Ēarshia Ndryshon Bashkė me Maqedoninė

Ēarshia e ShkupitĒarshia e Shkupit
nga  Bujar Aruqaj
© Tė drejtat autoriale

Ndryshimet intensive politike dhe arkitekturale nė Maqedoni - tė ilustruara me Shkupin 2014 dhe tensionet ndėretnike nė kėtė qytet - po rrezikojnė zhdukjen e Ēarshisė, njė gjurme tė gjallė se si njerėzit jetuan e u socializuan deri mė sot nė kėtė rajon.

Kockat e kalldrėmit, dyqanet e vogla e tė mbushura qė nga goblenėt e qėndisur prej grave deri tek veglat e punės, ndonjė saksi aty-kėtu tek dera dhe shumė ēajtore. Ēarshia e Shkupit dikur ishte e mbushur me zanatli tė cilėt bėnin punėdore nga mė tė ndryshmet. Ato produkte shpesh janė dukur si punime gjysmė artistike dhe njerėzit kanė jetuar me dekada me krijimet e tyre. 

E rrethuar nga njėra anė nga ura e vjetėr qė vjen nga qendra e Shkupit dhe nė anėn tjetėr nga Kalaja e vjetėr e gurit, Ēarshia ose “Pazari i Vjetėr”, ėshtė pjesa mė e moēme e qytetit. Ajo ėshtė gjithashtu e njohur si njė nga vendet me pėrmbajtjen etnike mė tė pėrzier nė Maqedoni. 

Mė tė moshuarit mbajnė mend ditėt e tregut kur ajo mbushej me lloē, zhurmė e aromė perimesh, ndėrsa qetėsia ishte shumė afėr - me ėmbėltoret ose anėlumin aty pranė.  

“Ēdo gjė ėshtė e veēantė rreth kėtij vendi. Ėshtė sikur ishte dikur, nga koha kur u larguan osmanlinjtė nga ky vend”, thotė Darko Spasiski, i cili punon si kuzhinier pėr tri vjet nė birrarinė  “Temov’s”.

Temov's


“Duam ta mbajmė kėshtu, ta ruajmė shpirtin e kėsaj pjese qė e bėn atė tė dalluar”. 

Mirėpo, sot, Ēarshia ėshtė nė kufij tė rezistencės. Tani ajo po shndėrrohet ngadalė nė njė vend tė kafevene dhe birrarive. 

Disa thonė se ėshtė shenjė e modernitetit. Se ėshtė diēka qė e kėrkon trendi. Se si gjithkund nė Ballkan edhe kėtu njerėzit mblidhen e ulen kafeneve, jo kur bie kambana e kishės a ezani i xhamisė, por kur tė bėhet ora dymbėdhjetė dhe sidomos nėse dielli ėshtė i mirė.  

Po pjesėt si kjo janė gjurmė tė gjalla se si njerėzit kanė jetuar, si janė shoqėruar dhe ē’vlera kanė ndarė. Shumė qytete tė botės i konservojnė ato. Pėr ta ditur historinė e vetė mė mirė. Ēarshia e Shkupit megjithatė nuk bėn pjesė nė ndonjė plan tė kėtillė.

Pamje nga Ēarshia


Vendi qė deri vonė ka nxitur relaksim dhe diversitet, po shtyhet drejt ndryshimeve edhe tė natyrės tjetėr. Qė ka tė bėjė me njerėzit. Kjo ėshtė vėnė nė pah sidomos qė nga protestat e fundit tė shqiptarėve kundėr arrestimeve policore nė lidhje me vrasjen e quajtur terroriste nga autoritetet maqedone tė pesė personave, muajin e kaluar, nė Shkup. 

Vlatko Mitreski, i cili gjithashtu punon nė birrarinė “Temov’s”, thotė se tė gjitha kėto tensione janė tė motivuara politikisht. 

“Kam shokė maqedonė, shqiptarė dhe turq, por edhe kur vijnė kėtu ata nuk shoqėrohen nė kėtė pub”, thotė ai. “Mė duhet tė them se veēanėrisht shqiptarėt janė mė tė distancuar”.

Shqiptarėt thonė se Ēarshia po ndryshon pėr tė keq dhe se kohės sė fundit kanė arsye pėr tė mos ndenjur bashkė me maqedonasit. 

Disa nga ta, shoqėrohen me tymin e nargjilesė dhe me ēaj indian, e rrinė kryesisht me banorėt turq tė lagjes. 

“Mė parė i japė paret tek i imi (shqiptar), se sa tė shkoj nė njė lokal dhe t’u paguaj maqedonasve”, thotė Enes Jashari. “E ata pastaj tė na arrestojnė”.

Enesi kishte marrė pjesė nė demonstratėn e fundit nė Shkup, mė 11 maj, dhe thotė se ėshtė arrestuar dy herė muajt e fundit. “Mė kanė arrestuar vetėm sepse e kam mbiemrin Jashari”, shprehet ai. 

Ndarjen mes komuniteteve tani ėshtė duke e ndihmuar, siē thonė disa nga banorėt e kėsaj zone, edhe ndėrtimet e reja nė kuadėr tė projektit “Shkupi 2014”, njė nismė qė e karakterizon prirjen simbolike e nacionaliste tė Qeverisė aktuale nė Shkup. Pėrveē qė gjenden nė konflikt politik tė vazhdueshėm me Greqinė, institucionet maqedone disa herė kanė acaruar shqiptarėt duke i quajtur ardhacakė. 

Pėr momentin ne kėtė anė te lumit Vardar ėshtė vendosur njė statujė gjigante e Filipit tė Maqedonisė, Ministria e Kulturės, njė muze si dhe njė sallė koncertesh.

Filipi i II | Foto: Sinisa Jakov Marusic


“Ēarshia ėshtė pjesa mė e vjetėr. Ėshtė shumė e pakuptimtė tė rrėnohet diēka vetėm qė tė ndėrtohet diēka tjetėr ‘antike’”, thotė Haki Latifi, shqiptar nga kjo zonė. “Kėto ndėrtime tė reja ndoshta janė shumė tė bukura, por nuk shkojnė me kėtė pejzash”.

“Por, tė them tė drejtėn, mua nuk mė intereson se histori e kujt ėshtė ajo, se kė e pėrfaqėson ose ēka simbolizon”, shton ai. “Kėtu ka 30 pėr qind papunėsi dhe mua mė duhet punė, jo statuja”.

Tani e gjithė pjesa qendrore e Shkupit ėshtė shndėrruar nė njė hapėsirė punuese, me nė qendėr statujėn e Aleksandėrit tė Madh tė Maqedonisė - qė siē thonė grekėt, mė shumė ka tė bėjė me historinė e tyre. 

Njė fontanė e pėrmasave gjigante ėshtė ndėrtuar rreth kėsaj statuje dhe muzika klasike dėgjohet posa tė behet natė, e dritat rreth statujės vazhdimisht ndryshojnė nuancat e tyre. Tė duket si atmosferė krishtlindjesh, vetėm se ēdo aksham. 

“E gjithė qendra po i pėrngjan njė fushe gjigante tė shahut”, thotė shqiptari Haki Latifi, derisa luan vetė shah nė Ēarshi dhe i krahason, me ironi, statujat me figurat e lojės.

Shkupi i ri nė miniaturė


Mirėpo ato figura janė shumė mė serioze nė pikėpamjen e banorėve maqedonė. 

“Unė e dua vendin tim dhe njerėzit kėtu nė Ēarshi”, shprehet Vlatko Mitreski, i cili prezantohet si student i historisė sė artit. “Po duhet tė kuptojmė qė kėtu ėshtė Maqedoni dhe ky ėshtė njė vend i krishterė. Prandaj i pėrkrah kėto statuja”.

Siē di biznesi tė kapė mentalitetin e njerėzve, njėra nga kompanitė telefonike tė Maqedonisė lėshon edhe njė mesazh automatik pėr ata qė hyjnė nė hapėsirėn telefonike qė ajo e mbulon: “Mirėserdhėt nė Maqedoni, nė djepin e civilizimit”.

Nikola Krestev, i cili punon qe katėr muaj nė njė dyqan tė hapur rishtazi tė suvenireve nė Ēarshi, thotė se “ėshtė pėr tė ardhur keq se si po ndryshon kjo pjesė e qytetit”.

“Mua mė pėlqen miqėsia nė kėtė pjesė”, thotė ai. “Por, para sė gjithash, kjo pjesė e Maqedonisė paraqet identitetin tonė”.

Por kur erėrat e mėdha fryjnė, individėt mund tė bėjnė pak kundėr tyre.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn