
Shqiptimi i dėnimit, javėn e shkuar, me 14 vjet burg pėr Rod Blagojevich’in, ish-guvernatorin e shtetit tė Illinois’it, u duartrokit si njė fitore e drejtėsisė nga opinioni publik nė Chicago dhe mė gjerė. Blagojevich u gjend fajtor pėr 17 vepra kriminale, nė mesin e tė cilave mė e bujshmja ishte pėrpjekja e tij pėr tė shitur karrigen e lėnė bosh—nga Presidenti Obama—tė pėrfaqėsuesit tė shtetit tė Illinois’it nė Senatin amerikan. I penduar pėr ato qė kishte bėrė, Blagojevich po kėrkonte qė gjykatėsi tė tregonte konsideratė pėr dy vajzat e tij tė mitura qė kanė nevojė pėr prezencėn e babait tė tyre. Njėra nga vajzat edhe i kishte dėrguar njė letėr gjykatėsit duke i kėrkuar atij mėshirė nė shqiptimin e dėnimit ndaj babait tė saj. Gjykatėsi hezitoi tė merrte parasysh kėto dhe bashkė me 14 vite burg i shqiptoi ish-guvernatorit edhe njė gjobė prej 20 mijė dollarėsh si dhe detyrimin pėr tė punuar, nga tetė orė nė ditė, punė tė ulėta me pagesė prej 12 centėsh nė orė gjatė kohės sė vuajtjes sė dėnimit.
Ndėshkimi si institucion ligjor ėshtė padyshim pjesė e rėndėsishme e sistemit tė drejtėsisė nė shoqėritė liberal-demokratike bashkėkohore. Ajo qė quhet drejtėsi ndėshkuese vazhdon tė mbetet ndėr format mė tė shpeshta tė tė bėrit drejtėsi ndaj shkeljeve tė ndryshme, edhepse ka njė numėr teoricienėsh politikė e ligjor qė na bėjnė thirrje tė shohim alternativa tė tjera, me ē’rast shembulli kryesor alternativ qė merret ėshtė ai i Kėshillit tė sė Vėrtetės dhe Pajtimit (Truth and Reconciliation Commission) qė u ngritė pėr t’i bėrė drejtėsi viktimave tė aparteidit nė Afrikėn Jugore, por pa u thirrur nė parimet e drejtėsisė ndėshkuese. Nė vend tė ndėshkimit, ky kėshill synonte tė rivendoste tė drejtėn duke pajtuar keqbėrėsit me viktimat pėrmes ballafaqimit tė tė parėve me tregimet e vuajtjeve dhe humbjeve qė kishin pėsuar kėta tė dytėt. Sigurisht, pyetjet dhe debatet rreth modelit mė tė mirė tė drejtėsisė janė legjitime dhe drejtėsia ndėshkuese mund tė mos jetė, pėr shumė njerėz, rruga e duhur nė situata tė caktuara. Vėmendja ndaj kontekstit ėshtė padyshim e rėndėsishme, por pikėrisht pėr kėtė arsye, filozofikisht mund tė thuhet shumė pak nė lidhje me atė se ēfarė duhet tė vendos pėr apo kundėr njėrės apo tjetrės formė tė tė bėrit drejtėsi.
E megjithatė, duke qenė qė drejtėsia ndėshkuese ka qenė dhe mbetet forma kryesore—edhe nėse jo e vetmja—e adresimit tė padrejtėsive, filozofia politike ėshtė marrė jo pak me ēėshtjen e arsyetimit mė tė pėrshtatshėm tė drejtėsisė si ndėshkim. Nė fakt, mund ta paraqesėsh goxha mirė gjithė tregimin e transformimeve tė rėndėsishme nė mendimin filozofiko-politik europian pėrgjatė historisė duke ndjekur vetėm mėnyrėn sesi kanė ndryshuar pikėpamjet filozofike mbi mėnyrėn mė tė duhur pėr tė arsyetuar drejtėsinė ndėshkuese. Filozofė politik tė proviniencės sė krishterė, siē ėshtė Shėn Augustini, e pėrjetonin si dilemė tė rėndė personale tensionin mes nevojės pėr drejtėsi ndėshkuese, nė njėrėn anė, dhe nevojės pėr falje, nė anėn tjetėr. Duke pranuar shkurajimin e tė tjerėve nga vepra tė padrejta si njė qėllim legjitim tė drejtėsisė ndėshkuese, Shėn Augustini detyrohej tė pranonte autoritetin e gjykatėsve sekular. Nė anėn tjetėr, duke qenė njė prift qė besonte fuqishėm nė fuqinė e pendesės, ai medoemos shtyhej nė drejtim tė ndėrhyrjes nė punėn e gjykatėsve sekular pėr t’u