Seriali Kafeneja JonėTri stacionet kryesore televizive nė Kosovė - KTV, RTV 21 dhe transmetuesi publik RTK - pothuajse kanė hequr dorė nga investimet nė programet e prodhuara nė vend.
I vetmi program lokal i cili ėshtė duke u shfaqur aktualisht nė programin tokėsor ėshtė “Kafeneja Jonė”, e cila nė RTK emitohet njė herė nė javė.
Madje dhe njė emision me audiencė tė gjerė sikur seriali Familja Moderne qė jepej nė RTK, u ndėrpre nė verėn e vitit 2011. RTK tha se mungesa e fondeve e shtyri qė tė marrė kėtė vendim.
“RTK na ndėrpreu pa paralajmėrim”, tha Visare Aliu, regjisore e Familjes Moderne.
“Thjeshtė na thanė se pėr shkak tė mungesės sė buxhetit, ata nuk mund ta pėrkrahin mė tej kėtė seri”.
Ndėrsa zyrtarėt ekzekutivė nėpėr televizione thonė se emisionet e huaja janė mė tė lira dhe mė tė popullarizuara se sa ato tė prodhuara nė vend, skenaristėt nė Kosovė dyshojnė se i vetmi faktor vendimtar nė kėtė drejtim ėshtė profiti.
Llokumet nga Turqia:
Ndėrkohė, telenovelat latinoamerikane dhe turke janė duke mbizotėruar skemat programore nė vend, ngase paraqesin alternativa mė tė lira tė programeve vendore dhe, sipas fjalėve tė strukturave udhėheqėse nė kėto televizione, joshin mė shumė kėrkesa pėr hapėsirė reklamuese.
Mes serialeve qė i kanė okupuar stacionet tona televizive janė “Sylejmani i Madhėrishėm” qė emitohet nė RTV 21 dhe “Lala” qė emitohet nė KTV.
“Arsyet kryesore pėrse ne nuk emitojmė seriale lokale janė tė natyrės financiare”, thotė Kastriot Sahatqija nga KTV.
“Ne nuk kemi para pėr tė pėrkrahur kėto emisione. Ndoshta RTK mund tė ketė para tė mjaftueshme pasi qė buxhetin e siguron nga qeveria”.
Ai shtoi se edhe ashtu shikuesit mė shumė i preferojnė seritė e huaja: “Shikuesit janė mė tė interesuar nė emisione tė huaja nga Turqia dhe gjetiu. Ne kėtė e dimė sepse pėr to kemi mė shumė kėrkesa pėr reklamim”.
Blerim Ajeti, pėrgjegjės programatik nė RTV21, po ashtu pohon se shikuesit preferojnė seritė e huaja dhe se ky fenomen ka kapluar tėrė rajonin.
“Ne nuk kemi pranuar ndonjė ofertė tė mirė nga ndonjė prodhues vendor qė do tė na inkurajonte ta financojmė punėn e tyre. Pėrveē kėsaj, audienca mė shumė i preferon serialet e huaja”, tha Ajeti.
Nė anėn tjetėr, skenaristi kosovar Arian Krasniqi beson se telenovelat po u shėrbehen shikuesve dhe ata janė tė detyruar t’i shikojnė ato, ndėrkohė qė nuk ėshtė qė ka ndonjė kėrkesė ngulmuese pėr to.
Programe qė njėherė filluan tė emitohen e pastaj u ndėrprenė:
Nė fillim tė vitit 2011, RTK hapi tender publik pėr tė gjetur programe tė reja tė prodhuara nė vend.
U pėrzgjodhėn tri seriale, nga tė cilat dy janė drama dhe njė ėshtė komedi - Qyteti pa lum, Shtėpia ime dhe Lagjja e re.
Por, kur kontratat e tyre tė para me RTK-nė skaduan, kėto programe u larguan nga skema programore, ndėrkohė qė nga fundi i vitit 2011 qeveria kishte shkurtuar buxhetin e RTK-sė.
“Arsyeja pėr mosvazhdimin e kėtyre serialeve kishte tė bėnte me shkurtimin e buxhetit nė vlerė prej 2.7 milionė eurosh”, kujton Bekim Hasani, drejtor programatik i RTK-sė.
Regjisori i 27 episodeve tė Qytetit pa lum, Ilir Kabashi, tha se problemi nuk ishte vetėm financiar; ai thekson se producentėt televizivė nė Kosovė vėrtet nuk i pėrkrahin prodhimet vendore.
“Kėto stacione televizive do duhej tė promovojnė dhe tė pėrkrahin programet lokale”, thotė ai.
“Do tė ishte mė mirė qė pėrmes kėtyre serialeve tė paraqesin aspektet tona [shqiptare] tė mira e tė kėqija, se sa tė promovojnė aspekte tė parėndėsishme kulturore tė vendeve tė tjera,” shton Kabashi.
Skenaristi i Lagjes sė re, Lirak Qelaj, beson se prodhimet vendore janė mė tė popullarizuara se qė mendohet.
Atij kurrė nuk i janė paraqitur shifrat sa i pėrket shikueshmėrisė sė programit tė tij, por thotė se kishte marrė vlerėsime tė shkėlqyeshme gjatė emetimit tė tij.
“Problemi kryesor nė kėtė drejtim janė paratė,” thotė ai. “Prodhimi i njė seriali vendor dallon nė thelb nga blerja e njė seriali nga jashtė”.
“RTK me buxhetin e vet nuk mundi tė na pėrkrahė financiarisht, ndėrsa ne nuk ishim nė gjendje tė gjejmė sponsorė tė tjerė. Kjo mund tė jetė e ndėrlidhur edhe me krizėn ekonomike me tė cilėn Kosova po pėrballet”, tha ai.
![]() |
| www.muhtesemyuzyil.tv |
Mungojnė shifrat pėr shikueshmėrinė:
Blerim Ajeti nga RTV 21 thotė se ky stacion televiziv nuk ka kryer hulumtim tė tregut sa i pėrket shikueshmėrisė sė programeve tė tij.
“Por, ne e dimė se publiku preferon programet e huaja pėr shkak tė kėrkesave pėr reklamim tė cilat ne i marrim gjatė kohės sė transmetimit tė tyre”, shtoi Ajeti.
Kastriot Sahatqija nga KTV po ashtu thotė se nuk posedon shifra pėr shikueshmėrinė.
“Ne nuk kemi kryer hulumtime, por i kemi dy arsye pėrse nuk emitojmė seriale vendore”, thotė ai. “E para, serialet lokale janė mė tė shtrenjta se ato tė huajat, dhe e dyta ėshtė se KTV pėrfiton mė shumė nga serialet e huaja, pasi qė gjatė transmetimit tė tyre shesim mė shumė reklama - do tė thotė kemi fitim mė tė madh”.
Luan Morina, i cili mban web-faqen e quajtur telekomanda.com qė shėrben pėr tė monitoruar televizionet nė Kosovė, pajtohet me kėtė vrojtim.
Ai kryen hulumtime nė bazė tė numrit tė komenteve qė merr nė lidhje me njė program tė caktuar.
“Seriali turk ‘Lala’, i cili emitohet nė KTV, ėshtė tejet i popullarizuar mes shikuesve. Njerėzit thjesht e duan kėtė serial”, thotė ai. “Ata e duan edhe ‘Sulltanin’ nė RTV 21”.
Seriali “Kafeneja Jonė” qė emitohet nė RTK mbetet emisioni mė i popullarizuar i prodhuar nė vend.
Drita qė shfaqet nė fund tė kabllos:
Por, ndėrsa kanalet televizive tokėsore po tėrheqin pėrkrahjen e tyre pėr prodhimet vendore, atyre po u del nė ndihmė njė nga ofruesit kryesorė tė platformave kabllore nė vend - Kujtesa.
Kėtė vit, kjo kompani ka lansuar tri seriale nė gjuhėn shqipe, tė quajtura Kombinati, Andrrat dhe Amkademiku. Aktorė tė Kombinatit janė kryesisht ish-aktorėt e Familjes Moderne.
![]() |
| Seriali Amkademiku, nė Kujtesa |
Arbėr Arifi, drejtor i Kujtesės nė Kosovė, thotė se ai ėshtė i interesuar pėr prodhimin e programeve vendore, pasi qė shikuesit ende i pėlqejnė ato.
Ai e pranon se ato dinė tė kushtojnė shumė.
“Janė tė kushtueshme sepse kėrkohet financimi i njė grupi tė madh profesionistėsh”, thotė ai.
“Nuk janė nė pyetje vetėm aktorėt; nė kėto seriale punojnė shumė njerėz. Por, pėr ne ia vlen sepse ne e dimė qė klientėt tonė thjesht i adhurojnė kėto emisione”.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)