Haradinaj Pret Nėntorin ish-SHIK Koalicionin e Gjerė

Kryeministri Hashim Thaēi me Kryetarin e Gjakovės Pal Lekaj | Fotot: kryeministri-ks.netKryeministri Hashim Thaēi me Kryetarin e Gjakovės Pal Lekaj | Fotot: kryeministri-ks.net
nga  Artan Mustafa dhe Elhami Ismajli
© Tė drejtat autoriale

Baza e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) mbėshtet koalicionin me PDK-nė dhe flet pėr marrėdhėnie “tė pėrmirėsuara” me Kryeministrin Hashim Thaēi. Por partia e katėrt nė vend e pret pėrmbylljen e procesit gjyqėsor ndaj Haradinajt nė Hagė pėr tė hyrė nė Qeveri, ndėrsa Tribunali thotė se verdikti pritet tė jepet deri nė nėntor. Ndėrkohė zyrtarėt e PDK-sė nga ish-SHIK pėrkrahin koalicion tė gjerė.

Tribunali Penal Ndėrkombėtar pėr Ish-Jugosllavinė (ICTY) tha tė enjten se gjykimi pėr Ramush Haradinajn - i cili fillimisht ishte akuzuar pėr krime lufte nė ditėn e 100-tė si Kryeministėr i Kosovės mė 2005 dhe tė cilin diskutimet e kėtyre ditėve “e rikthejnė” nė krye tė Qeverisė - pritet tė nxirret deri nė nėntor tė kėtij viti.

“Dita e saktė e nxjerrjes sė verdiktit nuk ėshtė shpallur ende por Presidenti (i tribunalit) ka sinjalizuar nė muajin qershor, nė Raportin e tij tė Pėrmbushjes sė Strategjisė nė Kėshillin e Sigurimit, se pritet qė tė nxirret deri nė nėntor 2012”, tha tė enjten pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, njė zyrtar pėr media nė ICTY. “Do tė bėjmė njė njoftim sapo data tė shpallet”.

foto 
Ramush Haradinaj, ICTY shpall verdiktin deri nė nėntor 


Haradinaj, 44, ishte gjetur i pafajshėm pėr krime tė luftės mė 3 prill 2008 por, nė njė lėvizje tė paprecedentė tė ICTY-sė, ai ishte kthyer nė ri-gjykim mė 18 gusht 2011. Gjersa pritet verdikti pėr tė, zyrtarėt e partisė sė tij e duan tė lirė dhe tė kthyer nė krye tė Qeverisė sė Kosovės, nga ishte dorėhequr mė 9 mars 2005.

Partia nė pushtet e Kryeministrit aktual Hashim Thaēi - cili gjendet nė vitin e pestė nė krye tė ekzekutivit - i ka ndihmuar forcimit tė kėsaj pritje pėr Haradinajn pasi ėshtė shprehur e gatshme tė bisedojė me AAK-nė pėr tė ridizajnuar Qeverinė, ndėrkohė qė kjo po pėrgatitet pėr bisedime politike me Serbinė.

Zyrtarisht shumicėn parlamentare tė drejtuar nga PDK e pėrbėjnė edhe Koalicioni pėr Kosovėn e Re (9 deputetė), Partia Liberale Serbe (12 deputetė) dhe 6+ nga minoritetet (6 deputetė) - gjithsej 61 deputetė. Por sė paku dy deputetė nga KKR, Amir Ahmeti dhe Emin Gėrbeshi (ky i fundit i pėrjashtuar nga AKR), kanė shprehur disa herė rezervat e tyre me koalicionin. Pėrveē numrit diskutabil tė votave nė Parlament dhe dallimeve brenda vetė grupit tė saj parlamentar, PDK pėrballet me legjitimitet tė dobėsuar shkaku i performancės sė saj qeveritare.

Nė kėtė gjendje, udhėheqja e saj heziton tė hyjė e vetme nė bisedimet me Serbinė qė pritet tė kenė pėr temė veriun e vendit, pasi frikėsohet se kjo mund tė dobėsojė pozitėn e saj politike. Por pėr kėtė duket se ka gjithnjė e mė shumė edhe mbėshtetje diplomatike, pasi siē tha Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Ban Ki-Moon nė pėrgatitje tė takimit tė kėsaj jave tė Kėshillit tė Sigurimit, “kėrkohet lidership i fortė dhe vizion nėse tema mė tė komplikuara” do tė diskutohen nė dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit.

Organizata KIPRED ishte e para qė e paralajmėroi kėtė mundėsi nė muajin korrik, duke thėnė se, sipas diplomatėve, njė “qeveri  e UĒK-sė do ta kishte mė tė lehtė arritjen e kompromisit pėr ēėshtjen e veriut nė procesin politik me Beogradin” qė tash drejtohet prej dyshes nacionaliste Tomislav Nikoliq e Ivica Daqiq.

Baza e AAK-sė pro-koalicionit  

Deputeti i PDK-sė, Hajdin Abazi, mė herėt gjatė kėsaj jave e lavdėroi AAK-nė se ishte e vetmja, pėr dallim nga tėrė pjesa tjetėr e opozitės, qė ėshtė shprehur e gatshme tė marrė pėrgjegjėsi politike tė nivelit shtetėror duke u shprehur e gatshme pėr bisedat pėr veriun.

Shefi i tij, Adem Grabovci, tha tė enjten pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se “pėrfaqėsimi i Kosovės nė bisedime” ėshtė i ndarė me “koalicionin qeverisės”. Kur PDK ka qenė nė opozitė, shtoi ai, ajo nuk u ka ikur pėrgjegjėsive shtetėrore.

Grabovci tha se PDK ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė “me tė gjithė” me qėllim tė njė pėrfaqėsimi tė fuqishėm.

Thaēi te pėrmendorja e Shkelzen Haradinajt

Zyrtarėt e tė dy partive kanė mohuar qė deri mė tash tė kenė ka pasur ndonjė takim konkret pėr tė diskutuar pėr Qeverinė e ardhshme. Por, drejtuesit e AAK-sė qė janė shprehur tė gatshėm t’i bashkohen PDK-sė nė qeveri duket se kanė mbėshtetjen edhe tė bazės partiake.

Pal Lekaj, kryetar i Gjakovės komunės mė tė madhe qė qeveriset nga AAK-ja, tha pėr Gazetėn JnK se e mbėshtet koalicionin me PDK-nė “me kusht qė veriu tė mbetet pjesė e Kosovės, me kompetenca tė barabarta si komunat e tjera brenda kushtetueshmėrisė sė Republikės sė Kosovės”.

“Pėr kompromise tjera nuk mbėshtes koalicionin dhe nuk duhet tė mbėshtetet asnjė koalicion i ngushtė apo i gjerė”, tha Lekaj, i cili ishte pėrqafuar me Thaēin nė njė takim nė Gjakovė, nė fillim tė kėtij viti.

Pėr marrėdhėnie “tė pėrmirėsuara” me Kryeministrin Thaēi ka folur tė enjten edhe Rasim Selmanaj, kryetari i Deēanit, komunės tjetėr tė AAK-sė. Selmanaj tha pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se ai parimisht mbėshtet futjen nė koalicion me PDK-nė.

“Por ne besojmė se fillimisht duhet tė kryhet procesi gjyqėsor ndaj Haradinajt nė Hagė e qė na ėshtė thėnė se pritet nė fund tė shtatorit ose fillim tė tetorit”, tha Selmanaj, tė enjten.

 Si rrallėherė, Thaēi kishte shkuar dy herė nė Deēan kėtė vit. Pasi vizitoi komunėn nė muajin shkurt, nė mars ai vizitoi pėrmendoret e heronjve Haradinaj - Shkėlzen e Luan - nė Pejė dhe Deēan, e mė pas takoi babanė e tyre, Hilmiun, nė Gllogjan.

Ish-zyrtarėt e SHIK-ut pėr koalicion tė gjerė

Por ndėrkohė ish-zyrtarėt e Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK) thonė se Partia Demokratike e Kosovės duhet tė hyjė nė koalicion mė tė gjerė.

Duke u thirrur nė burimet e saj, gazeta Koha Ditore raportoi tė enjten se ish-shefi i SHIK-ut Kadri Veseli nuk ėshtė pėr koalicion PDK-AAK ngase “mendon se njė zhvillim i tillė do tė ishte sinjal negativ pėr qytetarėt dhe do ta dėmtonte edhe vetė PDK-nė”.

Kjo gazetė kishte zhvilluar njė intervistė me Veselin nė muajin shkurt me tė cilėn ai paralajmėronte hyrjen e tij nė politikė me njė orientim ekonomik mė afėr perėndimit. Kryeministri Hashim Thaēi, i cili kritikohet pėr nxitjen e biznesit turk nė vend, kishte pėrkrahur po atė muaj nė Kohavision hyrjen e Veselit nė PDK dhe e kishte quajtur atė ndėr njerėzit mė meritorė pėr Kosovėn e pavarur. Shumėkush e ka parė Veselin si pasardhės tė Thaēit nė krye tė PDK-sė dhe Qeverisė.

foto 
Thaēit mund t'i duhet tė shikojė partinė e tij para se tė lėvizė pėr koalicion 

 

Por zyrtarėt e AAK-sė janė shprehur pėr njė Qeveri me PDK-nė, pa ish-zyrtarėt e SHIK-ut. Kjo duket tė ketė bėrė kėta tė fundit qė tash tė pėrkrahin njė koalicion tė gjerė tė drejtuar nga PDK-ja.

Deputeti Fadil Demaku, i cili udhėhiqte drejtorinė kundėr terrorizmit nė SHIK, tha tė enjten pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se qėndrimet i merr PDK-ja, por se ėshtė mendimi i tij se ka tema mė tė rėndėsishme qė po i kalon vendi dhe nė tė cilat do tė duhej tė pėrfshiheshin “forcat e mėdha politike”.

“Mė shumė ėshtė e rėndėsishme pėrgjegjėsia e tė gjithė aktorėve vendimmarrės politikė tė cilėt janė me ndikim, e nė kėtė rast, forcat e mėdha politike do tė duhej tė ishin tė pėrfshira nė proces”, tha Demaku.

“Unė nuk do tė kisha ndalur nė specifikime nė pyetjen e juaj pėr koalicionin e mundshėm PDK-AAK”, shtoi ai. “Por, zakonisht e drejta pėr tė ēuar proceset pėrpara - udhėheqja, vendimet dhe orientimet - logjika e thotė qė, niset nga tė mėdhenjtė”.

Ai nuk ka folur konkretisht se cilat do tė duhej tė ishin kėto “forca tė mėdha politike”.

Pėrveē Demakut, nė Parlamentin e Kosovės janė edhe pesė deputetė tė tjerė tė PDK-sė tė cilėt nė procese tė ndryshme gjyqėsore nė vend janė pėrmendur si ish-zyrtarė tė ShIK-ut: Elmi Reēica, Latif Gashi, Azem Syla, Bekim Haxhiu dhe Fatmir Xhelili. 

I pyetur nė lidhje me deklarimet e zyrtarėve tė AAK-sė pėr mosgatishmėri tė qeverisjes me ish-zyrtarėt e SHIK-ut, Demaku tha se ata “votėn e tyre e kanė fituar si anėtarė tė PDK-sė, e jo si anėtarė tė SHIK-ut” dhe se ata “janė pjesė e pashkėputshme e PDK-sė”.

Edhe shefi i grupit parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci, thotė se askush “nuk mund ta kushtėzojė” kėtė parti sikurse qė do tė ishte “papjekuri” prej saj po tė tentonte tė bėnte kushtėzime tė kėsaj natyre ndaj partive tė tjera. 

“Shėrbimi Informativ ka qenė institucion i suksesshėm, meritat e tė cilit dhe sakrificat pėr interesat e vendit as nuk mund tė diskutohen”, tha ai. “Ēdo deputet i PDK-sė ėshtė i nderuar dhe i respektuar. Ata kanė ardhur me votėn e qytetarėve dhe ata kanė dėshmuar se e respektojnė punėn e tyre”.

Por se a do tė ketė kohė dhe fuqi Kryeministri Thaēi pėr tė pritur kthimin e mundshėm tė Ramush Haradinajt dhe pėr tė anashkaluar kėta deputetė tė partisė sė tij, ndoshta varet edhe prej shpejtėsisė sė mbėrritjes sė bisedimeve pėr veriun dhe koncesioneve qė do t’i kėrkohen lidershipit vendės.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 8 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn