Vrasja e Mistershme e Salih Dukatit

Ish-dyqani dhe trualli i Salih Dukatit | Foto: Genc NimoniIsh-dyqani dhe trualli i Salih Dukatit | Foto: Genc Nimoni
nga  Ukė Selimaj
© Tė drejtat autoriale

Familja pretendon se dukatxhia nga Peja, Salih Dukati, i cili vdiq pas plagosjes sė rėndė muajin e kaluar, kishte qenė gjatė subjekt i haraēit nga njerėzit e fuqishėm tė politikės. Se nė njė rast ishte detyruar tė japė 50 mijė marka. Se ai pastaj ishte nė telashe kamate me biznesmenė tė cilėve u detyrua t’ua japė lokalin qė e kishte bėrė dominues tė tregut tė arit, por kėta tė fundit e akuzojnė atė pėr mashtrime e falsifikim. Ndėrkohė, tė enjten vajza e tij ėshtė vėnė nė paraburgim pėr 30 ditė nėn dyshimin pėr “rrėmbimin e njė personi” e qė sipas, familjes Kastrati, mund tė bėhet fjalė pėr Fidan Shabin i cili u gjet i vdekur tė shtunėn.

Dikur ishte i fuqishėm me biznesin e tij. Njihej nga tė gjithė. Zeja e argjendarisė i kishte sjellė atij prosperitet, mirėqenie dhe emėr nė gjithė vendin. Nė Pejė e quanin Sali Dukati. 

Sali Kastrati biznesin e kishte filluar qė nė vitet e 80’ta me dyqanin “Te Salihi”. Ishte profesionalizuar nė argjendari, bėnte punime (gdhendje) tė ndryshme pėr shijet e blerėsve tė tij, qė ishin tė shumtė, sidomos gdhendje tė shqiponjave.

Gjithēka i ecte mirė. Deri pas luftės. Atėherė, atij ia mėsynė njerėzit e haraēit. Dhe nuk pėrfundon ēdo gjė vetėm me haraēin pasi, siē thonė familjarėt, atė e kishin pėrcjellė pėr 12 vjet njerėz tė ndryshėm “derisa ia shkatėrruan biznesin”. Nė fund e vranė. 

Kastrati ishte plagosur pėr vdekje tek shtėpia e tij, mė 15 mars 2012. Ai po kthehej nga gjykata ku sapo ishte dėnuar me 800 euro gjobė pėr armėmbajtje pa leje pasi kishte shtėnė nė ajėr kur ishte plagosur herėn e parafundit. Pas njė muaji nė spital, vdiq nė komė, nė moshėn 63 vjeēare.

Kastriot Kastrati (29), djali i biznesmenit tė ndjerė, kishte dėgjuar pėr haraēin pėr herė tė parė nė vitin 2000. Atėbotė, ai ishte i ri. Kishte tingėlluar e pazakonshme kur babait tė tij kishin ardhur t’i kėrkonin para “nėse dėshironte tė punojė mė tej”. Kėrkuesit ishin njerėz tė fuqishėm tė asaj kohe, thotė Kastrioti. Mes tyre, siē pretendon ai, edhe familjarė politikanėsh tė njohur tė vendit qė i kishin marrė atij rreth 50,000 marka gjermane.

Por, sipas Kastriot Kastratit, 11.20 ari truall pėrballė shtėpisė sė mallrave nė Pejė ishin bėrė shkaku qė ēoi deri tė ngatėrresa dhe vrasja e babait tė tij. Kjo pronė, tha ai, ishte blerė nė vitin 1980 nga njė familje serbe e njohur si familja Rajeviē nga familja e Salih Kastratit. Nė vitin 2009, nė pronėn qė familja thotė se e ka me dokumente, Salihu kishte rrėnuar disa dyqane tė vjetra me qėllim ndėrtimi tė njė objekti tė ri - si qendėr tregtare. “Por u pengua nga Tahir Daci dhe Hajrie Rama, persona kėta qė merren me biznes”, ka thėnė Kastrioti. Sipas tij, kėta dy persona kishin pretendime qė pronėn ta marrin pėr vete ndėrsa e kishin edhe mbėshtetjen e policisė sė Pejės. “Puna ishte ndėrprerė shkaku i kėrcėnimeve”, thotė ai.

