Foto: Vedat XhymshitiĖshtė mėngjes, e premte, 8 qershor. Ne duhet tė nisemi pėr udhėtimin e shumėpritur dhe tė gjatė nga qyteti verior Mare drejt provincės veri-perėndimore tė Republikės Arabe tė Sirisė, Aleppo.
Duke u bashkėrenduar me revolucionarėt sirianė, duhej tė hipnim nė njė mini-bus, i cili ishte organizuar vetėm pėr mua dhe dy miqtė e mi, me tė cilėt isha nė detyrė pėr magazinėn gjermane “Spiegel”.
Mini-busi mund tė transportonte tridhjetė (30) njerėz. Njėzetė e shtatė tė tjerė duhej t’i gjenim doemos pėr tė pėrmbushur rregullin e transportit normal, pėr tė arsyetuar udhėtimin e kėtij karvani tridhjetėkilometėrsh, mespėrmes njė serie pikash kontrolli tė vendosura nga ushtria shtetėrore e Republikės Arabe tė Sirisė. Ne tė tre, e pėr ne u gjetėn edhe njėzet e dy “statistė”, duhej tė uleshim nė ulėse jo tė afėrta me njėri-tjetrin. Unė duhej tė ulesha nė fund tė busit, miku im gjerman nė mes si dhe siriani, i cili ishte nė detyrė si pėrkthyes yni, duhej tė luante biletashitėsin krejtėsisht nė fillim tė karrigeve.
Pėr dallim nga ditėt tjera, qė nga mesi i muajit maj qė kur gjendem kėtu, nuk kishim njerėz tė armatosur tė cilėt na u bėnė mburojė jona jo nė pak raste kur ushtria e presidentit Bashar Al-Assad na sulmonte nė vendet ku ishim tė strehuar, por njerėz qė gjithsesi na premtonin se do tė na mbronin me ēdo kusht nė rast se ngjan qė, siē thoshin ata (aktivistėt), tė provokohemi nga autoritetet e vendit pėr tė verifikuar identitetin e njėrit prej ne treve qė kishim hyrė ilegalisht nė Siri.
Para se tė niseshim drejt kėtij rrugėtimi, diskutuam bashkė, pėr atė qė do tė mund tė na ndodhte nėse na ndalon ushtria dhe kėrkon identifikimin tonė. Ne e hėngrėm, e pati puna jonė, pra, potencialisht do tė ekzekutoheshim, ose do tė burgoseshim dhe torturoheshim duke na mbajtur nė burg nė kohė tė pacaktuar. Por, tė vendosur pėr tė vizituar qytetin e pashkelur ndonjėherė nga mediat tė huaja qė kur trazirat u shfaqėn, u nisėm.
Deri nė qytetin industrial arritėm mirė. Rruga ishte pėrplot gurė dhe gropa. Kjo pėr shkak tė bombardimeve si dhe makinerive tė rėnda ushtarake qė kishin shkelur autostradėn, e tė cilat kishin bombarduar fshatrat pėrreth. Hyrja e qytetit tė Aleppo’s ishte njė pamje e qetė. Nė dukje tė parė nuk shihje diēka tė jashtėzakonshme, njerėzit, kryesisht burra dhe gra tė moshuara, po ecnin rrugėve tė gurta pėrskaj ndėrtesave shtatėkatėshe tė cilat ishin thuajse tė gjitha prej betoni.
Nė ballkonet e tyre shihje pėrplot rroba tė cilat ishin varur nė tel pėr tu tharė. Aleppo dukej qetė sepse revolucionarėt po punonin disa nė punėtori pėr t’i pėrgatitur sloganet, parullat dhe flamujt e revolucionit, e disa ishin tė zėnė me organizimin dhe verifikimin e situatės sė sigurisė, ngase ne kishim arritur para orės 12.45, atėherė kur duhej tė falej namazi i sė premtes. Gjithsesi, tutje nė brendi tė qytetit, filluam tė dėgjonim zėrat e hoxhallarėve qė mbanin fjalimin e sė premtes, duke lexuar Kur’an para besimtarėve. Nuk rekomandohej t’i vizitonim pėr arsye tė sigurisė.
Aktivistėt revolucionarė zbrisnin nga dy ose nga tre, nė nėn-stacione tė ndryshme, kryesisht nė ato qė gjendeshin nė afėrsi tė xhamive. Ata duhej tė bashkoheshin me turma tė ndryshme njerėzish tė cilėt do tė nisnin protestėn menjėherė pas lutjeve tė sė premtes. Ndėrkohė ne u strehuam nė njė shtėpi private me njė pritje jashtėzakonisht tė ngrohtė, pasi qė revolucionarėt e Aleppo’s nuk ishin vizituar nga gazetarė tė huaj qė nga tetori i vitit tė kaluar. Por dorėn nė zemėr sirianėt edhe janė popull qė ja vlen ti takosh. Janė njėrėzisht tė mirė.
“Askush s’po merr guximin tė na vizitojė, ju ndihmoftė Zoti qė keni ardhur tė raportoni pėr pėrjetimet tona”, tha njė nėnė nga kuzhina e cila, sipas rregullave islamike, nuk duhej tė na takonte. Thėnien e saj na e pėrktheu miku ynė qė pėrkthente pėr ne. Mėngjesin e hėngrėm aty. Qyteti Aleppo, ku mė herėt po dėgjohej vetėm zhurma e zėrave tė hoxhallarėve, tanimė ishte mbushur nga studentėt dhe qytetarėt e kėsaj province tė cilėt kishin filluar tė marshonin nga tė gjitha xhamitė drejt qendrės kryesore tė qytetit, pėr tė manifestuar pakėnaqėsitė e tyre ndaj sistemit politik tė vendit, i cili pėr mė shumė se njė vit po vret qytetarė tė pafajshėm gra, fėmijė, burra dhe djem tė rinj e tė pa-armatosur, duke mos kursyer as gazetarėt e huaj, tė cilėt vijnė pėr tė treguar atė qė po ndodhė kėtu.
Koha pėr tė lėvizur. Duhej tė dilnim nga shtėpia pėr t’u fshehur nė kulmin e njė ndėrtese ku protesta supozohej se do tė zhvillohej, pėr shkak se agjentėt sekretė tė sigurimit shtetėror tė quajtur “SHABIHA” do tė mund tė na shihnin dhe si rrjedhojė potencialet ishin tė jashtėzakonshme qė tė bėheshim cak i armėve tė tyre ose tė provonin pėr tė na arrestuar, gjė qė do tė rrezikonte shumė jetė tė aktivistėve revolucionarė.
Ne u vendosėm nė njė ndėrtesė dritarja e sė cilės do tė ishte dritarja jonė e filmimeve, por pėr fatin tonė tė keq, protestuesit ishin parandaluar tė marshonin nė atė drejtim nga forcat e shumta policore tė cilėt mbanin nė duar armė tė gjata tė llojit AK47, e tė cilėt padyshim qė gjuanin nė drejtim tė protestuesve.
![]() | |
| Vedat Xhymshiti |
Tani pėr ne mė nuk kishte dritare tė informimit. Ishte koha tė merrnim njė vendim dhe lėvizėm nga ndėrtesa drejt turmave ani pse po i dilnim pėrballė njė rreziku serioz. Zbritėm nga ndėrtesa e gurit. Aty njė valė protestuesish na vėrshoi duke brohoritur dhe alarmuar qytetarėt “ikni, ikni, ikni se SHABIHA”. U bė lėmsh. Ne tė tretė e humbėm njėri-tjetrin, mua mė kapi pėrdore njė nga revolucionarėt dhe vazhdova vrapit bashkė me tė. Njė makinė xhip me dyert e gjelbra nė tė cilėn shkruante “POLICE” po na ndiqte pas dhe prej saj disa njerėz me rroba civile tė armatosur po gjuanin breshėri plumbash. Unė isha nė njė krizė tė tmerrshme tė momentit, tė fotografoj apo tė vazhdoj me vrapin, por edhe sikur do tė bėja atė ‘budallallėk’ nė atė moment kritik, revolucionari i cili mė kishte kapur pėr dore nuk mė lėshonte duke mė tėrhequr nė rrugėt e panjohura tė Aleppos.
