Foto ilustrim | www.flickr.comKėshilli i NATO-s, nė bazė tė pėrgjegjėsive qė ka NATO-ja nė hapėsirėn ajrore tė Kosovės, ka marrė vendim qė pėrkohėsisht t’i delegohet Hungarisė ofrimi i shėrbimeve nė hapėsirėn e lartė ajrore tė Kosovės.
Kontrolli i hapėsirės sė lartė ėshtė trajtuar qė nga viti 2003 dhe ėshtė udhėhequr nga NATO-ja e cila pėr kėto vite ka kėrkuar vendim koncensual tė tė gjitha shteteve anėtare tė NATO-s, pėr tė gjetur njė zgjidhje teknike pėr tė hapur hapėsirėn e lartė pėr trafikun ajror ndėrkombėtar.
Qė nga pėrfundimi i luftės, hapėsira e lartė ajrore e Kosovės, qė gjendet mbi 9 kilometra ėshtė e mbyllur pėr mbikalime dhe ėshtė nėn autoritetin e NATO-s.
Pėr kėtė ēėshtje kanė aplikuar Shqipėria, Maqedonia, Italia, Austria dhe Serbia, ku kjo e fundit nuk ėshtė konsideruar si zgjidhje e mundshme, pėrkundėr interesit tė shprehur nė vazhdimėsi nga ana e tyre.
Autoriteti i Aviacionit Civil tė Kosovės, CAA, tha se Hungaria si shtet mik i Republikės sė Kosovės, dhe anėtar i NATO-s dhe BE-sė, ėshtė njė partner me tė cilin do tė bashkėpunojė nė ofrimin e sigurt dhe efikas tė shėrbimeve nė hapėsirėn e lartė ajrore.
Ky shėrbim nė hapėsirėn ajrore tė Kosovės do tė bėhet bashkėrisht nga ANP Adem Jashari dhe HungaroControl.
“Hapėsira e lartė ajrore e Kosovės ka qenė njė zonė gri nė hartėn evropiane tė mbikalimeve tė aeroplanėve komercialė. Nė muajt nė vijim, autoritetet kosovare dhe ofruesi ynė i shėrbimeve tė navigacionit ajror do tė pėrcaktojnė detajet teknike me NATO/KFOR-in dhe HungaroControl-in”, Dritan Gjonbalaj, drejtori i pėrgjithshėm i CAA-sė tė Kosovės, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
Gjonbalaj tha se HungaroControl, me pėrkrahje tė NATO-s, do tė negociojė marrėveshje teknike me tė gjithė ofruesit e shėrbimeve tė navigacionit ajror tė shteteve fqinje pėr pranim dorėzimin e aeroplanėve nė mbikalim nga hapėsirat e tyre ajrore nė hapėsirėn e lartė ajrore tė Kosovės.
“Kjo ėshtė nė pėrputhjet me standardet ndėrkombėtare pėr kalim tė sigurt tė aeroplanėve nga njė entitet i kontrollit tė trafikut ajror te tjetri”, tha Gjonbalaj.
Pėrderisa HungaroControl-i do t’i ofrojė shėrbimet pėr aeroplanėt nė mbikalim nė hapėsirėn e lartė ajrore, ANP Adem Jashari do tė jetė pėrgjegjės pėr kontrollin e hapėsirės sė ulėt ajrore.
Ndėrkaq, aeroplanėt qė fluturojnė pėr nė Kosovė dhe nisen nga Kosova i shfrytėzojnė pa pengesa hapėsirat ajrore te tė gjitha shteteve, pėrveē hapėsirės ajrore tė Serbisė.
“Serbia ua ndalon kalimin nėpėr hapėsirėn e vet ajrore tė gjithė aeroplanėve qė e kanė origjinė apo destinacion Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės ‘Adem Jashari’, me arsyetimin se ky aeroport ėshtė i mbyllur. Ēėshtja e shfrytėzimit tė hapėsirės ajrore tė Serbisė nga aeroplanėt qė fluturojnė nė Republikėn e Kosovės padyshim qė do tė trajtohet nė vazhdim nga organet kompetente”, tha Gjonbalaj.
CAA ėshtė duke kryer pėrgatitjet e nevojshme teknike pėr tė hapur edhe korridore tė reja nė hapėsirėn e ulėt ajrore tė vendit, si me Shqipėrinė dhe Malin e Zi, ku pėr momentin aeroplanėt qė aterojnė nė Prishtinė dhe nisen nga Prishtina, hyjnė dhe dalin nėpėr njė korridor qė lidhet me Maqedoninė.
“Kjo do ta shkurtojė edhe mė tutje rrugėn e aeroplanėve pėr nė Prishtinė, do ta zvogėlojė koston e operimit, gjė qė rrjedhimisht mund tė reflektohet pozitivisht nė zvogėlimin e ēmimeve tė biletave. Shkurtimi i rrugėve ajrore do tė ketė ndikim pozitiv edhe nė mbrojtjen e ambientit nga emetimet e gazrave te aeroplanėve”, shtoi Gjonbalaj.
Ofrimi i shėrbimeve nė hapėsirėn e lartė ajrore pritet tė fillojė pas njė viti ndėrsa nė ndėrkohė, do tė pėrcaktohen tė gjitha detajet teknike pėrmes marrėveshjeve dhe protokolleve pėrkatėse.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)