Foto: Jonathan BuonocoreDraft-strategjia minerare e Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, MZHE, ėshtė nė shqyrtim e sipėr nė Kuvendin e Kosovės dhe ajo llogaritet bazė pėr hartimin e Planit tė Menaxhimit tė Resurseve Minerale nė Kosovė.
Sipas draft-strategjisė, resurset e vlerėsuara tė thėngjillit nė gjithė Kosovėn janė 12.5 miliardė tonė, prej tė cilave 8.6 miliardė tonė janė rezerva tė shfrytėzueshme - qė nga aspekti ekonomik konsiderohen me leverdi pėr tu shfrytėzuar. Tė dhėnat janė nga hulumtimi i Institutit Inkos tė vitit 2007.
Rreth 97 pėr qind e prodhimit total tė energjisė elektrike nė Kosovė vjen nga djegia e qymyri (linjitit).
Mirėpo, kohė mė parė kompania Envidity, me udhėheqės Wesley Clark, gjeneralin amerikan qė udhėhoqi fushatėn e NATO-s kundėr Serbisė nė vitin 1999, ka kėrkuar nga MZHE licencė hulumtimi.
Me kėtė licencė, Envidity planifikon tė kryejė hulumtime nė basenin e Dukagjinit, pėr tė parė se sa resurse tė reja tė thėngjillit ekzistojnė thellė nė tokė.
Duke pėrdorur teknika pak tė njohura - proceset e Gazifikimit Nėntokėsor tė Thėngjillit dhe Gazit tė Kthyer nė Lėng - firma shpreson se do tė prodhojė deri nė 100,000 barelė tė naftės nė ditė, ose 15 milionė litra.
Ky operacion nė Kosovė do tė ishte mė i madhi i kėtij lloji nė botė, dhe sipas Envidity, do tė investohen 8 miliardė dollarė amerikanė nė Kosovė.
Firma po ashtu thotė se do ta bėjė Kosovėn tė pavarur nė naftė dhe lėndė djegėse pėr aviacion pėrbrenda 6 e deri nė 7 vitesh.
Lėnda djegėse sintetike - nafta dhe vajguri - mund tė pėrdoren pėr tė krijuar rrymė, plehra dhe nė prodhim tė plastikės. Lėnda djegėse po ashtu ėshtė testuar me sukses nga Forcat Ajrore tė SHBA-sė pėr tė ndezur aeroplanėt luftarakė.
Kompania ende nuk ėshtė pajisur me kėtė licencė pasi qė sipas ligjit kosovar pėr miniera dhe minerale, licencat qė kanė tė bėjnė me mineralet energjetike do tė jepen vetėm pas ushtrimit tė njė procesi tė hapur, transparent dhe konkurrues tė tenderimit.
“Nė draft-strategjinė tonė ėshtė paraparė edhe kimizimi i thėngjillit". Luan Morina
Luan Morina, udhėheqės i departamentit pėr energji dhe miniera, pohon se ka dėgjuar pėr kėtė projekt dhe thekson se edhe draft strategjia minerare e MZHE-sė parasheh njė gjė tė tillė.
“Nė draft-strategjinė tonė ėshtė paraparė edhe kimizimi i thėngjillit. Mirėpo, kėto janė ēėshtje tė komisionit pėr miniera dhe minerale”, tha Morina.
Pėr kėtė proces, ish-anėtari i bordit nė KPMM, Zenun Elezaj, tani profesor nė Fakultetin e Metalurgjisė nė Prishtinė, thekson se qeveria e Kosovės duhet tė hulumtojė edhe disa zona tjera pėr tė ditur saktėsisht se sa thėngjill ekziston.
“Ajo qė ėshtė e nevojshme ėshtė qė Qeveria e Kosovės duhet tė identifikojė sektorėt e vendburimit tė linjitit tė cilat i plotėsojnė kushtet pėr pėrdorimin e kėsaj metode”, tha Elezaj.
Hulumtimet nga ana e MZHE-sė
Gjatė javės sė parė tė korrikut, MZHE do tė fillojė tė bėjė hulumtimin e thėngjillit nė pellgun qymyrmbajtės nė basenin e Dukagjinit.
Kompania fituese e tenderit, Consulting MM do tė kryejė hulumtimin nė basenin e Dukagjinit, me ēmim prej 82.500 euro. Ndėrsa, nė pellgun qymyrmbajtės tė Drenicės, hulumtimet do t’i kryejė Dataconsulting dhe Intershped, me ēmim prej 49.150 euro.
MZHE thekson se ekzistojnė tė dhėna preliminare pėr kėto basene por qė hulumtimet gjeologjike shtesė nė kėto basene, janė tė nevojshme.
Rezervat e vlerėsuara tė thėngjillit nė basenin e Dukagjinit janė afėr 3 miliard tonė ndėrsa nė basenin e Drenicės, vlerėsohet se janė rreth 90 milionė tonė.
Pėr basenin e Dukagjinit theksohet se mungojnė aktivitetet minerare dhe do tė duhej njė analizė mė e thelluar pėr zhvillimin e kėtyre aktiviteteve.
“Ajo qė ėshtė e nevojshme ėshtė qė Qeveria e Kosovės duhet tė identifikojė sektorėt e vendburimit tė linjitit". Zenun Elezaj
“Realizimi i kėtij studimi ėshtė pėr njė vit ndėrsa nė dhjetor tė kėtij viti presim inputet e para nga kompania”, Luan Morina, udhėheqės i departamentit pėr energji dhe miniera, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
Studimet e fizibilitetit pėr kėto pellgje mėtojnė tė nxjerrin shifra sa mė tė sakta pėr rezervarėt e thėngjillit nė kėto zona.
Kėto tė dhėna, po ashtu do tė shėrbejnė pėr t’iu paraqitur investitorėve tė huaj nė tetor kur ministria planifikon tė organizojė konferencėn pėr energji, nė sektorin minerar.
Morina thekson se pėr basenin e Drenicės janė kryer disa studime mė herėt dhe diku rreth 100 milionė tonė thėngjill gjenden nė kėtė zonė.
“Kėtu janė dy fusha, ajo e Skenderajt dhe e Drenasit, ku te kjo e fundit thėngjilli shfrytėzohet pėr qėllime komerciale”, tha Morina.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)