Nė njė moment ne u ndamė nga turma protestuese, u futėm nė njė rrugicė, makina e policisė kaloi. Menduam se shpėtuam, por ata u kthyen. Rrugica nuk kishte dalje. Unė thjesht kisha njė besim nė vetėn time se do tė jetoj pėr ta rrėfyer tregimin. Nuk ishte dita e vdekjes. Revolucionari i panjohur mė tėrhoqi pėr dore duke u futur shkallėve tė podrumit tė njė ndėrtese, nė tė cilin kishte plot shkarpa tė hekurta, aty ai mė mbuloi mua dhe vetėn e tij me kapaket e makinerive tė ndryshme tė kuzhinės qė ishin hedhur aty e qė i gjente, dhe mė tha: “Shhhhh….!!!”; ehh, kėtė po e kuptoja tani.
Policėt kaluan pėrskaj ndėrtesės, ata komunikonin nė gjuhėn arabe. Nuk ja kisha idenė, por nga ngjyra e zėrit kuptohej se ishin tė nervozuar. Qėndruam nė atė vend pėr mė shumė se njė orė, ndėrkohė miku im revolucionar mė kėrkoi tė rrija aty, derisa ai doli pėr tė shikuar nėse kishte diēka nė lagje.
Njė qetėsi dhe rrėqethje po mė pėrshkonte trupin, qetėsi qė mė bėhej se shtrihej nė tėrė lagjen. Aty nuk kishte drita, ishte bėrė errėsirė qė tė fuste trishtimin. Nė ato momente telefoni im cingėroi duke mė tmerruar. Ishte reporteri gjerman, duke dashur tė dinte nga jam. I thash nuk e di, jam nė njė podrum, po pres dikė tė vijė tė mė marrė. Derisa po flisja me tė, revolucionari u kthye, dhe ja kalova telefonin tė fliste me reporterin gjerman, pasi qė ky fliste arabishten. Ata dy u kuptuan se ku do tė takoheshim. Nė lėvizje e sipėr nga rrugica, pėrsėri hasėm njė turmė protestuesish. Nuk durova mė, fillova tė fotografojė, por kuptohet duke ikur njėkohėsisht. Tek njė xhami nė qytet, aty arriti njė makinė e panjohur nė tė cilėn duhej tė hyja sė bashku me shokun tim tė ditės; revolucionarin shpėtimtar.
Ata mė sorollatėn nė pika tė ndryshme tė qytetit pėr tė shikuar mundėsitė e fotografimit, unė arrita t’i dokumentoj disa pamje, por asnjėherė ato tė cilat i kam parė dhe pėrjetuar me sytė dhe emocionet e mia. Ēfarė ėshtė mė interesantja, unė pashė se qeveria po trishtohej nga qytetarėt e vetė. Kjo dukej nė sytė e policisė, nė pikat e kontrollit pėrmes tė cilave po kalonim. Edhe qytetarėt e kėtij vendi e shikonin qeverinė njėjtė, por pėr dallim prej saj, ata nuk kishin frikė. Tanimė ata shpesh nuk e shohin problematike edhe nėse do tė vdesin. Tė vetėdijshėm se mund tė vriten nga autoritetet e vendit, ata po protestojnė pėrditė, pandalshėm.
Krejtėsisht nė mbrėmje arrita tė takohesha pėrsėri me dy bashkėpunėtorėt e mi nė njė protestė tė pas orės nėntė (9, mbrėmje) e cila zgjati jo mė shumė se njė orė, pasi qė “SHABIHA”-t sulmuan turmėn e protestuesve me shkopinj elektrikė dhe turma u shpėrnda.
U raportua pėr protestues tė lėnduar, por verifikimi i kėtyre informacioneve ka qenė dhe mbetet jashtėzakonisht i vėshtirė, duke qenė se edhe gazetarėt janė cak i armėve tė pushtetit tė presidentit Bashar Al-Assad.
As revolucionarin e panjohur nuk arrita ta takoj mė, ai u zhduk diku nė turmėn e bashkėveprimtarėve tė tij.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 14 Komentet)