
Lirimi i Veshallit dhe Krasniqit nėnkupton se tashmė tetė nga gjithsej dhjetė tė arrestuar deri mė tash nė lidhje me kėtė rrėmbim janė liruar nga paraburgimi, por ende nuk janė liruar nga hetimet.
Nė paraburgim vazhdojnė tė mbahen Bashkim Krasniqi dhe Selam Shoshaj.
Leonard Veshalli dhe Shukri Krasniqi ishin arrestuar gati gjysmė viti qė kur kishte ndodhur ngjarja dhe javėn e kaluar Gazeta Jeta nė Kosovė ka treguar versionet e familjeve nė lidhje me parregullsitė e mundshme gjatė arrestimit dhe mbajtjes sė tyre si dhe implikimin e palėve tė treta.
Sipas vendimit fillestar tė prokurorisė, Veshalli e Krasniqi duhej tė qėndronin nė paraburgim deri mė 25 korrik por tani kjo masė ėshtė zėvendėsuar me paraqitje nė stacionin policor.
Pas daljes nga burgu, Leonard Veshalli, ka rrėfyer se ėshtė keqtrajtuar pėr tė dėshmuar kundėr Shukri Krasniqit.
Ai tregon se Enes Xhema sė bashku me Ferdi Shishkon - i pari ishte i arrestuar nė valėn e parė nė lidhje me rastin e rrėmbimit ndėrsa Shishko ėshtė mik i tij - e kanė marrė me njė taksi dhe e kanė dėrguar nė njė shtėpi, ku mė pas kanė filluar ta keqtrajtojnė.
Ai ka thėnė se ia kishin lidhur duart me tel dhe ia kishin vėnė revolen nė gojė. Pas shumė keqtrajtimeve, tha ai, ishte detyruar qė tė pranojė ta xhirojnė nė telefon duke dėshmuar kundėr Shukri Krasniqit.
“Ėshtė dėshmitar edhe taksisti. Mė kanė thėnė ti do tė dėshmosh pėr njėrin qė e njeh, tė tregojmė ne se ēfarė” Enes Xhema
“Ėshtė dėshmitar edhe taksisti. Mė kanė thėnė ti do tė dėshmosh pėr njėrin qė e njeh, tė tregojmė ne se ēfarė”, rrėfen Xhema. “U kam thėnė mos mė merrni nė qafė, po nuk mė kanė dėgjuar”.
“Mė kanė dėrgu nė njė shtėpi nė rrugėn e Nashecit. Aty m’i kanė lidhė duart me tel dhe mė kanė rrahur sa kanė mundur. Unė u thosha nuk pranoj tė bėj njė gjest tė tillė, mirėpo kur ma kanė futur revolen nė gojė jam frikėsuar dhe kam pranu qė ata tė mė xhirojnė me telefon dhe kam thėnė se Shukri Krasniqi e ka rrėmbyer djalin ndėrsa unė kam bėrė rojė”.
Gazeta Jeta nė Kosovė e ka kontaktuar edhe taksistin Ramit Krasniqi. Ai nuk e mohoi faktin se Enes Xhema dhe Ferdi Shishko e kanė marrė me taksinė e tij Leonard Veshallin, mirėpo na tha se parapėlqen qė detaje tjera mos tė japė nga fakti se ėshtė ēdo ditė nė rrugė me punė.
Sikurse ishin shprehur familjet javėn e kaluar, edhe Veshalli ka shprehur dyshimin se policėt e DKKO-sė (Departamenti Kundėr Krimit tė Organizuar) mund tė kenė pasur gisht nė kėto ngjarje duke bashkėpunuar me personat qė e kishin rrėmbyer atė dhe e kishin detyruar qė tė japė dėshmi tė rrejshme.
“Pas shumė keqtrajtimeve qė mi kanė bėrė nė atė shtėpi tė pabanuar, kam qenė i shtrirė pėr tokė, ka ardhė njė person, e ka pasur tė veshur njė pancir, ku ishte e shkruar ‘police’”, rrėfen Veshalli. “Shumė u gėzova kur e pashė qė ka ardhur policia, mirėpo nuk mė lėnė t’ia shoh fytyrėn atij personi, ma mbuluan kokėn me njė qebe dhe ai i pyeti nėse mė kanė xhiruar mirė dhe kėrkoi tė sigurohej se xhirimi ishte kryer”.
Prej andej, tha Veshalli, ishte dėrguar nė stacionin policor tė Suharekės.
“Kam qenė i ėnjtur nė fytyrė, dorėn e kam pasur krejt tė ėnjtur nga tė rrahurat qė i kam marrė atė ditė. Mjekėt mė kanė shėruar nė paraburgim”, shtoi ai. “I kam tregu policisė qė mė kanė detyruar tė flasė, mirėpo nuk kanė dashtė me dėgju. Madje edhe gjatė marrjes nė pyetje ka ardhur njė polic i cili ka vazhduar tė mė godas me grushta dhe shuplaka edhe aty”.
“Do tė kėrkojė pėrgjegjėsi qė mė mbajtėn pėr pesė javė nė burg dhe mė njollosėn pa faj" Shukri Krasniqi
Pėrveē Leonardit, masa e paraburgimit i ėshtė ndėrprerė edhe Shukri Krasniqit, i cili ishte arrestuar pėr shkak tė “dėshmisė” qė i pari kishte dhėnė kundėr tij.
Shukriu tha se pas shumė vuajtjeve shpirtėrore, tani ėshtė i lumtur qė mė nė fund drejtėsia ka marrė kahe tė duhur, mirėpo thotė se nuk mund tė qėndrojė i qetė derisa ky rast tė zbardhet nė tėrėsi.
“Do tė kėrkojė pėrgjegjėsi nga organet e drejtėsisė qė mė mbajtėn pėr pesė javė rresht nė burg dhe mė njollosėn pa faj, vetėm pse e kishin njė dėshmi tė rrejshme dhe siē u kuptua me shumė kėrcėnime ndaj meje”, tha Krasniqi.
Javėn e kaluar gazeta ka raportuar se si Hidajet Gashin kishte rrėfyer se i ishin ofruar 10 mijė euro pėr tė dėshmuar kundėr Shukri Krasniqit dhe kur ai nuk kishte pranuar e kishin rrahur.
Natėn kritike, pėr tė cilėn Hidajte Gashi thotė se Enes Xhema, Ferdi Shishko dhe Sedat Rapi e kanė sulmuar me grushta dhe kanė shkrepur edhe me armė nė drejtim tė tij, ekipi ynė kishte qenė sė bashku me patrullėn e policisė.
Policia ka dėgjuar tri tė shtėnat me armė zjarri dhe kishte arritur qė t’i arrestojė tė dyshuarit, mirėpo pas 48 orėve me urdhėr tė prokurorisė, nė mungesė tė fakteve, tė njėjtit ishin liruar.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)