Mjeshtrit e Vėllait tė Kryeministrit Angazhohen nė Ndėrtimin e Qendrės sė Intelegjencės

Foto: Bujar AruqajFoto: Bujar Aruqaj
nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Ndėrtesa mė e ndjeshme publike nė Kosovė - selia e agjencisė sė saj tė inteligjencės - po ndėrtohet nga njė firmė qė ka lidhje tė forta me PDK-nė, dhe e cila duket se ia ka nėnkontraktuar njė pjesė tė punės njė firme qė aktualisht punon me vėllain e Kryeministrit Hashim Thaēi.

Kompania nga Drenasi “Vėllezėrit Asllani” mund tė jetė angazhuar tė kryejė punė nė ndėrtimin e objektit tė ri tė Agjencisė Kosovare tė Intelegjencės (AKI).
 
Punishtja ku ėshtė duke u ndėrtuar ky objekt klasifikohet si sekrete dhe ėshtė njėra nga ndėrtesat mė tė ndjeshme nė vend. Pėr kėtė arsye Qeveria e Kosovės nuk pati aplikuar procedurė tė hapur tenderimi pėr ndėrtimin e qendrės intelegjente.

Por kompania qė kishte fituar tė drejtėn e ndėrtimit, e qė ka lidhje tė forta me Partinė Demokratike tė Kosovės (PDK), duket se e ka nėnkontraktuar njė firmė ndėrtuese e cila aktualisht punon nė njė ndėrtim me Blerim Thaēin, vėllain e Kryeministrit tė vendit, pa e ditur AKI. 

Gazeta Jeta nė Kosovė ka fotografuar njė furgon pune tė firmės “Vėllezėrit Asllanaj” nė zonėn e sigurt tė AKI-sė, pėrkundėr pohimit tė kreut tė saj Bashkim Smakaj se askush nuk ishte nėnkontraktuar pėr ndėrtimin nė fjalė.

Parimisht aty nuk mund tė hynin kompani tė cilat nuk ishin tė besueshme pėr administratėn shtetėrore. Vetėm kompania “Ing Enginering” nga Suhareka ishte klasifikuar si e tillė dhe mund tė kryente punė brenda zonės sekrete qė gjendet afėr kazermės Adem Jashari nė Prishtinė. 

Kur Agjencia Kosovare e Intelegjencės i kishte bėrė verifikimin e besueshmėrisė “Ing Engineringut”, ajo nuk kishte paraqitur asnjė kompani tjetėr si nėnkontraktuese nė ndėrtimin e kėtij objekti.

Mirėpo edhe kompania “Ing Enginering” e cila e kishte fituar kontratėn nė mėnyrė sekrete duket se ka nėnkontraktuar ngjashėm. Pronari i saj Rexhep Hajdari ka konfirmuar pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė angazhimin e kompanive tjera nė punishten e AKI-sė. “Ne jemi ekip. Kur kryejmė punė, shkojmė sė bashku”, thotė Hajdari. 

“Kompania ime nuk punon aty.  Unė vetė e kam lėnė kombin aty se ėshtė punė e imja ku i lė senet e mia” Qazim Asllani  

Ai nuk ka dhėnė pėrgjigje se ēfarė punėsh nė objekt kryen kompania “Vėllezėrit Asllani” si dhe kompanitė “Zogaj” e “Blendi” tė cilat i ka pėrmendur si pjesė tė ekipit.

Pėr dy kompanitė e fundit, Hajdari nuk ka treguar as prej nga vijnė. Nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve janė dhjetėra kompani qė kanė emėrtime tė ngjashme me to.

Hajdari thotė se moszbulimi i informatave kėrkohet nga ruajtja e sekretit shtetėror.

Qazim Asllani, pronar i kompanisė “Vėllezėrit Asllani”, ka mohuar ndėrkohė qė kompania e tij ėshtė e angazhuar nė ndėrtimin e objektit tė ri AKI-tė.

Por, makina tė kėsaj kompanie janė parė brenda zonės qė klasifikohet si sekrete dhe ku nuk mund tė hyjnė njerėz qė paraprakisht nuk klasifikohen si tė besueshėm nga AKI.

Asllani ėshtė arsyetuar se e ka lėnė qėllimisht brenda zonės njė furgon pune qė mban mbishkrimin “Vėllezėrit Asllani”, dhe njė numėr kontaktues tė tij si pronar i kompanisė.

“Kompania ime nuk punon aty.  Unė vetė e kam lėnė kombin aty se ėshtė punė e imja ku i lė senet e mia”, ėshtė shprehur Asllani.

Njė ditė pasi Asllani ishte pyetur nė lidhje me kėtė, furgoni i kėsaj kompanie ishte larguar nga zona e klasifikuar si sekrete. 

Mė vonė, Asllani ka pranuar pėrfshirjen e kompanisė nė ndėrtime, por jo si nėnkontraktor. “Nuk jam nėnkontraktues nė ndėrtimin e objektit, por mua mė kanė kėrkuar punėtorė tė kompanisė qė tė punojnė nė objekt dhe i kam huazuar vazhdimisht”, ka thėnė Asllanaj pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Kompania “Vėllezėrit Asllani” ėshtė duke ndėrtuar ndėrkohė kompleksin banesor “Iliria Building” nė lagjen Mati 1 nė Prishtinė, sipas shpalljeve nė vendin e ndėrtimit tė fotografuara nga Gazeta Jeta nė Kosovė. Nė kompaninė “Iliria Building” hisedar ėshtė Blerim Thaēi, i vėllai i Kryeministrit tė vendit Hashim Thaēi.

Asllani ka refuzuar tė flasė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, kur ėshtė pyetur nėse punimet e kryera nė “Ilira Building” i kanė ndihmuar nė angazhimin e mundshėm nė ndėrtimin e qendrės sė intelegjencės.

Viktor Cakiqi, zyrtar nė kompaninė “Iliria Buliding”, thotė se kompania “Vėllezėrit Asllani” ka qenė e vetmja qė ka kryer punė ndėrtimore nė kėtė kompleks banesor. 

“Nuk ka asnjė kompani tjetėr ndėrtimi nė objekt pėrveē saj”, ka thėnė Cakiqi, pėr gazetėn Jeta nė Kosovė.

foto 
Iliria Building 


Qeveria e AKI thonė se “Ing Enginering” nuk ka nėnkontraktues

Ministria e Administratės Publike (MAP) thotė se kontraktuesi pėr ndėrtimin e objektit tė intelegjencės nuk ka angazhuar kompani tjera si nėnkontraktuese. 

“Kompania ‘Vėllezėrit Asllani’ nuk ėshtė e angazhuar si nėnkontraktore e kompanisė ‘Enginering’ nga Suhareka nė kryerjen e punimeve nė ndėrtesėn e pėrmendur”, ka thėnė Birsen Shufta, zėdhėnėse e MAP-it, institucionit qė ka pėrgjegjėsinė pėr ndėrtimin e objekteve publike.

Zėdhėnėsja e MAP-it ka deklaruar se pėr kėtė ēėshtje janė konsultuar edhe pėrfaqėsuesit e kompanisė “Ing Enginering” dhe se ata i kanė konfirmuar se punojnė tė vetėm nė objekt.

“Pas konsultimeve qė janė bėrė me pėrfaqėsues tė kompanisė  ‘Enginering’, nė objektin e pėrmendur nuk ėshtė duke punuar asnjė nėnkontraktor”, ka thėnė Shufta.

Edhe Bashkim Smakaj, drejtor i AKI-sė, ka deklaruar se brenda objektit nuk mund tė futet asnjė kompani tjetėr pėrveē “Ing Enginering”.
 
“Enginering nuk ka nėnkontraktorė dhe aty nuk mund tė futet asnjė kompani tjetėr”, ka thėnė Smakaj. Ai thotė se Enginering mund tė ketė angazhuar punėtorė tė kompanive tjera pėr tė punuar brenda nė objekt.

“‘Enginering’ kur ėshtė verifikuar ka paraqitur punėtorėt tė cilėt do t’i angazhojė pėr tė ndėrtuar objektin. Ne nuk e kemi pyetur se tė cilės kompani janė kėta punėtorė por ka mjaftuar qė janė prezantuar nga ‘Enginering’”, ka thėnė Smakaj.

foto 
Furgoni i punės i kompanisė "Vėllezėrit Asllani" brenda "zonės sekrete" tė AKI-sė 


“Ing Enginering”, kompani e afėrt me PDK-nė

Nė gusht tė vitit tė kaluar, Ministria e Administratės Publike ka kontraktuar kompaninė Ing Enginering nga Suhareka pėr tė ndėrtuar bazėn e Agjencisė Kosovare tė Intelegjencės.

Kontrata, sipas drejtorit tė prokurimit nė kėtė ministri, Arton Berishės, peshon rreth 5 milionė euro.

Pėr angazhimin e saj nuk kishte pasur aktivitet tė hapur tė prokurimit pasi qė bėhej fjalė pėr njė kontratė e cila u klasifikua si sekrete.

“AKI i ka kėrkuar Qeverisė qė tė pėrjashtojė Ligjin e Prokurimit, nė kėtė kontratė publike. Kėrkesa ėshtė miratuar. Ministria e Administratės Publike, pėrkatėsisht Departamenti i Inxhinieringut, nė gusht tė vitit tė kaluar, ka nisur procedurat pėr ndėrtimin e bazės sė AKI-t”, pati deklaruar Smakaj pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

MAP, sipas tij, ua kishte dėrguar ftesat pesė kompanive nga tė cilat ėshtė pėrzgjedhur “Ing Engineering” nga Suhareka tė cilės pastaj i ėshtė bėrė verifikimi nga Agjencioni Kosovar i Intelegjencės dhe kishte rezultuar si kompani e besueshme.

Njėri prej krerėve tė kėsaj kompanie Hazir Hajdari, i cili e mban pozitėn e zėvendėsdrejtorit gjeneral tė “Ing Engineering”, nė vitin 2007 ka qenė kandidat pėr deputet nė Kuvendin e Kosovės nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), qė udhėhiqet nga kryeministri i vendit Hashim Thaēi.

Hajdari, aktualisht ėshtė kėshilltar komunal nė Suharekė, po nga radhėt e partisė sė kryeministrit Thaēi. Ndėrkaq vėllai i tij Rexhep Hajdari figuron si pronar i vetėm i kėsaj kompanie nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 13 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn