Politika Zgjedh Emrat e Kosovarėve

Ilustrimi: SXCIlustrimi: SXC
nga  Jeton Musliu
© Tė drejtat autoriale

Toniblerėt e Ēlirimet janė bėrė tė njohur nė ditėt e sotme, por sipas listave tė KQZ’sė, nė mesin e kosovarėve me moshėn aktuale 18 deri nė 20 vjeē dominojnė Liridonat, Fitoret dhe Egzonėt. Mė herėt ishte kohė e Durimėve, Agimėve, Palestinave dhe vinte pas asaj tė Gadafėve e Arafatėve. E kjo e fundit ēon tek Enverėt dhe Marenglenėt - sipas Marksit, Engelsit dhe Leninit.

Fotografia e Enver Hoxhės, personit qė cilėsohet si diktatori mė i madh shqiptar, qėndron e varur nė murin e zyrės sė tij nė Ferizaj.

Mbajtja e Shqipėrisė nė izolim nga Hoxha pėr 45 vjet, pėr pjesėn dėrmuese tė shqiptarėve, ėshtė njė nga pasojat mė tė mėdha historike tė kombit.  

Por jo edhe pėr komunistėt e thekur.

Edhe pse kanė kaluar mė shumė se njėzet e shtatė vjet nga dita kur “xhaxhi”, siē e quajnė ata, mori frymė pėr herė tė fundit, Enver Hoxha vazhdon tė mbetet- “figura planetare shqiptare”.

“Eh..., sikur tė kisha njė fėmijė - pa ia vėnė emrin Enver, kurrė nuk e kisha lėnė”, thotė si me pendim Remzi Hasani pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Remziu nga Ferizaj ėshtė vetėm njė nga komunistėt e Kosovės. Edhe pse nuk ka pasur rast qė fėmijės sė vet t’ia vė emrin Enver, pėrkufizimi qė i bėn diktatorit shqiptar, kalon edhe limitet e  kohės. 

“Enver Hoxha ėshtė vetė historia. Ėshtė vetė flamuri”.

Pagėzimin e fėmijėve nga prindėrit shqiptarė tė Kosovės me emra personalitetesh,  ngjarjesh tė ndryshme politike apo edhe kafshėsh, antropologėt e shpjegojnė me “mungesėn e hapėsirave tė tjera pėr vetartikulim”.

“Nė kohėn kur historia dhe shoqėria jonė dukej e atakuar nga te gjitha anėt, ndoshta e vetmja gjė qė u mbetej njerėzve ishte emėrtimi personal i botes intime dhe private”, thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, antropologia Nita Luci.

Marenglen - ose Marksi, Ingelsi dhe Lenini

Nė fakt, pagėzimi  i fėmijėve sipas situatės politike apo marrėdhėnieve ndėrshtetėrore, duket se vazhdon ta pėrcjellė shoqėrinė shqiptare nė Kosovė.
 
Ajo e Enver Hoxhės nuk ėshtė e vetmja.

Njė prej tyre ėshtė edhe  emri “Maringlen”, qė  formohet duke bashkuar tre shkronjat e para tė emrave Marks,  Ingels (Engels) dhe Lenin, figurave tė profilit tė lartė tė komunizmit rus.

Megjithėkėtė, Maringleni, njė djalė i ri nga Klina, i cili nuk preferon t’i pėrmendet mbiemri, ndoshta ka mė shumė fat.

Ai beson se jo gjithkush e di se emri i tij nė fakt fsheh simpatinė qė prindėrit mund tė kenė pasur pėr diktatorėt rus apo sistemin e krijuar prej tyre.

E ata qė nuk mund ta fshehin kėtė, janė personat qė mbajnė emrat si Gadaf, Yaser  apo Palestina.   

Gadaf Basha ka lindur nė vitin 1988. Nė kėtė kohė, marrėdhėniet e ish Jugosllavisė me  Libinė e Muhamer Gadafit, ishin shumė tė mira, siē vazhduan tė jenė deri nė fundin tragjik tė diktatorit libian. 

“Emrin ma ka vendosur babai. Mė ka thėnė se i ka pėlqyer”, thotė Gadafi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.  “Ky emėr i ėshtė dukur mė i veēantė”.

Gadafi nga Kosova nuk e mohon mundėsinė qė prindi i tij tė ketė pasur simpati pėr Muhamer Gadafin e Libisė, i cili pas 40 vjetėsh nė pushtet, u rrėzua me dhunė vitin qė shkoi.

“Jam vėlla i vetėm i pesė motrave dhe ndoshta ka dashur qė emri tė jetė mė i veēantė. Pse  jo, ndoshta ka pasur edhe simpati pėr liderin libanez”, thotė Gadaf Basha.

Ai beson se krejt e mira e emrit tė veēantė qė bartė , ėshtė se mbahet mend lehtė. Ndonėse tash, nuk ėshtė se i pėlqen edhe aq shumė.

“Nuk mund tė them se emri Gadaf ėshtė mė i mirė, por ėshtė mė i veēantė”, thotė ai. Pavarėsisht kėsaj, Gadafi shpjegon se asnjėherė nuk ka menduar ta ndėrrojė emrin, por si babai i tij, ai nuk do tė veprojė me fėmijėt e vet.

“Fėmijėve tė mi nuk do t’u vė emra pesonalitetesh, por ndoshta mė unik, po”, thotė Gadafi. Ai  kėmbėngulė se nuk ėshtė i vetmi nė Kosovė qė ka emėr kaq tė veēantė.

“Njoh edhe dikė qė e ka emrin Arafat (sipas Yasser Arafat, ish udhėheqėsit palestinez)”.

Nga Pelstina deri te Durimi 

E kur ėshtė puna te Palestina, ka tė tillė prindėr qė fare nuk i kanė rėnė rrotull.
Ata vajzėn e vet e kanė pagėzuar me emrin e kėtij vendi qė me dekada vazhdon tė kėrkojė tė bėhet shtet.

foto 
Avdyl Gashi 


Njė prej tyre ėshtė edhe Palestina Bajrami- Qerka, vazja nga Prishtina e cila e pranon se ėshtė pagėzuar me kėtė emėr, nė kohėn kur nė Lindjen e Mesme kishte shumė trazira- tė cilat nė fakt edhe sot vazhdojnė.

“Mė  pėlqen emri im e nuk kam menduar ta ndėrroj. Emrin ma ka vėnė motra ime e madhe pėr shkak se palestinezėt si myslimanė, ishin tė shtypur”, thotė Palestina pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Por nė situatė tė ngjashme me Palestinėn, para pesėmbėdhjetė vjetėsh ishte edhe Kosova. Edhe kjo periudhė duket se ka lėnė gjurmė, pėrveē tė tjerave edhe nė emrat e fėmijėve tė lindur nė atė kohė.

Ajo ishte periudha e aparteidit e Kosovės nga Serbia, pėrgjatė viteve 90-ta. 

Nė regjistrin e emrave tė hartuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė cilat i ka siguruar Gazeta Jeta nė Kosovė, del se ata qė kanė lindur nė vitet e 90-ta, vendin e parė e zėnė emrat Liridon dhe Liridona.

Peronat qė kanė kėtė emėr, kanė lindur nė vitet 1992 deri 1994, kohė kur nė Kosovė situata politike ishte mjaft e rėndė.

Kėta emra janė nė vendin e parė pėr nga numri, e tė cilėt i takojnė moshės nga 18 deri 20 vjeē, ndėrkohė qė nė vend tė tretė, tė katėrt e pestė, janė emrat Egzon, Dardan e Fitore.
 
Sipas kėsaj radhitje zyrtare tė KQZ-sė, nė vendin e 12 ndodhet edhe emri Durim. Njėri prej shumė tė rinjve tė lindur tė vitet e 90-ta, e qė mban kėtė emėr, ėshtė edhe Durim Hasaj.   

Pavarėsisht insistimit tė gjyshit tė tij, babai i Durimit kishte vendosur pėr kėtė emėr.

Nė atė kohė, Kosova nėn udhėheqjen e ish Presidentit Ibrahim Rugova, si politikė kundėrshtuese ndaj aparteidit serb, kishte zgjedhur rrugėn e rezistencės paqėsore-durimit.

“Kosova ka kaluar nė periudha tė vėshtira gjatė viteve 1981-1999 dhe kjo ka ndikuar qė edhe prindėrit tanė tė na pagėzojnė me emra si i imi e qė besoj se kanė pasur tė bėjnė me situatėn nė atė periudhė”, thotė Durimi pėr Gazetėn jeta nė Kosovė.

“Siē mė ka treguar babai, pėrveē situatės , arsye tjetėr ka qenė qė unė tė jem njė njeri i durueshėm(tė kem durim nė jetė, nė pėrgjithėsi)”, shpjegon ai arsyen e prindėrve kur e pagėzuan  me kėtė emėr.

Durimi tregon se pėr kohėn, emri i tij mund tė konsiderohej mjaft modern dhe i rrallė.
 
“Tė them tė drejtėn, qysh si fėmijė emri im nuk mė ka pėlqyer aq shumė, mirėpo asnjėherė nuk kam menduar ta ndėrroj”, thotė Durimi, i cili vetėm kur u rrit, e kuptoi arsyen pėrse mbante kėtė emėr. “Pėr shkak tė situatės politike”.

Sipas tė dhėnave zyrtare, del se tė lindurit nga vitet 1980 deri 1990, mė sė shumti bartin emrat Burim, Valon, Vlorė, Shqipe apo Besnik.

Nė kėtė rast, ata qė kanė lindur nga vitet 1970 deri 1980, bartin mė shumė emrat si Agim, Fadil, Fatime e Fatmir.

Nga Tonyblairat deri te Pavarėsia  

Periudha e ēlirimit tė Kosovės nė vitin 1999, solli me vete edhe euforinė e pagėzimit tė fėmijėve me emra qė i pėrshtateshin situatės sė re.

foto 
Foto: Korab Basha 

 

Pėrveē emrave si Ēlirim apo Fortesė, nė shenjė falėnderimi pėr ndihmesėn e dhėnė nė luftėn e vitit 1998-99,  shumė fėmijėve prindėrit  iu vunė edhe emra si Clinton, Tonibler apo Ollbrajt.

Tė gjithė kėta janė politikanė qė luajtėn rol nė intervenimin e NATO-s nė Kosovė nė vitin 1999 kundėr Serbisė, dhe qė shtruan rrugėn drejt pavarėsisė sė Kosovės.

Tonibler Dajaku nga Rakinica e Skenderajt tash ėshtė  13 vjeē. Pėr tėrė jetėn si emėr tė vetin  ai do ta mbajė emrin dhe mbiemrin e ish Kryeministrit britanik Tony Blair.

Siē shpjegojnė familjarėt, halla e tij, para lindjes i kishte bėrė gati emrat pėr tė. Nėse do tė ishte vajzė, do tė quhej Ollbrajt (pėr nder tė Madeline Albright, ish Sekretares Amerikane tė Shtetit) e nėse djalė, Tonibler (pėr nder tė ish kryeministrit britanik Tony Blair).

Kėshtu vazhdoi deri me 17 shkurt 2008, kur vazhdės sė pagėzimit tė emrave sipas situatės politike nė vend, iu shtua edhe emri Pavarėsi.

Ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, familja Sopa nga Sllovia e Lipjanit, vajzėn e cila lindi vetėm pesė  minuta pas kėtij akti historik e politik nė Kosovė, e pagėzuan me emrin Pavarėsi.

“Jam shumė e lumtur qė e kam lindur ēikėn nė Kosovėn e pavarur dhe pėr kėtė arsye t’ia lėmė emrin Pavarėsi”, kishte thėnė atė ditė Lumturia, nėna e vogėlushes  e cila kėtė vit mbushi katėr vjet.

Shpjegimet antropologjike

Por nė lidhje me praktika tė tilla,  Antropologjia duket se i jep mė pėr sė afėrmi shpjegimet e duhura.

Antropologia Nita Luci beson se emėrtimet e fėmijėve mund tė  duken si vendime personale e ku tė gjithė kanė preferenca kulturore, shoqėrore apo politike tė cilat shpesh barten tek pasardhėsit.

“Megjithatė, emėrtimet, si ato te rrugėve, qyteteve, kafshėve, apo edhe njerėzve - tė gjėsendeve tė kulturės materiale apo shpirtėrore njerėzore - janė praksa tė dala nga relacionet tona ekonomike apo politike”, thotė Luci pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

Sa i pėrket shqiptarėve tė Kosovės, antropologia Luci thotė se edhe emėrtimet  e fėmijėve mund te shihen nė mėnyrė tė ngjashme.

“Tė gjitha kėto shoqėri dhe kultura krijohen nė rrethanat e tyre specifike, dhe krijojnė raste specifike. Andaj, Ismeti ne Kosovė behet Ilir apo Durija bėhet Donikė”, thotė ajo.

Luci shpjegon se derisa nė shoqėrinė tonė mund te gjenden referenca tė tilla qė flasin pėr ribėrjen politike dhe historike, motivet nga bota natyrore gjithashtu janė tė shumta.

Nė kėtė rast ajo pėrmend emrat si si Hana, Yll, Drenushė apo Pėllumb, pėr tė cilat etnologet nė Kosove edhe kane shkruar mbi kėtė ēėshtje.

“Por, ribėrjet politike nė Kosovė duket se kanė krijuar njė shoqėri e cila vazhdimisht synon definicionin e vetvetes, e hapur ndaj ndryshimeve, por gjithashtu me tendencat e veta konvencionale apo edhe konservative”, shprehet ajo.

 “Arsyet mund te jenė tė ndryshe, siē ishe njė kohė mungesa e hapėsirave tjera pėr vetė artikulim”.

Antropologia Luci shpjegon se procesi i krijimit tė shtetit, si formacion dominues nė Kosovė, dhe pėrcaktimi i identitetit kulturor (kombėtar, perėndimor, lindor), kanė bėrė qė kjo specifikė e shoqėrisė  tė mobilizojė edhe njė prej praksave mė tė vjetra njerėzore - emėrtimin.

“Por, mos tė harrojmė se njerėzit janė gjithnjė njė hap para asaj se ēfarė mund tė thuhet pėr ta, dhe se me ane te emėrtimeve ata synojnė tė jenė agjent nė definicionin e vetės sė tyre dhe shoqėrisė pėrreth”, thotė antropologia Nita Luci.

“Praktikat e kaluara dėshmojnė se emėrtimet janė gjithnjė pjesė e riprodhimit shoqėror, tė identiteteve klasore apo gjinore, fetare apo etnike, tė bartjes sė kujtesės, tė krijimit tė rendit shoqėror, por edhe reflektojnė ndryshime tė rendit”.


Fakte
Renditja e emrave nė Kosovė sipas numrit mė tė madh tė pėrdoruesve, nxjerrė nga lista zyrtare e KQZ-sė e pėrpiluar pėr zgjedhjet parlamentare tė  dhjetorit 2010.

Mosha aktuale 18-20 vjeē.
1-    Liridon,
2-    Liridona,
3-    Egzon
4-    Dardan,
5-    Fitore

emrat 
Lista e votuesve, 2010 


Mosha aktuale 21-30 vjeē
1-Burim
2-Valon
3-Vlora
4-Shqipe,
5-Besnik

Mosha aktuale 31-40 vjeē
1-Bekim
2-Arben
3-Besim
4-Avni
5-Ganimete

Mosha aktuale 41-50 vjeē
1-Agim
2-Afrim
3-Fadil
4-Fatime
5-Fatmir

Mosha aktuale 51-60 vjec
1-Fatime
2-Ismet
3-Bajram
4-Ramadan
5-Agim

Mosha aktuale 61-70 vjeē
1-Fatime
2-Bajram
3-Ramadan
4-Rexhep
5-Shaban

Mosha aktuale 71-80 vjeē
1-Fatime
2-Bajram
3-Ramadan
4-Ali
5-Emine

Mosha aktuale 81-80 vjeē
1-Fatime
2-Bajram
3-Ramadan
4-Rexhep
5-Shaban

Mosha aktuale 91-100 vjeē
1-Fatime
2-Hajrije
3-Xhemile
4-Hamide
5-Ajshe

Mbiemrat mė tė shpeshtė tė hasur nė listat zgjedhore sipas tė dhėnave tė KQZ-sė pėr zgjedhjet parlamentare tė dhjetorit 2010 nė Kosovė janė:

1-Krasniqi
2-Gashi
3-Berisha
4-Shala
5-Morina
6-Bytyqi,
7-Hasani
8-Kastrati
9-Bajrami
10-Rexhepi

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn