Prizreni Ėshtė Protestė

Kino Bahēe, Ceremonie e Hapjes sė Festivalit | Foto: Gazeta JnKKino Bahēe, Ceremonie e Hapjes sė Festivalit | Foto: Gazeta JnK
nga  Donjeta Demolli dhe Shengjyl Osmani
© Tė drejtat autoriale

Dokufesti nisi me shtatė protesta. Edhe qyteti i vjetėr nisi tė shėndrrohet krejt nė njė ambient kundėr-kulturor.

Pritet qė sivjet Dokufest tė thejė rekordin e biletave tė shitura, duke e arritur shifrėn e 10,000 biletave. Dhe sidomos tė thyej realitetin e pėrditshėm duke sjellur frymė nga bota e krijimit, prapė pėrmes njė kėndi tė ri: Protestės. 

Ky ėshtė motivi dhe Preizreni edhe vetė ėshtė bėrė protestė kundėr-kulturore. Aksion pėr shoqėrinė qė duhet ta synojmė. 

Dokufesti, pėr tė 11-tėn herė mblodhi filmdashėsit nga vendi dhe bota pėr t’i bėrė pjesė tė Punk Protestės Filmike Globale. 

“Punk, Protest, Prizren” ėshtė koncepti i kėtij edicioni tė Dokufestit. Jo rastėsisht ėshtė titulluar me kėtė emėr. “Filmat garues qė na kanė ardhur nga Lindja e Mesme, dhe shumė tė tjerė qė shtjellonin tematikėn e protestės na kanė shtyrė qė tė zgjedhim pikėrisht kėtė slogan”, u shpreh Veton Nurkollari, drejtor artistik i Dokufestit nė konferencėn hyrėse tė festivalit.

Nė Kino Bahēe, Ceremonie e Hapjes sė Festivalit, 07 korrik, 2012 | Foto: Gazeta JnK


Tė shumtė ishin ata qė kishin ardhur qė nė ditėt e para tė festivalit. Ndėr vizitorėt e huaj nuk ishin vetėm ata tė ftuar special apo pjesėmarrės tė festivalit, por edhe adhurues tė filmit dhe qytetit tė Prizrenit. 

Thomas Schmidinger, hulumtues nga Universiteti i Vjenės, tha se Dokufesti ėshtė festival me cilėsi ndėrkombėtarisht tė krahasueshme. “Dokufest i pėrshtatet historisė dhe trashėgimisė sė Prizrenit”. 

Me konceptin alternativ tė kėtij viti, i cili nuk i ėshtė dhėnė rastėsisht, Dokufest kėsaj here pėrmbledh ngjarjet revolucionare qė ndryshuan historinė. 

Politikani dhe publicisti nga Shqipėria, Ben Blushi, iu bashkėngjit Dokufestit nė rolin e anėtarit tė jurisė pėr garėn e filmave pėr tė drejtat e njeriut. 

Sipas Blushit, Prizreni ėshtė qytet me histori nė aktivizm qytetar. 

“Edhe sot Prizreni vazhdon kėtė traditė pėrmes Dokufestit”.

“Filmi mė i mirė qė unė kam parė nė Dokufest, ėshtė vetė qyteti i Prizrenit. Vetė qyteti ta tregon gjithė historinė”, u shpreh Blushi.

Ben Blushi, Veton Nurkollari, Riina Spųrring Zachariassen dhe Bernd Stracke


Veton Nurkollari tha se kėtė edicion pėr herė tė parė u shfaqėn 7 filma gjatė natės sė hapjes sė festivalit. Nurkollari pėrmendi dy filma tė nivelit tė lartė qė u shfaqėn natėn e parė: “5 broken cameras” dhe “Marina Abramovic, the artist is present”, ndėrsa pėr faktin qė nuk ka pasur njė film shqip deri mė tani qė e ka hapur festivalin tha se “filmbėrėsit shqiptarė po bėjnė hapa tė ngadalshėm por tė sigurtė drejt prodhimit tė filmave me cilėsi tė lartė”.

Kėtė vit, drejtuesit e festivalit po shfrytėzojnė kėtė “armė” tė tyre edhe pėr njė ēėshtje tjetėr. 

Kanė ftuar media nga Qipro, Spanja e Greqia pėr tė raportuar pėr festivalin, thotė Nurkollari, “e njėkohėsisht tė lobojnė pėr shtetin e Kosovės”.

Kėtė mision shtesė e ka vėrejtur e pėrkrahur edhe Riina Spųrring Zachariassen, menaxhere e Industrisė sė filmit nga Danimarka e cila tha se Dokufesti ėshtė mė shumė se njė festival, ėshtė emocion. “Festivali ka art, politikė, film, tregim, dhe tė gjitha i dua, e sidomos kur i gjej nė njė vend,”shtoi Zachariassen.

Dokufesti i qytetarėve

I gjallėruar kokė e kėmbė ėshtė Prizreni gjatė ditėve tė Dokufestit. Qė nga ekipi organizues, vullnetarėt e deri tek qytetarėt e rėndomtė janė tė pėrkushtuar qė vizitorėt tė shijojnė filmat e shfaqur, ushqimin vendor e netėt me muzikė tė gjallė. 

Nita Deda ėshtė zyrtare pėr komunikim me publikun nė Dokufest. Ėshtė ky viti i tretė i saj nė Dokufest. Pėr tė, tė qenit pjesė e Doku’t ėshtė nder dhe kėnaqėsi. “Dokufesti ėshtė shembull i mirė pėr Kosovėn”. 

Ky qytet i ofron Nitės ndjenjėn e tė qenit nė shtėpi. Afėrsia e njerėzve dhe ngrohtėsia e shoqėrisė nė Prizren, e bėjnė Nitėn e cila ėshtė nga Prishtina tė kalojė mė shumė kohė nė Prizren. “Jemi bėrė si njė familje e madhe. Jemi 6 veta qė punojmė gjithė vitin nė Dokufest, ndėrsa 5 koordinatorė po i menaxhojnė rreth 150 vullnetarė”, tregon ajo.

Dafina Alishani, koordinatore e Hospitality (Pritjes), ndan pėrvojėn e saj katėr vjeēare lidhur me akomodimin e mysafirėve. 

“Pėr shkak se Prizreni nuk ka kapacitete tė mjaftueshme tė absorbojė njė numėr tė madh tė mysafirėve, sidomos gjatė Dokufestit, ne kemi kėrkuar ndihmėn e qytetarėve tė Prizrenit”. 

“Kampanjės sonė ‘Lypen shpija te Ēarshia!’ i janė pėrgjigjur shumė familje tė cilat kanė hapur dyert e tyre pėr mysafirėt. Ndėr to, i kemi pėrzgjedhur 20 shtėpi si mė tė mira me tė cilat jemi pajtuar qė ēmimi tė jetė vetėm dhjetė euro pėr njė natė”, shton Alishani. 

Dokufesti i aktivizon gjithė qytetarėt dhe i bėn tė ndihen pjesė e tij me kontributin qė japin. Ata ndihmojnė edhe nė pregatitjen e Doku Dinner, darka tė ofruara pėr mysafirėt nė “Mulli”, ku servohen ushqime tradicionale tė pregatitura nėpėr shtėpi private.

“Pa vullnetarė nuk do tė kishim mundur tė funksiononim. Ata kanė rolin kyē nė gjithė kėtė organizim”, tha Alishani.

Njė ndėr vullnetarėt e Dokufestit ėshtė edhe Rexhep Shijaku - 19 vjeēar nga Prizreni. Ai ėshtė nė Dokufest pėr herė tė parė dhe po ndihmon nė shitjen e revistave nė Dokushop. Ėshtė krenar qė ėshtė pjesė e kėtij festivali, “simbol i kulturės sė Prizrenit”. 

Ai tha se “vullnetarė nuk ka vetėm nga Prizreni por kanė ardhur edhe nga Peja e Prishtina”. 

Qytetarėt e Prizrenit jo vetėm qė janė nė shėrbim tė Dokufestit, por edhe pėrfitojnė nga vizitorėt e shumtė. Shadan Ali Shiliku, pronar i njė shitoreje suvenirėsh nė qendėr tė qytetit shprehet i kėnaqur me numrin e turistėve qė e vizitojnė Prizrenin dhe blejnė nė shitoren e tij. 

Me njė traditė 69 vjeēare, Shiliku thotė se Dokufesti i ka sjellur edhe mė shumė blerės nė dyqanin e tij. “Punimet e dorės janė artizanat i preferuar i vizitorėve tė cilėt kėrkojnė dicka tradicionale dhe tė veēantė”, tha Shiliku.

DokuNetėt 

Dikur nga mesi i natės, fillohet tė konsumohet mė shumė alkooli, tė ēlirohet energjia e tė mbledhet shoqėria. 

Nata e parė u rezervua pėr rock bendin nga Sarajeva Emir & frozen camels.

Emir & Frozen Camels, nga Sarajeva 


Vokalisti i tha Gazetės Jeta nė Kosovė se e kanė pritur me shumė kėnaqėsi ftesėn nga Dokufesti. “Kemi marrė shumė rekomandime nga kolegėt nė Festivalin e Filmit nė Sarajevė. Ėshtė hera e parė qė jemi nė Prizren dhe lirisht mund tė themi qė Prizreni i pėrngjan shumė Sarajevės dhe na ka pėlqyer shumė”, tha Emir Bukovica. 

Pas performancės, bendi u nda i kėnaqur me pritjen e publikut. “Nė krahasim me faktin qė ėshtė hera e parė qė publiku i dėgjon kėngėt tona, ata i kanė pritur shumė mirė dhe jemi shumė tė kėnaqur me atmosferėn qė ka krijuar publiku”, tha Bukovica.

Dita e dytė e Festivalit filloi me punėtorinė “Kėtu u kan’ Bekimi” dedikuar aktorit Bekim Fehmiu. Kjo punėtori ėshtė inspiruar nga fėmijėria e aktorit Fehmiu dhe do tė realizohet nga vetė fėmijėt e Prizrenit tė cilėt do tė vizatojnė nė disa pjesė tė qytetit. Shtatė ditėt e ardhshme tė festivalit pritet tė jenė edhe mė tė frekuentuara.  

“Ka interesim tė madh pėr blerjen e biletave, aq sa ditėn e parė tė gjitha biletat janė shitur pėr dy orė”, tha drejtori artistik i Dokufestit. 

Pritet qė sivjet Dokufest tė thejė rekordin e biletave tė shitura, duke e arritur shifrėn e 10,000 biletave.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn