Kryetari i Mitrovicės me Biznese tė Padeklaruara

Kreu i Mitrovicės, Avni KastratiKreu i Mitrovicės, Avni Kastrati
nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Kreu i Mitrovicės, Avni Kastrati, dhe djali i tij, zyrtar i lartė nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) kanė biznese qė nuk i kanė deklaruar nė Agjencinė Kundėr-Korrupsionit.

Kreu i Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, nė deklarimet e pasurisė nuk ka kallėzuar se ėshtė pronar e drejtor nėpėr disa kompani private. 

Nė regjistrat e Ministrisė pėr Tregti e Industri, Kastrati figuron se ėshtė pronar i dy e person i autorizuar i tri bizneseve private. 

Agjencioni Anti-Korrupsion ka nisur njė hetim pas interesimit tė Gazetės Jeta nė Kosovė nė lidhje me kėtė rast. 

Po ashtu, djali i tij, Arbnor Kastrati, i cili ėshtė kėshilltar i Ministrit pėr Zhvillim Ekonomik nuk ka deklaruar disa kompani nė deklaratėn e vetė si dhe ėshtė pėrballur me gjykatėn pėr mospagesėn e njė borxhi ndaj bankės. Ky borxh biznesor ishte garantuar edhe nga babai i tij, Avni Kastrati.   

Bizneset e padeklaruara

Hapėsira ku duhet tė kallėzohen aksionet nėpėr biznese private nė formularėt e deklarimit tė pasurisė ėshtė lėnė zbrazėt nga kryetari i Komunės sė Mitrovicės nė vitin 2010, 2011 e 2012. 

Kastrati ėshtė emėruar nė pozitėn e kreut tė komunės mė 8 janar tė vitit 2010, pasi ka garuar nė emėr tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK). 

Ndonėse zyrtarėt publikė obligohen me ligj, Kastrati nuk i ka kallėzuar Agjencisė Kundėr Korrupsionit (AKK) se ėshtė pronar e drejtor i njė kompanie qė tregton lubrifikante (vajra pėr automjete) si dhe njė firme qė prodhon konstruksione metalike. 

Po ashtu, ai nuk ka bėrė publike qė mban pozitėn e drejtorit tė njė kompanie qė ėshtė e regjistruar pėr tregtimin e produkteve shtėpiake, kozmetikės e parfumeve si dhe tregtimin e mallrave ushqimore. 

Tri kompani private nė regjistrat e Ministrisė sė Tregtisė figurojnė se kanė pėr drejtor kryetarin e Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastratin. 

Nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve, Kastrati figuron se ėshtė pronar e person i autorizuar i biznesit “Eko-Kosova” Sh.p.k, njė kompani qė ka pėr aktivitet kryesor- prodhimin e konstruksioneve metalike dhe pjesėve tė tyre. Kapitali themelues i kėsaj kompanie ėshtė 10 mijė euro dhe ka tė regjistruar 27 punėtorė. Data e Konstituimit nė certifikatėn e kėtij biznesi nė ARBK figuron 27 prilli i vitit 2007.  

Kastrati po ashtu figuron si pronar e person i autorizuar nė kompaninė “Oil Trade Sh.P.K” e cila ėshtė e regjistruar pėr tregtinė e karburanteve si dhe tregtinė me shumicė tė lėndėve djegėse, tė lėngėta, tė gazta si dhe tė produkteve qė pėrfitohen prej tyre. Shuma e kapitalit tė kėsaj kompanie ėshtė 15 mijė euro dhe ka 10 punėtorė tė regjistruar.  

Ndėrkohė nė kompaninė “Amar” Sh.P.K  figuron si pronar Arbnor Kastrati ndėrsa Avni Kastrati ėshtė person i autorizuar. Kapitali themelues i kėsaj kompanie ėshtė 10 mijė euro dhe ka katėr punėtorė tė regjistruar. Kjo kompani ėshtė e regjistruar pėr tregtinė me shumicė tė mallrave ushqimore, tregtinė e kozmetikės e tė parfumeve si dhe tregtinė e artikujve shtėpiakė. 

Kreu i Mitrovicės thotė se qėllimisht nuk i ka deklaruar kėto biznese. 

“Janė biznese pasive. I kam mbyllur dhe pėr kėtė nuk i kam deklaruar”, ka thėnė Kastrati, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. 

“Janė biznese pasive. I kam mbyllur dhe pėr kėtė nuk i kam deklaruar” Avni Kastrati  

Por kėto biznese, shton ai, ende nuk janė ēregjistruar nė Agjencionin pėr Regjistrimin e Bizneseve pėr shkak tė neglizhencės.

“Kontabilisti im nuk ka qenė i njoftuar se pas ēregjistrimit nė ATK biznesi duhet tė ēregjistrohet edhe nė ARBK tė Ministrisė pėr Tregti e Industri. Pėr shkak tė kėsaj neglizhence kėto biznese ende figurojnė aktive nė ARBK”, ka deklaruar Kastrati. 

Pėr kompaninė Oil Trade, Kastrati ka thėnė se mė herėt tregtonte lubrifikante (vajra pėr automjete) me tė si dhe kishte paguar tė gjitha tatimet ndaj shtetit. Kompania “Amar”, ku djali i tij ėshtė pronar e vetė Avniu ėshtė person i autorizuar, sipas tij, nė sistemin e ATK-sė figuron si biznes pasiv. Ndėrkohė kompania Eko Kosova, thotė ai, nuk ka pasur kurrė qarkullim financiar.

“Ka qenė njė konkurs pėr tė pėrfituar njė projekt qė ka pasur tė bėjė me mjedisin. Kriter ka qenė qė kompania tė ketė njė emėr qė asocion me mjedisin. Ia vėra emrin Eko Kosova. Nuk e fitova kėtė garė dhe kompania mbeti jo aktive”, ka thėnė Kastrati. 

Ndėrkaq nė deklarimin e tij tė pasurisė tė vitit 2011 thuhet se nė vitin 2009 Kastrati ka blerė njė veturė qė ka vlerė 5 mijė euro ku mjetet janė siguruar nga pėrfitimet nga biznesi. Nuk pėrmendet emri i biznesit nga i cili janė siguruar mjetet pėr blerjen e veturės. 

Nė tė njėjtėn deklaratė, ai ka paraqitur edhe njė shtėpi me sipėrfaqe 400 metra katrorė tė blerė me pėrfitime biznesi nga 1986 deri mė 1999 nė vlerė tė 35,000 eurove. 

Nė biografinė e tij tė publikuar nė faqen zyrtare tė Komunės sė Mitrovicės shkruan se Kastrati qė nga viti 1999 ka qenė pronar e drejtor gjeneral nė Oil Trade ndėrsa gjatė viteve 92 -99 ka qenė pronar dhe drejtor gjeneral i kompanisė Noring nė Mitrovicė e cila kishte aktivitet tė ngashėm me kompaninė “Oil Trade”. 

Ndėrkohė Administrata Tatimore, kompanitė “Amar” e “Eko Kosova” i llogarit si biznese pasive ndėrkaq pėr kompaninė Oil Trade ėshtė lėshuar vendimi pėr ēregjistrim. 

Edhe pėrkundėr kėsaj pėr Agjencinė Kundėr Korrupcion, sipas drejtorit tė saj Hasan Preteni, ėshtė i vlefshėm vendimi pėr ēregjistrim i Agjencisė pėr Regjistrim tė Bizneseve qė operon nė kuadėr tė Ministrisė pėr Tregti e Industri. 

“Pa marrė parasysh statusin e njė kompanie nė ATK, zyrtari i lartė duhet tė sjellė vendim tė ARBK-sė pėr tė faktuar mbylljen e biznesit tė tij. Kur ekziston vendimi i ARBK-sė atėherė konstatohet se zyrtari ka mbyllur biznesin dhe se nuk ėshtė nė situatė tė konfliktit tė interesit”, ka thėnė Preteni. 

“Pa marrė parasysh statusin e njė kompanie nė ATK, zyrtari i lartė duhet tė sjellė vendim tė ARBK-sė pėr tė faktuar mbylljen e biznesit tė tij. Hasan Preteni  

AKK publikon nė uebfaqen zyrtare tė saj rastet kur i zė zyrtarėt publikė duke mbajtur pozita nėpėr biznese private. Por nė asnjėrėn prej vendimeve tė publikuara nuk figuron rasti i kryetarit tė Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati. Tek tash ka nisur njė hetim ndaj tij nga Agjencia Kundėr Korrupsion. 

Bazuar nė vendimet e Anti Korrupsionit, njė zyrtar publik, pėr t’iu shmangur gjendjes sė konfliktit tė interesit, duhet tė sjellė nė agjenci ndryshimet e bėra nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Biznesit e cila e jep vulėn pėrfundimtare pėr shuarjen e njė biznesi.

Zyrtari i lartė publik, bazuar nė kėto vendime, duhet tė dėrgojė dokumente se ka hequr dorė nga pozita e personit tė autorizuar nė njė kompani private pasi qė mbajtja e njė funksioni tė tillė ėshtė e kundėrligjshme.

Kjo rregullohet pėrmes Ligjit pėr Parandalimin e Konfliktit tė Interesit, pėrkatėsisht nenit 17 tė tij. 

“Zyrtari pronar i aksioneve gjegjėsisht pjesės sė kapitalit nė vlerė mbi 20 pėr qind tė kapitalit tė ndėrmarrjes gjatė kohės sė ushtrimit tė funksionit duhet t’i bartė tė drejtat nė drejtimin e ndėrmarrjes nė ndonjė person tjetėr”, thuhet nė atė nen.

Ndėrkohė Ligji pėr Deklarimin e Pasurisė kėrkon nga zyrtarėt e lartė qė tė deklarojė nė Agjencinė Kundėr Korrupsion ēdo funksion apo aktivitet qė ushtrojnė krahas postit publik.

Anti Korrupcioni nis hetim ndaj Kastratit 

Drejtoria pėr Parandalimin e Korrupsionit nė AKK ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj kreut tė Komunės sė Mitrovicės. 

“Procedurat e zhvillimit dhe hetimit tė rasteve nė pėrgjithėsi nuk behėn publike pėr opinion deri ne nxjerrjen e vendimit final nga AKK-ja konform Ligjit  04/L-051, nė momentin e pėrfundimit te rastit AKK e bėnė publike vendimin e saj lidhur me rastin nė fjalė se a pėrben konflikt interesi rasti nė fjalė apo jo”, ka deklaruar Afrim Atashi, drejtor i Drejtorisė pėr Parandalimin e Korrupsionit nė Agjencinė Kundėr Korrupcion. 

Kjo agjenci thotė se njė zyrtar nuk bie ndesh me ligjin tek atėherė kur bėhen ndryshimet e nevojshme nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve.

Kreu i Mitovicės gjatė kohės sė mbajtjės sė kėtij posti publik ka nėnshkruar edhe njė kredi e cila ka tė bėjė me biznes. 

Avni Kastrati bashkė me djalin e tij Arbnor Kastrati nė mars tė vitit 2011 kanė bėrė nėnshkruar njė marrėveshje pėr ri-programimin e borxhit nga kredia e marrė nė NLB Prishtina.

Arbnor Kastrati


“E di qė ka qenė kredi biznesi por nuk mė kujtohet data. Nuk e di a kam qenė kryetar apo jo sepse unė kam qenė vetėm garantues i djalit tim”, ka thėnė kreu i Mitrovicės. 

Ndėrkohė NLB Prishtina ka bėrė padi nė Gjykatėn Ekonomike nė Prishtinė pėr shkak tė mos kthimit tė borxhit nga palėt. 

Nė padinė e NLB Prishtina theksohet se palėt nuk kishin kthyer borxhin edhe pėrkundėr nėnshkrimit tė marrėveshjės pėr ri-programimin e tij. 

Kėtė marrėveshje, sipas padisė sė NLB Prishtina, e kishin nėnshkruar Avni e Arbnor Kastrati. Nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje sipas padisė sė NLB-sė e lexuar nė Gjykatėn Ekonomike nė fund tė 2011-es ishte bėrė nė mars tė kėtij viti. 

Kjo bankė kėrkonte nga kompania “Valvolub”, qė pėrfaqėsohej nga Arbnor Kastrati aksionar nė kėtė kompani, kthimin e borxhit nė vlerė prej 130 mijė eurosh. 

Kryetari i Mitrovicės ishte garantues i kredisė pasi qė kishte lėnė si hipotekė njė shtėpi e cila sipas tij kishte vlerė prej 500 mijė eurosh. 

Derisa Avni Kastrati thotė se marrėveshje pėr ri-programimin e borxhit ishte bėrė pėr njė kredi biznesi, versioni i Arbnor Kastratit jep njė rrėfim tjetėr pėr borxhin ndaj NLB-sė. 

Ai thotė se nėnshkrimet pėr ri-programimin e borxhit tė dhėnė vitin e kaluar gjatė kohės sa ai dhe babai i tij ishin qė tė dy zyrtarė tė lartė nuk ishin dhėnė pėr njė kredi biznesi. 

“Pasi qė kam shitur tokėn nė vlerė prej 100 mijė eurosh kam pėrmbyllur shumicėn e obligimeve dhe kam bėrė riprogramimin e pjesės sė mbetur prej afro 30 mijė eurosh kredi private nė emrin tij”, ka thėnė Arbnor Kastrati, kėshilltar politik i Ministrit pėr Zhvillim Ekonomik. 

Kastrati thekson se prej momentit tė marrjes sė funksionit tė kėshilltarit politik nė MZHE nuk ka marrė asnjė kredi nė emėr tė kompanisė sė tij. 

“Prandaj kam kėrkuar qė ri - programimi tė behėt nė emrin tim, e jo tė kompanisė”, ka thėnė Kastrati. 

Nė formularin e deklarimit tė pasurisė sė tij, Arbnor Kastrati ka shkruar se ėshtė themelues e pronar i “Val Volub” Sh.P.K qė ėshtė e regjistruar pėr tregtinė me shumicė tė lėndėve djegėse tė ngurta, tė lėngėta, tė gazta e tė produkteve qė pėrfitohen prej tyre. 

Nė formular shkruhet se ai ka 50 pėr qind tė aksioneve nė “A&A Coatings”, me bazė nė Mitrovicė, e cila ka pėr aktivitet kryesor ndėrmjetėsimin nė tregtinė e lėndėve djegėse, xeheve, metaleve dhe produkteve industriale kimike.

Po ashtu, ai ka deklaruar qė bashkėshortja e tij qė punon nė PTK ka 100 pėr qind tė aksioneve nė kompaninė private IIko-Watch.  

Kjo kompani me bazė nė Mitrovicė ka pėr aktivitet kryesor tregtnė me shumicė tė artikujve shtėpiakė.

Nė Agjencionin pėr Regjistrimin e Biznesit figurojnė edhe tri biznese tė cilat Arbnor Kastrati nuk i ka deklaruar nė deklarimin e tij tė pasurisė. 

Ėshtė kompania Amar pėr tė cilėn personi i autorizuar i saj Avni Kastrati thotė se ėshtė pasive, kompania “X Trade”, qė figuron si pronė e Sead Mripa dhe Arbnor Kastrati si dhe kompania “Promotehna-Kosova”. 

Tek “X Trade” nuk figuron askush si person i autorizuar ndėrsa tek “Promotehna-Kosova” ėshtė Arbnor Kastrati e Adnan Kamberi pėr Mitrovicė e Kurnoslav Mikshiq pėr Zagreb. 

Pronarė tė kėsaj kompanie, e cila ka pėr aktivitet ndėrmjetėsimin nė tregtinė e produkteve tė llojllojshme, janė kompania Promotehna dhe Valvloub nė tė cilėn Arbnor Kastrati ka 100 pėr qind tė aksioneve. 

Ndėrkohė Kastrati ka thėnė qė prej marrjės sė postit si kėshilltar politik ka dhėnė dorėheqje nga pozitat menaxheriale nėpėr kompani private.

“Nga momenti i emėrimit tim pėr zyrtar politik nė MZHE unė kam vepruar sipas ligjit dhe nuk kam funksione menaxheriale dhe ekzekutive nė kompanitė nė tė cilat kam aksione. Nė ketė mėnyrė ėshtė shmangur mundėsia e konfliktit tė interesit”, ka thėnė Kastrati. 

“Kompania Promotehna ėshtė pjesė e Valvolub -it e jo e Arbnor Kastratit”, ka thėnė ai. E, nė “Valvolub”, Kastrati ka 100 pėr qind tė aksioneve. 

Kompanitė “Amar”, “Valvoulub” dhe “NTP X Trade” janė tė gjitha tė regjistruara nė adresėn “Vėllezėrit Dragaj”, 25, nė Mitrovicė, sikurse edhe kompania “Eko –Kosova” Sh.p.k. e Avni Kastratit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 25 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn