Biznesmenėt e Fuqishėm Mbikėqyrin Konkurrencėn

Foto: kuvendikosoves.orgFoto: kuvendikosoves.org
nga  Lavdim Hamidi
© Tė drejtat autoriale

Komisioni i Konkurrencės mbikėqyret nga pronarėt e disa prej bizneseve mė tė mėdha nė Kosovė tė cilėt tash punojnė si deputetė nė Parlament ose nga deputetė tė tjerė qė janė tė lidhur nė forma tjera me bizneset e forta. Shumica e deputetėve tė Komisionit Parlamentar pėr Zhvillim bėjnė pjesė nė elitėn e tė pasurve tė vendit.

Disa nga biznesmenėt mė tė fuqishėm nė Kosovė mbikėqyrin Komisionin e Konkurrencės, institucionin qė ka pėr detyrė tė sigurojė zhvillim tė qėndrueshėm tė ekonomisė sė tregut duke ndaluar veprimet qė kufizojnė, shtypin ose ērregullojnė garėn.

Pėr kėtė mbikėqyrje “tė rreptė” janė kujdesur partitė politike parlamentare duke emėruar nė Komisionin Parlamentar pėr Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturė, Tregti dhe Industri -- tė cilit Komisioni i Konkurrencės i raporton -- pronarėt e disa prej bizneseve mė tė mėdha nė vend.

Me ligjin pėr konkurrencėn, anėtarėt e komisionit tė konkurrencės intervistohen nga ky komision i Parlamentit para se tė emėrohen. Po ashtu, komisioni parlamentar pranon raportet dhe rekomandimet e konkurrencės si dhe organizon dėgjime nė lidhje me anėtarėt e konkurrencės nė lidhje me to.

Neni 24.2 i ligjit po ashtu thotė se “nė ndėgjimet e tilla mund tė pėrfshihen edhe ēėshtje tjera nė lidhje me veprimtaritė e KKK-sė”.

Anėtarė tė kėtij komisioni parlamentar janė pronari i zinxhirit tė hipermarketeve “ETC” dhe deputeti i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramiz Kelmendi, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės(LDK), Hashim Deshishku, i cili ėshtė aksionar nė kompani tė sigurimeve, banka, institucione financiare, kompaninė “Lesna” etj.

Ahmet Krasniqi, kryetar i Komisionit tė Konkurrencės, thotė se komisioni pėrkatės parlamentar kontrollon punėn e institucionit qė garanton konkurrencėn nė treg. Por, ai shton se deri mė tash nuk ka vėrejtur anim tė kėtyre deputetėve “pėr mbrojtjen e bizneseve tė caktuara”.

Deri mė tash nuk kam vėrejtur anim tė kėtyre deputetėve “pėr mbrojtjen e bizneseve tė caktuara”. Ahmet Krasniqi

Mirėpo, tė paktėn nė njė rast, Konkurrenca kishte filluar hetimet pėr kompanitė e sigurimeve, ndėrsa anėtari i komisionit parlamentar, Hashim Deshishku, kishte pyetur disa herė pėrfaqėsuesit e saj pėr hetimet e filluara. 

Objekt i shqyrtimit nė vitin 2009 ka qenė mėnyra e shitjes sė sigurimit kufitar pėrmes bashkėsigurimit, apo “Poolit”, si formė e domosdoshme e sigurimit tė palėve tė treta nga aksidentet qė shkaktojnė motoristėt me targa tė huaja gjatė kohės se qėndrimit nė Kosovė.

Kosova nuk ėshtė e anėtare e Kėshillit tė Byrove dhe si rezultat kartoni i gjelbėr nuk mbulon dėmet e shkaktuara nga kėta motoristė nė Kosovė, prandaj, sipas Bankės Qendrore tė Kosovės (BQK), nėse nuk do aplikohej sigurimi kufitar palėt e dėmtuara brenda kufijve tė Kosovės nga motoristėt me targa tė huaja nuk do kishin mundėsinė e kompensimit tė dėmit.

Ishte gjetur se dhjetė kompani sigurimesh - “Siguria”, “Insig”, “Croatia Sigurimi”, “Sigal”, “Sigma”, “Illyria”, “Graėf Elsig”, “Kosova e Re”, “Sigkos” dhe “Dardania” - kishin dėmtuar tregun dhe konsumatorin duke u marrė vesh nė verėn e vitit 2009, nė njė takim nė Gjakovė, qė tė kenė ēmim tė njėjtė tė polisave tė sigurimit.

Kompanitė ishin gjobitur me nga 100 mijė euro.

Deputeti Hashim Deshishku, i cili ėshtė aksionari kryesor nė kompaninė e sigurimeve “Sigkos” me 51 pėr qind tė aksioneve, pranon se nė Komision i kishte pyetur pėrfaqėsuesit e Konkurrencės, siē thotė ai, se a kanė filluar hetimet nė pajtim me rregulloren e Bankės Qendrore tė Kosovės (BQK).

“Autoriteti i Konkurrencės e ka bėrė problem nė atė kohė ēmimoren e kompanive tė sigurimeve. Kėto tė fundit e kanė pėr obligim ta dėrgojnė ēmimoren nė BQK dhe kur tė aprovohet nga banka, atėherė ēmimorja ėshtė ligjore”, thotė Deshishku, duke shtuar se njė raport i tillė i Konkurrencės nuk ishte miratuar as nga Kuvendi i Kosovės.

Kam pyetur pėrfaqėsuesit e Konkurrencės, se a kanė filluar hetimet nė pajtim me rregulloren e Bankės Qendrore tė Kosovės (BQK). Hashim Deshishku

Ai thotė se prania e tij nė Komisionin pėr Zhvillim Ekonomik nuk pėrbėn kurrfarė konflikti interesi, pasi qė, sipas tij, nė bazė tė ligjeve nė fuqi zyrtarėt publikė obligohen qė t’i delegojnė detyrat nėse kanė mbi 5 pėr qind tė aksioneve nė biznese.

“Nėse i kam deleguar kėto detyra, atėherė pėr ēfarė konflikti interesi mund tė bėhet fjalė?”, pyet Deshishku.

Sipas tij, mė shumė kontribut si deputet ai jep nė fushėn e tregtisė se sa po tė caktohej nė ndonjė komision tjetėr. “Ēfarė do tė ishte kontributi im, ta zėmė, nė Komisionin pėr Shėndetėsi? Do tė isha vetėm makinė votimi”, thotė Deshishku.

Deputeti i LDK-sė pyet se a do tė ishte mė mirė qė deputetėt tė jenė tė varfėr, apo tė pasur? “Shikoni sistemin amerikan. Nė Senat ka mė shumė pėrfaqėsues nga biznesi”, pėrgjigjet ai.

Nė deklarimin e pasurisė tė vitit 2012, deputeti Hashim Deshishku ka deklaruar se nė kompaninė e sigurimeve “Sigkos” ka 51 pėr qind tė aksioneve, 100 pėr qind tė aksioneve nė institucionin financiar “Lesna” dhe 2.48 pėr qind tė aksioneve nė bankėn “NLB”.

Mediat e kanė renditur Deshishkun si politikanin e tretė mė tė pasur nė vend, pas zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli dhe pronarit tė ETC-sė, Ramiz Kelmendi. Pasuria e Deshishkut besohet se arrin 13 milionė euro.

Mė 2012, ai ka deklaruar 18,000 euro tė hyra vjetore nga Lesna Trade, 17,050 nga Kuvendi i Kosovės, 8,736 euro dhe 32,499 euro nga qeraja dhe 189,948 euro dividenta nga Sigkos. Gjithsej 266,233 euro.

Ai ka deklaruar edhe dy shtėpi nė vlerė 800 mijė euro, tokė nė vlerė 692 mijė euro, banesė nė vlerė 180 mijė euro dhe lesna trade nė vlerė 4,999155 euro.

