Ngjarjet - Ditë Pas Dite

8  janar – Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend Projektligjin për përgjime dhe ai pritet të dalë në lexim të parë më 24 janar. | Foto: kryeminstri-ks.net


9 janar – Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së zgjat edhe për dy javë (deri më 31 janar) afatin për kompanitë e parakualifikuara për dorëzimin e ofertave për privatizimin e PTK-së. | Foto: Korab Basha


10 janar – Nis gjykimi kundër një grupi mjekësh, mes tyre edhe ish-sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolajt dhe ish-ministrit të kësaj ministrie Bujar Bukoshit. | Foto: Erlina Tafa


14 janar – Ministri i Financave, Bedri Hamza, si dhe zëvendësministri i kësaj ministrie, Ramadan Avdiu, japin dorëheqje nga postet aktuale, në këmbim të emërimit në pozita të tjera. | Foto: Donjetë Hoxha


16 janar – Ministria e Punëve të Brendshme dhe kompania austriake OeSD diskutojnë “paqartësitë e kontratës” për prodhimin e pasaportave biometrikë, të nënshkruar mes tyre në vitin 2011. | Ilustrimi: Korab Basha


23 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pas konsultimeve me kryeministrin Thaçi, propozon Lulzim Pecin për postin e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë.


26 janar – Fillon Konventa VI e PDK-së. | Foto: Donjetë Hoxha


27 janar – Hashim Thaçi rizgjidhet kryetar i PDK-së, pa kundërkandidat dhe me votat e 718 delegatëve të PDK-së nga të gjitha vendbanimet kosovare. Kundër zgjedhjes voton vetëm Mirsad Shkrteta nga Hani i Elezit. | Foto: Njomza Salihi


6 shkurt – Mbahet takimi “historik” Jahjaga-Nikoliq.  


6 shkurt – Qytetarë të pakënaqur me faturat e fryra të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që ishin shpërndarë për muajin janar, të cilat patën nxitur qytetarinë për protesta. | Ilustrimi: Gazeta Jeta në Kosovë 


9 shkurt – Kosova nënshkruan Marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). | Foto: kryeministri-ks.net 


17 shkurt – Me paradë dhe koncerte shënohet pesëvjetori i pavarësisë. | Foto: Faton Osmani

 
19 shkurt – Në Bruksel mbahet raundi i pestë i dialogut. | Foto: Council of the EU/ Mario Salerno


22 shkurt – MPB-ja shkëput kontratën e pasaportave me OeSD-në. | Foto: mpb-ks.org


27 shkurt – Kryetari dhe pesë zyrtarë komunalë prizrenas akuzohen për korrupsion.

 
28 shkurt – Kryeministri Hashim Thaçi, derisa po raportonte në Kuvend për raundin e pestë të dialogut, ndërpret fjalën, pasi dy deputetë të Vetëvendosjes shpalosin para tij një hartë të Kosovës, me komunat “nën kontrollin e Serbisë” dhe mbishkrimin “Kosova e Hashimit”.


29 shkurt – Kompania gjermane G&D fiton tenderin për pasaportat biometrike. | Foto: cetis.si

 
6 mars – Lëvizja “Bashkohu” pranohet parti politike. | Foto: fb/Lëvizja Bashkohu

 
13 mars – Thaçi: Zgjedhjet në veri kur të mbahen në krejt vendin. | Foto: kryeminstri-ks.net

 
13 mars – PTK – shtyrja e katërt e privatizimit. | Foto: Petrit Rrahmani


14 mars – Zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë bien dakord për kompetencat ekzekutive që do t’i jepen veriut të Kosovës të dominuar nga serbët, por nuk pajtohen lidhur me atë se kush do të emërojë gjyqtarët atje. | Foto: president-ksgov.net


14 mars – Bedri Hamza, ish-ministri i Financave zgjidhet guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). | Foto: Kryeministri-ks.net

16 mars – Guajana njeh pavarësinë e Kosovës.


21 mars – PTK – shtyrja e pestë. | Foto: mzhe.rks-gov.net


3 prill – Përfundon pa marrëveshje raundi i 8-të i dialogut. | Foto: EEAS


12 prill – Konzorciumi “Axos Capital”, i udhëhequr nga gjermanët rekomandohet për blerës të PTK-së nga ana e Komitetit Qeveritar për Privatizimin e aksioneve të ndërmarrjes publike të telekomit. Kabinetit Qeveritar do të marrë vendim për nënshkrimin ose jo të kontratës me gjermanët. | Foto: kryeministri-ks.net


19 prill – Beogradi dhe Prishtina bien dakord më në fund në Bruksel për të ardhmen e veriut të Kosovës. | Foto: EEAS


25 prill – Ekipet nga Kosova dhe Serbia shkojnë në Bruksel për të rënë dakord mbi zbatimin e marrëveshjes së arritur në fund të javës së kaluar. | Foto: EEAS


26 prill – Është aprovuar pa asnjë votë kundër Ligji, i cili ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike. | Ilustrimi: Gazeta Jeta në Kosovë


29 prill – Një grup mjekësh me në krye urologun Lufti Dervishin në rastin e njohur si Medicus marrin dënimin prej 20 vjetësh burgim. | Foto: Flutura Kusari


9 maj – Pasi të dy delegacionet nuk pajtohen për një plan veprimi, kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq thotë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja do të finalizohet nga takimet direkte me homologun e tij kosovar. | Foto: europa.eu


6 qershor – EULEX-i dhe Policia e Kosovës bastisin banesat e shtatë personave në kuadër të hetimeve për rastin e “pasaportave”. Gazeta Jeta në Kosovë mëson se disa nga kërkimet janë kryer në rajonin e Pejës. EULEX-i thotë se të dyshuarit nuk janë zyrtarë. | Foto: eulex-kosovo.eu


18 qershor – Ilir Tolaj, ish-sekretari permanent në Ministrinë e Shëndetësisë dënohet me 18 muaj burg. Dënohen edhe dy vartësit e tij Hajrulla Fejza dhe Arbenita Pajaziti. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë

 
19 qershor – Lulzim Peci jep dorëheqje nga detyra e zyrtarit ndërlidhës në Beograd, vetëm dy ditë pasi filloi punën zyrtarisht. | Foto: Beta


21 qershor – Valdet Sadiku, ambasadori i deriatëhershëm i Kosovës në Kroaci, nis punën në Beograd. | Foto: mfa-ks.net


26 qershor – Republika Arabe e Egjiptit njeh si shtet Republikën e Kosovës. 


26 qershor – Ish-zyrtari ndërlidhës në Beograd Lulzim Peci, para Komisionit parlamentar për punë të jashtme, thotë se një takim spontan në një lokal me kryeministrin Thaçi, e ka detyruar të dorëhiqet nga posti që mbante. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


27 qershor – Kuvendi i Kosovës ratifikon Projektligjin për marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë të arritur në Bruksel mes kryeministrave Thaçi e Daçiq më 19 prill, edhe pse deputetët dhe aktivistët e Vetëvendosjes mundohen ta pengojnë ratifikimin jashtë dhe brenda Kuvendit. Gjatë kësaj senace, Lideri i VV-së Albin Kurti dhe deputeti i këtij subjekti Liburn Aliu, mundohen t’ia marrin mikrofonin kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në momentin kur ai përgatitet të njoftojë rezultatin e votimit në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes së 19 prillit. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


4 korrik – Pas më shumë se dy orësh të  debatit dhe pas shumë kritikave nga opozita, Kuvendi i Kosovës nuk miraton Ligjin për Amnisti. Për miratimin e këtij ligji votojnë. 70 deputetë, 21 janë kundër, ndërsa 2 abstenojnë. Që ligji të kalojë duheshin votat për të dy të tretave të kuvendarëve, ose 80 deputetëve. Ky projektligj ishte miratuar më 11 korrik. | Foto: Korab Basha


18 korrik– Komisoneri për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë së Mirë të BE-së, Stefan Fule deklaron se fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, është një shpërblim i merituar për Kosovën. Fule shprehet optimist se mund të bëhet progres i duhur, ashtu që negociatat për MSA-në të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


2 gusht – Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, u bën thirrje serbëve të kenë pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, të organizuara nga Prishtina zyrtare.


16 gusht – Fillon Dokufesti i 12-të në qytetin e Prizrenit. | Foto: Bardha Zejna


27 gusht – Xhudistja kosovare Majlinda kelmendi fiton medaljen e artë, në Kampionatin Botëror Rio de Janeiro 2013, në kategrinë 52 kilogramë. Me një shtator Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre Driton Kuka, ishin pritur në mënyrë madhështore në Pejë. | Foto: ijf.org


2 shtator – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos ta heqë stemën e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve të tre nëntorit, për të joshur serbët e komunave veriore që të marrin pjesë në këto zgjedhje. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


16 shtator – Ministri i Mjedisit Dardan Gashi urdhëron firmën “Is Company” nga Prizreni që të largojë objektet ilegale në zonën e kampingut veror në Prevallë. Pronari i kompanisë thotë se nuk është në dijeni për këtë urdhër. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


3 tetor – Fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


23 tetor – Përurohet terminali i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i ndërtuar nga konzorciumi turko-francez “Limak – Aeroport de Lyon”, nën moton “I gatshëm për botën”. Mes të ftuarve të shumtë nga kori diplomatik me punë në Kosovë, anëtarët e kabinetit qeveritar, janë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Turqiisë Rama dhe Erdogan. | Foto: Kryeministri-ks.net


28 tetor – Qeveria e Kosovës fillon negociatat për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


3 nëntor – Mbahen zgjedhjet e para në tërë territorin e Kosovës. Nga mekanizmat mbikëqyrës vendas e ndërkombëtarë vlerësohen të lira e demokratike. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


7 nëntor – Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dorëzon në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuzën kundër Natali Veliajt dhe nëntë të pandehurve tjerë, të dyshuar për keqpërdorim parsh në skandaline pasaportave OeSD-MPB. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


13 nëntor – Ngrihet aktakuzë ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Tiranë Sylejman Selimit për keqtrajtim të dy vajzave shqiptare gjatë luftës. Me Selimin akuzohen edhe tre persona tjerë, njëri prej të cilëve për dhunim të njërës nga vajzat. | Foto: mksf-ks.org


17 nëntor – Për shkak të mungesës së sigurisë në veri të vendit, anulohen zgjedhjet në 3 qendra të votimit.  Ato  përsëriten më 17 nëntor. | Foto: Beta


21 nëntor – Zhvillohet seanca kundër grupit të Natali Veliajt. Dhjetë të pandehurit veten e ndiejnë të pafajshëm. | Ilustrimi: Gazeta Jeta në Kosovë


22 nëntor – Shtatë të akuzuarve për krime lufte të grupit Drenica u vazhdoohet paraburgimi për dy muaj, deri më 20 janar. Rrezikohet betimi i Sami Lushtakut, kryetarit të Skenderajt, të zgjedhur më 3 nëntor. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


25 nëntor – Fillon fushata parazgjedhore për balotazh. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


26 nëntor – Në mënyrë solemne presidentja dhe kryeministri i Kosovës shtypën butonin që ndezi fishekzjarrët për shënimin e fundit të punimeve në autostradën “Ibrahim Rugova”, e cila për qarkullim është lëshuar për qarkullim një ditë pas. | Foto: kryeministri-ks.net


27 nëntor – Sylejman Selimi del para gjyqit, i dyshuar për keqtrajtim të dy të burgosurave femra gjatë luftës. Mohon akuzat. | Foto: mfa-ks.net


1 dhjetor – Mbahen zgjedhjet e balotazhit në 25 komuna të Kosovës. Rezultatet konsiderohen befasuese, e procesi zgjedhor i drejtë. | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë


9 dhjetor – Fillon lëshimi i letërnjoftimeve biometrikë të Kosovës. | Foto: cetis.si


14 dhjetor – 16 policët e parë që vepronin në veri në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ndërrojnë uniformë, duke kaluar në Policinë e Kosovës, në bazë të marrëveshjes së 19 prillit, të cilët trajnimin e filluan dy ditë pas në Shkollën e Policisë në Vushtrri. | Foto: Flickr
16 dhjetor – Ministria e Drejtësisë nëpërmjet të një komunikate zyrtare, ka njoftuar se rreth orës 12:20 ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it, kanë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të vrara nga lufta e fundit në Kosovë, pas gërmimeve të bëra në në Rashkë të Serbisë. | Foto: facebook


20 dhjetor – Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, intervistohet në Fushë-Kosovë nga hetues të EULEX-it, me dyshimet e keqtrajtimit të dy vajzave në vitet 1998-1999 në Likovc të Skenderajt. | Foto: Donjetë Hoxha


20 dhjetor – Sami Lushtakut, kryetarit të Skenderajt, EULEX-i ia lejon betimin, pas ankesave të degës së PDK-së në këët komunë dhe avokatit mbrojtës të tij Arianit Kocit, gjatë dhjetorit. Lushtaku do të betohet me kufizime, në fillim të 2014-ës. | Foto: PDK, Facebook


23 dhjetor – Përfaqësues të LDK-së dhe VV-së në Kryesinë e Kuvendit shprehen kundër mandateve të rezervuara për minoritetet. | Foto: kuvendikosoves.org


26 dhjetor – Dështon në Kuvend finalizimi i shitjes së PTK-së. | Foto: Korab Basha