Kėrkimet Kosovare Shkencore Janė Histori

Foto ilustrim | Foto: www.flickr.comFoto ilustrim | Foto: www.flickr.com
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Ishte menduar qė fondi i ndarė pėr kėrkimet shkencore do tė ndihmonte nevojat imediate tė vendit pėr zhvillim. Por, shumica e mjeteve shkuan nė konferenca dhe botime nga lėmitė e letėrsisė, historisė dhe monografive tė patriotėve. Nga fondi pėrfituan edhe zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė tė cilėt ishin pėrgjegjės pėr caktimin e kritereve tė ndarjes sė tij. Edhe dy politikanėve tė njohur, tė cilėt marrin paga nga buxheti i vendit, iu financuan botimet e tyre.

Fondi kosovar i shkencės ishte supozuar tė shkojė nė nxitjen e krijimit nė projekte qė pėrfaqėsojnė nevojat mė thelbėsore tė vendit si ekonomia dhe mirėqenia sociale. Pėrkundrazi, shumica e tij ka shkuar nė konferenca ndėrkombėtare dhe projekte tė letėrsisė e historisė.
 
Nga mjetet e ndara pėr shkencėn, pėrfituan edhe dy zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. Njėrit iu botua njė libėr, tjetri mori pjesė nė njė konferencė nė Bosnjė.

Nė mesin botimeve tė financuara ishin edhe projektet e dy politikanėve tė njohur, Arsim Bajrami e Bajram Kosumi.

Qeveria e Kosovės kishte ndarė 0,03 pėr qind tė buxhetit tė vitit 2011 - 400 mijė euro - tė cilat kishin bėrė tė mundur financimin e gjithsej nėntė kėrkimeve shkencore pėrkundėr zotimeve pėr investime thelbėsore nė kėtė fushė.

Kėto mjete kishin mundėsuar edhe 13 vizita shkencore tė kėrkuesve individualė kosovarė jashtė vendit. 

Me Programin Kombėtar tė Shkencės, njė dokument voluminoz miratuar nė vitin 2010 nga Qeveria, kėrkohej njė mobilizim i madh intelektual por edhe financiar drejt pėrmirėsimit tė shanseve dhe rritjes sė mirėqenies sė vendit. Por praktika po dėshmon lėvizje tė ngadalshme. 

Vet programi ishte pėrgatitur nga Kėshilli Kombėtar i Shkencės, i cili sipas ligjit pėr veprimtarinė shkencore fuqizuar nė shkurt 2005 do tė duhej tė themelohej tre muaj mė pas por ishte ngritur vetėm nė korrik 2007 nga Parlamenti - dy vjet e gjysmė mė vonė. 

Pėr vitin 2011, programi parashihte 2.4 milionė euro investime nė shkencė, por Qeveria nuk kishte kaq buxhet pėr tė ofruar. 

Kėshtu, nė vitin 2011, vetėm nėntė hulumtues kanė pėrfituar nga grantet speciale tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) qė kanė kushtuar mbi 200 mijė euro. 

Ato kanė pėrfshirė tema nga si teknologjia informative, shėndetėsia, energjia, veterinaria, turizmi dhe zhvillimi ekonomik.

Pėr shembull, Agni Dika, doktor i elektronikės nė lėmin e shkencave kompjuterike dhe profesor nė Universitetin e Prishtinės, ka pėrfituar 24,875 euro pėr projektin e tij dyvjeēar nė krijimin e software’it pėr leximin e teksteve nė gjuhėn shqipe.

Hysen Bytyqit i janė ndarė 22,000 pėr studimin nė lidhje me gjedhin autokton Basha, qė gjendet nė zhdukje, nė Kosovė.

Sejdi Rexhepi ėshtė pėrfitues i grantit special pėr shkencė me shumė prej 30,500 euro pėr projektin “Zhvillimi i ekonomisė lokale dhe ndikimi saj nė mirėqenien sociale”, projekt njėvjeēar.

Njė projekt tjetėr ka tė bėjė me veterinari me titull “Prevalenca e salmonelave nė fermat e pulave tė infektuara me Dermanyssus Galline nė Kosovė”, projekt njėvjeēar me shumė prej 20,000, studimin do ta bėjė Afrim Hamidi.

Por projekti mė i kushtueshėm ka qenė tema “Eposi Kreshnikėve - monument i trashėgimisė kulturore shqiptare nė Ballkan, Kosovė-Shqipėri, Mal tė Zi, Maqedoni dhe Serbi”, nga Zymer Neziri, qė ka pėrfituar 58.950 euro, projekt me kohėzgjatje dyvjeēare.

Drejtori i departamentit tė shkencės dhe teknologjisė nė MASHT, Murteza Osdautaj, thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se qeveria ėshtė e interesuar nė efektet e menjėhershme tė kėrkimeve se sa nė ato me kohėzgjatje.

“Programi Kombėtar ėshtė i mirė por nuk mund tė realizohet duke e ditur buxhetin e vendit”, tha Osdautaj. 

Por disa profesorė universitarė, qė kanė grada shkencore, nuk pajtohen me ngjarjet shkencore nė vend.

Isa Elezaj, doktor shkence dhe ligjėrues nė UP i cili merr pjesė nėpėr konferenca jashtė vendit dhe kryesisht nė SHBA, thotė se pak paratė qė jepen pėr shkencėn mund tė menaxhohen mė mirė.

Ai sugjeron ndėrrim prioritetesh. “Kosova ka nevojė pėr kėrkime nė bujqėsi dhe siguri tė ushqimit, nė shkenca biologjike dhe mjekėsi”.

Elezaj sugjeron investime nė doktoratura shkencore si dhe normalisht mė shumė buxhet. 

Sidoqoftė, ai kritikon edhe vet qasjen e kėrkuesve. “Mė vjen keq tė them, por ka raste ku shumė profesorė marrin projekte duke menduar se do tė pasurohemi,” u shpreh ai. 

Rasim Bejtullahu, teoricien i matematiko-fizikės nė katedrėn e Fizikės pranė Fakultetit tė Shkencave Matematike-Natyrore, thotė se ėshtė anakronike thirrja e shtetit pėr “kthimin e trurit” duke i pasur parasysh tė gjitha tė metat e infrastrukturės shkencore nė vend. 

“Nga ajo ēfarė kam parė unė, mund tė them se i ngjan ndėrtimit tė piramidės mbrapsht” , tha ai, duke reflektuar nė programin qeveritar tė kėrkimeve shkencore.

Pesėmbėdhjetė vizita shkencore

Me 0.03 tė buxhetit tė vendit, i cili pėr vitin 2011 ishte 1 miliardė e 256 milion euro, qė ishte ndarė pėr shkencėn po ashtu janė financuar edhe pesėmbėdhjetė vizita tė kėrkuesve individualė nė konferenca jashtė vendit.

Hulumtuesit nė kėto mobilitete kryesisht janė fokusuar nė tema historike dhe religjioze  dhe shumica e tyre kanė marrė pjesė nė konferenca tė mbajtura nė Shqipėri.

Rexhep Doqi, ka marrė pjesė nė njė konferencė tė mbajtur nė Tiranė me titull “Qytetėrimi Pellazg”. Doqi ka marrė pjesė pėr dy ditė nė konferencė, nė tetor tė vitit 2011, dhe kostoja e qėndrimit ishte 330 euro.

Nuridin Ahmeti ka hulumtuar pėr “klerin katolik dhe bektashian nė lėvizjen kombėtare shqiptare 1908-1912” nė Maqedoni gjatė muajit dhjetor 2011. Kostoja ka qenė 1050 euro.

Frashėr Demaj, ka shkuar nga 2 deri mė 25 dhjetor tė vitit tė kaluar nė Londėr pėr tė hulumtuar rreth temės “Qėndrimi i diplomacisė britanike ndaj shqiptarėve 1878-1914”. Kostoja e hulumtimit ishte 1,500 euro.

Afrim Gjeleja, gjatė nėntorit 2011 ka shkuar nė Austri pėr hulumtimin e tij nė lidhje me teknologji informative - me kosto prej 1,500 euro.

Shumica e kėtyre hulumtimeve bėnin pjesė nė kriterin e pestė tė kėrkimeve, siē ishte paraparė nė program, nė “studimet gjuhėsore, kulturore dhe historike”.

Po ashtu, nga i njėjti fond MASHT ka ndarė 50,000 euro pėr publikime tė librave (kėrkimeve) tė ndryshėm. Njėra prej tyre ėshtė njė biografi kushtuar veprimtarit Ismail Dumoshi shkruar nga Izber Hoti. 

Edhe vet zyrtarėt e Ministrisė - Murteza Osdautaj, drejtor i departamentit tė shkencės dhe teknologjisė dhe Malush Mjaku, kryesues i divizionit pėr teknologji - janė njė ndėr pėrfituesit e kėtyre fondeve tė pakta pėr shkencė.

Osdautajt i botohet libri “Poetika e veprės letrare” nė 500 kopje. Ai thotė se ka konkurruar si gjithė tė tjerėt nė konkursin publik tė shpallur nga MASHT.

"Punimi im iu ka nėnshtruar shqyrtimit profesional nga dy recensentė tė jashtėm si dhe iu ka nėnshtruar, si tė gjitha konkurrimet tjera, vlerėsimit nga komisioni i jashtėm 'ad hoc' i krijuar nga Kėshilli Shkencor i MASHT dhe nga ministri," tha Osdautaj.

Ndėrsa, Mjaku ka marrė 1,500 euro pėr projektin e tij me udhėtim nė Bosnje dhe Hercegovinė. Ai thotė se nuk ka shkelur kriteriet e caktuara nga departamenti ku bėn pjesė edhe vet ai.

“Unė kam aplikuar dhe komisioni ka vendosur qė projekti im tė financohet. Kam aplikuar disa herė por kėsaj here mė ėshtė pranuar”, Mjaku i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Ministria ka paguar edhe 56,000 euro pėr tė krijuar bibliotekėn online tė quajtur ISI Web of Knowledge, njė platformė kėrkuese pėr tė gjetur, analizuar dhe ndarė informatat pėr shkencė. 

Edhe njė tjetėr bibliotekė EBSCO ėshtė paguar me 9,015 euro. Edhe kjo bibliotekė interneti mundėson informacione mė tė reja pėr organizatat hulumtuese.

Mė Shumė Fonde nė Horizont 

Nė dhjetorin e kaluar, Agjensioni pėr Zhvillim i Austrisė (ADA) ka ofruar njė donacion pėr cilėsinė e arsimit tė lartė, promovimit tė kėrkimit shkencor dhe ngritjes sė kapaciteteve institucionale nė menaxhim dhe qeverisje.

Kostoja e programit llogaritet 1,924,500.00 euro, ku MASHT kontribuon me 175,000 euro (e cila shumė paguhet mė 2012 me 100,000 euro dhe mė 2013 me 75,000 euro), dhe ADA me 1,749,500.00 euro.

Po ashtu, mė 19 dhjetor 2011, MASHT kishte organizuar njė konferencė pėr Programin e Shtatė Kornizė (FP7), tė Komisionit Europian pėr Kėrkim Shkencor dhe Zhvillim tė Teknologjisė. 

Konferenca synonte informimin e komunitetit tė kėrkimit shkencor nė Kosovė dhe opsioneve pėr ta. 

Ministri i Arsimit, Ramė Buja, gjatė konferencės, kishte ftuar komunitetin shkencor qė programet e tyre tė jenė “konkurruese nė nivel europian”. 

Mė shumė shkencė nė biznes

Edhe Universiteti i Prishtinės ka hartuar njė strategji pėr kėrkimet shkencore 2011 - 2015, duke deduktuar nga projekti nė nivel kombėtar. 

Katėr prioritetet kryesore mbesin 1) burimet natyrore, energjia dhe mjedisi 2) prodhimi bujqėsor dhe siguria e ushqimit 3) kėrkimet shkencore nė mjekėsi dhe 4) studimet shoqėrore dhe ekonomike.

Hysen Bytyqi, menaxher nė njėsinė pėr pėrkrahje tė hulumtimeve shkencore, thotė se shumica e aktiviteteve kanė pėr bazė iniciativėn individuale dhe ndonjė bashkėpunim nga institucionet ndėrkombėtare. 

Ekspertėt thonė se ka ardhur koha qė biznesi dhe shkenca tė ndėrlidhen mė shumė edhe nė Kosovė. 

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK), Safet Gėrxhaliu, thotė se duhet tė forcohet dialogimi, niveli i komunikimit dhe mbi tė gjitha partneriteti publiko-privat.

“Nuk ka ardhmėri pėr njė shtet me vizone ad hoc”, tha Gėrxhaliu.

Nė shumė vende tjera biznesi mbėshtet kėrkimin shkencor ndėrkohė qė edhe vet suksesi i kompanive varet shpesh nga departamentet e brendshme tė kėrkimit. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Doku n’Prizren
    Shiko arkivėn