Edhe deputeti i AAK-sė, Ramiz Kelmendi, pasuria e sė cilit nga kompania “ETC” besohet se arrin nė 56 milionė euro, thotė se prania e tij nė Komisionin pėr Tregti nuk pėrbėn kurrfarė konflikti interesi. “Komisioni i Konkurrencės raporton nė Komision pėr punėn e tyre dhe ne si anėtarė tė komisionit mund t’i bėjmė vetėm pyetje dhe kjo i bėnė ata edhe mė aktiv nė punėn e tyre”, shprehet Kelmendi.

“Konkurrenca mund tė ketė mė shumė punė tek bankat, kompanitė e sigurimeve, e jo te tregtia me mallra se aty ka shumė kompani." Ramiz Kelmendi

Kelmendi thotė se kompania “ETC” deri mė tani nuk ėshtė hetuar pėr shkelje tė konkurrencės, sepse nė kėtė sektor ka shumė biznese.

“Konkurrenca mund tė ketė mė shumė punė tek bankat, kompanitė e sigurimeve, e jo te tregtia me mallra se aty ka shumė kompani. Nuk mund tė flasim pėr ekskluzivitetin e importit tė produkteve, sepse njė gjė tė tillė e bėjnė shumė biznese”, potencon ai.

Sipas tij, po tė paraqiste konflikt interesi prania e tij nė Komisionin Parlamentar pėr Tregti, atėherė do tė duhej tė ndryshonte ligji, i cili do t’ia pamundėsonte avokatit, apo mjekut tė bėhen deputetė. “Kėto gjėra janė shumė mirė tė definuar me ligj’, nėnvizon Kelmendi.

Nė vitin 2012, nė deklaratėn e tij tė pasurisė, Kelmendi ka deklaruar tė hyra vjetore prej 54,425 eurove nga kompania “Elkos” ku ėshtė pronar dhe 10,636 nga Kuvendi i Kosovės. Gjithsej 65,061 euro nė vit.

Ai ka deklaruar 14,053,962 euro detyrime financiare si dhe 2,939,127 euro para tė gatshme nė bankat kosovare.  Po ashtu, Kelmendi kishte deklaruar 18,000,000 euro stoqe tė mallit, 4,983,418 euro pajisje nė Elkos, 1,373,032 euro mjete transportuese, 9,500,000 investime kapitale nė vijim dhe 602,169 euro inventar - gjithsej 34,458, 619 euro.

Vetėm tokė Kelmendi ka deklaruar 10,479,479 euro, tokė dhe ndėrtesa 3,901,251 euro, 27,445,753 euro ndėrtesa dhe 550,000 euro shtėpi. Gjithsej 42,376,483 euro.

Anėtarja tjetėr e kėtij komisioni parlamentar Teuta Sahatqija ka deklaruar 7 mijė euro tė hyra vjetore nga Ide Comunication ku ka funksionin e inxhinieres dhe 20 pėr qind tė aksioneve nė tė njėjtėn kompani nė vlerė 32 mijė euro. Deputeti Berat Buzhala ka deklaruar 30 mijė euro tė hyra vjetore nga Ipko nė funksionin e Analistit tė Mediave si dhe rreth 800 mijė euro nė pasuri tė paluajtshme, veturė dhe para tė gatshme. Deputeti Lutfi Zharku ka deklaruar 640 euro nė muaj honorar nga Universiteti AAB, 4,300 euro aksione nė Komercialna Banka - Shkup, the mbi 330 mijė euro pasuri tė paluajtshme dhe vetura.

Gjashtė nga 11 anėtarėt tjerė tė komisionit nuk kanė deklarur se kanė punė ose lidhje tjera me biznese.

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotė se nėse deputetėt nuk kanė hequr dorė nga aksionet nė bizneset e tyre, apo pozita menaxhuese, atėherė pozicionet e tyre pėrbėjnė konflikt tė pastėr interesi.

“Pavarėsisht kėsaj lidhjet dhe historitė e tyre me biznese ėshtė dashtė tė jenė bazė e qėndrueshme qė tė njėjtit mos tė jenė anėtarė tė Komisionit pėr Zhvillim Ekonomik dhe Tregti”, thotė Abdixhiku.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn