Uliks Fehmiu nė trailerin e filmit "Rruga e Shpenguar"Njė komedi e zezė rumune mbi zhgėnjimin e njė babai tė shkurorėzuar dhe dashurinė pėr vajzėn e tij pesėvjeēare fitoi ēmimin Zemra e Sarajevės tė shtunėn nė fund tė Festivalit tė Filmit nė Sarajevė.
Toata Lumea Din Familia Noastra (“Secili nė familjen tonė”) me regji tė Radu Jude, fitoi ēmimin mė tė mirė nė Festivalin e 18-tė tė Filmit nė Sarajevė, njė nga mė tė mėdhenjtė nė Europė.
Ndėrsa Uliks Fehmiu, djali i aktorit tė madh Bekim Fehmiu fitoi ēmimin aktori mė i mirė pėr punėn e tij nė filmin "Ustanicka Ulica" ("Rruga e shpenguar").
Krenarisė shqiptare i shtohet edhe fitorja e filmit “Kthimi” tė Blerta Zeqirit i cili mori ēmimin Filmi mė i Mirė i Shkurtėr nė kėtė festival. Kthimi ėshtė nominuar gjithashtu pėr ēmimin Filmi mė i Mirė i Shkurtėr pėr Akademinė Europiane tė Filmit.
Me tė marrė ēmimin, Blerta Zeqiri tha ‘Po e marr Zemrėn e Sarajevės, por edhe po ia jap zemrėn Sarajevės’.
Festivali i filmit nė Sarajevė mbajti edicionin e 18-tė tė tij. Ky festival kishte lindur si akt i rezistencės gjatė viteve 1992-1995, kur Sarajeva ishte nėn rrethim.
Pikėrisht me kėtė temė, aktorja e njohur Angelina Jolie debutoi me filmin e saj pėr luftėn e Bosnės.
Regjisorja e “In the Land Of Blood and Honey” ishte mysafire speciale e Festivalit tė Sarajevės.
Gjatė qėndrimit tė saj nė kryeqytetin e Bosnjės ajo u bė qytetare nderi e Sarajevės pėr pėrpjekjet e saj nė "tregimin e sė vėrtetės rreth ngjarjeve tė luftės nė Sarajevė dhe Bosnje-Hercegovinė".
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)