Policia serbe sjell nė selinė e MUP-it nė Beograd, njėrin nga shqiptarėt e arrestuar | Foto: BetaGrindja vazhdon nė rajonin e trazuar tė Serbisė Jugore, pas arrestimeve dramatike tė pesė shqiptarėve gjatė fushatės zgjedhore nė Serbi dhe lirimi i tyre i papritur, menjėherė pasi zgjedhjet mbaruan.
Ekspertėt gjyqėsorė dhe punonjės tė tė drejtave tė njeriut thonė se policia dhe prokurorėt keqinterpretuan ligjin, haptazi dhunuan tė drejtat e njeriut dhe ēuan prapa procesin e ndėrtimit tė paqes nė rajonin e ndarė etnikisht.
Serbia jugore ishte skena e njė konflikti tė armatosur nė vitin 2001, ku u ndesh njė forcė guerile e shqiptarėve etnikė lokalė, Ushtria Ēlirimtare e Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės, kundėr autoriteteve serbe.
Autoritetet serbe i liruan pesė shqiptarėt nga jugu i Serbisė mė 30 maj.
Ata u arrestuan nė fillim tė majit, disa ditė para zgjedhjeve, me urdhėr tė Ivica Daēiqit, ministėr i Brendshėm dhe lider i Partisė Socialiste Serbe, qė mė parė udhėhiqej nga gjysmė-diktatori jotolerant, Slobodan Milosevic.
Kritikėt thonė se fitimi i votave nacionaliste serbe, gjatė fushatės zgjedhore, ishte forca qė drejtoi kėto lėvizje.
Elhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi u arrestuan pėr krimet e dyshuara tė luftės tė kryera nė konfliktin e vitit 2001.
Ata kaluan 25 ditė nė paraburgim para se tė liroheshin, disa ditė pasi mbaruan zgjedhjet e 6 majit nė Serbi.
Zyra e Serbisė pėr Gjykimin e Krimeve tė Luftės, nuk ka bėrė asnjė deklaratė publike pėr rastin, por njė burim i zyrės pranoi se janė bėrė gabime, duke qenė se autoritetet kanė keqkuptuar Ligjin e Amnistisė tė vitit 2002.
“E interpretuam ligjin nė mėnyrė tė gabuar, duke qenė se besonim se konflikti nė Serbinė Jugore ishte i armatosur, kėshtu qė ēdo krim qė u krye nė atė kohė ishin krime lufte”, tha burimi.
“Por, Ligji i Amnistisė cilėson... tė gjitha krimet e kryera nė Serbinė Jugore nga janari i vitit 1999 deri nė maj tė 2001-ės si akte terroriste dhe kriminale, dhe jo si krime lufte”, shtoi burimi.
Sipas ligjit, tė gjithė ata qė dorėzuan armėt nė vitin 2001, duke pėrshirė edhe pesė burrat, iu lejua amnisti nga shtetit, qė nuk lejon gjykimin e tyre.
Ekspertėt ligjorė e pėrshkruajnė rastin si pėrqeshje tė sistemit gjyqėsor, sikurse mendojnė edhe aktivistėt e shoqėrisė civile.
Nikola Lazic, njė avokat me bazė nė Beograd, thotė se marrėveshje e prokurorisė ishte joprofesionale, duke qenė se autoritetet duhet tė kishin kontrolluar tė dhėnat para arrestimeve.
“Duke thėnė se... krimet duhen gjykuar si krime lufte, vetėm se beson kėshtu... ėshtė thjesht arrogancė, pakujdesi dhe jokompetencė”, tha Lazici.
“Nėse prokuroria beson se ky ėshtė njė shpjegim i arsyeshėm dhe se mund tė urdhėrojnė arrestime nė bazė tė interpretimeve tė tyre, dhe jo tė ligjit, atėherė thjesht po pėrqeshin sistemin ligjor”, shtoi ai.
| Natasha Kandiq | Foto: Wikimedia Commons |
Natasha Kandiq, kryetarja e Qendrės pėr tė Drejtėn Humanitare, nė Beograd, thotė se i gjithė rasti ishte i mbėshtjella nė mister qė nga fillimi, duke e pėrshkruar sjelljen e Prokurorisė dhe tė Ministrisė sė Brendshme si skandaloze.
“Nuk kam parė asnjė dokument nė lidhje me rastin. Ėshtė e qartė se prokuroria u pėrdor pėr qėllime politike nė mes tė fushatės zgjedhore - kjo nuk ėshtė hera e parė”, tha Kandiq, pėr Balkan Insight.
Rasti u trajtua nė njė mėnyrė tė pazakontė duke qenė se burrave tė arrestuar dhe ekipeve ligjore nuk iu dha asnjė informacion, qė nxiti spekulime tė mėtejshme se pas rastit, kishte arsye politike.
Pesė burrat, duke pėrfshirė pėrkthyesin e OSBE-sė, i cili jo vetėm kishte amnisti, por edhe ishte verifikuar nga OSBE-ja dhe Sigurimi i Shtetit, u morėn nė zonėn e Preshevės mė 4 maj, gjatė heshtjes zgjedhore, dhe u ēuan nė Beograd.
Kryeprokurori i Krimeve tė Luftės nė Serbi, Vladimir Vukēeviq, shpjegoi se burrat ishin tė dyshuar pėr krime lufte, por nuk dha informacione tė mėtejshme.
Balkan Insight ka mėsuar se ministri i Brendshėm ka dhėnė informacionin nė bazė tė tė cilit Zyra e Prokurorisė ka lėshuar urdhėr-arrestet.
Tė arrestuarit u morėn nė pyetje nga njė gjyqtar hetues nė Beograd, qė zgjati paraburgimin nė bazė tė dyshimeve pėr krime lufte, pavarėsisht Ligjit tė Amnistisė.
Kur u liruan mė pas, nuk u informuan nėse akuzat ndaj tyre ishin rrėzuar, apo hetimi po vazhdonte ende, tha Belgzim Kamberi, shefi i Komitetit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Preshevė.
Pavarėsisht kėrkesave nga Balkan Insight pėr t’i parė, asnjė dokument nuk ėshtė bėrė publik, pėr tė qartėsuar akuzat.
Marifet zgjedhjesh qė kėrcėnon paqen
Nė rajonin e Serbisė jugore, i populluar kryesisht nga shqiptarė etnikė, lėvizja ėshtė parė si njė marifet politik, qė ka potencialin tė cenojė paqen e brishtė tė arritur pas konfliktit tė viteve 2000 -2001.
Riza Halimi, njė anėtar shqiptar i parlamentit serb nga rajoni, tha se arrestimet tregojnė “njė vazhdim tė shtetit tė terrorit”, kundėr komunitetit shqiptar nė Serbi.
“E gjithė kjo ndodhi vetėm dy ditė para zgjedhjeve. Qėllimi ishte pėr tė fituar pikė politike, duke luajtur me fatin e kėtij shteti dhe rajoni”, tha Halimi.
Belgzim Kamberi pajtohet se arrestime tregojnė se sistemi i drejtėsisė nė Serbi ėshtė ende nėn influencėn e politikave dhe se Serbia jugore pėrdoret si fushė loje pėr politikanėt serbė.
| Ministri serb, Daēiq, nė konferencė shtypi pas arrestimeve | Foto: Beta |
“Shumica e gjėrave qė po ndodhin kėtu janė nė ndikimin e politikave. E pamė kėtė si aksion tė bėrė nga Dacici, dhe ēfarė kemi mė shumė frikė ėshtė njė vazhdim i politikave tė vjetra tė Millosheviqit”, tha Kamberi.
Regjimi i Millosheviqit ndoqi politika shtypjeje kundėr minoriteteve etnike, veēanėrisht ndaj shqiptarėve, qė kulmoi me konfliktin nė Kosovė, nė fund tė viteve 1990-tė.
Sipas hulumtimit nga Qendra nė Beograd pėr Politikat e Sigurisė, sfida mė e madhe pėr kėtė rajon ėshtė mungesa e besimit e vendorėve nė institucionet serbe.
Edhe pse nuk ka konflikt qė po vazhdon tani, njė ndarje e thellė etnike nė shoqėrinė vendore ėshtė ende e pranishme.
Kjo ėshtė veēanėrisht e qartė nė sistemin e arsimit, ku fėmijėt shqiptarė dhe serbė, ndjekin shkolla tė ndryshme.
Numri i shqiptarėve qė punojnė nė institucionet e shtetit, ende mbetet i vogėl. Shumica e tyre e shohin kryeqytetin e Kosovės, Prishtinėn, si kryeqytetin e tyre de-facto, dhe jo Beogradin.
Popullata shqiptare ndjen se bisedat pėr multi-kulturalizėm janė vetėm nė letėr, ndėrsa institucionet serbe dėshtojnė tė bėjnė pune serioze pėr integrimin.
Serbia formoi njė polici shumetnike pėr tė adresuar ēėshtjet e mosbesimit, por vlerėsohet se forca ka dėshtuar nė qėllimin e saj fillestar pėr tė larguar mosbesimin.
Prezenca e shėrbimeve tė sigurisė serbe ende shihet si kėrcėnim.
Sima Gazikalloviq, kryetar i Organit Koordinues pėr Serbinė Jugore, institucion qeveritar qė ka pėr detyrė ndėrlidhjen nė rajon, thotė se arrestimet kanė dėmtuar mirėbesimin, i cili ishte i brishtė, edhe para kėtyre ngjarjeve.
Ai refuzoi tė komentojė drejtpėrdrejt pėr aksionin e policisė dhe prokurorisė serbe, pėr shkak tė “natyrės serioze tė krimit”.
Redaktori i stacionit lokal “Spektri TV”, Baki Rexhepi, thotė gjithashtu se arrestimet dhe lirimet kanė ndikuar keq nė rajonin e trazuar.
“Serbia na tregoi se ėshtė ende njė shtet policor”, tha ai.
“Kemi pasur kėtė lloj situate me Miloshevicin dhe tani e kemi me Daēiqin, i cili ishte krahu i tij i djathtė nė vitet 1990-tė”, tha Rexhepi, pėr Balkan Insight.
“Ata persona [pesė burrat] ishin tė gatshėm pėr drejtėsi pėr vite. Po jetonin kėtu, kėshtu qė duhet tė pyesim se pse arrestimet e tyre, ndodhėn gjatė fushatės zgjedhore”, tha ai.
“Shqetėsimi ynė mė i madh ėshtė se kush e ka radhėn tani? Mund tė jem unė, mund tė jetė njė nga kolegėt e mi, mund tė jetė kushdo”, pėrfundoi Rexhepi.
Fletarrestet sekrete
BIRN-i i ka kėrkuar dy herė Ministrisė sė Brendshme pėr njė liste komplete tė atyre tė akuzuar pėr krime lufte dhe vepra kundėrkushtetuese. Ministra u pėrgjigj se njė dokument i tillė nuk ekziston.
Ministria nuk iu pėrgjigj pyetjes se ku personat mund tė mėsojnė nėse janė, apo jo, nė listėn e arrestimeve.
Kėrkesa jonė ėshtė aktualisht te Zyra e Komisionerit pėr Informacion me Rėndėsi Publike.
Historia e konfliktit nė Serbinė Jugore
Konflikti midis serbėve dhe shqiptarėve nė jug tė Serbisė filloi nė vitin 2000 dhe zgjati deri mė 2001.
Nė fund tė viteve 1990-tė, njė forcė guerile, Ushtria Ēlirimtare e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanovcit, u krijua, qėllimi i tė cilės ishte bashkimi i Serbisė Jugore me Kosovėn.
Njėsia u ēarmatos nė vitin 2001, pas njė marrėveshje paqeje tė mbikėqyrur nga ndėrkombėtarėt, pas tė cilės Ushtria Jugosllave rihyri nė zonėn e demilitarizuar afėr kufirit me Kosovėn, me aprovimin e NATO-s.
Pas pėrfundimit tė konfliktit nė Serbinė Jugore, autoritetet firmosėn Ligjin e Amnistisė, i cili i liroi tė gjithė burrat e armatosur qė kishin marrė pjesė nė konflikt, nga rreziku pėr gjykim.
Ligji aplikohet pėr tė gjithė ata tė akuzuar pėr terrorizėm dhe ndėrmarrje tė pėrbashkėta kriminale nė komunat e Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės, nė lidhje me aktet e kryera midis janarit tė vitit 1999 dhe majit 2001.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)