_168398.jpg)
Pėr herė tė dytė ka nis festivali qė do tė paraqes kulturėn Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane, komuniteteve nga Kosova ku do tė marrin pjesė shumė artistė, duke pėrfshirė edhe ata nga komunitetet. Festivali qė ka filluar me 21 maj dhe zgjat deri mė 27 maj dhe do tė mbahet nė Prishtinė, Ferizaj dhe Gjakovė.
Festivali ėshtė i financuar nga BE-ja me dhe menaxhohet nga zyra e Bashkimit Evropian nė Kosovė. Ky projekt ėshtė pjesė e mbėshtetjes sė BE-sė pėr implementimin e strategjisė pėr RAE (Romė, Ashkali dhe Egjiptian). Projekti implementohet nga organizata Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur, KFOS.
Gjatė tėrė javės do tė ketė edhe shfaqje tjera teatrale, ekspozita fotografish, muzikė, filma tė shkurtėr tė gjitha kėto nė fokus do tė kenė jetėn, kulturėn dhe traditėn e komuniteteve Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane.
Festivali ka nisur me shfaqjen tragji-komedi “Yue Madeleine Yue”, nė regji tė Jeton Nezirajt, kundėr diskriminimit ndaj Romėve. Drama flet pėr njė familje rome e cila ėshtė kthyer nga Gjermania dhe e cila ballafaqohet me sfidat e shtetit tė ri, Kosovės.
Njė ditė vajza rome, Madeleine, bie nė njė gropė tė hapur nga njė kompani ndėrtimi e cila nga lėndimi i madh bie nė komė.
Babai i saj, nė pėrpjekjet pėr tė shpėtuar jetėn e sė bijės, pėrballet me zyrtarė burokratik, biznesmenė, policė dhe punėtorė ambasadash.
Premiera e shfaqjes ka mbledhur shumė njerėz duke pėrfshirė figura nga politika, kultura dhe artistė tė ndryshėm.
Zėvendės ministri i kulturės, Gani Elshani, i ka pėlqyer shfaqja por nuk ėshtė i kėnaqur me numrin e vogėl tė pjesėmarrėsve qė vijnė nga komunitetet, e posaēėrisht tė rinjtė.
“Nuk ėshtė vetėm kjo dramė mirėpo ka edhe drama tjera, si martesat e hershme por edhe tė tjera. Janė mesazhe tė mira nė interes tė komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, tha Elshani.
Ai thotė se tė riatdhesuarit nga perėndimi hasin nė probleme tė shumta dhe se pėrmes kėtij festivali po mundohen tė pėrēojnė porosi tek tė gjithė, se tė kthyerit kanė nevojė pėr ndihmė.
“Edhe pse kthehen, ata janė tė humbur,” thotė Elshani.
Nė kėtė shfaqje morėn pjesė dy artistė nga komuniteti, njėri poet – Kujtim Paēaku dhe tjetri kėngėtar - Bajram Kinolli.
Aktorėt amatorė theksuan se ekziston diskriminimi ndaj komuniteteve dhe qė pėrmes festivalit po mundohen tė paraqesin kėtė nė shumė aspekte.
“Drama ka marrė si shembull Kosovėn pėr romėt qė janė kthye nga Gjermania dhe vėshtirėsitė tė mėdha qė kanė nė integrimin e shoqėrisė kosovare. Drama jep mesazhin sa ka diskriminim fatkeqėsisht nga institucionet, nga media nga tė gjitha aspektet,” shprehet Kinolli.
Ndėrsa poeti Paēaku ēėshtjen e diskriminimit e pėrkthen me metaforė duke thėnė se edhe komunitetet rome, ashkalike dhe Egjiptiane janė pjesė pėrbėrėse e kėsaj toke.
“Sepse, ne me njė Diell nxehemi, edhe shqiptarėt, edhe Romėt, edhe Serbet. Tė gjithė i besojmė njė Zoti apo jo? Tė gjithė lagemi nga njė shi”, Paēaku i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
Aktori i mirėnjohur kosovar, Kushtrim Hoxha thotė se ka qenė i privilegjuar tė jetė pjesė e e njė shfaqjeje ku ka pasur aktorė qė janė nga komunitetet pėr tė cilėt thotė se janė qytetarė tė njėjtė si ai.
“Besoj se ka qenė njė paraqitje solide, e mirė dhe e ka shtjelluar njė temė qė ėshtė tabu temė kėtu nė Kosovė e cila ka tė bėjė me racizmin e fobia tė ndryshme qė i kemi prej njerėzve qė janė tė ndryshėm,” thotė Hoxha.
Pėr tė parė programin e plotė tė festivalit, kliko kėtu.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)