Zėri i Xhamive Dėgjohet Larg

nga  Petrit Kryeziu dhe Bujar Aruqaj
© Tė drejtat autoriale

Mbėshtetja e iniciativės pėr tė kontrolluar zėrin e ezanėve nėpėr xhami po rritet nė asamblenė e Prizrenit dhe ajo mund tė bėhet precedent pėr rregullimin e tėrėsishėm tė njė problemi pėr tė cilin ankohen gjithnjė e mė shumė qytetarėt e vendit.

Nexhat Bala thotė se diku njė vit mė parė i kishte shkruar Bashkėsisė Islame tė Kosovės (BIK), por pėrgjigje nuk kishte marrė kurrė.

Bala jeton afėr “katėr llullave” nė Prishtinė, rrugės pėr te teatri “Dodona”, dhe ai ishte ankuar pėr zėrimin e xhamisė.

“U shkrova nė mėnyrė shumė tė sjellshme”, thotė ai. “Jam vetė mysliman dhe jam pėr ta mbajtur traditėn. Dikur nė minare hipte hoxha dhe e thėrriste ezanin, s’kishte problem. Tash, shkaku i altoparlantit, po vuajnė fėmijėt, tė sėmurėt, pleqtė”.

Para njė muaj e gjysmė, tha Bala, zėri i zmadhuar u dyfishua dhe ai tani interferohet me tė xhamive pėrreth.
“Ēdo herė zgjohemi prej gjumit shkaku i kėtij zėri”, tha Bala pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. “E me asgjė nuk duhet tepruar, pra as edhe me fe”.

Bala tha se xhamia kurrė nuk e kontaktoi komunitetin pėrreth pėr tė diskutuar vėnien e zmadhuesve. “Si duket ata garojnė me xhamitė tjera”.

Por imami i xhamisė “Hasan Beg” te “katėr llullat”, Husamedin Abazi, thotė se kurrė askush nuk i ėshtė ankuar atij nė lidhje me zėrin e ezanit.

“Kjo mund tė jetė pėrzier me njė gjenerator qė ėshtė aty afėr”, i tha ai gazetės. “Unė jam imam prej ‘96tės aty dhe ezani ėshtė thirrur gjithmonė me mikrofon e altoparlant. Asgjė nuk ka ndryshuar qė atėherė ndonėse kėtė mund ta kenė kėrkuar xhematlinjtė, bile nė gjashtė-shtatė muajt e fundit zėri veē ėshtė zvogėluar”.

“Ne nuk jemi tė interesuar ta pengojmė askėnd, pėrkundrazi”, tha imami Abazi.

foto 
Xhamia "Hasan Beg", te katėr llullat, Prishtinė 

 

Dhjetėra xhami tė reja janė ndėrtuar nė kryeqytet pas luftės, krahas ekzistuesve si “Hasan Beg”, dhe shumė prej tyre u janė vėnė zmadhues tė tillė tė cilėt pėrdoren kurdo qė lėshohet ezani, thirrja pėr t’iu falur Zotit.

Gjithnjė e mė shumė qytetarėt janė duke u ankuar dhe njė numėr syresh i kanė shkruar Gazetės Jeta nė Kosovė, ndonėse edhe tė tjerė janė shprehur se kjo nuk i pengon ata kur janė pyetur nė rrugė e pėrreth xhamive.

Trajtimi i kėsaj problematike mund tė fitojė njė precedent nė Prizren, ku deputeti Lulzim Kabashi gjithnjė e mė shumė po merr mbėshtetje nga pėrfaqėsuesit tjerė pėr tė “kontrolluar” zėrin e ezanėve tė xhamive.

Kabashi, asamblist nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD), nė kuvendin komunal kishte kėrkuar qė nė kuadėr tė nismave pėr parandalimin e ndotjes akustike nė qytetin e Prizrenit, tė parashihen masa edhe pėr uljen e tonit tė ezanit tė xhamive.

Ai thoshte se duhet tė bėhet kontrolli i decibelėve gjatė thirrjes sė ezanit pėrmes altoparlantėve tė cilat janė tė vendosur nė minaret e xhamive e qė, sipas tij, tejkalojnė standardet e lejuara.

Deklarata e kreut tė degės sė LDD-sė nė Prizren u quajt “monstruoze” nga Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė kėtė qytet.

“Deklarimet e tij nuk janė deklarime kundėr zėrit tė lartė tė ezanit nėpėr xhamitė e Prizrenit historik, nė tė vėrtetė ato janė deklarime kundėr vetė ezanit”, thuhej nė deklaratėn e kėshillit. “E dimė qė shumėkujt i ka penguar ky ezan, tash e njėmijė e pesėqind vjet mė parė, duke filluar nga koha e Muhamedit a.s. dhe deri mė sot, por fati i tyre, tani ėshtė skalitur nė histori me shkronjat e turpit”.

“Fundėrrinat e sė kaluarės kanė vdekur qė moti. Ata kurrė nuk do tė kthehen mė, sepse nuk i do Zoti e as populli”, thuhej mė tutje nė deklaratė. “Thirrja e ezanit pesė herė nė ditė ėshtė thirrje e pesėfishtė pėr vepra tė mira. E, ata qė ēohen kundėr tij, siē ka ndodhur nga kuvendari Lulzim Kabashi, janė ngritur kundėr vlerave tė demokracisė”.

Kabashi sėrish u pėrgjigj duke thėnė se ėshtė mysliman, se ndihet mirė me kėtė pėrkatėsi dhe se respekton ēdo fe dhe komunitet tjetėr.

“Nuk kam kėrkuar dhe as qė po kėrkoj tė ndalet ezani”, tha ai. “Por kam kėrkuar dhe kėrkoj qė tė rregullohet intensiteti i zėrit (nė masė tė lejuar) dhe tė pranuar pėr veshė, qė tė sinkronizohet zėri gjatė ezanit nė mes xhamive tė cilat janė afėr njėra tjetrės dhe tė mos interferojnė mes vete”.

Po ashtu, Kabashi tha se praktikat e vetė Kėshillit tė Pėrhershėm tė Dijetarėve nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite kanė rregulluar mospėrzierjen e thirrjeve si dhe e kanė kufizuar pėrdorimin e altoparlantėve vetėm pėr thirrje tė ezanit e jo edhe pėr transmetim tė ligjėratave.

Ai shtoi ndėrkohė se “deklarata paragjykuese dhe fyese” e Kėshillit tė Bashkėsisė Islame ishte nė kundėrshtim me “misionin e kėsaj organizate”.

foto 
Xhami nė Prizren 

 

Hoxha Orhan Bislimaj, njėherėsh sekretar nė Bashkėsinė Islame nė Prizren, megjithatė, thotė se reagimi i BIK-ut ishte shumė i balancuar.

“Ne si Kėshill i BIK-ut fillimisht nuk kemi reaguar, mirėpo duke parė reagimet e qytetarėve tė Prizrenit, qofshin nė zyrat tona, nė telefon dhe nė internet, BIK-u ėshtė detyruar tė reagojė pas pesė ditėve vonese”, tha hoxha Bislimaj, pėr Gazetėn JnK.

Ai e mbrojti thirrjen e ezanit siē bėhet duke e quajtur “shumė nė nivel” lartėsinė e tij.

“Secili myezin e thėrret ezanin live, pa CD, kėtė e ka edhe obligim tė detyrės. z.Kabashi ka menduar se ezani thirret me CD e po ja lėshojmė shumė zėrin. Ėshtė dashtė qė ai paraprakisht tė vijė nė zyrat tona, ne i kishim treguar se ezani nuk thirret me CD”, tha Bislimaj.

Bislimaj edhe e ka definuar shprehjen “monstruoze” qė e ka pėrdorur Kėshilli i BIK-ut nė reagimin ndaj Kabashit.

“Ai e ka kuptuar monstruozin si pėrbindėsh. Le ta shikoj fjalorin e fjalėve tė huaja se kuptimi i fjalės monstruoz do tė thotė: shumė i shėmtuar e i neveritshėm, qė bėhet nė egėrsi tė madhe e pa pikė mėshire, nė mėnyrė tė poshtėr e tė pabesė”, tha ai.

Disa qytetarė nė Prizren, me tė cilėt ka folur Gazeta Jeta nė Kosovė, nuk janė shprehur shumė tė brengosur me lartėsinė e zėrit nė xhamitė e afėrta.

Por ndėrkohė disa asamblistė tjerė e kanė pėrkrahur propozimin Kabashit dhe qėndrimin e tij pas reagimit tė BIK-ut.

Asambleisti Haziz Hodaj, nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), tha se deklarata e Kabashit ka marrė konotacion krejt tjetėr nga ajo qė ai ka kėrkuar.

“Bashkėsia Islame e ka ekstremizuar deklaratėn e asambleistit Kabashi, gjė qė nuk ėshtė dashtė tė ndodhė”, tha Hodaj pėr Gazetėn JnK. “Qėndrimi imė ėshtė qė tė pėrkrahet propozimi i bėrė nga z.Kabashi”.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal nė Prizren, Nijazi Kryeziu, tha se komuna do tė marrė vendim pėr kėtė.

“Ne jemi duke punuar nė draftraportin qė ka tė bėjė me ‘Ndotjen e ambientit’. Nė atė draft do tė pėrfshihen tė gjitha zhurmat qė shkaktohen nė qytet dhe me rregullore do tė vendoset edhe pėr decibelėt qė do tė pėrdoren, duke mos pėrjashtuar kėtu edhe ezanin e xhamive”, tha Kryeziu.

Hoxha Orhan Bislimaj tha se “varėsisht nga ajo qė do tė pasojė, BIK- do tė gjendet nė situatė”.

“Mirėpo mendojmė se Asambleja as nuk do tė duhej tė diskutonte mė pėr kėtė ēėshtje, e lėre mė tė marrė ndonjė vendim”, tha Bislimaj. “Ezani thirret sikur ėshtė thirrur gjithmonė dhe brenda decibelėve normalė”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 37 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn