
(E plotėsuar)
Rreth 300 miq tė Asanajt, mes tyre kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zėvendėskryeministri Hajredin Kuqi, anėtari i bordit tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit Haxhi Arifi, ministri i ambientit Dardan Gashi, deputeti Ukė Rugova, deputeti Fatmir Limaj etj., janė mledhur nė Dragodan pėr t'i dhėnė atij lamtumirėn e fundit.
Ndėrkohė, burime tė sigurta tė Gazetės Jeta nė Kosovė kanė treguar se rezultatet e autopsisė kanė sinjalizuar se i ndjeri mund tė ketė bėrė vetvrasje.
Ai fillimisht kishte marrė dy plagė nė anėn e djathtė.
Pastaj shtatė tė tjera nė tė majtėn.
Nė fund, dy goditje nė gjoks, njėra prej tyre nė zemėr, kishin qenė fatale.
15:30
Krijohet Ekip pėr Hetimin e Vdekjes sė Dino Asanajt
Prokurori Blerim Isufaj thotė se ėshtė krijuar njė ekip i pėrzier me EULEX-in i cili do tė hetojė vdekjen e Dino Asanajt. Deri mė tash janė kontaktuar disa persona, nė mesin e tė cilėve shoferi i tė ndjerit Asanaj, disa punėtorė tė tij si dhe biznesmenėt Remzi Ejupi dhe Abdurrahman Konjufca.
Prokurori Isufaj tha se ekipi, nėn drejtimin e tij, do tė hetojė nė tė gjitha pistat e dyshimit.
Deri mė tash, tha ai, mund tė jenė kontaktuar pesė ose gjashtė persona nė mesin e tė cilėve drejtuesi i makinės sėi tė ndjerit Asanaj, disa punėtorė tė tij nė Fshatin Ndėrkombėtar, si dhe emrat e pėrmendur nė letrėn e gjetur nė vendin e ngjarjes.
“Mirėpo deri mė tash nuk ka asnjė tė dyshuar”, tha Isufaj.
Po ashtu, prokurori ka thėnė se deri mė tash ai ende nuk e ka marrė as raportin e autopisisė.
Hasanaj ishte dėrguar nė klinikėn kirurgjike nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės tė enjten pas plagėve tė marra me thikė, e cila ėshtė gjetur nė vendin e ngjarjes.
Koha Ditore ka raportuar se burimet e saj kanė treguar se raporti i autopsisė ka konfirmuar se Asanaj ka bėrė vetėvrasje.
Ndėrkohė, nė letrėn e gjetur nė vendin e ngjarjes janė pėrmendur emrat e biznesmenėve Remzi Ejupi dhe Abdurrahman Konjufca, tė cilėt kishin akuzuar nė muajt e fundit Asanajn se kishte kėrkuar shuma tė mėdha parash pėr tė bllokuar anulimin e privatizimeve tė hotelit "Grand" dhe firmės sė pulave nė Lipjan. Asanaj i kishte mohuar akuzat nė njė deklaratė publike.
Remzi Ejupi, pronar i kompanisė Eurokoha, ka konfirmuar tė premten se ėshtė kontaktuar nga hetuesia.
"Unė aktualisht gjendem jashtė vendit. Natyrisht, se jam kontaktuar nga hetuesia”, tha Ejupi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. “Besoj se tė gjithė duhet tė japim kontributin nė zbardhjen e kėtij rasti dhe lus tė gjithė qė tė presin me durim punėn e hetuesisė, nė lidhje me kėtė humbje kaq tė rėndė tė jetės”.
Edhe Abdurrahman Konjufca ka thėnė se ėshtė intervistuar nga hetuesia pėr rastin e Dino Asanajt.
E enjte, 20:40
Prokuroria: Nuk e Dimė a Vrasje a Vetėvrasje
Nė vendin e ngjarjes ėshtė gjetur njė letėr dhe njė thikė. Askush nuk ėshtė arrestuar ende. Hetuesia ka intervistuar disa dėshmitarė.
Edhe pse kanė kaluar disa orė nga vdekja e Dino Asanajt, Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė ende nuk ka arritur tė pėrcaktojė nėse ajo ishte rezultat i vrasjes apo vetėvrasjes.
Prokurori Blerim Isufaj, i cili po e heton kėtė rast, ka thėnė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se pėr tė dytėn herė nė orėt e mbrėmjes ka qėndruar nė vendin e ngjarjes.
