Zyrėn nė Objektin e Mikut. Kunatin nė Komunė.

nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Nga zyra e tij nė objektin e njė pompe tė dikurshme benzine nė Pasjan, pronė e njė miku tė tij qė e ka mbėshtetur nė fushatė, kryetari i Parteshit ka drejtuar projektet e ndėrtimit tė njė parku lodrash, njė rruge pėrreth kishės dhe shtėpisė sė kulturės. Por banorėt ankohen pėr shtratin e lumit, kanalizimin, ndotjen, rrugėt e pashtruara, pasigurinė e urave dhe punėsimin me tė njofshėm nė komunė duke filluar nga kunati i Kryetarit.

E krijuar si komunė nė bazė tė marrėveshjes sė Ahtisaarit, Parteshi drejtohet nga kryetari Nenad Svetkoviq, i cili zyrėn e tij e ka tė vendosur nė njė pompė tė dikurshme tė benzinės nė fshatin Pasjan, tė po kėsaj komune.

Pompa, sipas debatit “Jeta nė Komunė”, i pėrket njė qytetari i cili i ka ndihmuar gjatė fushatės kryetarin Svetkoviq.

Kryetari e ka pranuar se pompa i takon Jetvi Zoranit, i cili ėshtė mik i tij. Ai as nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė Zoran tė ketė lobuar qė tė merrte pushtetin nė zgjedhjet lokale tė 2009-tės nė Partesh.

Mirėpo, njohja me kėtė qytetar, ka thėnė ai, nuk ėshtė arsyeja pėrse komuna ėshtė vendosur nė atė objekt.

“Kur kam filluar, kemi punuar nė njė hapėsirė nė Partesh. Pastaj Ministria e Pushtetit Lokal, atėkohė ministėr ishte SadriFerati, shpalli konkurs qė qytetarėt privatė tė paraqesin objekte tė tyre nė tė cilat do tė mund tė vendoset komuna. Qytetarėt kanė aplikuar, ministria dėrgoi komisionin”, thotė Svetkoviq.

Ai thotė se nė kėtė rrethinė nuk ka pasur ambient mė tė pėrshtatshėm ndėrsa arsyetohet se, tek e fundit, tenderi pėr objektin ėshtė hapur nga ministria e jo nga komuna.

foto 
Nenad Svetkoviq 

 

Nga kjo zyrė, Svetkoviqi ka drejtuar punėt pėr ndėrtimin e njė parku me lodra nė qendėr tė Parteshit, njė rruge pėrreth kishės sė kėtij fshati, njė fushe futbollit si dhe njė objekt tė ri pėr komunėn dhe shtėpinė e saj tė kulturės.

Kėto janė disa nga sukseset me tė cilat komuna e re mburret.

Mirėpo, ka edhe projekte ndaj tė cilat pėrcillen me ankesa.

Parteshi ka ndėrtuar njė godinė nė fshatin Pasjan qė planifikon ta pėrdorė si spital, mirėpo ajo nuk ka filluar tė shėrbejė qytetarėt pėr shkak tė mungesės sė pajisjeve dhe stafit mjekėsor.

Kryetari i Komunės thotė se spitali, sipas planit tė Ahtisaarit, nuk ėshtė kompetencė e komunės por e Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ai shton se, megjithatė, ka shtyrė pėr funksionalizimin e spitalit nė biseda me kryeministrin dhe zyrtarė tė ambasadave tė huaja nė Kosovė.

Edhe pse Parteshi ndodhet shumė afėr spitalit regjional tė Gjilanit, kreu i Parteshit thotė se ky spital nė komunėn e re ėshtė i nevojshėm pasi nė atė tė Gjilanit nuk punon asnjė serb. Svetkoviq zotohet se spitali do tė jetė i gatshėm tė presė pacientė deri nė fund tė kėtij viti.

Zyrtarėt e opozitės ndėrkohė kanė shfaqur pakėnaqėsitė e tyre rreth realizimit tė projektit tė rregullimit tė shtratit tė lumit nė kėtė komunė.

foto 
Pėrrocka e fshatit 


Goran Millosheviq, deputet nga partina SSDS, thotė se nė kėtė projekt tė pakryer ka kohė qė nuk po punohet. Ai shton se ky projekt dhe parat e ndara pėr tė nuk janė shfrytėzuar si duhet pasi qė cilėsia e punėve ėshtė shumė e dobėt.

“Shih si i kanė vendosur gurėt. Nuk e kanė bėrė punėn si duhet. Ata thjesht kanė hedhur ēimento me lopatė”, ankohet banori Sima Stoliq.

Banori tjetėr i Parteshit, Srxhan Petkoviq, ankohet se pėrpos shtratit tė lumit, kryetari i komunės nuk e ka pėrmbushur as projektin pėr kanalizimin e fshatit.

Por Svetkoviq ka thėnė se projekti nė lumė nuk ėshtė pėrfunduar ende nė mungesė tė parave, ndėrsa se kanalizimi ėshtė projekt nė kryerje e sipėr.

Rreth gjashtė mijė banorėt e komunės sė Parteshit, tė cilėt kryesisht vijnė nga radhėt e komunitetit serb, ankohen edhe pėr nivelin e lartė tė ndotjes, mungesėn e sigurisė nė urat tė cilat kalojnė mbi lumenj e tė cilat sipas banorėve paraqesin rrezik pėr fėmijėt, si dhe pėr gjendjen e keqe tė rrugėve tė fshatit.

foto 
Banorėt ankohen rreth ndotjes 

 

Kryetari Svetkoviq thotė se njė ekip ėshtė duke punuar pėr pastrimin e mbeturinave ndėrsa ka thėnė se rrugėt, qė janė problem i trashėguar, do tė rregullohen.

“Gjatė mandatit tim ato do tė asfaltohen”, thotė Svetkoviq.

Banorėt ankohen edhe pėr punėsim me tė njofshėm nė organet e komunės. Vetė Svetkoviqi ka pranuar se kunati i tij Goran Kostiq punon nė administratėn komunale, por ai ka thėnė se Kostiqin nuk e ka punėsuar ai por se ėshtė pranuar me konkurs.

Nė raste tjera, njerėzit figurojnė si tė punėsuar e marrin rroga ndonėse nuk gjenden nė vendin e punės. Njė shembull, sipas pėrfaqėsuesve tė opozitės, ėshtė rasti i Gradimir Zdravkoviqit i cili aktualisht ndodhet nė azil nė Luksemburg ndėrsa figuron si punonjės shkolle nė Partesh.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn