Korrespondetja Legjendare që Kritikonte Millosheviqin

Diva e shtypit në Beograd në vitet 80-ta dhe në fillim të viteve 90-ta, kritike e mprehtë e Sllobodan Milloseviqit dhe një nga lidhjet e fundit me botën e monarkisë së para luftës në Jugosllavi, vdiq në Londër në moshën 88-vjeçare.

Dessa Trevisan, e lindur në familjen Pavlloviq, pati një fëmijëri të turbullt dhe përjetoi disa nga ngjarjet më traumatike të Jugosllavisë së shekullit të 20-të. Fëmijë e prindërve të pasur – i ati i saj ishte serb dhe nëna kroate – vitet e para të jetës ishin të privilegjuar. Duke jetuar në Zagreb dhe Beograd ishte shoqe fëmijërie me mbretin Peter të Jugosllavisë.

Por, kur filloi adoleshencën, mbi të u mblodhën retë e stuhisë. Familja e saj u detyrua të arratisej nga Zagrebi me tren, mbrëmjen e pushtimit nga lëvizja Ustash në vitin 1941, rrethana të cilat i lanë një mospëlqim për nacionalizmin kroat.

Disa vite më vonë, pushtimi komunist i Jugosllavisë rezultoi në trauma të tjera. Shumica e pronave të familjes u konfiskuan, babai i saj u burgos dhe Trevisan besonte se fajtor për vetëvrasjen e vëllait të saj ishte persekutimi që ajo dhe anëtarë të tjerë të borgjezisë së vjetër përjetuan në botën e egër të viteve 1940-të dhe 1950-të.

Një nga shkrimet e saj më të bujshme ishte reportazhi për martesën e presidentit Tito me serben e Kroacisë, tërheqëse dhe elegante, e quajtur Jovanka, të cilën Trevisan e kujtonte si figurë serioze dhe të hijshme në ditët e para të martesës.

Tridhjetë vitet e mëpasshme e panë Trevisanin në kulmin e karrierës së saj si reportere në Europën Lindore, me lajme live për ofertën e Rumanisë për t’u bërë më e pavarur në Bashkimin Sovjetik, ngritjen dhe rënien e eksperimentit çek në socializëm dhe lëvizjen Fytyra Njerëzore dhe Solidaritet në Poloni.

Trevisan – mbiemër që e pati nga bashkëshorti italian – u kthye për t’u kujdesur për nënën e saj në Beograd në vitet 1980-të dhe më pas u vendos për të jetuar në kryeqytetin jugosllav.

Aty u bë figurë e njohur, që pati një lloj salloni joformal ditën në restorantit e qendrës ndërkombëtare të shtypit, në praninë e nënës së saj të veshur në mënyrë perfekte dhe natën ishte me grupe gazetarësh dhe diplomatësh, duke ngrënë pata në zgarë në Klubin e Shkrimtarëve në rrugën “Francuska”. 

Iu desh të përballonte faktin se nëna e saj aq e dashur nuk e dinte më se kush ishte, ishte e bindur se jetonte në Austro-Hungari në vitet 1900-të dhe kishte zakon të këndonte me zë të lartë refrenin e këngës kroate “Hrvatska nije propala dok mi zivimo” [Kroacia nuk do të rrëzohet derisa të jetojmë ne], dhe për shkak të kësaj ajo dhe Desa u hodhën jashtë nga një taksi një herë.

Ndërsa Trevisan po përballonte përkeqësimin mendor të nënës së saj, e gjeti veten në situatë të vështirë me valën e re të nacionalizmit serb nën Sllobodan Milloseviqin, që e urrente dhe ishte e bindur se do ta çonte vendin në errësirë.

Pikëpamjet e saj për  konfliktin në Kosovë, ishin në fakt më me nuancë sesa shumë persona mendonin, dhe e shikonte kryengritjen e shqiptarëve të Kosovës me pak mosbesim. Por, ishte e bindur se taktikat agresive të Millosheviqit në provincën e atëhershme ishin shkatërrimtare, dhe për shkak të kësaj prishi marrëdhëniet me shumicën e miqve më të afërt serbë, përfshirë drejtoreshën e teatrit, Mira Trailoviq. 

Regjimi e konsideronte tradhtare të Serbisë dhe ajo ndihej e rrethuar në apartamentin  e saj në Palmoticeva, ku disa herë morri kërcënime për vdekje dhe një herë u qëllua në rrugë.

Përdërisa Trevisan nuk kishte durim për Franjo Tugjmanin dhe regjimin e tij më të butë ustash në Kroaci, ndjehej njësoj edhe kundër taktikave të Millosheviqit atje.

Plaçkitja e zonave të pushtuara nga serbët në Kroaci e neveriti dhe shpërtheu me zemërim gjatë kulmit të luftës në Kroaci kur një kamarier në Klubin e Shkrimtarëve bëri gabim dhe i shërbeu verë nga krahinat përreth Vukovarit.

“Çfarë është kjo?” tha ajo, duke ekzaminuar gotën me shikim të egër. “Verë nga Iloku?  E VJEDHUR! SI GUXON dhe më shërben verë të vjedhur!”, ulëriti. Kamarieri u zhduk në qilar dhe shishen ofenduese dhe u kthye me diçka më pak kontroverse.

 Ajo informonte çdo vizitor dhe diplomat të huaj që takonte kundër Millosheviqit dhe kur e ndjente se nuk kishte pasur shumë sukses, e mundte heshtjen me frazën “Shiko! I njoh unë këta njerëz!” Ishte fanse e zjarrtë e kundërshtarit kryesor të Millosheviqit, Vuk Drashkoviq.

Me pamundësi për ta larguar me shantazhe, regjimi e largoi duke i marrë akreditimin dhe kështu doli në pension në vitin 1993 në Londër dhe ia la vendin përfundimisht Tim Judas në “Times”.

Sidoqoftë, jeta e re në Londër nuk i solli paqe. Për gjithë urrejtjen për regjimin e Millosheviqit dhe koston e lartë që kundërshtimi i saj i solli, nuk mund të falte vendin e adoptuar për rolin që pati në bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999, ndoshta sepse i ktheu kujtimet e bombardimeve që përjetoi në vitin 1941.

Si rezultat, e shkundi pluhurin e Londrës nga këmbët dhe lëvizi në Mal të Zi, ku kaloi vitet e fundit të jetës, deri sa u sëmur. Donkishoteske dhe disa herë dëshpëruese, do të mbahet mend për dashurinë për jetën dhe bujarinë e madhe.