“Ėshtė faza e parė e hetimeve dhe unė si prokuror ende nuk mund ta cilėsojė as si vrasje e as si vetėvrasje, sepse akoma nuk kemi asnjė provė tė saktė e cila do na ēonte nė njėrėn anė apo nė anėn tjetėr”, ka thėnė Isufaj.
Prokurori Isufaj thotė se as tė arrestuar deri mė tani nuk ka.
Megjithatė, pėr momentin organet e ndjekjes janė duke i marrė nė pyetje disa dėshmitarė tė cilėt kanė qenė punėtorė aty. “Ata janė duke u pyetur nėse kanė parė diēka a kanė dėgjuar diēka”,thotė Isufaj.
Nė vendin e ngjarjes thuhet se ėshtė gjetur njė letėr.
Isufaj nuk ka pranuar tė tregojė pėrmbajtjen e saj. “Aty nuk ka diēka tė qartė e cila do ta pėrcaktonte shkakun e vdekjes”, thotė ai.
Nė vendin e ngjarjes, ku dyshohet se ėshtė therur me thikė Dino Asanaj, prokurori konfirmon se ėshtė gjetur njė thikė.
“Ėshtė gjetur njė thikė nė vendin e ngjarjes dhe pasi tė dalė raporti i autopsisė do vėrtetohet nėse ajo ėshtė arma me tė cilėn ėshtė kryer vepra”, ka thėnė Isufaj, i cili ka shprehur bindjen e tij se shumė shpejt organet e ndjekjes do ta zbardhin kėtė rast.
Hetimet pėr vdekjen e tė parit tė bordit tė AKP-sė pėr momentin ėshtė duke i drejtuar Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė e ndihmuar nga Njėsitė pėr Krimet e Rėnda tė Policisė sė Kosovės.
Policia ka konfirmuar se kėto njėsi qė merren me hetimet e krimeve serioze janė angazhuar pak kohė pasi qė me rastin kishin filluar tė merreshin policėt e regjionit tė Prishtinės.
14:42
Vdes nga Plagėt Dino Asanaj
Shefi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), Dino Asanaj, nuk ka mundur t’iu pėrballojė plagėve tė marra, pas therjes me thikė, dhe ka vdekur nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK) .
(E plotėsuar) Ai i ishte nėnshtruar njė intervenimi urgjent kirurgjikal, por pa sukses.
“Edhe pėrkundėr pėrpjekjeve, mjekėt nuk mundėn t’ia shpėtojnė jetėn”, tha pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, Shpend Fazliu, zėdhėnės i QKUK-sė.
Mehmet Maxhuni, drejtor i Klinikės sė Kirurgjisė dhe shef i ekipit tė mjekėve, qė e kanė operuar atė, tha nė njė konferencė me gazetarė se Asanaj ishte sjellė nė QKUK nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe pothuajse pa shenja jete.
"Ai kishte humbur shumė gjak, pėr shkak tė plagėve tė marra nė fyt dhe nė anėn e majtė tė gjoksit”, bėri tė ditur Maxhuni.
Dino Asanaj i Nėnshtrohet Intervenimit Kirurgjikal
Shefi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), Dino Asanaj, i ėshtė nėnshtruar njė intervenimi urgjent kirurgjikal nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės, pasi ėshtė therur me thikė nė zyrėn e tij. Gjendja e tij ėshtė rėndė, thonė mjekėt.
Mehmet Maxhuni, ushtrues detyre i drejtorit tė Klinikės sė Kirurgjisė, konfirmoi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se kanė pranuar njė pacient me inicialet D. A., i cili po trajtohet nė sallėn e kirurgjisė tė sallės emergjente.
“Gjendja e tij ėshtė e rėndė”, tha Maxhuni.
Asanaj ėshtė therur nga njė person, derisa ndodhej nė zyrėn e tij, nė Fshatin Ndėrkombėtar. Motivet ende janė tė panjohura.
Burimet e gazetės konfirmojnė se bėhet fjalė pėr shefin e AKP-sė, Dino Hasanaj.
Baki Kelani, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės, tha pėr gJnK se rasti ka ndodhur nė Fshatin Ndėrkombėtar.
Ai tha se pasi kanė pranuar informatėn nga QKUK-ja, policia ka angazhuar tė gjitha njėsitet relevante me qėllim tė zbardhjes dhe hetimit tė rastit. Policia nuk dha detaje nėse dihet identiteti i tė sulmuesit.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 23 Komentet)