KamerFest: Njohja e Kosovės me Nota Muzikore

Pitros Duo - Luigi Santo, Daniela Gentile | Foto: Meriton FeratiPitros Duo - Luigi Santo, Daniela Gentile | Foto: Meriton Ferati
nga  Eldita Tarani
© Tė drejtat autoriale

Nėntė koncertet qė u shfaqėn prej 1 deri mė 27 tetor nė katėrmbėdhjetėvjetorin e KamerFestit, sollėn nė Kosovė artistė tė shumtė tė muzikės klasike, shumė nga ta prej vendeve qė nuk kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Festivali qė pėrkoi me vitin e lindjeve tė kompozitorėve Giuseppe Verdi dhe Richard Wagner, iu kushtua kėyre mjeshtėrve. KamerFest-i qė dėshiron me muzikė t’i ndihmojė njohjet, duke ua ndėrruar mendjen pėr vendin, artistėve tė shteteve qė nuk na kanė pranuar, nuk po ndihmohet nga politika, pasi Kosovės vazhdon t’i mungojė njė sallė koncertesh. Edhe mungesa e rrymės si fenomen kosovar u shfaq nė mbrėmjen e 9 tetorit, por artistėt nuk ndėrprenė interpretimin e Sonatės sė Tetė tė Beethoven-it.

Muzikantėt rusė Victor Kuleshov e Eugene Skorovodnikov nė violinė dhe piano po luanin Sonatėn e Tetė tė Beethoven-it, mė nėntė tetor, kur nė Kishėn “Shėn Ndou” tė Prishtinės, ku po mbahej koncerti, u ndal rryma. 

Artistėt, pjesė e edicionit tė katėrmbėdhjetė tė KamerFest-it, tė zhvilluar prej 1 deri mė 27 tetor, nuk e ndėrprenė performancėn, vazhduan ekzekutimin thuajse nėpėr terr, duke kuptuar realitetin kosovar tė reduktimeve tė energjisė. 

Sonata e Tetė e Beethoven-it, nis ngadalshėm, pėr tė mbėrritur pastaj tinguj tė lartė e dramatikė, si ndalja e rrymės gjatė koncertit. 

Por ndėrprerja e rrymės shfaqi edhe mė shumė shpirtin artistik tė duos ruse. 


Artistėt kanadezė - Victor Kuleshov, Eugene Skovorodnikov | Foto: Meriton Ferati

“Kjo ishte ndėr pėrvojat tona mė interesante. Nė fillim kishim frikė, sepse natyrisht, ėshtė mė e vėshtirė tė luash ashtu, por ishte njė intensifikim i emocioneve qė ndodhi dhe na e bėri ende mė tė bukur atė natė”, tregoi pianisti, Eugene Skovorodnikov. 

KamerFesti i sivjetmė synoi qė nėpėrmjet notave muzikore ta bėjė mė tė afėrt Kosovėn, sidomos pėr artistėt e shteteve qė nuk na kanė njohur. Me duon ruse tė njohur ndėrkombėtarisht, duket se ia arriti qėllimit. 

“Ky vend duket shumė botėror, mendoj se nuk ka asgjė mangut qyteteve tė Amerikės, ose Europės Perėndimore. Me shumė qejf do ta vizitonim pėrsėri”,  pajtohen Skovorodnikov dhe Kuleshov. 

“[Synojmė] bashkėpunimin e Kamerfest-it me festivalet e tjera. Tė ftojmė mė shumė artistė [tėvendeve] qė nuk e kanė njohur akoma Kosovėn. Mendoj se artistėt janė ata qė do tė balancojnė tensionet politike dhe pėrshpejtojnė edhe njohjen e Kosovės”, thotė kolegia kosovare e Kuleshov-it dhe organizatorja e KamerFest-it, violinistja Sihana Badivuku. 


Babette Haag | Foto: Meriton Ferati

Festivali kosovar i muzikės klasike, pėrkoi me dyqindvjetorin e lindjeve tė Giuseepe Verdit dhe Richard Wagnerit, kompozitorėve tė njohur italianė e austriakė, tė lindur nė vitin 1813. 

Pėr nder tė tyre KamerFesti edhe u hap me vepra tė dy kompozitorėve, nė njė bashkėpunim kosovaro-ndėrkombėtar. Grupi gjerman Trio MusicATre, i shoqėruar nga sopranja kosovare Kaltrina Miftari ishin tė parėt qė dolėn nė skenė. 

Sihana Badivuku e konsideron shumė tė rėndėsishėm shkėmbimin e pėrvojave mes muzikantėve kosovarė dhe ndėrkombėtarė, sidomos nėse tė huajt qė vijnė janė tė njohur, e me pėrvojė. 

“Muzikimi i pėrbashkėt i artistėve ndėrkombėtarė me ata vendorė nė veprat e mėdha muzikore tė literaturės kamertalte pėrdoret si urė-lidhėse”, tha Badivuku. 


Sshtreich Quintet | Foto: Meriton Ferati

Pėrveē artistėve rusė, nė Kamerfest erdhėn edhe muzikantė nga Spanja, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, por edhe nga vendet qė kanė njohur Kosovėn shtet. 

Kufijtė nė KamerFest i theu edhe “No Borders Orchestra”, mė 10 tetor, njė grup muzikor i drejtuar nga dirigjenti serb Premil Petroviq qė mbledh brenda vetes muzikantė nga shtetet qė dolėn prej ish-Jugosllavisė, mes tyre edhe shqiptarė. 

Kjo orkestėr ka pėr qėllim ta krijojė njė botė pa kufij. Filozofia e saj ėshtė e thjeshtė: tė jenė njė mjet i cili ndihmon nė tejkalimin e historisė sė dhunshme pėr tė dhėnė shembull se si njerėzit mund tė jetojnė dhe punojnė se bashku. 

Pėrveē qė theu kufijtė, KamerFesti shpėrfilli nganjėherė edhe rregullat e ashpra tė muzikės klasike. Grupi italian Petris Duo, njė kombinim i Daniela Gentiles nė piano dhe Luigi Santos nė trumpetė, me kėto instrumente luajti vepra tė Giuseppe Verdit dhe George Gershwinit, mė 2 tetor. Gershwin njihet pėr kontributėn e tij nė fushėn e muzikės jazz.


Cuenca Duo - Francisco Cuenca, Jose Manues Cuenca | Foto: Meriton Ferati

Por nėntė netėt e muzikės klasike gjatė gati 30 ditėve, nuk u pėrballėn vetėm me atė ndalje aksidentale tė rrymės. KamerFest-i qė nga edicioni i parė e ka problem tė gjejė vend pėr zhvillimin e aktiviteteve, pasi Kosova nuk ka njė sallė koncertesh. 

“Tash vite me radhė po loboj pėr konstruktimin e njė salle koncertale ku mund tė realizohet jo vetėm ky festival, por edhe shumė ngjarje tė ngjashme kulturore. Kėrkesa ime nuk ėshtė e jashtėzakonshme, sepse mendoj qė nėse Kosova ka njė teatėr, ajo mund tė kishte shumė lehtė edhe njė hapėsirė koncertale”, shprehet Sihana Badivuku. 

Nė mungesė tė sallės, KamerFest-i vazhdon tė organizohet nė kishėn Shėn Ndou, katedralen Nėna Tereze dhe Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė, shumica e kėtyre hapėsirave tė papėrshtatshme pėr njė ngjarje tė tillė.

Bashkėpunėtorja e Badivukut, pianistja e njohur Lejla Haxhiu-Pula, tregon se ndėrtimi i njė salle u ėshtė kėrkuar kandidatėve pėr kryetar tė komunės sė Prishtinės, gjatė debateve, nė kėmbim me votėn e muzikantėve, por thotė se nuk kanė parė interesim te ta pėr zgjidhjen e njė problemi tė tillė. 


World Orchestra | Foto: Meriton Ferati

“Ne nuk po kėrkojmė edhe aq shumė, nė rastin mė tė keq kishte me ndihmuar edhe njė mbindėrtim nė teatrin ekzistues, sa pėr tė realizuar njė dhomė koncertale dhe problemi do tė zgjidhej, por kam pėrshtypje qė kjo ēėshtje nuk po i prekė edhe aq kryetarėt potencialė pėr komunė qė ėshtė fatkeqėsi pėr kulturėn kosovare”, thotė Haxhiu-Pula. 

Nuk ėshtė vetėm KamerFesti qė mezi po gjen vend nė njė ambient, ku muzika klasike ende kryesisht pranohet e dėgjohet vetėm gjatė shpalljes sė zisė kombėtare, pas ndonjė tragjedie tė rėndė.

Opera “Skėnderbeu” e kompozitorit italian Antonio Vivaldi, e shkruar nė vitin 1700 dhe e pėrgatitur prej 140 artistėve shqiptarė nga Teatri i Operės dhe Baletit tė Shqipėrisė, pėr nder tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, vitin e kaluar nuk u shfaq nė Prishtinė, pėr shkak tė mungesės sė njė salle tė pėrshtatshme.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

asdf
     Kalendari Kulturor 
    08 Dhjetor 2014
      Nuk ka ngjarje te ardhshme
     
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Protesta e Opozitės nė Tiranė
    Shiko arkivėn