
Pavarėsisht se besimet primitive qė bota jonė mbahet nė shpinė nga njė mėzat i madh ishin venitur shumė shekuj mė pėrpara, unė dhe moshatarėt e mi, si fėmijė, dėshironim qė njė gjė e tillė tė ishte e vėrtetė.
Gjithēka qė ndodhte nė botė ne e shpjegonim me lėvizjet e qimeve tė mėzatit gjigant, me gjendjen e tij emocionale, me ushqimin qė ai hante e kėshtu me radhė. Vendet si Palestina e Izraeli besonim se mbaheshin afėr ndonjė vendi tė ndjeshėm dhe tė tensionuar mbi kurrizin e mėzatit, prandaj nga andej vazhdimisht vinin lajme spektakolare.
Tani, shumė vjet mė vonė, derisa po sillja ndėr mend kėto lojėra fėmijėrore, fillova ta argėtoja veten dhe tė mendoja qė, ndoshta, edhe Kosova ėshtė nė ndonjė pozitė mbi kurrizin e mėzatit, prej nga ai i bie me bisht, sa herė qė andej pari kalon zekthi. Dhe prandaj, dramat dhe tronditjet po na vijnė, rresht, njėra pas tjetrės.
Kosova, njė vend kaq i vogėl nė Europė, vazhdon tė mbetet “qendra e botės”. Njerėz, organizata e struktura tė ndryshme, legale e ilegale, vazhdojnė tė luajnė lojėrat e tyre. Duket si nė shah. Aq sa ka vullnet pėr krijimin e njė Kosove stabile dhe paqėsore, duket se ka edhe pėr tė pasur njė Kosovė tė destbailizuar, kaotike dhe tė gjunjėzuar. Nė kėtė fushė shahu mes “figurave tė bardha dhe tė zeza”, fundi ėshtė vėshtirė i parashikueshėm.
Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės nė shkurt tė vitit 2008, ka mbyllur shumė ēėshtje tė ndjeshme politike, por ndėrkohė, edhe shumė tė tjera kanė mbetur pezull ose janė hapur tash rishtazi. Derisa beteja kryesore aktuale e shtetit tė ri mbetet sigurimi i mė shumė njohjeve ndėrkombėtare si dhe plotėsimi i standardeve pėr kandidaturėn potenciale tė Kosovės pėr nė EU, sfida tė tjera tė brendshme kanė filluar tė shfaqen me kryeneēėsi.
Edhe pse forcat nacionaliste dhe mbetjet millovishiqiane nė Serbi vazhdojnė tė jenė kėrcėnim kryesor pėr tė ardhmen e Kosovės, po aq kėrcėnim pėr tė ardhmen e Kosovės janė edhe ēėshtjet e brendshme, nė lidhje me ekstremizmin politik nė rritje, radikalizmin fetar dhe raportet me minoritetet, veēanėrisht me romėt, ēėshtja e tė cilėve asnjėherė nuk ka pasur vėmendjen e merituar nė agjendat politike.
Qytetarėt e Kosovė vazhdojnė tė mbeten tė vetmit nė rajon qė duhet tė pajisen me viza pėr tė lėvizur nė shtetet e Schengen-it. Kjo natyrisht u lė shije tė keqe shumė njerėzve tė cilėt kėtė e shohin si njė lloj dėnimi tė pamerituar qė Europa po ua bėn kosovarėve. Shqiptarėt e Kosovė gjithashtu gati drejtpėrdrejtė fajėsojnė bashkėsinė ndėrkombėtare pėr pjesėn veriore tė Mitrovicės, e cila aktualisht kontrollohet nga strukturat paralele serbe. Duke qenė njė “bombė e kurdisur”, ajo pjesė e vendit vazhdon tė shėrbejė si pikė qė stimulon rritjen e ekstremizmit tė tė dyja palėve; serbėve dhe shqiptarėve. Nė kėto rrethana tė reja, nė izolimin e pashpresė, varfėrinė dhe zhvillimet politike tė paqarta nė veri tė Kosovės, shumė njerėz e grupe politike kanė filluar ta konsiderojnė si alternativė tė mirė bashkimin kombėtar. Zyrtarisht, kėtė ide aktualisht e pėrfaqėson Lėvizja “Vetvendosje”, por edhe disa parti tė tjera minore.
***
Grupet, bashkėsitė dhe sektet e ndryshme fetare radikale gjithashtu, tash sė voni, kanė filluar tė ngrehin krye dhe tė paraqesin kėrcėnim pėr tė ardhmen e brishtė tė Kosovės. Kosova, pėr shumė nga kėto grupe e organizata, ka qenė njė “terren i kollajshėm” pėr tė operuar. Disa nga to kanė vepruar tash e sa vite nė Kosovė, duke pasur si mision zyrtar “aktivitete humanitare”, por jo-zyrtarisht janė marrė me aktivitete tė dyshimta subverzive. Sidomos mė “agresive” nė kėtė drejtim kanė qenė disa grupe radikale islamiste tė cilat ia kanė dalė tė depėrtojnė pėrbrenda atij qė nė Kosovė ėshtė njohur si “Islami tradicional i Kosovės”, qė praktikisht ka qenė njė Islam liberal i cili ka funksionuar mbi bazėn e njė tradite disa shekullore. Konfrontimet e kėtyre grupeve radikale Islamiste me tė tjerėt dhe ndėrmjet vehte tashmė janė evidente.
Njė nen ligjor nė tentativė i propozuar nga Partia e Drejtėsisė qė synonte futjen obligative tė lėndės fetare nė shkolla, nuk mori mbėshtetjen e duhur nė Parlamentin e Kosovės. Partia e Drejtėsisė, qė nuk ka mė shumė se rreth 3 pėr qind tė votueseve, kėrkoi qė kjo ēėshtje tė ngritej nė nivel referendumi kombėtar, megjithatė, njė iniciativė e kėtillė nga njė parti e cila mbas vetes ka kaq pak votues, nuk u duk serioze.
Liderėt e Partisė Demokratike tė Kosovės nė pushtet, vazhdimisht janė etiketuar si marksistė-leninistė. Kur u sfiduan nga Partia e Drejtėsisė (me tė cilėn edhe janė nė koalicion), pėr ligjin pėr lėndėn fetare nė shkolla, dhe kur megjithatė, shumica e tyre votuan kundėr kėtij ligji, njerėzit komentonin me humor: epo, ėshtė tepėr vonė t’i kėrkohet Marksit e Leninit ta njohin Zotin.
***
Dhe ndėrkohė qė janė bėrė pėrparime tė dukshme nė pėrmirėsimin e pozitės sė serbėve nė Kosovė, tė cilėt , falė rrethanave aktuale politike, vazhdojnė tė pėrfitojnė nga i ashtuquajturi “diskriminim pozitiv”, minoritetet tjera, si romėt, vazhdojnė tė mbeten jashtė vėmendjes politike.
Vala anti-rome nė Evropė e kthimit me detyrim tė tyre nga Franca dhe veēanėrisht nga Gjermania, e protestave dhe thirrjeve raciste ndaj romėve nė Bullgari dhe Rumani, kanė qenė mėsim i keq pėr kosovarėt. Qeveria e Kosovės ėshtė dakorduar t’i pranojė romėt e kthyer me detyrim nga Gjermania, duke dhėnė zotime tė cilat s’ka kapacitete t’i pėrmbushė. E zotimet kanė tė bėjnė me ofrimin e sigurisė dhe mirėqenies sociale tė atyre romėve tė kthyer. Nė njėjar mėnyre, duket qė Qeverisė Gjermane kėto zotime i kanė shėrbyer mirė pėr t’ua mbyllur gojėn grupeve dhe organizatave tė tė drejtave tė njeriut nė Gjermani dhe Evropė, tė cilat tėrė kėtė proces e shohin si diēka qė i cenon principet bazė tė tė drejtave njerėzore.
***
Duket qė mėzati gjigant do tė vazhdojė tė na godas edhe pėr njė kohė tė gjatė, derisa ndoshta, tė mos rrėshqasim nė ndonjė pozitė mė tė mirė mbi kurrizin e tij. Por qė kjo “rrėshqitje” tė ndodhė mė shpejt, duhet tė kthejmė vėmendjen te ato probleme qė shfaqen me kryeneēėsi sfiduese.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)