Ambasadori Amerikan Angazhohet nė Serialin Vendor

Foto: Petrit RrahmaniFoto: Petrit Rrahmani
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Ambasadori amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, ėshtė ideator dhe thellėsisht i pėrfshirė nė serialin e ri vendor “Muret”. Episodi i parė fillon tė shfaqet nė transmetuesin publik mė 2 korrik.

Agimi dhe Natasha janė personazhet kryesore dhe tė dytė janė nė kėrkim tė familjarėve tė tyre tė cilėt konsiderohen tė zhdukur. Nė kėrkim e sipėr, ata gjejnė njėri-tjetrin.

Historia e dashurisė ndėrmjet njė serbeje dhe njė shqiptari tashmė vjen edhe nė transmetuesin publik. Ndoshta serialet latino-amerikane edhe mė tej do tė mbesin tė popullarizuara, por nuk ka dilemė se rrėfimet e tilla pėr dashuritė mes serbėve dhe shqiptarėve gjithmonė kanė qenė intriguese.

Ky ėshtė seriali i ri vendor “Muret”, episodi i parė i tė cilit shfaqet mė 2 korrik nė transmetuesin publik, RTK.

Ideja vjen nga ambasadori i SHBA-sė nė Kosovė, Christopher Dell, i cili dėshiron qė pėrmes kėtij seriali tė nxit debat dhe tė portretizojė realitetin dhe kompleksitetin e jetės sė pėrditshme nė Kosovė, thotė Paul Engelstad, shef i zyrės pėr marrėdhėnie me publikun nė ambasadėn amerikane.

Engelstad theksoi se ambasadori Dell, qė nga ardhja e tij nė Kosovė nė vitin 2009, ka menduar mėnyra pėr tė zhvilluar njė dialog inter-etnik.

“Kundrejt kėtij qėllimi, Ambasadori Dell ka kėrkuar dhe ka pranuar fonde pėr kėtė projekt”, Engelstad i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Ai shtoi se ambasada kishte hapur kėrkesė pėr propozim pėr tė gjetur njė partner tė pėrshtatshėm pėr projektin. “Komisioni i Ambasadės ka bėrė zgjedhjen”, tha ai.

Partneri vendor i projektit ėshtė PrishtinaFilms dhe The Group.    

Nė serialin “Muret”, producentė ekzekutivė janė Christopher Dell dhe aktori kosovar Blerim Gjoci, ky i fundit mban edhe rolin kryesor.

“Ambasadori ka treguar interesim nė kėtė projekt qė nga fillimi. Madje, ai ka dhėnė shumė kontribute nė procesin krijues, duke pėrfshirė zhvillimin e rrėfimit dhe skicimin e skenave”, thotė Engelstad.    

Fondet pėr kėtė serial janė siguruar nga qeveria e SHBA-sė dhe numėrojnė 200,000 dollarė amerikanė.

Nė film luajnė: Blerim Gjoci, Marija Vickovic, Enver Petrovci, Amernis Nokshiqi, Basri Lushtaku, Ivana Kovacevic, Veton Osmani dhe Shkelzen Veseli. Producent i filmit ėshtė Aj Rei-Perrine ndėrsa regjisor ėshtė Ismet Sijarina.

Sijarina theksoi se seriali do tė jetė me 10 vazhdime dhe se puna ekipore vazhdon tė ec mirė.

“Komunikohet nė tri gjuhė pasi qė anėtarėt e ekipit janė nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Amerika. Ėshtė sfiduese por rezultatet janė tė shkėlqyeshme”, Sijarina i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Ivana Kovacevic ėshtė serbe e Kosovės e cila jeton nė veri tė Mitrovicės dhe Marija Vickovic aktore me nam nė Serbi e cila jeton nė Beograd.

Sijarina thekson se artistet serbe i kanė mirėpritur ftesat pėr film. “Me Ivanėn kemi pas kontakte mė tė shpeshta ndėrsa me Marinė ėshtė dashur tė shkėmbejmė mė shumė informacione ndėrmjet vete”, tha Sijarina, i cili shtoi se ajo nė fund pranoi tė luaj nė film.

“Pothuajse 90 pėr qind tė ekipit e kam nis unė, i kam pas duart e lira. Ekipi ėshtė i shkėlqyer dhe besoj se publikut do t’i pėlqej seriali”, tha ai.

Edhe kėngėtarja Dafina Zeqiri ka njė rol episodik nė serial. 

Muret fillon episodin e parė me 2 korrik dhe transmetohet nė televizionin publik, RTK.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 9 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn