
Njė profesor me pėrkatėsi shqiptare nga Kosova ka arritur tė shkaktojė pakėnaqėsi tek historianėt nė Serbi dhe tek historianėt nė vendin e vet.
Trilogjia e Jusuf Buxhovit pėr historinė e Kosovės, e publikuar nė shkurt tė kėtij viti, mes tjerash pretendon se qytetin e Trojės e kanė themeluar shqiptarėt e jo grekėt.
Ai gjithashtu insiston se Kosova ka qenė qendėr shpirtėrore dhe kulturore e Shqipėrisė pėr mileniume me radhė dhe se pretendimet e Serbisė qė thonė se Kosova ishte zemra e mbretėrisė sė tyre mesjetare janė vetėm “mite”.
Zyrtarėt serbė thanė se “ky libėr nuk ka kurrfarė baze shkencore”. Por edhe disa homologė tė tyre nga Kosova kanė bėrė komente tė ngjashme, gjė qė ka shtyrė Ministrin e Arsimit Ramė Buja qė tė mos e ftojė fare autorin e kėtij libri pėr tė marrė pjesė nė programin e shėnimit tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Pėrkundėr kundėrthėnieve tė lartpėrmendura, apo ndoshta pikėrisht pėr shkak tė tyre, libri i Buxhovit ėshtė duke u shitur me shpejtėsi marramendėse. Ai veē ka shitur 12,000 kopje, ndėrsa planifikon qė versionin e kėtij libri nė gjuhėn angleze ta nxjerr nė shitje kėtė vjeshtė.
Pyetje: Zyrtarėt serbė thonė se libri juaj nuk ka bazė shkencore, pasi qė anashkalon serbėt dhe e pėrshkruan Kosovėn si qendėr shpirtėrore dhe shtetėrore tė Shqipėrisė? Si i pėrgjigjeni ju kėsaj?
Pėrgjigje: Reagimi serb ndaj librit tim ka mundur tė pritet, marrė parasysh politikat e njohura hegjemoniste tė Serbisė, tė cilat e kanė dėmtuar shumė kombin e tyre dhe kombe tė tjera gjatė disa dekadave tė fundit. Kjo [histori] tani ėshtė demaskuar, pikėrisht nė bazė tė argumenteve shkencore, tė cilat nuk janė tė panjohura as pėr historianėt serbė.
Akuzat se unė i paskam anashkaluar serbėt nuk qėndrojnė. Ata qė e kanė lexuar librin tim e kanė parė se sllavėt nė pėrgjithėsi, e serbėt nė veēanti, nuk janė lėnė anash - ata zėnė vendin e tyre qė nga ardhja nė kėto vise nė shekullin XII. Megjithatė, ajo qė paraqitet nė kėtė libėr ėshtė roli i tyre i vėrtetė dhe objektiv.
Kjo ėshtė dokumentuar nga shumė autorė serbė tė cilėt nuk pajtohen me konceptet hegjemoniste tė akademikėve serbė, nga Vaso Ēubrilloviqi e deri tek Dobrica Qosiqi, tė cilėt zhvillonin programe antishqiptare, antikroate dhe antiboshnjake.
Nė librin tim unė citoj Milan Budimirin, Jericekun dhe shumė autorė tė tjerė serbė dhe tė huaj, tė cilėt kanė qėndrime objektive ndaj shqiptarėve dhe serbėve dhe qė nuk bien nė grackėn e miteve, sipas tė cilėve Kosova ėshtė “djep i Serbisė” apo “qendėr e kishės serbe”.
Afirmimi i faktit se shqiptarėt kanė luajtur rolin e tyre nė zhvillimin e krishterimit nuk pėrbėn ndonjė tezė historike revizioniste, por nė fakt njė realitet tė cilin e pranon e tėrė bota e shkencės.
Pyetje: Ēfarė mendoni pėr reagimin e Sllavenko Terziqit, kėshilltarit shkencor tė Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė?
Pėrgjigje: reagimet paragjykuese tė Terziqit dhe tė tjerėve tė cilat i bėnė madje pa e parė apo lexuar librin dėshmojnė se ata nuk janė nė gjendje ta kuptojnė tė vėrtetėn shkencore, posaēėrisht kur njė e vėrtetė e tillė vjen nga shkencėtarėt shqiptarė.
Nėse ata do tė kishin fare pak sens shkencor do tė kishin durimin qė ta lexojnė librin tim dhe tė shtjellojnė argumentet shkencore qė ai i pėrmban – e jo tė japin deklarata tė cekėta politike.
Reagimet politike nga Instituti i Historisė i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė dėshmon se nuk ka pasur kurrfarė qasje shkencore – ai ka qenė tėrėsisht politik. Kjo akademi qė ka vėnė shkencėn nė shėrbim tė politikave hegjemoniste dėshmoi se ende ėshtė pjesė e kėsaj mėnyre hegjemoniste tė tė menduarit.
Pėr kėtė arsye, nuk ėshtė e befasishme qė madje edhe pas intervenimit ndėrkombėtar tė udhėhequr nga NATO nė vitin 1999, kur Kosovarėt ishin viktimė e njė gjenocidi tė udhėhequr nga [ish lideri serb Sllobodan] Millosheviqi, kjo shkencė vazhdon tė shfrytėzojė gjuhė tė njėjtė dhe tė publikojė libra tė cilėt nxisin urrejtje mes shqiptarėve nė Kosovė dhe Shqipėri.
Pyetje: Me ēka ka tė bėjė ky libėr, pėrse keni vendosur ta shkruani atė dhe cilat janė arsyet qė ju shtynė ta shtjelloni kėtė temė?
Pėrgjigje: Historia e Kosovės ėshtė vepėr e publikuar nė tri vėllime: “Antika dhe mesjeta”, “Perandoria osmane” dhe “Nga Konferenca e Londrės deri te protektorati ndėrkombėtar”, dhe pėrfshin historinė shpirtėrore tė shqiptarėve nga koha antike e deri nė epokėn tonė. Kjo histori shpirtėrore pėrfshin edhe sllavėt dhe grekėt, por ardhjen e tyre e trajton nga kėndvėshtrimi i realitetit tė ri.
Shumė nga studimet e bėra deri tani nuk i kanė trajtuar shqiptarėt me objektivitet shkencor.
Kjo ndodhte ngase shteti serb, Mali i Zi dhe Greqia, pas fitimit tė pavarėsive tė tyre kombėtare nė shekullin XIX, mundoheshin ta fshijnė zonėn etnike tė Shqipėrisė, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė mos gjenin vend nė hartėn e shteteve tė Ballkanit.
Nė pjesėn e parė – Antika, u pėrpoqa qė tė lidh tezat ilire [tė cilėt pohohet se janė paraardhės tė shqiptarėve] me ato Pellazge [qė pohohet tė jenė paraardhės tė grekėve], ndėrsa nė ‘Mesjetė’ shtjellohen Arbėrit [pasardhėsit e pellazgėve-ilirėve] nė kontekstin bizantin.
Kėtu unė nuk pajtohem me historianėt serbė tė cilėt insistojnė se shqiptarėt janė ‘ardhacakė’ nga Azia. Poashtu, pėr kėta historianė vlerėsimet e mia mbi epokėn e pushtimeve otomane janė tė papranueshme. Nė kėtė kontekst, procesi i islamizimit tė shqiptarėve, por edhe tė krishterėve, shihet nga njė prizėm tjetėr, nė tė cilėn serbėt nuk janė gjithmonė ‘tė guximshėm’ dhe antiotomanė, por nė fakt vasalė dhe bashkėpunėtorė tė otomanėve.
Kėsisoj, kėto dhe ēėshtje tė tjera tė cilat shtjellohen ndryshe nga stereotipet e deritanishme, pėrbėjnė kornizėn e ‘Kosovės’ sime, e cila mund tė ngjajė si njė kritikė historike jo vetėm pėr historinė serbomadhe, por nė masė tė madhe edhe pėr ideologjitė nė Tiranė dhe Prishtinė.
Pyetje: Si po shkon shitja e librit tuaj?
Pėrgjigje: Libri ėshtė pritur aq mirė sa qė tani mund tė themi se meriton epitetin e “njė libri qė duhet ta ketė ēdo familje”. Interesi pėr librin ėshtė i jashtėzakonshėm dhe i paprecedent nė viset shqiptare, gjė qė dėshmohet me tri kėrkesa pėr rishtyp dhe me mbi 12,000 kopje tė shitura.
Tani jemi duke e rishtypur atė pėr herė tė katėrt. Duhet thėnė se libri ėshtė duke u shitur mirė jo vetėm nė Kosovė por edhe nė Maqedoni, Shqipėri dhe Mal tė Zi, nė veēanti nė Maqedoni ku shitja po shėnon shifra marramendėse.
Pyetje: Cili ka qenė reagimi i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės?
Pėrgjigje: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovės dhe disa institucione shkencore nė Kosovė - Instituti i Historisė, Instituti Albanologjik dhe Fakulteti i Historisė i Universitetit tė Prishtinės - pėr fat tė keq nuk janė tė pėrqendruar nė punė shkencore. Me “punėn” e tyre ato po e largojnė veten nga shkenca.
Akademikėt dhe shkencėtarėt tonė merren me ēėshtje pedagogjike dhe ligjėrime nė fakultete private dhe shumica e tyre janė konsulentė tė qeverisė me paga tė majme. Madje disa prej tyre janė shndėrruar nė militantė partiak.
Ata me dėshirė punėt e rėndėsishme shkencore ua lėnė idealistėve, puna e tė cilėve kurrė nuk ėshtė e mjaft e mirė pėr ta.
Pyetje: Ēka mendoni pėr vendimin e Ministrit tė Arsimit, Ramė Bujės, pėr tė mos ju pėrfshirė si folės nė njė ngjarje nė tė cilėn shėnohej qindvjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė?
Pėrgjigje: Me kėtė veprim arbitrar dhe tė paprecedent nė vendin tonė deri tani, Buja ka pėrēuar tri mesazhe pėr komunitetin ndėrkombėtar, Beogradin dhe Turqinė.
Pėr tė parėt, ai deshi t’ju tregojė se klasa aktuale politike vazhdon t’i pėrmbahet pakos sė Ahtisaarit, me tė cilėn Kosova trajtohet si shoqėri shumetnike.
Pėr Beogradin, mesazhi i tij dėshmon se ne do t’i pėrmbahemi marrėveshjeve pėr t’ia dorėzuar Kishės Ortodokse Serbe trashėgiminė e krishterė tė Kosovės.
Ndėrsa, pėr Turqinė mesazhi ėshtė se ne do vazhdojmė t’i pranojmė ndėrhyrjet qė Ankaraja i bėn historisė sonė tė epokės sė Perandorisė Otomane.
Ky artikull ėshtė financuar nga projekti BICCED dhe ėshtė pėrkrahur nga Programi Kulturor Zviceran.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 7 Komentet)