Me biznesmenin Tahir Daci, Kastrati ishte njohur nga njė biznes qė e kishte pasur mė parė, thotė Kastrioti. Nė njė marrėveshje mes tyre, Salih Kastrati ia kishte lėnė peng dyqanin e tij “Te Salihi” derisa t’ia kthente Tahir Dacit 195,000 euro qė ia kishte marrė borxh. Kastrioti nuk dinte shumė pėr kėtė biznes. Por, ai e dinte qė afatin e kthimit tė parave e kishte pas 3 muajsh. Babai i tij kishte shkuar te Tahir Daci pas dy muajsh pėr t’ia kthyer paratė, mirėpo ky i fundit nuk e kishte pritur “si partner biznesi”. Ai tash kėrkonte 500,000 euro, me arsyetimin se borxhliu e kishte shkelur afatin e kthimit. Diferenca ishte kamatė. “Madje e kishte kėrcėnuar me kokėn e tij dhe timen nėse paratė nuk ia sjell”, thotė Kastrioti. Sali Kastrati nuk kishte mundėsi t’ia kthente paratė dhe pėrballė kėtyre kėrcėnimeve tė Dacit, ishte detyruar qė t’ia japė atij lokalin mė 2010, sipas Kastriotit. Ky ishte edhe fundi i dominimit tė Salih Dukatit nė tregun pejan tė arit, tė njohur nė gjithė vendin. 

Mirėpo biznesmeni Tahir Daci ka thėnė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se nė fakt ai e kishte blerė dyqanin tė “Te Salihi” dhe ka mohuar akuzat pėr kėrcėnim. Po ashtu, ai ka thėnė se pas luftės kishte blerė 5 ari tokė sė bashku me Hajrie Ramėn nė qendėr tė qytetit, tek “Korzo”. Nė vitin 2010, tha Daci, ai sė bashku me Ramėn kishte bėrė ndėrrim tė parcelės me komunėn e Pejės. Sipas tij, ata tė dy dhe Salih Kastrati ishin tė gjithė hisedarė tė parcelės prej 11.20 ari - ku ky i fundit ėndėrronte tė bėnte qendrėn e tij tregtare.  

“Nuk e di ēfarė bėri Salih Kastrati me dokumentacion, por ai e kishte vėnė tėrė pronėn nė emrin e tij pa dijeninė tonė” Hajrie Rama 

“Nuk e di ēfarė bėri Salih Kastrati me dokumentacion, por ai e kishte vėnė tėrė pronėn nė emrin e tij pa dijeninė tonė”, ka thėnė Hajrie Rama, pėr gazetėn Jeta nė Kosovė. 

Prandaj, tha ajo, sė bashku me Tahir Dacin, nė vitin e kaluar kishte ngritur njė padi civile nė gjykatėn e Pejės pėr “pengim tė posedimit” tė pronės nga Salih Kastrati. 

“Pėr mė shumė, familja Kastrati neve na i ka borxh diku 500 mijė euro”, ka thėnė ndėrkohė Tahir Daci. “Ai manipuloi me shumė njerėz duke u marrė para pėr ndėrtimin e kėsaj qendre tė madhe dhe duke mos ua kthyer mė e duke mos iu pėrmbajtur zotimeve”.

Por Kastriot Kastrati pretendon se Daci dhe Rama i kishin kėrkuar babait tė tij 1.5 milionė euro qė t’i heqin pengesat gjyqėsore qė i kishin vėnė ndaj tij lidhur me pronėn pėrballė shtėpisė sė mallrave mė 2010. Pohimi ėshtė hedhur poshtė nga dy biznesmenėt nė fjalė. 

Kastrati ishte sulmuar dhe gjuajtur katėr herė nė dekadėn e fundit. 

Sipas tė dhėnave tė organeve tė drejtėsisė, herėn e parė ai ėshtė sulmuar nga Sh.Sh., boksier nga Peja. Ai besohet se i kishte zėnė pritėn tek dera e shtėpisė ku e kishte rrahur me njė shufėr metali. Nė herėn e dytė Kastrati ėshtė plagosur me armė zjarri. Nė mėngjes tė asaj dite ai ishte kėrcėnuar, sipas familjes. Ndėrsa nė janar tė kėtij viti ai ėshtė gjuajtur me mjet shpėrthyes, pranė parcelės sė tij. 

Sulmi i fundit, qė ishte edhe fatal pėr Salih Kastratin kishte ndodhur nė shtėpinė e tij, ku dora  e krimit kishte vendosur mjet shpėrthyes nė derė. Nė gjendje tė rėndė shėndetėsore ai dėrgohet nė QKUK pėr shėrim. Pas disa javėsh atij iu keqėsua gjendja dhe mė pas vdiq.

Kastriot Kastrati


Kastrioti tregon pėr vuajtjet dhe friken qė e kishte pasur familja e tij gjatė kėsaj kohe. “Nuk kemi qenė tė sigurt as tė dalim jashtė shtėpisė me frikėn qė do na gjuajnė, edhe sot ndihemi tė pasigurt”, thotė ai. 

Problemet e familjes Kastrati vazhdojnė edhe pas vdekjes sė Saliut. Vajza e tij, Besarta Harxhi, ishte kthyer pėr disa ditė nga SHBA, ku jeton me familjen e saj, pėr tė qėndruar pranė babait nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, nė QKUK. Policia kishte disa punė edhe me tė. Tė martėn, mė 8 maj, asaj i ėshtė bastisur shtėpia nė Pejė, dhe ėshtė arrestuar e ėshtė caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditėsh. Prokuroria e qarkut nė Pejė kishte kėrkuar ndalimin e saj me pretendim se ishte e pėrzier nė rrėmbimin e tė riut, Fidan Shabi, qė u gjet tė shtunėn i vdekur nė Pejė, pas zhdukjes disaditore, sipas familjes Kastrati. 

Nė njė shkresė tė prokurorisė sė qarkut tė cilėn e ka siguruar gazeta, nuk shėnohet se pėr cilin rast bėhet fjalė, por vetėm pėr dyshimin e rrėmbimit tė personit.

Njėri nga avokatėt e familjes, Orhan Basha,thotė se vetėm gojarisht ka mėsuar nga zyrtarėt policorė arsyen e arrestimit tė Besartės. 

Vėllai i saj, Kastrioti, thotė se policia po e bėn kėtė me qėllim tė shpėrqendrimit tė vėmendjes nga ajo qė ka ndodhur ndaj kėsaj familje. Madje, ai ka pėrmendur disa emra tė zyrtarėve policorė si tė pėrzier nė ngjarjet e fundit rreth babait tė tij dhe nė afera kriminale kundėr familjes e biznesit tė tyre. 

Policia thotė se ēdo gjė ėshtė nė fazėn e hetimeve. Xhevat Ibra, zėdhėnės rajonal i policisė nė Pejė, e hedh poshtė mundėsinė e pėrzierjes sė ndonjė zyrtari policor nė kėto afera kriminale. Ai shton se asnjė oficer i policisė nuk ėshtė duke u hetuar lidhur me kėto raste. Pretendimet e kundėrta i quan “llafe kafenesh”. 

Familjen Kastrati e presin seanca potenciale gjyqėsore deri nė zbardhjen e rasteve qė pėrfshijnė anėtarėt e saj. Njė person i dyshuar tanimė ėshtė i arrestuar. Memli Pajazitit i ėshtė caktuar paraburgimi derisa zhvillohen hetimet. Por Kastrioti thotė se tė pėrzier janė edhe persona tė tjerė. 

Pėrderisa djali i Salih Kastratit i ka thėnė policisė se vrasja e babait tė tij ėshtė e ndėrlidhur me kėso mosmarrėveshje biznesi, Gazeta Jeta nė Kosovė nuk ka prova se kėto pohime janė tė sakta dhe policia deri mė tash ka refuzuar tė komentojė pėr hetimet e saj. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 10 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn