Foto: Sinisha Jakov MarushiqStatuja ėshtė e vendosur nė mes tė asaj qė do tė jetė njė kompleks prej katėr fontanash, aktualisht nė ndėrtim e sipėr, pėrball njė statujė tė madhėsisė sė ngjashme tė Aleksandrit tė Madh, nė anėn tjetėr tė urės historike prej guri tė Shkupit.
Filipi ėshtė nė njė pozicion nė kėmbė, ndryshe nga djali i tij, Aleksandėr, i cili ėshtė nė njė kalė.
Statuja e re formalisht ėshtė quajtur "Luftėtari me elemente pėrcjellėse", njė pėrshkrim mjaft i paqartė me sa duket me qėllim pėr tė shmangur pėrplasjet e mėtutjeshme me Greqinė fqinje, e cila pretendon se Filipi dhe Aleksandri janė heronj grekė.
Statuja e Aleksandrit ėshtė quajtur "Luftėtari kalorės".
Statujat, megjithėse me tituj tė padėmshėm, nuk pritet tė ndihmojnė pėrpjekjet e Maqedonisė pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen pėr emrin me Greqinė. Vitin e kaluar, Athina dėrgoi njė notė proteste pasi statuja e Aleksandrit u zbulua, duke e karakterizuar skulpturėn e financuar nga qeveria si njė provokim.
"Statuja 13-metėrshe e Filipit ėshtė vendosur mbi njė piedestal 16-metėrsh", tha Komuna Qendra e Shkupit, nė njė deklaratė pėr shtyp. Piedestali do tė mbulohet me relieve nė mermer dhe bronz, mjaft e ngjashme me pėrbėrjen e statujės sė Aleksandrit.
Edhe pse kostoja e statujės dhe piedestalit nuk ėshtė bėrė publike, ēmimi llogaritet nė rreth 9 milionė euro, njė shumė kjo e shpenzuar pėrafėrsisht edhe pėr statujėn e Aleksandrit.
I tėrė sheshi dhe ndėrtesat pėrreth shtatores po rimodelohen tėrėsisht, sikurse dhe ndėrtesa e Ministrisė sė Transportit, qė duket e lėnė pas dore, sė shpejti do tė pėrmirėsohet me kate shtesė dhe fasada e saj do tė ringrihet nė stilin klasik.
Statuja tė tjera nga bronzi janė planifikuar tė ngrihen gjithashtu.
Vendosja e statujės sė re nė shesh ėshtė pa paralajmėrim, dhe erdhi vetėm njė ditė pas pėrfundimit tė samitit tė NATO-s nė Ēikago, ku Maqedonia edhe njė herė nuk arriti tė marrė njė ftesė pėr t'u bashkuar me aleancėn, sepse Greqia po bllokon kėtė lėvizje si rezultat i mosmarrėveshje pėr emrin mes dy vendeve.
Greqia ka bllokuar aspiratat euro-atlantike tė Maqedonisė qė nga viti 2008, duke insistuar se emri Maqedoni nėnkupton pretendime territoriale mbi krahinėn e saj veriore me tė njėjtin emėr.
Nė njė intervistė kėtė fundjavė, kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, u pyet nėse ai mendon se ka provokuar Greqinė, vitin e kaluar, me vendimin e tij pėr tė shkuar pėrpara dhe pėr tė pasur statujėn e Aleksandrit nė qendėr tė Shkupit.
"Nėse ne i irritojmė ata, ēfarė fjale mund tė pėrdoret pėr gjėrat qė ata po na bėjnė neve?", tha ai. "Nuk ka acarim mė tė madh se 20 vjet bllokim, mohim, nėnvlerėsim, dėm financiar ndaj popullit dhe vendit, madje tension. Kjo nuk ėshtė acarim, por njė krim kundėr njė kombi dhe njė shteti", u shpreh ai.
Statujat e Filipit dhe Aleksandrit janė pjesė e "Shkupi 2014", njė plan masiv i financuar nga qeveria pėr riorganizimin e kryeqytetit, qė qeveria thotė se do ta zbukurojė qytetin.
Projekti i frymėzuar nga stilet arkitektonike tė Antikitetit Klasik parashikon ndėrtimin e gati 20 ndėrtesave, duke pėrfshirė muze, teatro, salla tė koncerteve, hotele dhe zyra administrative.
Njė numėr statujash prej bronzi dhe mermeri janė gjithashtu duke u ngritur pėr tė zbukuruar rrethinėn, duke pėrfshirė njė hark triumfues dhe njė lapidar.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)