Niveli i lirimit tė grimcave PM 2.5 nė ajėr ėshtė mesatarisht 39.5 nė Prishtinė, deri nė tri herė mė shumė se sa nė shumicėn e qyteteve europiane, sipas njė raporti tė publikuar javėn e kaluar nga Banka Botėrore nė lidhje me gjendjen mjedisore nė Kosovė.
Kėto grimca besohet se shkaktojnė sėmundje tė zemrės, kancerin nė mushkėri dhe sėmundje tjera tė frymėmarrjes.
Njėri ndėr qytetet mė tė mėdha nė Australi, Sidney, mė 2009 kishte 7.0 prani tė kėtyre grimcave nė ajėr, sipas njė studimi tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė. Ndėrsa, pėrkundėr se SHBA ėshtė harxhuesi mė i madh i naftės dhe resurseve natyrore, asnjė qytet i saj nuk tejkalon nivelin 15 tė pranisė sė grimcave PM 2.5 nė ajėr.
Matjet e kryera nė ndėrtesėn e Rilindjes, nė qendėr tė Prishtinės, kanė gjetur prani prej 106.62 PM 2.5, mė sė shumti, nė muajin janar 2011. Niveli mė i lartė nė periferi tė qytetit, nė ndėrtesėn e Institutit Hidro-Meteorologjik tė Kosovės, u regjistrua nė nėntor 2010, 51.36. (Shih dokumentin 1)
"Niveli i lirimit tė grimcave PM 2.5 nė ajėr ėshtė mesatarisht 39.5 nė Prishtinė, deri nė tri herė mė shumė se sa nė shumicėn e qyteteve europiane" Banka Botėrore
Sipas tė dhėnave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, mesatarja e vlerės se PM 2.5 nė Londėr, njėrit prej qyteteve mė tė mėdha europiane, ėshtė 13.5 ose rreth tri herė mė e vogėl se e Prishtinės.
Qyteti industrial gjerman Stuttgard, vendlindja e veturės dhe motorit, kishte nivel 15.5 mė 2008.
Prishtina ia kalon edhe “luginės evropiane tė silikonit”, qytetit tė madh polak Krakowit - me kompani tė njohura tė vendosura aty si Philip Morris, Feneral Electric, Motorola, IBM - e qė kishte nivelin 36.2 tė grimcave PM 2.5 mė 2008.
Nė bazė tė tė dhėnave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė qė i ka shikuar Gazeta Jeta nė Kosovė, vetėm Akra e Ganės me 49.8 dhe Antanananrivo e Madgaskarit me 59.0, ia kalojnė Prishtinės.
Sipas raportit tė Bankės Botėrore, kostoja vjetore e degradimit mjedisor nė Kosovė llogaritet nė 123 milionė euro nė vit.
Veēanėrisht shqetėsuese ėshtė ndotja e ajrit qė llogaritet se shkakton edhe mė sė shumti humbje jete, ndėr tė tjera, nga kanceri nė mushkri dhe nga sėmundjet e zemrės.
Faktorėt kryesorė qė shkaktojnė ndotjen e ajrit, sipas raportit janė, prodhimi i energjisė dhe minierat, pėrfshirė dy termocentralet me thėngjill tė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK) dhe sipėrfaqja e saj pėr nxjerrjen e thėngjillit; druri dhe linjiti pėr ngrohje tė shtėpive; komplekset industriale siē janė Parku industrial i Mitrovicės (Trepēė), miniera dhe prodhimi i nikelit nė Drenas (Ferronikeli), dhe fabrika e ēimentos nė Hanin e Elezit (Sharrcem); kompanitė e ngrohjes qendrore (nė Prishtinė, Gjakovė dhe Mitrovicė); dhe deponitė e mbeturinave urbane dhe industriale (me ndikim tė ndryshėm lokal).
Prej tyre, ndotėsit mė tė mėdhenj janė termocentralet e KEK-ut,Kosova A dhe B nė Obiliq.
Pėr shembull, sipas njė matje tė vitit 2010, A3 (685), A4 (652) dhe A5 (829) lironin mė shumė dioksid sulfuri sesa qė ėshtė e lejuar me direktivat e Komisionit Europian (400). B1 lironte 629 ndėrsa B2, 878.
Raporti thotė se nė qoftė se ndotėsit e mėdhenj do tė zbatonin infrastrukturė preventive, siē janė filtrat e lirimit te grimcave, do tė mund tė zvogėlonin ndotjen deri nė 90 pėr qind tė nivelit aktual tė lirimit tė grimcave.
31 pėr qind e pacientėve totale me sėmundje tė frymėmarrjes
Ndotja e ajrit ka ndikim serioz nė shėndetin e kosovarėve, sipas raportit.
“Sipas tė dhėnave nga Instituti i Shėndetit Publik tė Kosovės, nga numri i pacientėve tė regjistruar nė kujdesin primar shėndetėsor nė vitin 2007, brenda grupit tė sėmundjeve qė lidhet me mjedisin dhe faktorėt mjedisorė, grupi i vetėm mė i madh i pacientėve ka sėmundje respiratore – 663,353 raste nė vit ose 31.5 pėr qind tė pacientėve totalė”, thuhet nė raport.
Sipas tij, rreth 835 vdekje tė parakohshme nė vit shkaktohen nga ndotja e ajrit nė vend.
Po ashtu, rreth 310 raste tė bronkitit kronik, 600 shtrirje emergjente nė spital dhe 11,600 vizita nė emergjencė. (Shih dokumentin 2)
Kostoja totale ekonomike qė shfaqet si rezultat i efekteve tė tilla shėndetėsore nga ndotja llogaritet nga 37 deri nė 158 milionė euro nė vit.
Raporti po ashtu nėnvizon njė studim tė kryer nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė vitin 2004, e cila duke llogaritur ndikimin e plumbit nė shėndet, erdhi nė pėrfundim se 95 pėr qind e fėmijėve nėn moshėn pesė vjeēare nė Kosovė humbasin 1.5-4 pikė tė IQ-sė gjatė fėmijėrisė sė hershme.
Nė Zveēan dhe nė Mitrovicė, fėmijėt deri nė atė moshė ndėrkohė humbasin 8-10 pikė tė IQ-sė.
“Humbja totale (mesatare) e pikėve tė IQ-sė nė Kosovė ėshtė afro 60,000 nė vit, me diapazon prej 37,000-83,000”.
Ndėrkohė mė matjen PM 10, kur madhėsia e grimcave ėshtė nėn dhjetė mikrometra dhe pak mė pak e rrezikshme, Prishtina radhitet mė mirė se sa disa qytete tė tjera, pėr shembull Sarajeva.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)