Kthehen Parashutistėt

Foto: Korab BashaFoto: Korab Basha
nga  Edona Musa
© Tė drejtat autoriale

Me konkurs nė Fakultetin e Mjekėsisė parashikohej tė pranoheshin 180 studentė. Tash janė 230. Dhe lista vazhdon tė zgjatet…

Pranimi i studentėve tė rinj do tė duhej tė ishte mbyllur kur zyrtarisht filloi viti i ri akademik nė Universitetin e Prishtinės, por kjo nuk vlen pėr fakultetin e mjekėsisė sė pėrgjithshme.

Nė konkursin e parė pėr pranim tė studentėve tė shpallur nė muajin korrik tė kėtij viti, thuhej se nė kėtė fakultet do tė pranohen 180 studentė tė rinj pėr vitin akademik 2011/2012. Por, tani listat e studentėve qė vazhdojnė tė zgjaten sinjalizojnė se sezoni i ‘parashutistėve’ ėshtė kthyer.

Gazeta Jeta nė Kosovė ka siguruar listėn e studentėve tė regjistruar nė vitin e parė tė studimeve nė mjekėsi tė pėrgjithshme nė tė cilėn figurojnė 230 studentė duke pėrfshirė edhe 11 studentė nga minoritetet tė cilėt janė pranuar nė afatin e shtatorit.

Ndėrkaq, nė listėn tjetėr ku figurojnė emrat e studentėve tė ndarė nė grupe, shihet se ky numėr ėshtė rritur pėr 39 studentė tė rinj tė cilėt nuk kanė figuruar nė listėn e parė kur janė shpallur rezultatet e konkursit tė muajit korrik .

Lista me emrat e tė pranuarve nė mjekėsi tė pėrgjithshme ka qenė publike nė web-faqen e Universitetit tė Prishtinės, mirėpo kjo listė e cila tashmė ėshtė fryrė me studentė tė pranuar jashtė konkursit dhe jashtė ēdo rregulli ėshtė larguar tash prej aty.

Ushtruesi i detyrės sė dekanit tė Fakultetit tė Mjekėsisė, Naim Haliti, i ka thėnė Gazetės Jeta nė Kosovė se ai nuk e posedon listėn e studentėve tė pranuar. Madje, ai thotė se nuk e di sa ėshtė numri total i studentėve tė cilėt kėtė vit do tė fillojnė studimet pėr mjekė tė ardhshėm.

Haliti ka shtuar se kėtė listė e ka vetėm rektorati, konkretisht administrata qendrore e UP’sė.

Sahit Muēolli, drejtor i shėrbimit tė studentėve nė Universitetin e Prishtinės, thotė se lista ka ardhur nga fakulteti i mjekėsisė.

 “Tash pėr tash nuk mund ta merrni listėn e studentėve”, ka thėnė Muēolli. “Po mė ēuditė se si dekani nuk e ka listėn pėrderisa aty janė pranuar studentėt dhe nė fund tė fundit kjo listė na ka ardhur nga dekanati i fakultetit tė mjekėsisė”.

Nė anėn tjetėr nė Ministrinė e Arsimit thonė se ata ende nuk kanė njė raport tė detajuar nga UP’ja nė lidhje me atė se si ka shkuar procesi i pranimit tė studentėve.

“Pa e marrė raportin nuk e dimė se sa studentė tė rinj janė pranuar, po ashtu nuk e dimė as numrin e ankesave dhe sa prej tyre janė zgjidhur”, ka thėnė Bekim Smadraxha, zyrtar nė divizionin pėr arsim tė lartė nė Ministri tė Arsimit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti- Orllan
    Shiko arkivėn