kėrkuar mėshirė nė shqiptimin e dėnimeve ndaj atyre qytetarėve romak qė kishin bėrė shkelje tė ndryshme. Me luftėrat civile e fetare tė modernitetit tė hershėm nė Europė, sidomos nė Britani, qė pėrfundimisht ēojnė nė drejtim tė asaj qė sot njohim si modernizėm sekular, ky tension Augustinian fillon ta humbas legjitimitetin normativ qė gėzonte dikur. Kėshtu, nė kėtė kohė, filozofė politik, siē ėshtė Thomas Hobbes’i, i cili ishte njė materialist i pandreqshėm qė politikėn donte ta konceptonte si shkencė mekanike, argumentojnė qė drejtėsia ndėshkuese ėshtė e domosdoshme dhe se shkurajimi i tė tjerėve nga krimi ėshtė arsyetim i mjaftueshėm legjitimues i punės sė institucioneve tė drejtėsisė ndėshkuese nė njė shtet sekular. Pėr sa i pėrket pendesės dhe faljes, qė ishin preokupime tė Shėn Augustinit, filozofė si Hobbes’i dhe Locke’u thonė atė qė do bėhej mė vonė edhe parimi themelor i ndarjes sė shtetit nga kisha: ēėshtjet e faljes dhe pendesės i takojnė sferės sė lirisė sė ndėrgjegjės, gjė qė shteti duhet ta garantojė pėr ēdo individ, por kurrsesi ta marrė si rrethanė lehtėsuese nė tė pėrcaktuarit e dėnimit adekuat pėr shkelje tė sė drejtės. Pra, duke e respektuar dhe mbrojtur lirinė e ndėrgjegjes, shteti liberal-sekular ia merr tėrėsisht ndėrgjegjes ēfarėdo fuqie ndikimi mbi afera sekulare qė mund tė kishte nė kohėn e Shėn Augustinit; politika e njohjes dhe pranimit na shfaqet edhe njė herė si mjeti mė i fuqishėm i shtetit liberal-sekular nė shfuqizimin e ēfarėdo tendence qė rrezikon tė pėrmbys autoritetin e tij.
Ajo qė ėshtė interesante tė vihet re ėshtė qė, nė njė moment, edhe gjykatėsi nė rastin Blagojevich ishte brenda pėr brenda modelit Hobbesian tė tė kuptuarit tė ndėshkimit. Ai nuk mori parasysh pendimin e Blagojevichit, ashtu sikur edhe iu referua shkurajimit si njė arsyetim dhe qėllim tė dėnimit: duke qenė qė Blagojevich ėshtė i katėrti guvernator i shtetit tė Illinois’it qė brenda katėr dhjetėvjeēarėve tė fundit po pėrfundon prapa grilave pėr afera korruptive, gjykatėsi tha qė po e shqiptonte kėtė dėnim, nė mes tė tjerash, edhe pėr tė shpresuar qė nuk do t’i duhet tė kthehet nė tė njėjtėn sallė pėrballė njė guvernatori tė ardhshėm tė shtetit qė krenohet duke mbajtur vetėn si Toka e Lincoln’it. E megjithatė, prerja me traditėn e krishterė qė ekzekutohet nga Hobbes’i ėshtė, pikėrisht pėr arsye se vazhdon t‘i referohet shkurajimit si njė qėllim legjitimues tė drejtėsisė ndėshkuese, akoma shumė e pamjaftueshme dhe e gabuar pėr njė traditė tjetėr tė rėndėsishme tė mendimit filozofiko-politik europian, qė vjen pak pas traditės Britanike tė Kontratės Sociale e qė njihet me njė emėr si Idealizmi Gjerman. Pėr dy pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė kėsaj tradite, Kantin dhe Hegelin, drejtėsia ndėshkimore nuk bėn assesi tė arsyetohet pėrmes qėllimit tė shkurajimit tė tė tjerėve sepse po e bėmė kėtė, siē e thotė Hegeli nė mėnyrė shumė ilustrative, e kemi trajtuar njeriun si qenin tė cilit ia tregojmė shkopin qė ta shkurajojmė nga pėrsėritja e njė gjesti neveritės. Pra, duke e lidhur arsyetimin e drejtėsisė ndėshkimore me shkurajimin, siē bėn Hobbes’i, kemi dhunuar racionalitetin e qenies njerėzore; e kemi bėrė atė tė krahasueshėm me kafshėn, e me kėtė kemi rrezikuar mohimin e aftėsisė sė njeriut pėr tė qenė i lirė nė kuptimin e aftėsisė pėr tė vetėqeverisur jetėn e vetė.
Ēfarė e arsyeton ndėshkimin, pėr kėta tė dy, dhe pėr dallim nga Hobbes’i, ėshtė pikėrisht racionaliteti i njeriut dhe rivendosja e sė drejtės. Tė ndėshkosh njė njėri qė ka bėrė shkelje do thotė tė respektosh racionalitetin e tij. Dhe kjo sepse tė jesh racional do thotė tė jesh i aftė tė mendosh veprimin tėnd nga perspektiva e universales: qė do tė thotė, tė pyesėsh ēfarė ėshtė norma qė qeveris veprimin tim dhe a ėshtė kjo normė dicka e universalizueshme. Pėrderisa je i aftė pėr kėtė, je i lirė, por edhe i ndėshkueshėm kur dėshton ta ndjekėsh veten tėnde racionale, qė do tė thotė kur dėshton tė veprosh si i lirė. Ndėshkimi, sipas kėsaj pikėpamje, ėshtė i arsyeshėm sepse ai, duke respektuar racionalitetin e shkelėsit, dhe me kėtė edhe racionalitetin e gjithėsecilit prej nesh qė jemi dhunuar nga veprimi i shkelėsit—racionalitet ky qė ėshtė kushti mundėsues i sė drejtės dhe lirisė pėr secilin dhe tė gjithė—rivendos tė drejtėn e shkelur. Prandaj, nga kėndi i Idealistėve Gjerman, tė falėsh ose tė tregosh mėshirė, ashtu sikur edhe ta lidhėsh ndėshkimin me shkurajim, jo vetėm qė pėrbėn shkelje tė sė drejtės, por do tė thotė ta trajtosh njeriun si joracional dhe tė paaftė si pėr liri ashtu edhe pėr moral: falen, thotė Hegeli, vetėm fėmijėt dhe ata qė vuajnė nga kufizime mendore, ashtu sikur edhe ndėshkohen pėr t’u shkurajuar vetėm kafshėt. Kėshtu, nėse me Hobbes’in dhe me mendimin politik tė modernitetit tė hershėm britanik ndėshkimi ndahet nga botėkuptimi fetar, me Idealizmin Gjerman ai bėn dhe njė hap mė tutje: ndahet edhe nga ana patologjike e natyrės njerėzore (pasioni, interesi, frika) pėr t’u lidhur ekskluzivisht me anėn racionale tė sė njėjtės natyrė (mendimin, vullnetin, arsyen). Rezultati i kėtij kalimi revolucionar nė histori tė mendimit politik ėshtė as mė pak as mė shumė sesa morali pa Zotin ose Revolucioni Francez qė pėrfundimisht e nxjerrė njeriun europian nga errėsira e gjatė mesjetare.
Duke qenė qė i njėjti racionalitet qė na bėn tė dėnueshėm—pra, aftėsia jonė pėr tė vetėpėrcaktuar veprimin tonė si tė qeverisur nga norma universale dhe jo nga pasioni a interesi—ėshtė edhe kushti i lirisė sonė dhe konfirmim i qenies tonė morale tė aftė pėr tė qeverisur me pasionet tona, mėnyra sesi vendosim tė arsyetojmė ndėshkimin bėhet pėrcaktuese edhe pėr njė ēėshtje shumė mė tė gjerė e mė tė rėndėsishme nė filozofi politike e qė ėshtė vetė ēėshtja e marrėdhėnies mes moralit dhe politikės. Nėse zgjedhim rrugėn e Hobbes’it pėrfundojmė tek moralisti politik. Ky ėshtė politikani tipik shqiptar qė ka pushtetin sot gjithandej trevave shqiptare. Morali i vetėm qė njeh ėshtė politika e kuptuar si art manipulimi. Sipas kėtij botėkuptimi, politika sundon moralin jo vetėm duke qenė cilėsori i qenies sė vetė (moralist politik), por duke e shndėrruar edhe vetė emrin e moralit nė njė „–izėm“ tjetėr (moralist) tė barasvlefshėm me cilėndo ideologji politike. Njė kapitulim total, pra, i moralit, qė e zhvesh atė nga ēfarėdo kuptimi. Nė anėn tjetėr, dhe pėr dallim, nėse zgjedhim rrugėn e Idealistėve Gjerman, pėrfundojmė me politikanin e moralshėm. Ky ėshtė politikani qė mendon qė detyrat politike duhet t’u nėnshtrohen parimeve tė caktuara morale qė kanė si burim racionalitetin dhe lirinė njerėzore dhe kurrsesi jo anasjelltas. Sipas kėtij botėkuptimi, politika padyshim qė pėrfshin taktika e strategji, por gjithnjė dhe vetėm e vetėm nė shėrbim tė parimit tė panegociueshėm qė ėshtė liria individuale dhe kolektive e definuar si e drejtė pėr vetėvendosje. Nė kėtė rast cilėsori (moralshėm) pėrcakton disa parime, para dhe pavarėsisht, ēfarėdo tė dhėne empirike a psikologjike qė politikani mund tė marrė ēdo ditė gjatė aktivitetit tė tij. Ka ardhur koha qė edhe ne shqiptarėt si komb politik ta bėjmė kalimin e domosdoshėm pėrmbysės qė, si mendimi filozofiko-politik, ashtu edhe historia politike europiane, e kreu para dyqind e ca vjetėsh duke tejkaluar moralistin politik tė Hobbes’it me politikanin e moralshėm tė Idealistėve Gjermanė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)