė djali i tezės dhe bashkėvendasi i Shekit tė ndjerė.

 

foto 
Branislav Jenkoviq 


Jenkoviqi ėshtė njė burrė rerth tė 70-ave i cili kujdeset vetėm pėr bahēen e tij. Ai thotė se ėshtė i habitur nga vrasja e dyfishtė. Pėr vete, ai nuk dyshon nė dikė pasi, shton ai, Sheki kishte marrėdhėnie tė mira me tė gjithė. Dhe, vazhdon Jenkoviq, qė nga pėrfundimi i luftės sė dytė botėrore nuk kishte ndodhur asnjė vrasje nė fshatin Talinoc tė Muhagjerėve.

“Unė nuk mendoj se kjo vepėr ėshtė bėrė nga njerėzit e fshatit”, thotė ai. “Ne deri tash kemi pasur njė jetė tė qetė nė kėtė vend”.

Pas vrasjes sė ēiftit, familjet serbe tė mbetura nė fshat, kanė kėrkuar siguri tė pėrhershme nga institucionet e Kosovės, ndryshe kolektivisht do ta lėshojnė fshatin.

“Kemi kėrkuar vendosjen e njė pikė statike nė fshat, kjo do t’i  ndihmonte tė dy palėve. Institucionet na kanė premtuar se brenda ditėsh do tė vendoset pika statike dhe disa vidoekamera pėr sigurinė e fshatit”, tregon Jenkoviq, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė

Halit Berisha, i cilin gjendej nė ara duke korrur grurin kur u intervistua, thotė se ai dhe familja e tij kanė miqėsi qe 60 vjet me familjen Jevtiq. Haliti ėshtė nga Mirosali, njė fshat rreth 20 km nga qyteti i Ferizajt. “Babė e babėgjysh kanė pasur marrėdhėnie shumė tė mira me familjen e Shekit”, tregon  Berisha. “Nuk patė dy, tre ditė qė e pashė. Kur dėgjova se e kanė vra, nuk u besojsha veshėve”.

Sipas Halitit, secili njeri qė e ka njohur Shekin, ka pasur fjalė tė mira pėr tė. “Ai dhe gruaja e tij i kanė ndihmu shumė njerėzve”.

Por ēiftin Jevtiq nuk pati kush e ndihmon dhjetė ditė mė parė. Tani shtėpia e tyre ėshtė e mbyllur.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn